Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

NJOFTIM PËR APLIKIM PËR FUNKSIONIN E ANËTARIT

TË KOMISIONIT TË KONKURRENCËS NË AUTORITETIN E KONKURRENCËS

Në mbështetje të shkronjës “b”, të pikës 3, të nenit 21, të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, anëtarët e Komisionit zgjidhen nga Kuvendi, me kandidatura alternative, nga të cilët dy anëtarë propozohen nga Këshilli i Ministrave.

Personat e interesuar, për të qenë kandidat për anëtar të Komisionit të Konkurrencës, që plotësojnë kushtet dhe kriteret e parashikuara në ligjin nr.9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar, inkurajohen që të marrin pjesë në këtë proces publik e të shprehin interesin, aplikantët që plotësojnë këto kritere:

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të ketë vjetërsi pune në profesion jo më pak se 15 vjet;
  • të jetë, prej jo më pak se 5 vjetësh, pjesëtar i trupit akademik universitar ose të mbajë titull apo gradë shkencore në fushën e ekonomisë a të drejtësisë, specialiteti “E drejtë civile/ administrative”;
  • të mos jetë larguar nga puna ose nga shërbimi civil me masë disiplinore.

 

Pranë Kryeministrisë duhet të paraqitet dokumentacioni, si më poshtë vijon:

  •  Kërkesa për shprehjen e interesit;
  • Jetëshkrimi në gjuhën shqipe me të dhënat e plota të kontaktit;
  • Kopje të noterizuar të dokumentacionit shoqërues që vërteton përmbushjen e kushteve dhe kritereve për t’u zgjedhur në këtë pozicion, të përcaktuara në nenin 20, të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar.
  • Formulari i vetëdeklarimit, i plotësuar dhe nënshkruar sipas përcaktimeve të ligjit nr.138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
  • Formulari i aplikimit, i plotësuar “Për informim përpara emërimit/zgjedhjes në poste të larta”, në përputhje me parashikimet ligjore të nenit 29, të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e Ish-sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”.
  • Vetëdeklarimi i aplikantit se nuk ndodhet në kushtet e pengesës ligjore të papajtueshmërisë së funksionit sipas përcaktimeve të pikës 1, të nenit 22, të ligjit nr.9121, datë 28.7.2003, “Për mbrojtjen e konkurrencës”, të ndryshuar.

(Deklarimi i rremë sjell përjashtimin nga çdo procedurë e mëtejshme e konkurrimit dhe përgjegjësi penale, sipas legjislacionit në fuqi)

Me qëllim vijimin e procedurave për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit të Konkurrencës, në Autoritetin të Konkurrencës, Këshilli i Ministrave dërgon në Kuvend kandidaturat alternative.

 

Afati i dorëzimit të aplikimit: Deri më 14 mars 2022.

Aplikimet të dorëzohen në adresën e Kryeministrisë, si më poshtë vijon:

Adresa:    Kryeministria
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr.1. 1000
Tiranë, Shqipëri Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm
tel: 04 22 77 401

 

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.