Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 04 Prill 2018:
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE CASSA DEPOSITI E PRESTITI S.P.A., PËR PROGRAMIN E ARSIMIT DHE FORMIMIT PROFESIONAL NËPËRMJET INOVACIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Cassa Depositi e Prestiti S.p.A., për programin e arsimit dhe formimit profesional nëpërmjet inovacionit, me një hua të butë, në shumën 5 000 000 (pesë milionë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KFW FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR PROGRAMIN E REHABILITIMIT TË KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË, SHQIPËRI
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet KfW Frankfurt am Main (KfW) dhe Republikës së Shqipërisë (Marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për programin e rehabilitimit të konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiҫencës së energjisë, Shqipëri, me një grant në shumën prej 4 500 000.00 (katër milionë e pesëqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KFW, FRANKFURT AM MAIN (KFW) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (MARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, PËR FINANCIMIN E SHËRBIMEVE TË EKSPERTIT NDAJ MARRËSIT, NË KUADËR TË PROGRAMIT “REHABILITIMI I KONVIKTEVE TË UNIVERSITETIT TË TIRANËS SIPAS PARIMIT TË EFIÇENCËS SË ENERGJISË”, FINANCUAR NGA NJË FOND I VEÇANTË, DHËNË NGA QEVERIA GJERMANE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet KfW, Frankfurt am Main (KfW) dhe Republikës së Shqipërisë (marrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për financimin e shërbimeve të ekspertit ndaj marrësit, në kuadër të programit “Rehabilitimi i konvikteve të Universitetit të Tiranës sipas parimit të efiçencës së energjisë”, financuar nga një fond i veçantë, dhënë nga qeveria Gjermane, në shumën 155 000.00 (njëqind e pesëdhjetë e pesë mijë) euro, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.48, DATË 21.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E RREGULLORES PËR FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT KOMBËTAR PËR AFTËSINË E KUFIZUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 2 e 5, të nenit 12, të ligjit nr.93/2014, “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Pika 1 e nenit 2 të rregullores për funksionimin e Këshillit Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar, bashkëlidhur vendimit nr.48, datë 21.1.2015, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Këshilli Kombëtar për Aftësinë e Kufizuar përbëhet nga 17 (shtatëmbëdhjetë) anëtarë. Këshilli kryesohet nga ministri që mbulon çështjet e aftësisë së kufizuar, konkretisht, ministri i i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ka në përbërje:
– Ministrin e Drejtësisë anëtar;
– Ministrin e Brendshëm anëtar;
– Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme anëtar;
– Ministrin e Financave dhe Ekonomisë anëtar;
– Ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë anëtar;
– Ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë anëtar;
– Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit anëtar;
– Ministrin e Kulturës anëtar;
– Ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural anëtar;
– Përfaqësuesit e organizatave të personave me aftësi të kufizuara 5 anëtarë;
– Përfaqësuesit e organizatave për personat me aftësi të kufizuara 2 anëtarë.”.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR ASHENSORËT DHE KOMPONENTËT E SIGURISË PËR ASHENSORË DHE PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2, e 16, pika 6, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për ashensorët dhe komponentët e sigurisë për ashensorë dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Përcaktimi i standardeve të harmonizuara shqiptare, numrat dhe titujt e të cilave janë përshirë në listën bashkëlidhur këtij vendimi, shërbejnë si dokumente reference për konformitetin e ashensorëve dhe të komponentëve të sigurisë me kërkesat thelbësore të sigurisë të përcaktuara në rregullin teknik të përmendur në pikën 1 të këtij vendimi.
3. Vendimi nr.1057, datë 23.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik, “Për ashensorët dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara”, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PЁR ETIKETIMIN E ENERGJISЁ PЁR FURRAT SHTËPIAKE DHE ASPIRATORËT THITHËS”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, të ligjit nr.68/2012, “Për informacionin e konsumit të energjisë dhe burimeve të tjera të produkteve me ndikim në energji”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullit teknik “Për etiketimin e energjisë për furrat shtëpiake dhe aspiratorët thithës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
SENIDA MESI