Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 dhjetor 2017

V E N D I M

PËR

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 983 (nëntëqind e tetëdhjetë e tre) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.

2.Kalimi i së drejtës së pronësisë, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi, të bëhet, si më poshtë vijon:

a)Për qarkun Tiranë (ZVRPP Tiranë dhe Kavajë) numri i parcelave ndërtimore është 263 (dyqind e gjashtëdhjetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme  66 345 (gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e dyzet e pesë) m²;

b)Për qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër) numri i parcelave ndërtimore është 8 (tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 683 (një mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tre ) m²;

c)Për qarkun Vlorë (ZVRPP Sarandë dhe Vlorë) numri i parcelave ndërtimore është 28 (njëzet e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 9 563 (nëntë mijë e pesëqind e gjashtëdhjetë e tre) m²;

ç)Për qarkun Elbasan (ZVRPP Elbasan, Gramsh, Librazhd dhe Peqin) numri i parcelave ndërtimore është 184 (njëqind e tetëdhjetë e katër), me sipërfaqe të përgjithshme 45 647( dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e dyzet e shtatë ) m²;

d)Për qarkun Durrës (ZVRPP Durrës dhe Krujë) numri i parcelave ndërtimore është 363 (treqind e gjashtëdhjetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 164 499 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e katërqind  e nëntëdhjetë e nëntë) m²;

dh)Për qarkun Fier (ZVRPP Fier dhe Mallakastër) numri i parcelave ndërtimore është 16 (gjashtëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 5 695 (pesë mijë e gjashtëqind e nëntëdhjetë e pesë) m²;

e)Për qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë) numri i parcelave ndërtimore është 38 (tridhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 10 123 (dhjetë mijë e njëqind e njëzet e tre ) m²;

ë)Për qarkun Berat (ZVRPP Berat dhe Kuçovë) numri i parcelave ndërtimore është 15 (pesëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 085 (katër mijë e tetëdhjetë e pesë ) m²;

f)Për qarkun Kukës (ZVRPP Kukës dhe Has) numri i parcelave ndërtimore është 17 (shtatëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 4 688 (katër mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e tetë) m²;

g)Për qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër, Tepelenë dhe Përmet) numri i parcelave ndërtimore është 50 (pesëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 14 423 (katërmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e tre) m²;

gj)Për qarkun Korçë (ZVRPP Korçë) numri i parcelave ndërtimore është 2 (dy), me sipërfaqe të përgjithshme 208 (dyqind e tetë) m².

3.Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimet pa leje, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi, të bëhet, si më poshtë vijon:

a)Masa e kompensimit është 105 265,33 (njëqind e pesë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e pesë presje tridhjetë e tre) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 555 590 353,26 (pesëqind e pesëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e nëntëdhjetë mijë e treqind e pesëdhjetë e tre presje njëzetë e gjashtë) lekë;

b)Vlera e miratuar e kompensimit financiar për:

c)pasurinë nr.2/249, në zonën kadastrale 8350; nr.69/13, në zonën kadastrale 8517; nr.3/29, në zonën kadastrale 8518, sipas seksionit të veçantë të shtojcës që i bashkëlidhet këtij vendimi, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, pas miratimit nga kreditori, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe të rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”;

ç)pasurinë nr.43/15 dhe 43/16, në zonën kadastrale 8517; nr.30/158, në zonën kadastrale 8601; nr.1/645, në zonën kadastrale 8140, pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, sipas pikës 13, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave.

d)pasurinë nr.9/1154, në zonën kadastrale 8340; nr.12/291, në zonën kadastrale 8523; nr.69/15, në zonën kadastrale 8517; nr.69/19, në zonën kadastrale 8517; nr.69/20, në zonën kadastrale 8517; nr.69/21, në zonën kadastrale 8517; nr.69/22, në zonën kadastrale 8517; nr.24/108, në zonën kadastrale 8518; nr.9/100 e 9/102, në zonën kadastrale 8170, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave. Numrat e pasurive të cituara në shkronjën “b”, të vendimit, u referohen kartelave përkatëse të pasurive, të pasqyruara në seksionin e veçantë (kolona 17) të shtojcës nr.1.

3.Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Tiranë, Kavajë, Shkodër, Sarandë, Vlorë, Elbasan, Gramsh, Librazhd, Peqin, Durrës, Krujë, Fier, Mallakastër, Lezhë, Berat, Kuçovë, Kukës, Has, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Korçë dhe Pogradec të regjistrojnë, brenda 5 (pesë) ditëve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 e 16, të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

4.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN NGA NDËRTIMET INFORMALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 1 e 3, të nenit 15/1, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, si dhe të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, për sipërfaqet takuese, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë e ALUIZNI-t: Tiranë Veri, Tiranë Jug, Tiranë Shtesat, Kamëz Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër.

2.Masa e kompensimit është 25 833,81 (njëzet e pesë mijë e tetëqind e tridhjetë e tre presje tetëdhjetë e një) m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është 351 347 083,89 (treqind e pesëdhjetë e një milionë e treqind e dyzet e shtatë mijë e tetëdhjetë e tre presje tetëdhjetë e nëntë) lekë, sipas shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3.Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, sipas shtojcës 1, bashkëlidhur këtij vendimi, do të bëhet, si më poshtë vijon:

a)Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1: 25 dhe 27, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.

b)Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1: 70 dhe 102, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 15, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.

c)Për numrat rendorë të pronave, (kolona 13) të shtojcës 1: 65 dhe 66, sipas seksionit të veçantë (kolona 18) të shtojcës 1, shuma e kompensimit financiar vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të mbivendosjes, sipas pikës 16, të vendimit nr.465, datë 22.6.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.

4.Zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, përkatësisht, në Tiranë, Elbasan, Durrës, Vlorë dhe Shkodër, të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme.

5.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronave, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË KONVENTËS, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË SHTETIT TË IZRAELIT, PËR SHMANGIEN E TAKSIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Izraelit, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimit të evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE  TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË  NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Lista përbëhet nga 1 (një) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Të gjitha aktivet e qëndrueshme dhe aktivet qarkulluese, që janë në inventarin e personelit të ish-Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë që bëhet pjesë e strukturës aktuale të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i kalojnë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

3.Vendimi nr.445, datë 16.6.2005, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Punës dhe Çështjeve Sociale”, shfuqizohet.

4.Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, ndËrmjet REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE, DHE KFW FRANKFURT AM MAIN, PëR PROGRAMIN “REZERVA NDERKUFITARE E BIOSFERËS NË PRESPË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 19 e 22, të   ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe KfW Frankfurt am Main, për financimin e programit “Rezerva ndërkufitare e biosferës në Prespë”, nëpërmjet një granti prej 3 500 000 (tre milionë e pesëqind mijë) eurosh, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.286, DATË 18.3.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.822, DATË 23.11.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.61, DATË 23.1.2013; NR.345, DATË 24.4.2013, “PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657, datë 24.12.2008; nr.286, datë 18.3.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.20010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.646,datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.822, datë 23.11.2001; nr.513, datë 1.8.2012; nr.61, datë 23.1.2013; nr.345, datë 24.4.2013, të ndryshuar, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie 11/71, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Kamëz, Vorë, të jenë sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 3/5, 7/75, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jenë sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 3/157, 3/157, 1/454, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 3/515, 6/136, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Jug dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 14/170, 7/239, 3/707, 2/63, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri dhe Vlorë, të jenë sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 6/313, 8/1085, 8/563, 8/1094, 3/247, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana-Veri, të jenë sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

7.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 2/271, 6/539, 4/471, 2/619, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri dhe Elbasan,  të jenë sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

8.Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 8/397, 4/568, 3/517, 2/310, 23/46, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri, Tirana-Jug dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

9.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 3/218, 8/562, 7/320, 2/191, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

10.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie 1/431, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, të jenë sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

11.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 4/220, 4/219, 3/773, 10/185, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana 2 dhe Tirana-Veri, të jenë sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

12.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie 5/305, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jetë sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

13.Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 3/187, 80/257, 1/429, në drejtoritë e ALUIZNI-t Elbasan, Tirana-Jug dhe Tirana-Veri, të jenë sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

14.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 7/228, 7/369, 7/189, 7/365, 7/302, 7/362, 7/358, 7/364, 7/245, 7/230, 7/235, 7/188, 7/240, 7/367, 7/268, 7/113, 7/278, 7/238, 7/226, 7/333, 7/389, 7/393, 7/187, 7/332, 13/595, 5/332, 3/664, 7/530, 7/517 në drejtoritë e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë, Tirana-Jug dhe Tirana-Veri, të jenë sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

15.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie 7/466, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana 2, të jenë sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

16.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie 9/111, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jenë sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

17.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr. pasurie 9/278, 5/715, 6/422, 6/419, në drejtoritë e ALUIZNI-t Elbasan, Shkodër dhe Tirana-Veri, të jenë sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

18.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr. pasurie, 11/219, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Lushnjë, të jenë sipas lidhjes Z, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

19.Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 1/200, 1/81, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana-Veri dhe Tirana 2, të jenë sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

20.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI TË MINISTRISË SË BRENDSHME, TË PASURIVE ME NUMËR 8/1 DHE 8/3, ZONA KADASTRALE 8150, ME EMËRTIMIN “GODINA E MINISTRISË  SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE”, NDODHUR  NË BULEVARDIN “BAJRAM CURRI”, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, 10 e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Kalimin në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Brendshme, të pasurive me numër 8/1 dhe 8/3, zona kadastrale 8150, me emërtimin “Godina e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, ndodhur në Bulevardin “Bajram Curri”, Tiranë, sipas hartës treguese bashkëlidhur këtij vendimi, për ushtrimin e veprimtarisë administrative të këtij institucioni.

Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA ISH – MINISTRIA E INTEGRIMIT EVROPIAN TE DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS PUBLIKE DHE KOMISIONI I PROKURIMIT PUBLIK, TË GODINËS SË ISH – MINISTRISË SË INTEGRIMIT EVROPIAN  

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga ish-Ministria e Integrimit Evropian te Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioni i Prokurimit Publik, të godinës së ish – Ministrisë së Integrimit Evropian, sipas formularit, genplanit dhe planimetrisë, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2.Departamentit të Administratës Publike i kalon në përgjegjësi administrimi oborri, kati përdhes dhe kati i parë i godinës.

3.Komisionit të Prokurimit Publik i kalon në përgjegjësi administrimi kati i dytë i godinës.

4.Departamentit të Administratës Publike dhe Komisionit të Prokurimit Publik u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e godinës së përcaktuar në pikat 1, 2 dhe 3, të këtij vendimi, ta tjetërsojnë ose ta japin në përdorim të të tretëve.

5.Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Departamenti i Administratës Publike, Komisioni i Prokurimit Publik dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR 

MIRATIMIN E PLANIT TË DYTË DHE TË TRETË KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR EFIÇENCËN E ENERGJISË PËR SHQIPËRINË, 2017-2020

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 7, pika 1, të ligjit nr.124/2015, datë 12.11.2015, “Për efiçencën e energjisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I: 

1.Miratimin e Planit të Dytë dhe të Tretë Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë për Shqipërinë, 2017-2020, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE TË KRYERJES SË KONTROLLIT TË VEPRIMTARISË SË NDËRMARRJES SOCIALE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 22, të ligjit nr.65/2016, “Për ndërmarrjet sociale në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Ministria përgjegjëse për mbrojtjen sociale, nëpërmjet inspektoratit përgjegjës për çështjet sociale, ushtron kontrolle, me qëllim që të sigurojë respektimin e legjislacionit për ndërmarrjet sociale nga subjektet zbatuese.

2.Inspektorati përgjegjës për çështjet sociale, në varësi të fushës së veprimtarisë së ndërmarrjeve sociale, siguron bashkëpunim dhe koordinon punën e tij me Inspektoratin Qendror, ministritë dhe institucionet  në varësi të tyre dhe inspektoratet e tjera shtetërore, në përputhje me ligjin për inspektimin në Republikën e Shqipërisë.

3.Bashkëpunimi me institucionet e tjera, sipas pikës 2 të këtij vendimi, realizohet nëpërmjet hartimit të programeve të punës për organizimin e kontrolleve të përbashkëta, në varësi të fushës së veprimtarisë dhe problematikave të mundshme, si dhe nëpërmjet shkëmbimit të informacionit në rastet e konstatimit të shkeljeve të legjislacionit, që nuk mbulohen nga institucioni që kryen kontrollin.

4.Inspektorati përgjegjës për çështjet sociale ka përgjegjësinë:

a)të kontrollojë dhe të verifikojë respektimin e kërkesave ligjore në fushën e  çështjeve sociale;

b)të kontrollojë përmbushjen e kritereve dhe të kushteve që plotësojnë subjektet publike dhe jopublike, që ushtrojnë veprimtari në këtë fushë;

c)të kontrollojë plotësimin e standardeve të shërbimeve të ofruara nga ofruesit dhe të shërbimeve të kujdesit shoqëror;

d)të kontrollojë përmbushjen e kritereve dhe të kushteve sociale dhe ekonomike që plotësojnë organizatat jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtari sipas ligjit për ndërmarrjet sociale.

5.Inspektorati përgjegjës për çështjet sociale, në përputhje me ligjin për shërbimet e kujdesit shoqëror, mbikëqyr dhe kontrollon në formë elektronike nëpërmjet portalit “e-Inspektimi”, përmbushjen e kritereve sociale dhe ekonomike, në përputhje me përcaktimet e ligjit për ndërmarrjet sociale.

6.Inspektori, gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij inspektuese, identifikohet me kartën e inspektorit të lëshuar nga Inspektorati Qendror dhe kryen inspektime me listëverifikime dhe dokumentacion online.

7.Për shkelje të dispozitave të legjislacionit të ndërmarrjeve sociale, inspektorati përgjegjës për çështjet sociale vendos gjobë në masën e përcaktuar në nenin 23 të ligjit nr.65/2016. Në rast të parregullsive të rëndësishme ose të përsëritura, inspektorati njofton me shkrim dhe pa vonesë Inspektoratin Qendror, i cili ia përcjell menjëherë autoritetit përgjegjës.

8.Të gjitha të ardhurat nga gjobat e vendosura derdhen tërësisht në buxhetin e shtetit.

9.Përfaqësuesit e ndërmarrjeve sociale kanë të drejtë të informohen për kryerjen e inspektimit nëpërmjet njoftimit paraprak të autorizimit të subjektit të inspektimit, jo më vonë se 3 (tri) ditë përpara fillimit të veprimtarive të inspektimit, përveç rasteve të inspektimit jashtë programit dhe inspektimit rastësor.

10.Inspektimi jashtë programit kryhet kur ndërmarrja sociale nuk ka paraqitur raporte periodike brenda afatit të caktuar, nuk ka paraqitur informacion të plotë, kur ka dyshime për vërtetësinë e informacionit ose të një denoncimi të marrë nga të tretët.

11.Përfaqësuesit e ndërmarrjeve sociale kanë detyrimin të sigurojnë të gjitha të dhënat e nevojshme që lidhen me zbatimin e legjislacionit të ndërmarrjeve sociale.

12.Për të gjitha aspektet e inspektimit, të cilat nuk janë rregulluar shprehimisht në këtë vendim, të zbatohen parimet, rregullat dhe procedurat e përcaktuara në ligjin nr.10433, datë 16.6.2011, “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”.

13.Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe inspektorati përgjegjës për çështjet sociale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT  E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17 të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10 të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe shkronjës ç, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.07.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 983 (nëntëqind e tetëdhjetë e tre) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.

2.Kalimi i së drejtës së pronësisë të bëhet sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi:

a)Për Qarkun Elbasan (ZVRPP-të Librazhd, Peqin dhe Elbasan), numri i parcelave ndërtimore është 78 (shtatëdhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 24 283 (njëzetë e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e tre) m².

b)Për Qarkun Korçë (ZVRPP Korçë), numri i parcelave ndërtimore është 12 (dymbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 5 238 (pesë mijë e dyqind e tridhjetë e tetë) m².

c)Për Qarkun Fier (ZVRPP-të Fier dhe Lushnjë), numri i parcelave ndërtimore është 43 (dyzetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme 10 759 (dhjetë mijë e shtatëqind e pesëdhjetë e nëntë) m².

ç)Për Qarkun Tiranë (ZVRPP-të Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 56 (pesëdhjetë e gjashtë), me sipërfaqe të përgjithshme 14 062 (katërmbëdhjetë mijë e gjashtëdhjetë e dy) m².

d)Për qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 22 (njëzetë e dy), me sipërfaqe të përgjithshme 6 013 (gjashtë mijë e trembëdhjetë) m².

dh)Për qarkun Durrës (ZVRPP Krujë), numri i parcelave ndërtimore është 3 (tre), me sipërfaqe të përgjithshme 815 (tetëqind e pesëmbëdhjetë) m².

e)Për qarkun Gjirokastër (ZVRPP-të Gjirokastër, Përmet dhe Tepelenë), numri i parcelave ndërtimore është 16 (gjashtëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 2 269 (dy mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e nëntë) m².

ë)Për qarkun Berat (ZVRPP-të Berat dhe Kuçovë), numri i parcelave ndërtimore është 8 (tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 1 808 (një mijë e tetëqind e tetë) m².

f)Për qarkun Vlorë (ZVRPP Vlorë), numri i parcelave ndërtimore është 1 (një), me sipërfaqe të përgjithshme 486 (katërqind e tetëdhjetë e gjashtë) m².

3.Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, të bëhet sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi:

a)Masa e kompensimit është 6 467,47 (gjashtëmijë e katërqind e gjashtëdhjetë e shtatë presje dyzet e shtatë) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 47 754 714,98 (dyzet e shtatë milion e shtatëqind e pesëdhjetë e katër mijë e shtatëqind e katërmbëdhjetë presje nëntëdhjetë e tetë) lekë.

b)Vlera e miratuar e kompensimit financiar për:

a)pasurinë nr.213/30, në zonën kadastrale 3976, pas miratimit nga kreditori, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, sipas pikës 12, të vendimit nr.465, datë 22.06.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.

Numrat e pasurive të cituara në pikën b të Vendimit u referohen kartelave përkatëse të pasurive të pasqyruara në seksionin e veçantë (kolona 17) të Shtojcës.

4.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elbasan, Librazhd, Peqin, Korçë, Fier, Lushnjë, Tiranë, Kavajë, Shkodër, Krujë, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Berat, Kuçovë dhe Vlorë të regjistrojnë, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 dhe 16 të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet  ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

5.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17 të ligjit nr.9482,   datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163 të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10 të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të nenit 4, shkronja “ç”, të ligjit nr.7980, datë 27.07.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kalimin e së drejtës së pronësisë në favor të subjekteve përfituese për 983 (nëntëqind e tetëdhjetë e tre) parcela ndërtimore të objekteve të legalizuara dhe kompensimin financiar të pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken prej tyre, sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi.

2.Kalimi i së drejtës së pronësisë të bëhet sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi:

a)Për qarkun Tiranë (ZVRPP-të Tiranë dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 87 (tetëdhjetë e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme   26 210 (njëzetë e gjashtë mijë e dyqind e dhjetë) m².

b)Për qarkun Durrës (ZVRPP-të Durrës dhe Kavajë), numri i parcelave ndërtimore është 278 (dyqind e shtatëdhjetë e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 98 172 (nëntëdhjetë e tetë mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy) m².

c)Për qarkun  Kukës (ZVRPP Kukës), numri i parcelave ndërtimore është 48 (dyzet e tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 16 633 (gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e tre) m².

ç)Për qarkun Korçë (ZVRPP Korçë), numri i parcelave ndërtimore është 4 (katër), me sipërfaqe të përgjithshme 712 (shtatëqind e dymbëdhjetë) m².

d)Për qarkun Vlorë (ZVRPP Sarandë dhe Vlorë), numri i parcelave ndërtimore është 53 (pesëdhjetë e tre), me sipërfaqe të përgjithshme   16 082 (gjashtëmbëdhjetë mijë tetëdhjetë e dy) m².

dh)Për qarkun Gjirokastër (ZVRPP Gjirokastër), numri i parcelave ndërtimore është 19 (nëntëmbëdhjetë), me sipërfaqe të përgjithshme 6 070 (gjashtë mijë e shtatëdhjetë) m².

e)Për qarkun Lezhë (ZVRPP Lezhë), numri i parcelave ndërtimore është 79 (shtatëdhjetë e nëntë), me sipërfaqe të përgjithshme 22 357 (njëzet e dy mijë e treqind e pesëdhjetë e shtatë ) m².

ë)Për qarkun Fier (ZVRPP Fier), numri i parcelave ndërtimore është 27 (njëzet e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 6 140 (gjashtë mijë e njëqind  e dyzet) m².

Për qarkun Elbasan (ZVRPP-të Elbasan dhe Gramsh), numri i parcelave ndërtimore është 87 (tetëdhjetë e shtatë), me sipërfaqe të përgjithshme 23 020 (njëzet e tre mijë e njëzet) m².

f)Për qarkun Shkodër (ZVRPP Shkodër), numri i parcelave ndërtimore është 8 (tetë), me sipërfaqe të përgjithshme 953 (nëntëqind e pesëdhjetë e tre) m².

3. Kompensimi financiar i pronarëve të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, të bëhet sipas shtojcës bashkëlidhur këtij vendimi:

a)Masa e kompensimit është 5 187,02 (pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë presje zero dy) m² dhe vlera totale e kompensimit financiar është 64 862 423,08 (gjashtëdhjetë e katër milion e tetë qind e gjashtëdhjetë e dy mijë e katërqind e njëzet e tre presje zero tetë) lekë.

b)Vlera e miratuar e kompensimit financiar për:

c)pasurinë nr.6/510, në zonën kadastrale 8310, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, sipas pikës 15 të vendimit nr.465, datë 22.06.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”;

ç)pasurinë nr.6/483, në zonën kadastrale 8310, vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, pas zgjidhjes në rrugë gjyqësore të shkakut të kufizimit, sipas pikës 16 të vendimit nr.465, datë 22.06.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”.

Për numrat e pasurive të cituara në shkronjën “b”, të pikës 2, të vendimit, u referohen kartelave përkatëse të pasurive të pasqyruara në seksionin e veçantë (kolona 17) të shtojcës 1.

4.Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë, Kavajë, Shkodër, Sarandë, Vlorë, Elbasan, Librazhd, Durrës, Krujë, Fier, Lezhë,  Kukës, Gjirokastër dhe Korçë, të regjistrojnë, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, kalimin e së drejtës së pronësisë së parcelave ndërtimore dhe hipotekën ligjore mbi to, në përputhje me përcaktimet e pikave 15 dhe 16 të vendimit nr.1095, datë 28.12.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave të bashkërendimit të punës, ndërmjet ALUIZNI-t dhe ZQRPP-së, dhe të procedurave, apo kufizimeve që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara”.

5.Ngarkohen Ministria e Drejtësisë, Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, Agjencia e Trajtimit të Pronës, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “BELVEDERE VLORË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 dhe 21 të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë” dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Belvedere Vlorë”.

2.Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.

3.Kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë sipërfaqe tokë truall, me një vlerë të përgjithshme prej 9 561 931 (nëntë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e një) lekësh.

4.Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 561 931 (nëntë milion e pesëqind e gjashtëdhjetë e një mijë e nëntëqind e tridhjetë e një) lekësh, do të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve” në Bankën e Shqipërisë.

5.Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2017, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6.Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare”.

7.Pronarët e listës që i bashkëlidhet këtij vendimi do të kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Bashkisë Vlorë.

8.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, brenda 30 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Vlorë, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

9.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin që të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën treguese të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësisë për pasuritë e shpronësuara.

10.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë dhe Bashkia Vlorë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

 PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMI I LINJËS SË TRANSMETIMIT 110 KV MEMALIAJ-GJIROKASTËR, SHTYLLA LIDHËSE ME NËNSTACIONIN GJIROKASTËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, me numër 193/6, në ZK 8541, të llojit tokë bujqësore-arë, me sipërfaqe 43.6 m2, në Gërhot-Virua, Bashkia Gjirokastër, në emër të z.Mesemi Rrapa, me çmim të konfirmuar nga ATP-ja 4 865 (katër mijë e tetëqind e gjashtëdhjetë e pesë) lekë/m2, që preket nga ndërtimi i linjës së transmetimit 110 kV Memaliaj-Gjirokastër, shtylla lidhëse me nënstacionin Gjirokastër.

2.Shpronësimi të bëhet në favor të Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST), sh.a.-së.

3.Pronari i pasurive të paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas vlerës përkatëse të kompensimit, në shumën prej   212 114 (dyqind e dymbëdhjetë mijë e njëqind e katërmbëdhjetë) lekësh, për sipërfaqen prej 43.6 m² tokë bujqësore-arë.

4.Fondi i kompensimit dhe të gjitha shpenzimet e tjera procedurale do të përballohen nga fondet e OST, sh.a.-së, si subjekti që garanton shpenzimet për realizimin këtij procesi.

5.Shpronësimi të fillojë brenda muajit dhjetor 2017.

6.Procedura e kompensimit për pronarin të bëhet me paraqitjen e kërkesës dhe dokumentacionit të pronësisë pranë OST, sh.a.-së.

7.Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Gjirokastër të marrin masat për pezullimin e të gjitha transaksioneve mbi këtë pasuri, deri në përfundim të procesit të kalimit të pronësisë së pasurisë së shpronësuara në favor të OST, sh.a.-së.

8.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OST, sh.a.-ja dhe zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M      

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET  NGA NDËRTIMI I NËNSTACIONIT TË RI 110/20 KV, NË FUSHË – KRUJË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, me numër 294/4, në zonën kadastrale 1665, e llojit “arë”, me sipërfaqe 4 500 (katër mijë e pesëqind) m2, me çmim të konfirmuar nga ATP-ja, 287 (dyqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë/m2, në emër të  z. Shpëtim Talip Babasi, që preket nga ndërtimi i nënstacionit të ri 110/20 kV, në Fushë – Krujë.

2.Shpronësimi të bëhet në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a.

3.Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në lekë, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, të vlerësuar në shumën prej 1 291 500 (një milion e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekësh.

4.Pronari, për t’u likuiduar për efekt shpronësimi, duhet të dorëzojë pranë OSHEE, sh.a.-së, Tiranë, dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.

5.Fondi për kompensim, prej 1 291 500 (një milion e dyqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind) lekësh, si dhe të gjitha shpenzimet procedurale të përballohen nga fondet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a., si subjekti që garanton shpenzimet për realizimin këtij procesi.

6.Shpronësimi të fillojë brenda muajit dhjetor 2017.

7.Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë të marrin masat për pezullimin e të gjitha transaksioneve mbi këtë pasuri, deri në përfundim të procesit të kalimit të pronësisë së pasurive të shpronësuara në favor të OSHEE, sh.a.-së.

8.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE, sh.a-ja, dhe Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA NDËRTIMII I NËNSTACIONIT 110/20 KV TEC KOMBINAT, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga ndërtimi i nënstacionit 110/20 kV TEC Kombinat, Tiranë, sipas tabelës që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2.Shpronësimi të bëhet në favor të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), sh.a.

3.Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen prej 4 231 (katër mijë e dyqind e tridhjetë e një mijë) m², “arë”, vlerësuar në shumën  28 466 674 (njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.

4.Fondi prej 28 466 674 (njëzet e tetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e katër) lekësh, si dhe vlera e shpenzimeve procedurale të shpronësimit të përballohen nga OSHEE,sh.a.-ja, si subjekti që garanton shpenzimet për realizimin e këtij procesi.

5.Shpronësimi të fillojë brenda muajit dhjetor 2017.

6.Çdo pronar, për t’u likuiduar për efekt shpronësimi, të dorëzojë pranë OSHEE, sh.a.-së, Tiranë, dokumentacionin e plotë të pronësisë, vërtetimin bankar lidhur me numrin e llogarisë dhe IBAN-in, si dhe kopjen e kartës së identitetit, të shoqëruar me një kërkesë.  Për pasuritë, për të cilat ZVRPP-ja konfirmon se mbi këtë pasuri është vendosur “Kufizim”, pronarët të likuidohen pas heqjes së kufizimit dhe dorëzimit të dokumentacionit të plotë të pronësisë, që do të lëshohet nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë.

7.Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë të pezullojë të gjitha transaksionet mbi këtë pasuri, deri në përfundim të procesit të kalimit të pronësisë së pasurive të shpronësuara në favor të OSHEE, sh.a.-së.

8.Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE, sh.a-ja, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe Zyra Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I  

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

 PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2017, MIRATUAR PËR KRYEMINISTRINË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936 datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 13, të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2017, i shtohet fondi prej 40 000 000 (dyzet milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime operative”.

2.Ky fond i akordohet në formën e transfertës Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe do të përdoret për financimin e organizimit të fushatës për informimin e publikut për kalimin e transmetimeve analoge në transmetime digjitale.

3.Efekti financiar, i parashikuar në pikën 1, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2017.

4.Ngarkohen Kryeministria dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

                K R Y E M I N I S T R I             

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË KOMBËTARE PËR SHKENCËN, TEKNOLOGJINË DHE INOVACIONIN, 2017-2022

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.Miratimin e Strategjisë Kombëtare për Shkencën, Teknologjinë dhe Inovacionin, 2017-2022, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2.Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, institucionet e arsimit të lartë, institucionet kërkimore-shkencore, Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor e Inovacionit, të përmendura në tekstin e kësaj strategjie, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

SENIDA MESI

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.