Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, 18 qershor 2014
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË BOSNJË – HERCEGOVINËS PËR LËVIZJEN E NDËRSJELLTË TË QYTETARËVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Ministrave të Bosnjë – Hercegovinës, për lëvizjen e ndërsjellë të qytetarëve, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË GARANCISË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (BERZH), PËR MARRËVESHJEN E HUASË, NDËRMJET AGJENCISË SHQIPTARE TË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE DHE BANKËS EVROPIANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR LINJËN E KREDISË PËR AGJENCINË SHQIPTARE TË SIGURIMIT TË DEPOZITAVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huasë, ndërmjet Agjencisë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për linjën e kredisë për Agjencinë Shqiptare të Sigurimit të Depozitave, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.1497, DATË 19.11.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYPJEN E LETRAVE ME VLERË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në fund të fjalisë së pikës 2, të vendimit nr.1497, datë 19.11.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohen fjalët, “… bileta, procesverbale, akte kontrolli, vendim për kundërvajtjen administrative, procesverbal i konstatimit të kundërvajtjes administrative, akt verifikimi, vendim dënimi, vërtetim transporti, bileta për hyrje në zonat të mbrojtura/parqe kombëtare për invalidë dhe automjete, fatura, raporte mjekësore, receta me rimbursim 100%, receta me rimbursim të pjesshëm, receta pa rimbursim, formularë vizite, formularët e procedurave mjekësore, rekomandime, kartela, libreza shëndetësore të lëshuara nga institucione shtetërore, si dhe dokumente të prodhuara e të lëshuara nga njësitë e qeverisjes vendore, të cilat përmbajnë numër serial.”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”
Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Z. Kastriot Çipi, drejtor i Teatrit Kombëtar të Komedisë, lirohet nga kjo detyrë.
2. Z. Kiço Londo emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.144, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E NJË EKIPI KËSHILLUES USHTARAK (MAT-A) TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK “ISAF”, NË AFGANISTAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të pikave 6 e 11, të nenit 14, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.144, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.145, DATË 20.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË ME PËRFAQËSUES NË SHTABIN “EUFOR”, NË KUADËR TË OPERACIONIT USHTARAK “ALTHEA”, TË BASHKIMIT EVROPIAN, NË BOSNJË – HERCEGOVINË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.145, datë 20.2.2013, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.140, DATË 28.2.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA ME PËRFAQËSUES NË EKIPIN OPERACIONAL TË ALEANCËS (TFA), TË KOMANDËS SË BASHKUAR TË KUNDËRZBULIMIT (ACCI), NË OPERACIONIN USHTARAK “KFOR”, KOSOVË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
3. Shkronja “a”, e pikës 4, të vendimit nr.140, datë 28.2.2013, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
4. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.530, DATË 13.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJE NË OPERACIONIN USHTARAK “ISAF”, NË KANDAHAR, AFGANISTAN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe të kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a” e pikës 5, të vendimit nr.530, datë 13.7.2010, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë)
lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.197, DATË 16.3.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN USHTARAK NDËRKOMBËTAR “KFOR”, KOSOVË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, pika 5, e 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, pikat 6 e 11, të ligjit nr.8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 5, të vendimit nr.197, datë 16.3.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 4 000 (katër mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Ngarkohet Ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.532, DATË 7.7.2010, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJE TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONE USHTARAKE, NË SHTABE TË NDRYSHME NË AFGANISTAN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për mënyrën dhe procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për dërgimin e forcave ushtarake shqiptare jashtë vendit”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të nenit 14, të ligjit nr. 8671, datë 26.10.2000, “Për pushtetet dhe autoritetet e komandimit e të drejtimit strategjik të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave.
V E N D O S I:
1. Shkronja “a”, e pikës 2, të vendimit nr.532, datë 7.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet si më poshtë vijon:
“a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 9 000 (nëntë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;”.
2. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
PËRBËRJEN, FUNKSIONIMIN DHE MËNYRËN E SHPËRBLIMIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR KUNDËR DHUNËS NË SPORT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 50, të ligjit nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Komisioni Kombëtar Kundër Dhunës në Sport të kryesohet nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit dhe në përbërje të ketë 5 (pesë) anëtarë dhe 1 (një) koordinator/sekretar, si më poshtë vijon:
– Drejtorin e Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit anëtar;
– Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit anëtar;
– Presidentin e Komitetit Olimpik Shqiptar anëtar;
– Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Futbollit anëtar;
– Një gazetar sportiv anëtar;
– Një specialist në Drejtorinë e Sportit në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit koordinator/sekretar.
2. Komisioni Kombëtar kundër Dhunës në Sport thirret, si rregull, nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit, jo më shumë se 4 (katër) herë në vit, pas njoftimit të bërë nga sekretari. Sekretari i Komisionit përgatit materialet që do të shqyrtohen dhe ua vë në dispozicion anëtarëve të Komisionit 7 (shtatë) ditë përpara mbledhjes. Komisioni i zhvillon mbledhjet kur janë të pranishëm jo më pak se pesë veta, në të kundërt ajo bëhet jo më vonë se dy javë nga data e njoftimit të ri.
3. Anëtarët e Komisionit Kombëtar kundër Dhunës në Sport përfitojnë, për çdo pjesëmarrje në mbledhje, një shpërblim prej 5 000 (pesë mijë) lekësh. Pagesat për shpërblimet të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (Programi i sportit).
4. Vendimi nr.18, datë 13.1.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për përbërjen, funksionimin dhe mënyrën e shpërblimit të Komisionit Kombëtar kundër Dhunës në Sport”, shfuqizohet.
5. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe të gjitha institucionet, përfaqësuesit të cilave janë përcaktuar në pikën 1, për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË KREDISË PËR EKSPORT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, QË VEPRON NË EMËR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE PËRFAQËSOHET NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE UNICREDIT BANK AUSTRIA AG, PËR FINANCIMIN E PROJEKTIT “ARSIMIMI ELEKTRONIK -SHQIPËRI –MODERNIZIMI I SISTEMIT ARSIMOR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së kredisë për eksport, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, që vepron në emër të Republikës së Shqipërisë dhe përfaqësohet nga Ministria e Financave, dhe UniCredit Bank Austria AG, për financimin e projektit “Arsimimi elektronik – Shqipëri – Modernizimi i sistemit arsimor”, me një hua të butë prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN, PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN “HORIZON 2020 – PROGRAMI KUADËR PËR KËRKIM DHE INOVACION, 2014-2020”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian “Horizon 2020 – Programi kuadër për kërkim dhe inovacion, 2014-2020”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR RREGULLAT BAZË TË INSTALIMEVE RADIOLOGJIKE NË MJEKËSI”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8025, datë 9.11.1995, “Për mbrojtjen nga rrezatimet jonizuese”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për rregullat bazë të instalimeve radiologjike në mjekësi”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni i Mbrojtjes nga Rrezatimet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES PËR THEMELIMIN DHE STATUTIN E ORGANIZATËS EVROPIANE TË SË DREJTËS PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të marrëveshjes për themelimin dhe statutin e Organizatës Evropiane të së Drejtës Publike, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
SHTRIRJEN E MBIKËQYRJES ELEKTRONIKE NË TË GJITHË TERRITORIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 20, pika 2, e 21, pika 1, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Fillimin e zbatimit të mbikëqyrjes elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, në kuptim pikës 2, të nenit 20, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, “Për mbikëqyrjen elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor”.
2. Mbikëqyrja elektronike e personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim gjyqësor, të parashikuar në nenin 4, të ligjit nr.10494, datë 22.12.2011, shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe realizohet nga të gjitha gjykatat sipas parashikimeve të këtij ligji.
3. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Provës për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.840, DATË 17.12.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR VEPRIMTARINË E DREJTORISË SË SHËRBIMIT TË TRUPIT DIPLOMATIK”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 33, të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.840, datë 17.12.2004, të Këshillit të Ministrave, bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
1. Pas shkronjës “b”, të pikës 2, shtohet shkronja “c”, me këtë përmbajtje:
“c) Mirëmbajtja e godinës, ambienteve të brendshme dhe të jashtme të Ministrisë së Punëve të Jashtme, si dhe përmirësimi i inventarit material të kësaj ministrie.”.
2. Pika 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“4. Për të krijuar, garantuar dhe përmirësuar kushtet e veprimtarisë së Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Shqipërisë, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, Trupit Diplomatik të akredituar në Republikën e Shqipërisë, si dhe përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera apo pranë organizatave ndërkombëtare, DSHTD-ja përdor burimet e veta financiare. Gjithashtu, DSHTD-ja përballon me fondet e saj, tërësisht apo pjesërisht, shpenzimet për ndërtimin apo blerjen e objekteve të reja, pronë e shtetit shqiptar, të cilat shërbejnë për ushtrimin e veprimtarisë së përfaqësive diplomatike të Republikës së Shqipërisë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR BYPASS-IN E VLORËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 26, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Miratimin, në parim, të kontratës financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për bypass-in e Vlorës, me një kredi në shumën 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.502, DATË 13.7.2011, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES UNIFORME TË KONTROLLIT TË ZHVILLIMIT TË TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 62, të ligjit nr.10119, datë 23.4.2009, “Për planifikimin e territorit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë dhe të ministrit të Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pas pikës 3, të nenit 13, të Rregullores Uniforme të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, që i bashkëlidhet vendimit nr.502, datë 13.7.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, shtohet pika 4, me këtë përmbajtje:
“4. Autoritetet që miratojnë lejet e punimeve sipas parashikimit të nenit 12, janë të detyruara që, gjatë shqyrtimit të dokumentacionit ligjor, teknik e financiar të depozituar nga subjekti aplikues/zhvillues, të verifikojnë pranë furnizuesit të energjisë elektrike pagesën e detyrimeve të energjisë elektrike për kontratën/kontratat e furnizimit që rezulton/rezultojnë në emër të subjektit aplikues/zhvillues. Në rast se subjekti aplikues/zhvillues është person fizik dhe kontrata/kontratat e furnizimit me energji elektrike është/janë në emër të pjesëtarëve të familjes, autoritetet që miratojnë lejet e punimeve verifikojnë përmbushjen e detyrimeve edhe për pjesëtarët e familjes së tij, sipas certifikatës familjare. Në rast se, pas verifikimit, rezulton se subjekti aplikues/zhvillues nuk ka shlyer detyrimet e energjisë elektrike, autoritetet që miratojnë lejet e punimeve njoftojnë subjektin dhe pezullojnë miratimin e lejes, deri në përmbushjen e këtij detyrimi.
Pezullimi i miratimit të lejes nuk bëhet kur rezulton se detyrimet e papaguara të energjisë elektrike, të konfirmuara nga furnizuesi, janë në proces ankimimi në gjykatë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
NIKO PELESHI
*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.