*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.
Newsroom
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 maj 2016
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 maj 2016
25 Maj 2016
Projektligje të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 maj 2016
P R O J E K T L I GJ
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004, “PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I:
Në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 39/1 bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë vijon:
a) Në pikën 5 hiqet togfjalëshi “Ujëmbledhësi i Bovillës”.
b) Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:
“5/1. Për objektet e ndërtuara për familjet e shpërngulura nga ndërtimi i Ujëmbledhësit të Bovillës, kalimi i së drejtës së pronësisë mbi objektin dhe truallin realizohet pa pagesë nga Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale.
Këshilli i Ministrave përcakton, me vendim, procedurat dhe afatet që ndiqen nga ALUIZNI për kalimin e së drejtës së pronësisë.”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E T A R I
ILIR META
###
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË LIGJIN NR.9232, DATË 13.5.2004, “PËR PROGRAMET SOCIALE TË STREHIMIT”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Propozimin e projektligjit “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr.9232, datë 13.5.2004, “Për programet sociale të strehimit”, të ndryshuar’”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI