Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike Milena Harito ishte mes studentëve të Universitetit të New Yorkut, në Tiranë, për të zhvilluar me ta një bashkëbisedim me temë  “Inovacioni dhe shërbimet elektronike publike”.

Fillimisht, Ministrja Harito parashtroi për studentët vizionin  e qeverisë për zhvillimin e këtij sektori tejet të rëndësishëm për vendin. Duke vënë në pah,  gjendjen aktuale shumë pak të zhvilluar të shërbimeve on-line për qytetarët, Ministrja Harito theksoi për studentët, se qeveria ka një strategji të qartë për përmirësimin e gjendjes aktuale, nëpërmjet projekteve qeveritare për zhvillimin e e-sherbimeve dhe promovimin e m-shërbimeve për publikun e gjere dhe qytetaret, me kosto të ulët, me qëllim përmirësimin e tyre dhe luftën kundër korrupsionit.

Si një ndër rrugët efikase drejt këtij zhvillimi, ministrja Harito theksoi përmirësimin e kapacitetit të përgjithshëm të popullatës nëpërmjet pajisjes se nxënësve te shkollave te mesme me tablet dhe metodave e-learning.

Ministrja Harito inkurajoi studentët, duke i cilësuar ata, si e ardhmja e zhvillimit dhe modernizimit të këtij sektori, prandaj ajo u shpreh se është shumë i rëndësishëm fakti që studentët e degëve inxhinieri-TIK-komputer science, të krijojnë bizneset  e  tyre, duke premtuar se qeveria, nëpërmjet formave të ndryshme do të japë ndihmesën e saj në këtë drejtim.

Ndër të tjera, bashkëbisedimi me studentët u përqendrua edhe tek tregu i punësimit on-line dhe eksperiencat botërore, konkursi “Të dhënat qeveritare në dorën tuaj” të organizuar me ndihmën e PROTIK, tek punësimi në administratë e jashtë saj, etj.

Tema “Inovacioni dhe shërbimet elektronike publike” ngjalli interes tek studentët, të cilët përveç pyetjeve që i drejtuan ministres, parashtruan edhe sugjerimet, opinionet dhe idetë e tyre lidhur me të ardhmen e këtyre shërbimeve në Shqipëri.

Në këtë takim, ministrja Harito shoqërohej edhe nga z. Mezini drejtor i bordit të AITA dhe znj. Kasa drejtore e PROTIK.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.