Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Davos, Zvicër, një takim me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, ku u konstatua progresi i bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh, në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen.
Në takim u konfirmua objektivi i përbashkët, finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë.
Në takim ishin të pranishëm edhe ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati dhe ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.