Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 2 Korrik 2025:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR INVESTIME, PËR PROJEKTIN “INFRASTRUKTURA HEKURUDHORE E KORRIDORIT VIII, FAZA I – SHQIPËRI””
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri””, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR INVESTIME, PËR PROJEKTIN “INFRASTRUKTURA HEKURUDHORE E KORRIDORIT VIII, FAZA I – SHQIPËRI”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Ratifikimin e kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Investime, për projektin “Infrastruktura hekurudhore e korridorit VIII, faza I – Shqipëri”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe ёshtë pjesë pёrbёrёse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
***
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2024
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës dhe të nenit 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2024, sipas dokumenteve të mëposhtme, pjesë përbërëse të tij, si më poshtë vijon:
a) Pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2024;
b) Raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2024 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e realizuar;
c) Raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2024;
ç) Raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2024;
d) Raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së përgjithshme gjatë vitit 2024.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ELISA SPIROPALI
V E N D I M
***
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2024”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 62 e 63, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2024”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU