Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

N J O F T I M  P Ë R  A P L I K I M

 

PËR ZGJEDHJEN E KOMISIONERIT PËR TË DREJTËN E INFORMIMIT DHE MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

 

Bazuar në nenet 33 dhe 35, të ligjit nr.9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, të ndryshuar, Këshilli i Ministrave shpall thirrjen për të aplikuar për funksionin e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

 

Inkurajojmë të gjithë të interesuarit, të cilët përmbushin kriteret të aplikojnë.

Aplikanti duhet të plotësojë kriteret, si më poshtë vijon:

 

  • Të jetë shtetas shqiptar;
  • Të ketë arsim të lartë juridik;
  • Të ketë vjetërsi pune në profesionin e juristit jo më pak se 10 vjet;
  • Të ketë njohuri dhe veprimtari të dalluara në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  • Të jetë i njohur për aftësi profesionale dhe figurë të pastër etiko-morale;
  • Të mos jetë dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
  • Të mos jetë larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

Dokumentet që duhet të dorëzohen janë, si më poshtë vijon:

  • Kërkesë për aplikim;
  • Kopje të letërnjoftimit;
  • Curriculum Vitae në gjuhën shqipe;
  • Dokumente të diplomimit;
  • Dokumente që provojnë vjetërsinë në profesion dhe veprimtarinë në fushën e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;
  • Formular të vetëdeklarimit (të plotësuar dhe të firmosur), në zbatim të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, të ndryshuar;
  • Formular të aplikimit (të plotësuar dhe të firmosur) për informim, për zyrtarët përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta, në zbatim të ligjit 45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
  • Vetëdeklarim se nuk është larguar nga puna ose shërbimi civil me masë disiplinore.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi).

 

Afati i dorëzimit të aplikimit deri më 19 korrik 2019.

 

AdresaKryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 1, 1000

Tiranë, Shqipëri

 

Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm

Tel.: 00355 4 22 77 401

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.