Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 05 Qershor 2019

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK PËR PAJISJET RADIO, NJOHJEN E NDËRSJELLË TË VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT TË TYRE DHE PËRCAKTIMIN E LISTËS SË STANDARDEVE TË HARMONIZUARA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 2, e 42, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të nenit 79, të ligjit nr.9918, datë 19.5.2008, “Për komunikimet elektronike në Republikën ae Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio, njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre dhe përcaktimin e listës së standardeve të harmonizuara, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
  2. Vendimi nr.546, datë 13.6.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullit teknik për pajisjet radio dhe fundore të telekomunikacioneve dhe njohjen e ndërsjellë të vlerësimit të konformitetit të tyre”, shfuqizohet.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

 

***

 

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR, “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7895, DATË 27.1.1995, “KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,  TË NDRYSHUAR”

 

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar, “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

 NJË SHTESË FONDI NË PROGRAMIN “MBËSHTETJE PËR PARTITË POLITIKE”, PËR FINANCIMIN E FUSHATËS ZGJEDHORE, TË SUBJEKTEVE PJESËMARRËSE NË ZGJEDHJET PËR ORGANET E VETËQEVERISJES VENDORE, TË VITIT 2019

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 87, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008, “Kodi Zgjedhor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 13, të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, si edhe të vendimit të Kuvendit të Shqipërisë nr.59/2019, “Për miratimin e fondit për financimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet e organeve të qeverisjes vendore të vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Për financimin e fushatës zgjedhore për organet e vetëqeverisjes vendore të datës 30 qershor 2019, në programin “Mbështetje për partitë politike” shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, i cili iu shpërndahet subjekteve zgjedhore pjesëmarrëse në këto zgjedhje, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

 

  1. Efekti financiar i parashikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2019.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË QENDRËS KOMBËTARE TЁ KULTURËS PËR FËMIJË DHE TEATRIT TЁ KUKULLAVE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Erion Isai, Drejtor i Qendrës Kombëtare tё Kulturës pёr Fëmijë dhe Teatrit tё Kukullave, të lirohet nga kjo detyrë.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

 

***

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E DOKUMENTIT POLITIK “REFORMA E VLERËSIMIT TË AFTËSISË SË KUFIZUAR NË SISTEMIN E MBROJTJES SOCIALE DHE PLANI I VEPRIMIT 2019-2024 PËR ZBATIMIN E TIJ”

 

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. Miratimin e dokument politik “Reforma e vlerësimit të aftësisë së kufizuar në sistemin e mbrojtjes sociale dhe plani i veprimit 2019-2024 për zbatimin e tij”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

  1. Efekti financiar i zbatimit të dokumentit politik për vitin 2019 është 725 444 000 (shtatëqind e njëzet e pesë milionë e katërqind e dyzet e katër mijë) lekë dhe do të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Brendshme dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

ERION BRAÇE

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.