Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ditën e sotme, Kryeministri Rama u takua me Kryeministrin belg Charles Michel, me të cilin diskutoi mbi marrëdhëniet mes dy vendeve.
Kryeministri Rama nënvizoi vullnetin e qeverisë për të hapur negociatat për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian, ndërkohë që e njohu Kryeministrin belg me hapat e ndërmarra në përmbushje të prioriteteve kyçe e në veçanti me ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe Vetting-un.
Kryeministri Michel përgëzoi kreun e qeverisë shqiptare për arritjet dhe rezultatin në zgjedhje dhe ofroi mbështetjen e vendit të tij për aspiratën europiane të Shqipërisë.