P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.33/2012, “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Pika 3, e nenit 22, riformulohet, si më poshtë vijon:
“3. Një pjesë e të ardhurave, që do të rezultojnë të pashpenzuara në fund të vitit financiar, trashëgohen në buxhetin e vitit ushtrimor pasardhës dhe kalojnë në fondin rezervë vjetor, masa e krijimit dhe kriteret e përdorimit të të cilit caktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Të ardhuart e tjera të papërdorura të vitit korent mbarten në vitin buxhetor pasardhës dhe përdoren për investime në drejtim të regjistrimit fillestar, përmirësimit/përditësimit të të dhënave që administrin Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe dixhitalizimit të sistemit dhe të të dhënave të pasurive të paluajtshme.”.
Neni 2
Pika 2, e nenit 46, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“2. Pas regjistrimit të lejes së ndërtimit, regjistruesi, sipas kërkesave të paraqitura nga personat e interesuar, regjistron në regjistrin e veçantë, në të cilin është regjistruar leja e ndërtimit, aktet noteriale si dhe kontratat e sipërmarrjes/porosisë të lidhura ndërmjet zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit dhe pronarëve të truallit apo blerësve/porositësve të njësive individuale, që përbëjnë strukturën që do të ndërtohet, bazuar në lejen e ndërtimit. Zhvilluesit e pronës apo pronarët e truallit nuk mund të lidhin kontrata sipërmarrjeje apo porosie pa regjistruar lejen e ndërtimit.”.
Neni 3
Pas pikës 3, të neni 47, shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:
“3/1. Kur në përfundim të procedurave përmbarimore, karabinaja kalon në pronësi të një banke kreditore, regjistruesi lëshon dokumente të përkohshme në favor të kryerjes së transaksioneve nga ana e bankës, e cila ka të drejtë të disponojë dhe të tjetërsojë me të tretët këtë pasuri. Regjistrimi i karabinasë dhe certifikatat/vërtetimet e përkohshme janë të vlefshme deri në regjistrimin përfundimtar të ndërtimit të ri, sipas nenit 48, të këtij ligji.”.
Neni 4
Dispozitë kalimtare
Përjashtimisht, të gjitha të ardhuart e krijuara dhe të papërdorura të vitit 2015 do të mbarten në vitin 2016 dhe do të përdoren për projektet e investimeve në drejtim të regjistrimit fillestar, përmirësimit/përditësimit të të dhënave që administron Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si dhe dixhitalizimit të sistemit e të dhënave të pasurive të paluajtshme.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.33/2012, “PËR REGJISTRIMIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme””, për shqyrtim dhe miratim, me procedurë të përshpejtuar, në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
Neni 1
Titulli i ligjit ndryshohet dhe bëhet “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime:
1. Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. “Auditim ligjor” do të thotë një auditim i pavarur i pasqyrave financiare individuale dhe/ose pasqyrave financiare të konsoliduara, nëse:
a) kërkohet nga ky ligj;
b) kërkohet nga ligje të tjera;
c) kryhet në mënyrë vullnetare, me kërkesë të ortakëve/aksionarëve të entiteteve të biznesit ose nga palë të tjera të interesuara, që plotësojnë kërkesat e legjislacionit, të barasvlefshme me ato që kërkojnë një auditim ligjor sipas pikës a).”.
2. Pika 3 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. “Auditues i grupit” është audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit që
kryen auditimin ligjor të pasqyrave financiare të konsoliduara.”.
3. Pika 4 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“4. “Komision i provimeve të aftësive profesionale” është struktura që merret me testimet e kandidatëve për auditues ligjorë dhe kontabilistë të miratuar, të cilat organizohen në kuadër të provimit përfundimtar, dhe shpalljen e rezultateve.”.
4. Pika 5 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“5. “Komiteti i regjistrimit” është struktura e organizatës profesionale të audituesve ligjorë, që merret me procedurat e regjistrimit dhe çregjistrimit në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit.”.
5. Pika 6 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“6. “Bordi i Mbikëqyrjes Publike” është organi kolegjial i mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, i cili ka, gjithashtu, kompetenca edhe për mbikëqyrjen e organizmave profesionalë të kontabilistëve të miratuar.”.
6. Pika 7 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“7. “Auditues ligjor” është profesionisti i pavarur, i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore, dhe i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë e shoqërive të auditimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.”.
7. Pika 13 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“13. “Jopraktikues” është çdo individ me njohuri në fushën e auditimit ligjor dhe në fusha të lidhura me të, i cili, gjatë angazhimit në qeverisjen e sistemit të mbikëqyrjes publike të audituesve ligjorë dhe për periudhën e fundit trevjeçare përpara këtij angazhimi nuk ka kryer auditime ligjore, nuk ka patur të drejtë vote në një shoqëri auditimi, nuk ka qenë anëtar i organit administrativ, mbikëqyrës apo drejtues i një shoqërie auditimi dhe nuk ka qenë i punësuar apo i angazhuar në forma të tjera në një shoqëri auditimi.”.
8. Pika 20 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“20. “Shoqëri auditimi” është një person juridik, pavarësisht formës së organizimit, i regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe shoqërive të auditimit, i miratuar nga autoritetet kompetente për të kryer auditime ligjore dhe që plotëson kriteret e parashikuara në këtë ligj.”.
9. Pas pikës 22 shtohet pika 23, me këtë përmbajtje:
“23. “Njësi ekonomike me interes publik” janë:
a) të gjitha njësitë ekonomike të listuara në bursë;
b) bankat dhe degët e bankave të huaja si dhe subjektet e tjera financiare jobanka, të licencuara nga Banka e Shqipërisë;
c) shoqëritë e sigurimit dhe të risigurimit, shoqëritë administruese të fondeve të investimeve kolektive, shoqëritë administruese të fondeve të pensionit vullnetar;
ç) shoqëritë e tjera shtetërore ose private, të cilat janë të rëndësishme për interesin e publikut, për shkak të natyrës së biznesit, madhësisë ose numrit të punëmarrësve të tyre, të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Neni 4 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Neni 4
Bordi i Mbikëqyrjes Publike
1. Për të realizuar mbikëqyrjen publike dhe për të siguruar që audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit të jenë subjekt i një sistemi që jep siguri për cilësinë, krijohet Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me statusin e një autoriteti rregullator të pavarur.
2. Bordi i Mbikëqyrjes Publike përbëhet nga 5 anëtarë jopraktikues, të cilët kanë njohuri për auditimin ligjor dhe fusha të lidhura me të, të emëruar nga ministri përgjegjës për financat, me një mandat 4-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se dy herë.
3. Anëtarët e bordit përzgjidhen bazuar në kritere të përcaktuara dhe nëpërmjet një procedure transparente konkurrimi.
4. Bordi, në ushtrimin e funksioneve të veta, mbështetet nga një sekretariat teknik, me funksione administrative dhe mbikëqyrëse. Funksioni mbikëqyrës i sekretariatit teknik mbulon çështjet e sigurimit të cilësisë dhe të mbikëqyrjes së profesionit të audituesit ligjor. Punonjësit që do të angazhohen në dhënien e sigurisë për cilësinë duhet të plotësojnë, të paktën, kriteret e mëposhtme:
a) Të kenë përfunduar studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojnë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel, në profilet auditim, kontabilitet ose financë, si dhe të kenë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet përvojë pune në fushën e auditimit ligjor e të raportimit financiar, kombinuar me trajnime specifike për dhënien e sigurisë së cilësisë;
b) Të mos ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor dhe të mos jenë të punësuar apo të angazhuar me një auditues ligjor ose shoqëri auditimi;
c) Të mos kenë konflikt interesi ndërmjet tyre dhe me audituesin ligjor ose shoqërinë e auditimit. Këta punonjës, përpara nisjes së procesit të sigurimit të cilësisë, plotësojnë një deklaratë me shkrim, ku deklarojnë se nuk janë në konflikt interesi me audituesin ligjor dhe/ose shoqërinë e auditimit, objekt të kontrollit të cilësisë.
Si përjashtim i shkronjës “b”, të pikës 4, të këtij neni, sekretariati teknik mund të kontraktojë ekspertë për të kryer kontrolle cilësie specifike, në rastet kur numri i punonjësve që mbulojnë çështjet e dhënies së sigurisë për cilësinë është i pamjaftueshëm. Sekretariati teknik mund të asistohet nga ekspertë edhe kur kjo konsiderohet thelbësore për kryerjen, në mënyrën e duhur, të kontrollit të cilësisë. Ekspertët që angazhohen duhet të plotësojnë kërkesat e pikës 4, të këtij neni, dhe nuk duhet të jenë të përfshirë në qeverisjen ose të punësuar apo të kontraktuar në organizata të tjera profesionale, por mund të jenë anëtarë të këtyre organizatave.
5. Punonjësit që mbulojnë çështjet e sigurimit të cilësisë nuk mund të kryejnë kontroll cilësie për një auditues ligjor ose shoqëri auditimi deri sa të kenë kaluar, të paktën, tre vjet që nga momenti që ky person ka pushuar së qëni partner, i punësuar apo i lidhur me këtë auditues ligjor apo shoqëri auditimi.
6. Struktura dhe organika e sekretariatit teknik miratohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike. Marrëdhëniet e punës së punonjësve të sekretariatit teknik rregullohen në përputhje me Kodin e Punës.
7. Financimi i veprimtarisë së bordit bëhet:
a) Nëpërmjet të ardhurave të mbledhura nga:
i. pagesa prej 4 për qind, e caktuar mbi shumën e honorarit të faturuar për çdo auditim të njësive ekonomike me interes publik, të paguara nga shoqëritë audituese/audituesit ligjorë që kryejnë auditime të njësive ekonomike me interes publik;
ii. fonde të tjera, që vijnë nëpërmjet kontributit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë, subjekt i mbikëqyrjes nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike;
iii. shumat që u ngarkohen audituesve ligjorë dhe shoqërive audituese, subjekt të masave disiplinore, për të mbuluar shpenzimet e procedurave disiplinore, të cilat vendosen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike;
iv. teprica të papërdorura nga proceset e provimit përfundimtar të kandidatëve për kontabilistë të miratuar dhe auditues ligjorë;
v. fonde të tjera, nga burime të ligjshme, të pandikuara nga audituesit ligjorë, përfshirë, por pa u kufizuar në to, grantet e akorduara në kuadër të sigurimit të cilësisë dhe mbikëqyrjes së profesionit.
b) Nëpërmjet buxhetit të shtetit, sipas përcaktimeve në ligjin vjetor të buxhetit të shtetit.
8. Të ardhurat e siguruara sipas pikës 7, të këtij neni, përdoren nga bordi për financimin e veprimtarisë e tij, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Teprica e të ardhurave në fund të vitit buxhetor aktual kalon në reduktim të masës së financimit nga buxheti i shtetit për vitin pasardhës.
9. Procedura dhe rregullat e mbledhjes së të ardhurave të shkronjës “a”, të pikës 7, të këtij neni, hartohen dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
10. Këshilli i Ministrave miraton:
a) kriteret që duhet të përmbushin anëtarët e bordit;
b) institucionet që kanë të drejtën e propozimit të kandidaturave pranë ministrit përgjegjës për financat;
c) procedurat e përzgjedhjes dhe rastet e shkarkimit të anëtarëve të bordit;
ç) rregullat e organizimit dhe funksionimit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike;
d) shpërblimin e anëtarëve të bordit;
dh) mënyrën e funksionimit dhe nivelin e pagave të sekretariatit teknik.”.
Neni 4
Neni 6 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Neni 6
Raportimi
1. Bordi publikon në faqen zyrtare të internetit të vet, brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, një raport vjetor, ku bëhet një përmbledhje e jepen detaje për problemet e hasura nga audituesit ligjorë, masat e marra dhe zgjidhjet e dhëna.
2. Një kopje e raportit vjetor të veprimtarisë së bordit paraqitet pranë ministrit përgjegjës për financat, brenda afatit të përcaktuar në pikën 1, të këtij neni.”.
Neni 5
Pika 3, e nenit 10, ndryshon, me këtë përmbajtje:
“3. Kryetari dhe zëvendëskryetari zgjidhen për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm një herë.
Anëtarët e tjerë të këshillit drejtues zgjidhen për një periudhë katërvjeçare, me të drejtë rizgjedhjeje vetëm pas kalimit të një afati katërvjeçar nga përfundimi i mandatit të parë.”.
Neni 6
Shkronjat “a” dhe “c”, të pikës 2, të nenin 12, ndryshojnë, me këtë përmbajtje:
“a) Harton kurrikulat për programin e përgatitjes dhe trajnimeve profesionale për kandidatët që kërkojnë të hyjnë në profesion, bazuar në standardet e pranuara ndërkombëtare të Edukimit të Bordit të Standardeve Ndërkombëtare të Edukimit Kontabël, dhe organizon e monitoron procesin e trajnimit;”
“c) Harton programet e kualifikimit të vijueshëm të anëtarëve të tij, përcakton
rregullat për organizimin dhe monitorimin e kualifikimit të vijueshëm të tyre, ku përfshihen mënyrat dhe format e kryerjes së trajnimit, monitorimi, njohja dhe ekuivalentimi i formave të ndryshme të trajnimit, që realizohen nga palë të treta, si dhe organizon e monitoron kualifikimin e vijueshëm.”.
Neni 7
Në nenin 15 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pika 1 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Përpara se të testohet në provimin përfundimtar për marrjen e titullit “Auditues ligjor”, me qëllim që të regjistrohet në regjistrin publik të audituesve ligjorë, kandidati duhet të ketë:
a) përmbushur të gjitha kërkesat e parashikuara në këtë ligj për hyrjen në profesion;
b) kaluar me sukses të gjitha testet e parashikuara në programin e përgatitjes profesionale, të hartuara në zbatim të nenit 18, të këtij ligji;
c) kryer praktikën profesionale në kushtet e punësimit me kohë të plotë për, të paktën, tre vjet, në auditimin e pasqyrave financiare vjetore, individuale dhe/ose të konsoliduara ose pasqyrave financiare të tjera, të ngjashme, pranë një audituesi ligjor ose shoqërie auditimi të njohur në Republikën e Shqipërisë, që dallohet për reputacion të mirë, dhe nën udhëheqjen e audituesve ligjorë që kanë garancitë e mjaftueshme për këtë qëllim.
Të paktën dy të tretat e këtij stazhi duhet të kryhen pranë një audituesi ligjor ose një shoqërie audituese, të regjistruar në Republikën e Shqipërisë.”
2. Pika 3 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“3. Organizata profesionale e audituesve ligjorë, sipas kompetencave të parashikuara në statut, siguron që stazhi të kryhet në përputhje me kërkesat e parashikuara në pikën 1, të këtij neni.”
3. Fjalia e parë e pikës 6 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Përjashtohen nga detyrimi për të kryer stazhin profesional individët që, për pesëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të angazhuar në veprimtari profesionale, të cilat u kanë dhënë mundësi të fitojnë përvojën e mjaftueshme në fushën e kontabilitetit, auditimit, financës dhe legjislacionit.”.
Neni 8
Në nenin 16 bëhen këto ndryshime:
1. Shkronja “c” shfuqizohet;
2. Shkronja “ç” ndryshon, me këtë përmbajtje:
“ç. Të ketë përfunduar, të paktën, studimet universitare të ciklit të dytë ose të zotërojë diplomë universitare të ekuivalentuar me këtë nivel për çdonjerën nga degët e studimit në shkencat ekonomike, si kontabilitet, financë, administrim biznesi, ekonomik apo të barasvlershme me to.”.
Neni 9
Neni 17 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“Neni 17
Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale
1. Për të realizuar testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të kandidatëve, për auditues ligjorë, pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike ngrihet dhe funksionon Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale (KPAP).
2. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike për një periudhë katërvjeçare, sipas propozimeve të mëposhtme:
a) Kryetari, nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike;
b) një anëtar nga organizata profesionale e audituesve ligjorë;
c) një anëtar nga institucionet e arsimit të lartë;
ç) një anëtar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit;
d) një anëtar nga organizmat profesionale të kontabilitetit.
3. Përfaqësuesit e parashikuar në pikën 2, të këtij neni, duhet të jenë individë të diplomuar e të specializuar në fushat e ekonomisë dhe/ose të jurisprudencës, të lidhura me auditimin, kontabilitetin e financën, me përvojë profesionale jo më të vogël se dhjetë vjet.
4. Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale merret me zbatimin e procedurave të testimit, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale të kandidatëve që kanë përmbushur kërkesat e parashikuara në nenin 15, të këtij ligji.
5. Rregullat e funksionimit të Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale hartohen dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
6. Rregullat, procedurat e testimit dhe sistemi i vlerësimit për çdo disiplinë të parashikuar në nenin 18, të këtij ligji, propozohen nga organizata e audituesve ligjorë dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
7. Sekretaria teknike për organizimin e provimit përfundimtar kryhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, nën mbikëqyrjen e Bordit të Mbikëqyrjes Publike.”.
Neni 10
Neni 18 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“Neni 18
Provimi i aftësive profesionale
1. Për të kryer testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, kandidatët duhet t’i drejtojnë kërkesë me shkrim Komisionit të Provimeve të Aftësive Profesionale, e cila depozitohet pranë organizatës profesionale të audituesve ligjorë. Ajo duhet të shoqërohet me dokumentet e nevojshme, që tregojnë përmbushjen e kërkesave dhe përfundimin me sukses të stazhit profesional, ose që kandidati ka fituar të drejtën e përjashtimit nga kryerja e stazhit profesional.
2. Të gjitha testet për njohuritë e aftësive profesionale duhet të jenë në përputhje me kërkesat e standardeve ndërkombëtare të edukimit IAESB. Sistemi i provimeve të aftësive teorike profesionale duhet të përfshijë, në veçanti, disiplinat:
a) Teori dhe parime të kontabilitetit;
b) Kërkesat ligjore dhe standardet për përgatitjen e pasqyrave financiare vjetore dhe të konsoliduara;
c) Standardet ndërkombëtare të kontabilitetit;
ç) Analizë financiare;
d) Kontabilitet kosto dhe drejtimi;
dh) Menaxhim risku dhe kontroll i brendshëm;
e) Auditimi dhe aftësitë/zotësitë profesionale;
ë) Kërkesat ligjore dhe standardet profesionale për auditimin ligjor dhe audituesit ligjorë;
f) Standardet ndërkombëtare të auditimit;
g) Etika profesionale dhe pavarësia.
3. Sistemi i testimit duhet të mbulojë, në masën që këto i interesojnë auditimit ligjor, edhe disiplinat e mëposhtme:
a) Qeverisja dhe organizimi i shoqërive tregtare;
b) Legjislacioni dhe procedurat e falimentimit;
c) Legjislacioni fiskal në Republikën e Shqipërisë;
ç) E drejta civile;
d) Legjislacioni për sigurimet shoqërore dhe e drejta e punës në Republikën e Shqipërisë;
dh)Teknologjia e informacionit dhe sistemet kompjuterike;
e) Ekonomiks;
ë) Matematikë dhe Statistikë;
f) Parimet bazë të menaxhimit financiar.
Programi i përgatitjes profesionale hartohet çdo vit nga organizata profesionale e audituesve ligjorë.
4. Përpara se të marrin pjesë në testimet e parashikuara në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, kandidatët duhet të provojnë se kanë kaluar me sukses të gjitha provimet e aftësive teorike profesionale, që përfshihen në programin e miratuar nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, të hartuar sipas kërkesave të pikave 2 e 3, të këtij neni. Për të gjitha ato disiplina, që nuk janë trajtuar nga institucionet përkatëse të arsimit të lartë, organizohen provime të veçanta nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, në bashkëpunim me institucionet e arsimit të lartë, me të cilat ajo ka nënshkruar marrëveshje.
5. Provimi përfundimtar i aftësive profesionale garanton shkallën e nevojshme të njohurive teorike rreth disiplinave që lidhen me auditimin ligjor dhe aftësinë për të vënë në praktikë njohuri të tilla. Ai realizohet nëpërmjet jo më pak se 4 testeve me shkrim dhe përfshin vlerësimin e aftësive të kandidatëve për auditues ligjorë, për të zbatuar në praktikë dhe për të bërë gjykime profesionale në një shkallë të avancuar, në fushat e mëposhtme:
a) Raportimi dhe përgatitja e pasqyrave financiare sipas standardeve kombëtare e ndërkombëtare të raportimit financiar;
b) Zbatimi në praktikë i legjislacionit mbi të drejtën civile, të drejtën penale, legjislacionit tregtar dhe të drejtën e punës në Republikën e Shqipërisë, në masën që këto i interesojnë profesionit të auditimit ligjor të pasqyrave financiare;
c) Zbatimi në praktikë i kërkesave të legjislacionit të tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë;
ç) Zbatimi në praktikë i kërkesave të etikës profesionale dhe procedurat e punës për auditimin e pasqyrave financiare, sipas kërkesave të standardeve ndërkombëtare të auditimit;
d) Zbatimi i modeleve të duhura të organizimit, drejtimit, qeverisjes dhe kontrollit të brendshëm të entiteteve të biznesit (personave juridikë);
dh) Përdorimi i sistemeve të informacionit dhe të informatikës;
6. Testimet, në kuadër të provimit përfundimtar të aftësive profesionale, zhvillohen, të paktën, një herë në vit, në datat e miratuara nga Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale.
7. Kandidatët që kanë fituar titullin “Kontabilist i miratuar”, pasi kanë kaluar testet e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, që parashikohen në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 5, të këtij neni, kalojnë drejtpërdrejt në testet e disiplinave të tjera të provimit përfundimtar të aftësive profesionale, të parashikuara në shkronjat “ç”, “d”, dhe “dh”, të pikës 5, të këtij neni, nëse:
a) kryejnë stazhin profesional, sipas parashikimeve të këtij kreu;
b) kushtet dhe programi i provimeve të dhëna nuk kanë pësuar ndryshime të konsiderueshme, për shkak të ndryshimeve thelbësore të legjislacionit të përfshirë në këto nënndarje.
8. Kostot administrative të organizimit të testimit përballohen nga kandidatët.
9. Shtetasit shqiptarë apo të huaj, të cilët kanë kaluar një provim universitar apo ekuivalent ose kanë një diplomë universitare apo kualifikim ekuivalent në një apo më shumë nga disiplinat e përcaktuara në pikat 2 e 3, të këtij neni, mund të përjashtohen nga testimi i aftësive teorike profesionale për disiplinat e mbuluara nga këto provime ose diploma.
10. Përjashtohen nga kryerja e stazhit profesional dhe detyrohen të kryejnë vetëm testimet, në kuadrin e provimit përfundimtar të aftësive profesionale, në disiplinat e legjislacionit fiskal, të shoqërive tregtare, sigurimeve shoqërore, të drejtën e punës dhe të drejtën civile, në masën që këto i interesojnë auditimit ligjor, shtetasit shqiptarë dhe të huaj që kanë fituar titullin “Auditues ligjor” apo ekuivalentin e tij dhe janë të regjistruar për të ushtruar veprimtarinë si anëtarë të një organizate profesionale të audituesve ligjorë në një shtet tjetër, kur programi i përgatitjes së tyre vlerësohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë se është në pajtueshmëri, në masën jo më pak se 75 për qind, me programin e përgatitjes së audituesve ligjorë në Shqipëri.
11. Rregullat, procedurat dhe dokumentacioni që paraqitet për përjashtimin nga testet e provimit përfundimtar të aftësive profesionale miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, me propozimin e organizatës profesionale të audituesve ligjorë.”.
Neni 11
Neni 19 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“Neni 19
Komiteti i regjistrimit
1. Organizata profesionale e audituesve ligjorë krijon një komitet për zbatimin e procedurave të regjistrimit në regjistrin publik të audituesve ligjorë dhe të shoqërive të auditimit, vendas/e dhe të huaj/a.
2. Komiteti i regjistrimit përbëhet nga pesë anëtarë, të cilët emërohen nga këshilli drejtues i organizatës profesionale të audituesve ligjorë për një periudhë katërvjeçare, sipas propozimeve të mëposhtme:
a) tre anëtarë, nga këshilli drejtues i organizatës profesionale të audituesve ligjorë;
b) dy anëtarë, respektivisht nga ministria përgjegjëse për financat dhe ministria përgjegjëse për ekonominë, me profil në fushën e ekonomisë dhe/ose jurisprudencës, si dhe me njohuri në fushën e kontabilitetit, auditimit dhe financës.
3. Rregullat e hollësishme të funksionimit të Komitetit të Regjistrimit dhe procedurat e marrjes së vendimeve e të miratimit të regjistrimit hartohen nga organizata profesionale e audituesve ligjorë dhe miratohen nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.
4. Administrimi i procesit të regjistrimit bëhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë. Kostot e regjistrimit përballohen nga kandidatët që kërkojnë regjistrim, të cilët paguajnë një tarifë për regjistrim dhe çregjistim, masa e së cilës përcaktohet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, bazuar në kostot mesatare të regjistrimit. Tarifa e regjistrimit është e ndryshme për kërkesat për regjistrim si shoqëri auditimi dhe për ato si auditues ligjor.
5. Komiteti i regjistrimit mblidhet një herë në dy muaj, në javën e parë të muajit pasardhës.”.
Neni 12
Pas pikës 6, në nenin 25, shtohen pikat 7 dhe 8, me këtë përmbajtje:
“7. Organizata profesionale e audituesve ligjorë propozon për miratim, pranë Bordit të Mbikqyrjes Publike, rregullat e kualifikimit të vijueshëm, që përmbajnë sanksione të përshtatshme, të cilat nisin me gjobë dhe përfundojnë me heqjen e të drejtës së ushtrimit të profesionit deri në tre vjet, për mosplotësimin e kërkesës së edukimit të vazhdueshëm.
8. Regjistrimi i audituesve ligjorë për të ushtruar profesionin është i përvitshëm. Mospërmbushja e detyrimeve të kualifikimit të vijueshëm është kusht për mosregjistrimin e audituesve ligjorë në listën e publikueshme për të gjithë vitin pasardhës.”.
Neni 13
Shkronja “b”, e pikës 2, të nenit 32, ndryshon, me këtë përmbajtje:
“b) një ortak/aksionar pjesëmarrës në kapitalin e një shoqërie audituese.”.
Neni 14
Në nenin 33 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:
“4.1 Audituesi ligjor dhe shoqëria e auditimit, krahas auditimit ligjor, mund të kryejë edhe shërbimet e kontabilitetit, shërbimet e rishikimit e të dhënies së sigurisë ose shërbime të tjera, sipas përcaktimeve të bëra për to në standardet dhe deklaratat e IAASB-së, kur ato janë në pajtim me natyrën e profesionit dhe me kërkesat e legjislacionit në fuqi. Në të gjitha këto raste duhet të zbatohen dispozitat e këtij ligji për ruajtjen e pavarësisë dhe shmangien e konfliktit të interesit.”
2. Pas pikës 6 shtohet pika 7, me këtë përmbajtje:
“7. Tarifa e auditimit ligjor nuk duhet të jetë influencuar apo përcaktuar në funksion të kryerjes së shërbimeve të tjera për njësinë ekonomike të audituar dhe nuk mund të jetë bazuar në ndonjë formë tjetër kushtëzimi.”.
Neni 15
Në pikën 3, të nenit 34, shtohet një fjali, me këtë përmbajtje:
“Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton rregullat për transferimin e informacionit, në rastet e zëvendësimit të audituesit ligjor ose të shoqërisë audituese, pa përfunduar angazhimi i auditimit ligjor.”.
Neni 16
Në nenin 38 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Shkronja “b”, e pikës 1, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“b) kontrollin e cilësisë për auditimet e njësive ekonomike me interes publik, që organizohet nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike, si dhe kontrollin e cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, që kryhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë nëpërmjet një komiteti, në përbërje të të cilit ka auditues ligjorë dho jopraktikues.
Organizata profesionale e audituesve ligjorë duhet të përmbushë këto kritere:
i. të demonstrojë që ka kapacitetet e duhura për të kryer këtë detyrë;
ii. të shqyrtojë çështjen e konfliktit të interesit para çdo kontrolli cilësie.
Bordi ka mundësinë e mbikëqyrjes së këtij procesi dhe të drejtën e revokimit të kësaj të drejte, kur e vlerëson të nevojshme.”
2. Pika 3 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“3. Personat që realizojnë kontrollin e cilësisë brenda shoqërisë së auditimit duhet të jenë auditues ligjorë.”
3. Pika 4 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“4. Sistemi i dhënies së sigurisë për cilësinë, që kryhet nga organizata profesionale e audituesve ligjorë, organizohet në mënyrë që të jetë i pavarur nga audituesit ligjorë apo shoqëritë e auditimit, të cilat kontrollohen.”
4. Pika 5 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“5. Bordi, bazuar në propozimet e organizatës profesionale të audituesve ligjorë, miraton rregulla të hollësishme për organizimin e kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike jo me interes publik, për përbërjen dhe mënyrën e përzgjedhjes së komitetit të cilësisë si dhe dhënien e sigurisë për cilësinë.”
5. Pas pikës 5 shtohen pikat 6 e 7, me këtë përmbajtje:
“6. Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton metodologjinë e kontrollit të cilësisë për sekretariatin teknik.
7. Audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit, që kryejnë auditime ligjore të njësive ekonomike me interes publik si dhe të njësive ekonomike që nuk janë me interes publik, janë objekt i kontrollit të cilësisë nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike dhe organizata profesionale e audituesve ligjorë.”.
Neni 17
Në nenin 39 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Pika 4 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“4. Kontrolli i cilësisë kryhet në bazë të një analize risku, të paktën një herë në çdo tre vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë ekonomike me interes publik, dhe një herë në çdo gjashtë vjet, për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit që auditojnë njësitë e tjera ekonomike. Për audituesit ligjorë, me jo më shumë se pesë vjet përvojë pune në profesion, ky kontroll kryhet, të paktën, një herë në dy vjet, derisa arrihet eksperienca e kërkuar.”
2. Pika 5 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“5. Organizata profesionale e audituesve ligjorë raporton çdo vit, pranë Bordit të Mbikëqyrjes Publike, për rezultatet e sistemit të kontrollit të cilësisë për auditimet e njësive ekonomike që nuk janë me interes publik. Rezultatet e përgjithshme të sistemit të kontrollit të cilësisë publikohen çdo vit nga Bordi i Mbikëqyrjes Publike.”
3. Pika 6 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“6. Rekomandimet e dhëna në përfundim të procesit të kontrollit të cilësisë duhet të ndiqen për t’u zbatuar nga audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit, brenda një periudhe kohe të arsyeshme.”.
Neni 18
Shkronja “c”, e nenit 41, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“c) shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar, të cilat zbatojnë për raportimin financiar standardet kombëtare të kontabilitetit, kur, në mbyllje të periudhës kontabël, për dy vite radhazi, tejkalojnë dy prej tre treguesve të mëposhtëm:
i. totali i aktiveve të bilancit, në mbyllje të periudhës kontabël përkatëse, arrin ose e kalon shumën prej 50 milionë lekësh;
ii. shuma e të ardhurave nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) në atë periudhë kontabël arrin ose e kalon shumën prej 100 milionë lekësh;
iii. ka, mesatarisht, 30 të punësuar gjatë periudhës kontabël.”.
Neni 19
Pika 2, e nenit 42, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“2. Shoqëritë tregtare, të parashikuara në shkronjat “a” e “b”, të nenit 41, të këtij ligji, janë të detyruara të emërojnë për auditimin ligjor të pasqyrave financiare të tyre, të paktën, një shoqëri auditimi, që ka të regjistruar jo më pak se dy auditues ligjorë, ose dy auditues ligjorë persona fizikë; një auditues ligjor person fizik dhe një shoqëri auditimi, që ka të regjistruar, të paktën, një auditues ligjor; apo dy shoqëri auditimi, që kanë të regjistruar, përkatësisht, vetëm një auditues ligjor.”.
Neni 20
Pas nenit 43 shtohet neni 43/1, me këtë përmbajtje:
“Neni 43/1
Raporti i auditimit
Kur shoqëria e auditimit kryen auditim ligjor, raporti i auditimit do të nënshkruhet dhe datohet nga, të paktën, njëri prej audituesve ligjorë që kryejnë auditimin ligjor në emër të shoqërisë audituese.”.
Neni 21
Titulli i kreut VI ndryshohet me këtë përmbajtje: “Dispozita të posaçme për auditimin e detyrueshëm të njësive ekonomike me interes publik”
Neni 22
Në nenin 45 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në paragrafin e parë, fjalët “…shoqërive të listuara në bursë, bankave dhe shoqërive të sigurimeve…”, zëvendësohen me fjalët “…njësive ekonomike me interes publik…”.
2. Në shkronjën “dh”, fjalët “…shoqërive të listuara në bursë, bankave dhe shoqërive të sigurimeve…”, zëvendësohen me fjalët “…njësive ekonomike me interes publik…”.
3. Pas shkronjës “f” shtohet shkronja “g”, me këtë përmbajtje:
“g) informacion në lidhje me bazat për shpërblimin e ortakëve të angazhimit.”.
Neni 23
Në pikën 1, të nenit 46, fjalët “…Shoqëritë e listuara në bursë, bankat dhe shoqëritë e sigurimeve…”, zëvendësohen me fjalët “…Njësitë ekonomike me interes publik…”.
Neni 24
Në neni 47 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në pikën 1, fjalët “…shoqërie të listuar në bursë, banke apo shoqërie sigurimesh…”, zëvendësohen me fjalët “…Njësie ekonomike me interes publik…”.
2. Pika 2 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“2. Audituesi ligjor ose ortaku kryesor që kryen auditimin ligjor në emër të një shoqërie auditimi nuk ka të drejtë të pranojë ose të kryejë funksione të rëndësishme drejtimi në njësinë ekonomike të audituar pa kaluar një periudhë kohe prej, të paktën, një viti, ose, në rastin e auditimit të njësive ekonomike me interes publik, të paktën, 2 vitesh, nga koha kur ka dhënë dorëheqjen si auditues ligjor ose ortak kryesor nga angazhimi i auditimit.”.
Neni 25
Pika 1, e nenit 50, ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“1. Për të fituar titullin “Kontabilist i miratuar”, kandidatët që plotësojnë kriteret e parashikuara në nenin 49, të këtij ligji, i nënshtrohen provimit përfundimtar të aftësive profesionale vetëm për testet, të cilëve u nënshtrohen edhe audituesit ligjorë, të parashikuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c”, të pikës 5, të nenit 18, të këtij ligji.”.
Neni 26
Neni 55 ndryshohet, me këtë përmbajtje:
“Neni 55
Shkeljet dhe masat disiplinore
1. Masat disiplinore për audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit janë:
a) Vërejtje me shënim në regjistrin publik;
b) Gjobë;
c) Pezullim i përkohshëm, për një kohë jo më shumë se pesë vjet;
ç) Fshirje e përhershme nga regjistri publik, e cila përmban ndalimin,
përgjithmonë, të ushtrimit të profesionit.
2. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “a”, të pikës 1, të këtij neni, merret në rastet kur shkelja e konstatuar nuk plotëson kriteret për marrjen e masave disiplinore të parashikuar në shkronjat “b”, “c” dhe “ç”, të pikës 1, të këtij neni.
3. Gjoba, në masën nga 50 000 -150 000 lekë, merret në rastet kur audituesi ligjor ka bërë kërkesë për çregjistrim, me arsyen e fillimit të një veprimtarie të re, dhe e ka nisur veprimtarinë e re, që u sjell dëm interesave etike e morale të profesionit, përpara marrjes së vendimit nga Komiteti i Regjistrimit, sipas afateve të parashikuara në rregulloren e miratuar sipas nenin 29, të këtij ligji.
4. Gjoba, në masën 100 000 – 500 000 lekë, merret në rast se, në përfundim të procesit të kontrollit të cilësisë, rezulton që puna audituese nuk është kryer në përputhje me standardet ndërkombëtare të auditimit dhe me kërkesat e këtij ligji e akteve nënligjore.
5. Gjoba, në masën 50 000 – 150 000 lekë, merret në rastin e mosdhënies së informacionit apo dokumentacionit të kërkuar nga autoritetet përgjegjëse, në kuadër të procesit të kontrollit të cilësisë.
6. Gjoba, në masën 100 000 – 500 000 lekë, merret në rast të mosndjekjes së rregullave dhe procedurave të auditimit, si rrjedhojë e një opinioni të mangët ose të gabuar për pasqyrat financiare subjekt auditimi.
7. Gjoba, në masën 50 000 – 150 000 lekë, merret në rast se nuk respektohen kërkesat e parashikuara nga neni 34, i këtij ligji, për mbrojtjen e konfidencialitetit.
8. Gjoba, në masën 50 000 – 100 000 lekë, merret në rastin kur informacionet vjetore statutore, të paraqitura pranë organizatës profesionale të audituesve ligjorë, përmbajnë informacion të pavërtetë.
9. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “c”, të pikës 1, të këtij neni, merret në rastet kur:
a) ka përsëritje të shkeljes, më shumë se dy herë, të pikave 4, 5, 7 e 8, të këtij neni;
b) audituesi ligjor, gjatë funksioneve të tij, kryen edhe funksionin e të punësuarit apo funksione të tjera, që janë në papajtueshmëri me profesionin e audituesit ligjor;
c) marrja përsipër e misionit të auditimit është bërë pa respektuar procedurat e emërimit të tij, të parashikuara nga dispozitat e këtij ligji, si dhe nga rregullat e auditimit apo nga statuti;
ç) vërtetohet se raporti i auditimit nuk bazohet në dokumentacionin që përmban dosja e auditimit;
d) nga rezultatet e kontrollit të cilësisë, rezulton vlerësimi “dobët”;
dh) ka mospërputhje të konsiderueshme ndërmjet deklarimit vjetor të kohës, sipas angazhimeve të kryera, dhe kohës në dispozicion të llogaritur, duke mbajtur parasysh bashkëpunëtorët dhe të punësuarit e deklaruar, si dhe mosdeklarimin e bashkëpunëtorëve e të punësuarve.
10. Masa disiplinore e përcaktuar në shkronjën “ç”, të pikës 1, të këtij neni, merret në rastet kur:
a) shërbimet e auditimit të pasqyrave financiare bazohen, në një masë të madhe, te rezultatet e rishikimeve periodike të pasqyrave financiare të përmbledhura dhe të auditimit të brendshëm, që janë kryer nga vetë audituesi ligjor apo shoqëria audituese;
b) audituesit ligjorë dhe shoqëritë e auditimit përfshihen në shërbime të dhënies së sigurisë për pasqyrat financiare, që përgatiten për qëllime të klientit, kur verifikohet se këto të fundit janë informale dhe të ndryshme nga pasqyrat financiare për qëllime të përgjithshme;
c) shkelja e përcaktuar në pikën 6 dhe shkeljet e përcaktuara në pikën 9, të këtij neni, përsëriten më shumë se dy herë.
11. Pezullimi i përkohshëm shoqërohet me ndëshkimin plotësues të moszgjedhjes në organet drejtuese të organizatës profesionale ose në organe të tjera, të parashikuara në këtë ligj. Pezullimi mund të jetë i përgjithshëm ose i kufizuar, në një apo disa kategori shoqërish e shërbimesh.
12. Bordi i Mbikëqyrjes Publike miraton rregulloren për procedurat disiplinore, e cila detajon procedurat për fillimin dhe shqyrtimin e shkeljeve disiplinore, përcaktimin e masës së gjobës dhe rastet e ngarkimit të audituesve ligjorë ose shoqërive të auditimit me detyrimin e mbulimit të shpenzimeve të procedurës disiplinore.
13. Të ardhurat e arkëtuara nga gjobat derdhen në buxhetin e shtetit.”.
Neni 27
Neni 56 shfuqizohet.
Neni 28
Pas nenit 57 shtohen nenet 57/1 dhe 57/2, me këtë përmbajtje:
“Neni 57/1
E drejta e ankimit
Kundër vendimit të Bordit të Mbikëqyrjes Publike, audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit mund të bëjë ankim në Gjykatën Administrative kompetente, brenda 45 ditëve nga data e njoftimit të vendimit.”
Neni 57/2
Shlyerja e gjobave
Në rastin e masës disiplinore me gjobë, audituesi ligjor ose shoqëria e auditimit duhet të shlyejë, brenda 2 muajve, masën e gjobës. Në të kundërt, zbatohet masa disiplinore e pezullimit të përkohshëm, deri në çastin e shlyerjes së saj.”.
Neni 29
Kudo, në përmbajtjen e këtij ligji, bëhen këto ndryshime:
1. Emërtimi “Autoriteti i Certifikimit” zëvendësohet me “Komisioni i Provimeve të Aftësive Profesionale”.
2. Emërtimi “Autoritet i Regjistrimit”, zëvendësohet me “Komiteti i Regjistrimit”.
3. Termi “certifikim” zëvendësohet me “testim”.
4. Termat “ekspert kontabël i regjistruar”, “ekspert kontabël” dhe “auditues i jashtëm”, zëvendësohen me “auditues ligjor”.
Sa herë që në ligjet e posaçme referohet në termat “ekspert kontabël i autorizuar”, “ekspert kontabël i regjistruar”, “ekspert kontabël” ose “auditues i jashtëm”, referenca vlerësohet si e bërë në termin “auditues ligjor”.
Neni 30
Dispozita kalimtare
1. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Mbikëqyrjes Publike, të zgjedhur në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e bordit të ri.
2. Brenda katër muajve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, ministri i Financave miraton anëtarët e rinj të bordit.
3. Brenda tre muajve, nga konfigurimi i bordit të ri, krijohet sekretariati teknik i bordit. Deri në krijimin dhe fillimin e funksionimit të sekretariatit teknik, funksionet e këtij sekretariati do të kryhen nga Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë.
4. Kryetari dhe anëtarët e Autoritetit të Regjistrimit, të zgjedhur në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e Komitetit të Regjistrimit.
5. Brenda tre muajve, nga hyrja në fuqi e këtij ligji, emërohen anëtarët e rinj të Komitetit të Regjistrimit.
6. Kryetari dhe anëtarët e zgjedhur të Autoritetit të Certifikimit, të emëruar në këtë funksion para hyrjes në fuqi të këtij ligji, qëndrojnë në detyrë deri në emërimin e anëtarëve të Komisionit të Provimit të Aftësive Profesionale.
7. Brenda tre muajve, nga konstituimi i Bordit të ri të Mbikëqyrjes Publike, emërohen anëtarët e rinj të Komisionit të Provimit të Aftësive Profesionale.
8. Deri në ngritjen e strukturave të parashikuara në nenin 4, të këtij ligji, kontrolli i cilësisë do të vazhdojë të kryhet sipas sistemit ekzistues, përpara hyrjes në fuqi të ndryshimeve.
9. Stazhierët, të cilët e kanë filluar stazhin profesional përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe janë në dy vitet e fundit të tij, vijojnë me procedurat e stazhit dhe provimet e aftësive profesionale, të parashikuara përpara hyrjes në fuqi të këtij ligji.
10. Kufizimet e ripërtëritjes së mandateve të organeve të drejtimit të organizatës profesionale të audituesve ligjorë llogariten që nga koha kur organi përkatës është ngritur dhe ka funksionuar për herë të parë, sipas këtij ligji. Anëtarët e organeve të zgjedhura të organizatës profesionale të audituesve ligjorë përfundojnë mandatin sipas afateve të parashikuara në këtë ligj.
Neni 31
Ngarkohet Këshilli i Ministrave që, brenda 3 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 2, pika 23, dhe 4, pika 10, të këtij ligji.
Ngarkohet Bordi i Mbikëqyrjes Publike që, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të miratojë aktet nënligjore në zbatim të neneve 4, pika 9; 17, pikat 5 e 6; 18, pika 12; 19, pika 3; 25, pika 7; 34, pika 3; 38, pikat 5 e 6; dhe 55, pika 12, të këtij ligji.
Ngarkohet Organizata Profesionale e Audituesve Ligjorë që, brenda 9 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të nxjerrë aktet nënligjore në zbatim të shkronjës “c”, të pikës 2, të nenit 12, të këtij ligji.
Neni 32
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Ndryshimet e nenit 41, të këtij ligji, hyjnë në fuqi më 1 janar 2018.
K R Y E T A R I
Ilir META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.10091, DATË 5.3.2009, “PËR AUDITIMIN LIGJOR, ORGANIZIMIN E PROFESIONIT TË EKSPERTIT KONTABËL TË REGJISTRUAR DHE TË KONTABILISTIT TË MIRATUAR”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10091, datë 5.3.2009, “Për auditimin ligjor, organizimin e profesionit të ekspertit kontabël të regjistruar dhe të kontabilistit të miratuar”, të ndryshuar”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10198, DATË 10.12.2009, “PËR SIPËRMARRJET E INVESTIMEVE KOLEKTIVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.10198, datë 10.12.2009, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 19, pas pikës 4 shtohen pikat 5 dhe 6, me këtë përmbajtje:
“5. Shoqëria administruese krijon një sistem gjithëpërfshirës dhe efektiv të administrimit të riskut, në përputhje me natyrën, shkallën dhe kompleksitetin e veprimtarisë së saj të biznesit, i cili duhet të përmbajë, të paktën,:
a) strategjinë e administrimit të riskut, politikat, procedurat dhe masat;
b) teknikat e matjes së riskut;
c) ndarjen e përgjegjësive që kanë të bëjnë me administrimin e riskut.
6. Autoriteti miraton rregulla për administrimin e riskut, në përputhje me pikën 5, të këtij neni.”.
Neni 2
Në nenin 120 bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Titulli i nenit ndryshon dhe bëhet “Pezullimi i shitjes dhe i shlyerjes së kuotave në një fond investimi”.
2. Në pikën 1 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Hiqen fjalët “…nuk është i mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e fondit dhe se…”.
b) Pas fjalisë së parë shtohet fjalia, me këtë përmbajtje:
“Për të njëjtat shkaqe, të parashikuara në këtë pikë, njëkohësisht me pezullimin e shlyerjes pezullohet, gjithashtu, edhe shitja e kuotave.”.
3. Pas pikës 1 shtohet pika 1/1, me këtë përmbajtje:
“1/1. Nëse shoqëria administruese merr vendim për pezullimin e shitjes dhe shlyerjes së kuotave dhe nëse depozitari nuk është dakord me një vendim të tillë, ky i fundit njofton menjëherë Autoritetin.”.
4. Pika 2 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“2.Shoqëria administruese, në çdo rast, i njofton menjëherë AMF-së vendimin për pezullim e shitjes dhe të shlyerjes së kuotave. AMF-ja, pas marrjes së njoftimit, mund të urdhërojë anulimin e këtij vendimi, nëse gjykon se është në interes të publikut ose në interes të investitorëve në fond. Shoqëria administruese publikon, menjëherë, në faqen e saj zyrtare të internetit, të dhënat për çdo pezullim të shitjes e të shlyerjes së kuotave, dhe për gjatë gjithë kohëzgjatjes së pezullimit, si edhe në një gazetë të përditshme, me qarkullim në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.”.
5. Pika 3 ndryshon, me këtë përmbajtje:
“3. Shlyerja dhe shitja e kuotave në një fond investimi mund të pezullohet edhe nga AMF-ja, e cila mund të urdhërojë shoqërinë administruese dhe depozitarin të pezullojë përkohësisht shlyerjen dhe shitjen e tyre, nëse ekzistojnë shkaqe të forta dhe të justifikuara për këtë pezullim, si dhe nëse kjo është në interes të mbajtësve ekzistues të kuotave ose të mbajtësve potencialë.”.
6. Në pikën 4 bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
a) Në fjalinë e parë, fjalët “…pasi shoqëria administruese dhe depozitari të kenë vendosur se është e mundur të përcaktohet çmimi i saktë i aseteve në portofolin e fondit…” zëvendësohen me “…ose menjëherë, sapo arsyet për pezullimin e shitjes dhe të shlyerjes nuk ekzistojnë më…”.
b) Në fjalinë e dytë, pas fjalëve “…fond investimi…” shtohen fjalët “…i njoftohet, pa vonesë, AMF-së dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të shoqërisë administruese si dhe…”.
7. Në pikën 6, fjalët “…një rregullore…” zëvendësohen me fjalët “…rregulla më të hollësishme për pezullimin e shitjes dhe shlyerjes së kuotave në fondet e investimeve, si dhe rregulla…”.
Neni 3
Në pikën 1, të nenit 130, pas shkronjës “e” shtohet shkronja “ë”, me këtë përmbajtje:
“ë) Shoqëria administruese shkel rregullat për administrimin e riskut.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10198, DATË 10.12.2009, “PËR sipërmarrjet e investimeve kolektive””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10198, datë 10.12.2009, “Për sipërmarrjet e investimeve kolektive””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E REZOLUTAVE NR.612 “RRITJA SELEKTIVE E KAPITALIT AKSIONAR TË AUTORIZUAR PËR TË SHTUAR ZËRIN DHE PJESËMARRJEN E VENDEVE NË ZHVILLIM DHE VENDEVE NË TRANZICION (SCI)” DHE NR.613 “RRITJA E PËRGJITHSHME E KAPITALIT GCI”, TË VITIT 2010, TË KËSHILLIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, dhe të nenit 14, të Konventës së Vjenës, “Për të drejtën e traktateve”, aderuar me ligjin nr.8696, datë 23.11.2000, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Miratimin e rezolutave nr.612 “Rritja selektive e kapitalit aksionar të autorizuar për të shtuar zërin dhe pjesëmarrjen e vendeve në zhvillim dhe vendeve në tranzicion (SCI)” dhe nr.613 “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, të vitit 2010, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)”.
Neni 2
Këshilli i Ministrave përcakton me vendim rregullat dhe autoritetin kompetent për realizimin e rritjes së përgjithshme të kapitalit të Republikës së Shqipërisë në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD).
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
P Ë R
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E REZOLUTAVE NR.612 “RRITJA SELEKTIVE E KAPITALIT AKSIONAR TË AUTORIZUAR PËR TË SHTUAR ZËRIN DHE PJESËMARRJEN E VENDEVE NË ZHVILLIM DHE VENDEVE NË TRANZICION (SCI)” DHE NR.613 “RRITJA E PËRGJITHSHME E KAPITALIT GCI”, TË VITIT 2010, TË KËSHILLIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e rezolutave nr.612 “Rritja selektive e kapitalit aksionar të autorizuar për të shtuar zërin dhe pjesëmarrjen e vendeve në zhvillim dhe vendeve në tranzicion (SCI)” dhe nr.613 “Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI”, të vitit 2010, të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I G J
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE RUMANISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, për mbrojtjen shoqërore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D O S I
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE RUMANISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Rumanisë, për mbrojtjen shoqërore”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE, DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për mbrojtjen shoqërore, dhe të protokollit përfundimtar të saj, sipas teksteve bashkëlidhur këtij ligji dhe pjesëve përbërëse të tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE, DHE TË PROTOKOLLIT PËRFUNDIMTAR TË SAJ”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës Federale të Gjermanisë, për mbrojtjen shoqërore, dhe të protokollit përfundimtar të saj”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË BRAZILIT, PËR SHËRBIMET AJRORE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federative të Brazilit, për shërbimet ajrore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERATIVE TË BRAZILIT, PËR SHËRBIMET AJRORE”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës Federative të Brazilit, për shërbimet ajrore”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN, I CILI AMENDON KONVENTËN E DATËS 12 NËNTOR 1999, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR SHMANGIEN E TAKSIMIT TË DYFISHTË LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE MBI KAPITALIN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, i cili amendon konventën e datës 12 nëntor 1999, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për shmangien e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe mbi kapitalin.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT FEDERAL ZVICERAN, I CILI AMENDON KONVENTËN E DATËS 12 NËNTOR 1999, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KONFEDERATËS ZVICERANE, PËR SHMANGIEN E TAKSIMIT TË DYFISHTË LIDHUR ME TATIMET MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Minstrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit Federal Zviceran, i cili amendon konventën e datës 12 nëntor 1999, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Konfederatës Zvicerane, për shmangien e taksimit të dyfishtë lidhur me tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SEKTORIALE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN QË PËRCAKTON DISPOZITAT E MENAXHIMIT DHE ZBATIMIT TË ASISTENCËS FINANCIARE TË BE-SË PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT, NË FUSHËN “BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL” (IPARD)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit, në fushën “Bujqësia dhe zhvillimi rural” (IPARD)”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SEKTORIALE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE KOMISIONIT EVROPIAN QË PËRCAKTON DISPOZITAT E MENAXHIMIT DHE ZBATIMIT TË ASISTENCËS FINANCIARE TË BE-SË PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, NË KUADËR TË INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT NË FUSHËN “BUJQËSIA DHE ZHVILLIMI RURAL” (IPARD)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit në fushën “Bujqësia dhe zhvillimi rural” (IPARD)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I G J
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E QENDRËS SË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR (WISE)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Qendrës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimor (WISE).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN E QENDRËS SË KËRKIMIT SHKENCOR DHE INOVACIONIT TË BALLKANIT PERËNDIMOR (WISE)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Qendrës së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit të Ballkanit Perëndimor (WISE)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
# # #
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NË LIDHJE ME PROGRAMIN E SHKËMBIMIT TË STUDIMEVE UNIVERSITARE NË EVROPËN QENDRORE (“CEEPUS III”)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore (“CEEPUS III”).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
***
V E N D I M
Për
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NË LIDHJE ME PROGRAMIN E SHKËMBIMIT TË STUDIMEVE UNIVERSITARE NË EVROPËN QENDRORE (“CEEPUS III”)”
V e n d o s i:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes në lidhje me programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore (“CEEPUS III”)”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*Shënim: Bazuar në nenin 117 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave, vendimet e Këshillit të Ministrave publikohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Drejtoria e Komunikimit pranë Këshillit të Ministrave përpiqet të botojë në kohën më të shpejtë të mundshme vendimet e mbledhjeve të qeverisë, por versioni zyrtar dhe hyrja e tyre në fuqi bëhet vetëm pasi vendimi botohet ne QBZ. Shpeshherë, Vendimet e Këshillit të Ministrave kanë nevojë për zbardhje të mëtejshme, çka e vonon publikimin e tyre në këtë faqe.