Deklaratë për shtyp:
Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se Shqipëria ka vendosur të kontribuojë me dy vëzhgues në misionin e OSBE-së në Krime.
Me kërkesë të Ukrainës dhe në zbatim të Kapitullit III të Dokumentit të Vjenës mbi Masat e Ndërtimit të Besimit dhe Sigurisë të vitit 2011, ky mision përbëhet nga më shumë se 25 vende anëtare të OSBE-së, ku përfshihen SHBA, vende Evropiane, si dhe përfaqësues të Qendrës për Parandalimin e Konflikteve të OSBE-së.
Ky mision vëzhgimi bazohet në një nga mekanizmat më të rëndësishëm të OSBE-së për ndërtimin e mirëbesimit dhe përfshin inspektime dhe misione vëzhguese në territorin e një vendi anëtar të organizatës që ka forca të armatosura.