Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
V E N D I M
 
PËR 
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR NGRITJEN E QENDRËS SË EKSELENCËS NË FINANCË (CEF), BËRË NË BLED, MË 3.9.2013”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave 
 
 
V E N D O S I:
 
 
Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për ngritjen e Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF), bërë në Bled, më 3.9.2013”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I 
 
 
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
 
PËR 
 
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN PËR NGRITJEN E QENDRËS SË EKSELENCËS NË FINANCË (CEF), BËRË NË BLED, MË 3.9.2013
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë 
 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen për ngritjen e Qendrës së Ekselencës në Financë (CEF), bërë në Bled, më 3.9.2013.  
 
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.  
 
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
***
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT MJEDISOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNEP) PËR FONDIN GLOBAL MJEDISOR, PËR PROJEKTIN ME MADHËSI MESATARE TË RIPËRTËRITJES SË LAGUNËS KUNE-VAINI, NËPËRMJET PËRSHTATJES SË BAZUAR NË EKOSISTEM”
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
 
 
V E N D O S I:
 
 
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin  e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
EDI RAMA
###
 
P R O J E K T L I GJ
 
PËR
 
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PROGRAMIT MJEDISOR TË KOMBEVE TË BASHKUARA (UNEP) PËR FONDIN GLOBAL MJEDISOR, PËR PROJEKTIN ME MADHËSI MESATARE TË RIPËRTËRITJES SË LAGUNËS KUNE-VAINI, NËPËRMJET PËRSHTATJES SË BAZUAR NË EKOSISTEM
 
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, 
 
V E N D O S I:
 
Neni 1
 
Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara (UNEP) për Fondin Global Mjedisor, për projektin me madhësi mesatare të ripërtëritjes së lagunës Kune-Vaini, nëpërmjet përshtatjes së bazuar në ekosistem.
 
Neni 2
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
***
V E N D I M
 
PËR
 
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10081, DATË 23.2.2009, “PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”
 
 
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Këshilli i Ministrave
 
V E N D O S I:
 
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10081,                    datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi. 
 
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
 
 
K R Y E M I N I S T R I
 
 
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
 
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10081, DATË 23.2.2009, “PËR LICENCAT, AUTORIZIMET DHE LEJET NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
 
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
 
V E N D O S I:
 
Në ligjin nr.10081, datë 23.2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
 
Neni 1
 
Në pikën 4, të nenit 20, fjalët “… në mënyrë elektronike…” zëvendësohen me fjalët “… me mjete elektronike…”.
 
Neni 2
 
Në pikën 4, të nenit 30, fjalët “… në mënyrë elektronike…” zëvendësohen me fjalët “… me mjete elektronike…”.
 
Neni 3
 
Shkronja “c”, e nenit 31, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
 
“c) Sportelit elektronik të QKL-së, në përputhje me parashikimet e kreut V, të këtij ligji.”.
 
Neni 4
 
Pas nenit 33, shtohet neni 33/1, me këtë përmbajtje: 
 
“Neni 33/1
Veprimet pranë sportelit elektronik
 
1. Çdo individ, pasi të jetë identifikuar elektronikisht, ka të drejtë që, në cilësinë e aplikantit apo të personit të autorizuar, të aplikojë pranë sportelit elektronik për pajisjen me një licencë/autorizim/leje apo veprim tjetër, sipas këtij ligji, përfshirë këtu procedurat e ankimit administrativ, dhe të marrë nga QKL-ja, nëpërmjet këtij sporteli, të gjitha aktet përkatëse të parashikuara nga ky ligj. 
 
2. Veprimet pranë sportelit elektronik të QKL-së, për të cilat ky ligj kërkon identifikimin elektronik, në përputhje me legjislacionin në fuqi për identifikimin elektronik të sigurt, kryhen nëpërmjet mjeteve elektronike që garantojnë autenticitetin e origjinës dhe pacenueshmërinë e përmbajtjes së dokumenteve në format elektronik, të paktën, nëpërmjet nënshkrimit elektronik të kualifikuar, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për nënshkrimin elektronik.”.
 
Neni 5
 
Pas pikës 3, të nenit 36, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
 
“4. Ministri përcakton kushtet dhe rregullat e hollësishme teknike për ofrimin e shërbimeve nga QKL-ja nëpërmjet sportelit elektronik.”.
 
Neni 6
 
Shtojca, bashkëlidhur ligjit nr.10081, datë 23. 2.2009, “Për licencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, zëvendësohet me shtojcën që i bashkëlidhet këtij ligji.
 
Neni 7
Hyrja në fuqi
 
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 
K R Y E T A R I
 
ILIR META
 
 
 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

 
 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.