Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot, më 28 tetor 2013, mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan vendimi dhe projektligji, si më poshtë:

 

PROJEKTLIGJ:

1.       Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

Kjo marrëveshje, që do t’i propozohet Kuvendit për miratim, rregullon marrëdhëniet juridiko-civile me shoqërinë “Crown Agents Limited”, e cila do të japë shërbim asistence për përmirësimin e performancës, rritjen e të ardhurave dhe zvogëlimin e korrupsionit në administratën doganore.

 

VENDIM:

1.       Për lirimin nga detyra të z. Basir Çollaku dhe emërimin në detyrë drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) të z.Gëzim Podgorica.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.