NJOFTIM PËR APLIKIM
PËR FUNKSIONIN E ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË STATISTIKAVE
(shtyhet afati i aplikimit deri në datën 4 prill 2019)
Në funksion të pranimit të një numri sa më të lartë aplikimesh për pozicionin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave, afati i aplikimit shtyhet deri në datën 4 prill 2019.
Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, që përmbushin kriteret, të aplikojnë!
Bazuar në pikën 3, të nenit 22, të ligjit nr.17/2018, “Për st atistikat zyrtare”, dhe në vendimin nr.670, datë 7.11.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, të përfaqësimit, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, Këshilli i Ministrave shpall thirrjen për të aplikuar për funksionin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave.
Konkurrimi është i hapur për plotësimin e vendeve vakante në Këshillin e Statistikave, si më poshtë vijon:
a) 1 (një) anëtar, përfaqësues nga organet e vetëqeverisjes vendore;
b) 1 (një) anëtar, përfaqësues nga bota akademike;
c) 1 (një) anëtar, përfaqësues nga media.
1. Aplikanti, përfaqësues i organeve të vetëqeverisjes vendore duhet:
a) të jetë nga radhët e nëpunësve të këtyre organeve;
b) të ketë për natyrë pune përdorimin e statistikave;
c) të ketë punuar në fushën e përdorimit të statistikave, për shkak të detyrës, për jo më pak se 3 (tre) vjet.
2. Aplikanti, përfaqësues i botës akademike duhet:
a) të jetë nga radhët e personelit akademik, të punësuar me kohë të plotë, të institucioneve të arsimit të lartë, publik ose privat, të licencuar e akredituar sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë;
b) të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose të ekonomisë apo shkencave të natyrës;
c) të zotërojë tituj akademikë.
3. Aplikanti, përfaqësues i medias duhet:
a) të jetë nga radhët e medias kombëtare;
b) të jetë i punësuar me kohë të plotë;
c) të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e gazetarisë ekonomike.
Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:
⦁ Kërkesë për aplikim;
⦁ Kopje e letërnjoftimit;
⦁ Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
⦁ Dokumente të diplomimit dhe të përvojës në fushat e kërkuara;
⦁ Dokument që të provojë vjetërsinë në profesion;
⦁ Formular të plotësuar e të firmosur të vetëdeklarimit për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike, në përputhje me ligjin nr.138/2015, të ndryshuar.
(Deklarimi i rremë, sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e
konkurrimit dhe përgjegjësi penale sipas legjislacionit në fuqi).
Adresa: Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000
Tiranë, Shqipëri
Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
Tel.: 00355 4 22 77 401