Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.

* * *

Programi “Dyfisho Sipërmarrjen tënde”

Në muajin maj u hodh një tjetër hap i rëndësishëm në mbështetje të sipërmarrjes shqiptare, përmes nënshkrimit të partneritetit mes qeverisë shqiptare, sistemit bankar dhe sipërmarrjes për Programin Kombëtar të Financimit të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”. Programi synon të krijojë më shumë mundësi financimi për bizneset shqiptare, duke ofruar kredi me interesa më të ulëta se ato tregtare dhe të mbështetura me garanci sovrane nga shteti, në funksion të zgjerimit të aktivitetit ekonomik, rritjes së prodhimit dhe nxitjes së investimeve të reja. Programi, shënon një moment të rëndësishëm për sipërmarrjen shqiptare dhe është konceptuar për të mbështetur të gjithë ata sipërmarrës që kanë ngritur biznese të vogla apo të mesme dhe që tashmë kërkojnë të hedhin një hap tjetër drejt zgjerimit dhe konsolidimit të aktivitetit të tyre.

Programi parashikon vendosjen në dispozicion të një linje kredie me norma interesi minimale prej 2% dhe maksimale prej 3%, ndërsa garancia sovrane e qeverisë do të mbulojë nga 30% deri në 70% të riskut të kredisë, në varësi të profilit të biznesit.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.