Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Në zbatim të ligjit Nr. 162/2020, datë 23.12.2020 “Për prokurimin publik”, ligjit Nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, Agjencia  Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC) inicion procedurën konkurruese për marrjen e një ambienti me qira për ushtrimin e aktivitetit të institucionit me qëllim përmbushjen e detyrave dhe funksioneve administrative përkatëse.

Bashkëlidhur po ju dërgojmë kriteret dhe specifikimet e ambientit si dhe dokumentacionin që kërkohet nga ofertuesi qiradhënës.

Oferta juaj, duhet te dorëzohet brenda datës 30 Qershor 2022 (e enjte), në zarf të mbyllur tek Zyra e Protokollit në SASPAC/ Kryeministri me adresë:

Agjencia Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC), Bulevardi ”Dëshmorët e Kombit”, Tiranë

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.