Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 22 Prill 2020:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisё, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndërkombëtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI)”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
###
P R O J E K T L I GJ
PËR
MIRATIMIN E HUAMARRJES PREJ 139 300 000 SDR-SH QË FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR I AKORDON SHQIPËRISË NЁPЁRMJET INSTRUMENTIT TЁ FINANCIMIT TЁ SHPEJTЁ (RFI)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, 84, pika 4, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Neni 1
Miratimin e huamarrjes prej 139 300 000 SDR-sh që Fondi Monetar Ndёrkombёtar i akordon Shqipërisë nёpёrmjet instrumentit tё financimit tё shpejtё (RFI) me termat, sipas aneksit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E T A R I
GRAMOZ RUҪI