Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 1 Nëntor 2017

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DURRËSIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Roland Nasto emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË SHKODRËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114, të Kushtetutës, dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Paulin Radovani, prefekt i Qarkut të Shkodrës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Çesk Millja emërohet prefekt i Qarkut të Shkodrës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I: 

 

1. Z. Vasil Bregu, prefekt i Qarkut të Fierit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Baki Bala emërohet prefekt i Qarkut të Fierit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KORÇËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Pandi Papando, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Dhori Spirollari emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË BERATIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Znj. Valbona Zylyftari, prefekt i Qarkut të Beratit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Harilla Dafa emërohet prefekt i Qarkut të Beratit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË DIBRËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Ardit Kaja, prefekt i Qarkut të Dibrës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Nexhbedin Shehu emërohet prefekt i Qarkut të Dibrës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË GJIROKASTRËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Flamur Bime, prefekt i Qarkut të Gjirokastrës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Astrit Aliaj emërohet prefekt i Qarkut të Gjirokastrës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË TIRANËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Admir Abrija, prefekt i Qarkut të Tiranës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Znj. Suzana Jahollari emërohet prefekt i Qarkut të Tiranës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË ELBASANIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Ardit Demiri, prefekt i Qarkut të Elbasanit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Maksim Malaj emërohet prefekt i Qarkut të Elbasanit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të  ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Liman Morina, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Zenel Kuçana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË LEZHËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Z. Eduard Ndreca, prefekt i Qarkut të Lezhës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Gjergj Prendi emërohet prefekt i Qarkut të Lezhës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

 

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË VLORËS

 

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Znj. Etjona Hoxha, prefekt i Qarkut të Vlorës, lirohet nga kjo detyrë.

 

2. Z. Flamur Mamaj, emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

 NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.682, DATË 29.7.2015,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDEVE PUBLIKE PËR TRANSPORTIMIN E PUNONJËSVE ARSIMORË QË PUNOJNË DHE TË NXËNËSVE QË MËSOJNË JASHTË VENDBANIMIT”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21, pika 4, 22, pika 2, 23, pika 2, 24, pika 4, dhe 25, pika 4, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, të neneve 5, 6, 19 e 28, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të kreut II, të ligjit nr.8308, datë 18.3.1998, “Për transportin rrugor”, të ndryshuar, ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Pika 4, e vendimit nr.682, datë 29.7.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“4. Në rastet kur njësitë arsimore vendore nuk realizojnë me sukses procedurat e prokurimit publik të shërbimit të transportit të punonjësve arsimorë dhe nxënësve, të parashikuar në pikën 3, të këtij vendimi, njësitë arsimore vendore realizojnë mbulimin e shpenzimeve për shërbimin e transportit të mësuesve, nxënësve e fëmijëve përfitues drejtpërdrejt, nëpërmjet llogarive bankare në bankat e nivelit të dytë, të përfituesve ose prindërve të nxënësve apo nëpërmjet shërbimit postar, për ato rrethe/zona ku shërbimi bankar mungon apo është jo lehtësisht i aksesueshëm, në përputhje me pikën 4, të këtij vendimi.

Masa e shpenzimeve përllogaritet mbi bazën e numrit të ditëve mësimore, numrit të nxënësve dhe mësuesve që kanë ndjekur mësimin, çmimit mesatar të biletës për linjat ndërqytetase apo rrethqytetase të shërbimit të transportit, të miratuara me vendimin nr.146, datë 26.2.1998, të Këshillit të Ministrave, “Për ndryshimin e tarifave të transportit të udhëtarëve”, të ndryshuar, indeksimit të çmimeve të shërbimit të transportit, të botuara çdo vit nga INSTAT-i, si dhe në bazë të akteve të tjera ligjore e nënligjore në fuqi.”.

 

2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë arsimore vendore për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

MIRATIMIN E MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË AZERBAJXHANIT, NË LIDHJE ME BASHKËPUNIMIN PËR ZHVILLIMIN E MASTERPLANIT  TË GAZIT TË SHQIPËRISË

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Miratimin e memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Azerbajxhanit, në lidhje me bashkëpunimin për zhvillimin e masterplanit të gazit të Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE NЁ RAST VDEKJEJE, SЁMUNDJEJE OSE FATKEQËSIE PЁR PUNONJЁSIT CIVILË TË AGJENCISЁ SЁ INTELIGJENCЁS DHE SIGURISЁ SЁ MBROJTJES

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 58, të ligjit nr.65/2014, “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë sё Mbrojtjes”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Punonjësi civil i Agjencisë sё Inteligjencës dhe Sigurisë sё Mbrojtjes (AISM) ose familja e tij, nё rast vdekjeje, sëmundjeje të rëndë dhe për një kohë të gjatë ose dëmtimesh të rënda të pronës, si rezultat i një fatkeqësie natyrore, përfiton ndihmë financiare tё menjëhershme, si më poshtë vijon:

  1. 6 paga mujore të muajit të fundit, kur vdes;
  2. 4 paga mujore të muajit të fundit, kur sëmuret rёndё dhe pёr njё kohё tё gjatë, e vërtetuar me raport mjekësor;
  3. 3 paga mujore të muajit të fundit, kur njёri nga familjarёt nё ngarkim tё tij vdes ose sëmuret rёndё dhe pёr njё kohё tё gjatё, e vёrtetuar me raport mjekësor;

ç) 4 paga mujore të muajit të fundit, kur pёson dёmtime tё rёnda tё pronёs,  si rezultat i një                          fatkeqësie natyrore.

 

2. Kur punonjësi civil nё detyrë i AISM-së vdes, kjo agjenci organizon ceremoninë e rastit dhe përballon shpenzimet e varrimit, sipas dokumenteve që justifikojnë shpenzimet.

 

3. Efektet financiare, qё rrjedhin nga zbatimi i kёtij vendimi, tё përballohen nga fondi i veçantë në përputhje me aktet ligjore në fuqi.

 

4. Procedura dhe dokumentacioni i nevojshëm për dhënien e ndihmës financiare, në zbatim të këtij vendimi, përcaktohen me udhëzim të ministrit të Mbrojtjes.

 

5. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

CAKTIMIN E ANËTARIT TË EKIPIT PËRZGJEDHËS PËR ZGJEDHJEN E KANDIDATËVE, ANËTARË TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT   TË FURNIZIMIT ME UJË DHE LARGIMIT E PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe largimit e përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Znj. Gerta Lubonja caktohet anëtar i ekipit përzgjedhës për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura.

 

2. Vendimi nr.251, datë 30.4.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për caktimin e anëtarit të ekipit përzgjedhës për përzgjedhjen e kandidatëve, anëtarë të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Largimit e Përpunimit të Ujërave të Ndotura”, shfuqizohet.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI  RAMA

 

* * *

V E N D I M

PËR

 

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.358, DATË 24.4.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN E PROKURIMIT TË MALLRAVE, PUNËVE E TË SHËRBIMEVE, NË KUADËR   TË VEPRIMTARIVE TË CEREMONIALIT ZYRTAR”

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, të vendimit nr.420, datë 8.6.2016,    “Për miratimin e ceremonialit shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, dhe të vendimit nr.1, datë 10.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në vendimin nr.358, datë 24.4.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet, si vijon:

 

  1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë:

“1. Institucioni i Presidentit të Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Kryeministria, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare të prokurojnë mallra, punë dhe shërbime, sipas përcaktimeve të ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë dhe të legjislacionit në fuqi për prokurimin publik, në kuadër të organizimit të veprimtarive të veçanta dhe të përditshme me karakter protokollar dhe ceremonial.”.

 

b. Pika 3 shfuqizohet.

 

2. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryeministria dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

 

* * *

 

V E N D I M

PËR

 

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.34,  DATË 7.1.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE DHE TRAJTIMIN   E PERSONALITETEVE TË LARTA”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.7582, datë 13.7.1992, “Për ndërmarrjet shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

1. Në vendimin nr.34, datë  7.1.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

 

  1. Pas shkronjës “g”, të pikës 2, shtohen shkronjat “i” dhe “j”, me përmbajtje:

“i)  Ofrimin e shërbimeve të përgjithshme, në Kryeministri. Shpenzimet për këtë shërbim përballohen nga buxheti i shtetit.

Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare mund t’i kërkohet, pjesërisht apo tërësisht, ofrimi/transferimi i këtyre shërbimeve të përgjithshme edhe nga institucionet më të larta të shtetit, si Presidenca apo Kuvendi i Shqipërisë. Shpenzimet për shërbimet e ofruara përballohen nga buxheti i shtetit.

j) Organizimin e eventeve si dhe të aktiviteteve ceremoniale, publike dhe jopublike, sipas kërkesës, duke trajtuar me përparësi nevojat e Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit. Shpenzimet për këto evente përballohen nga buxheti i vetë institucioneve”.”

 

b. Pika 16 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“16. Shpenzimet që kryhen nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, Zëvendëskryeministri dhe nënkryetarët e Kuvendit për evente dhe aktivitete ceremoniale, pritje, dreka e darka zyrtare, që jepen nga këto personalitete, si dhe shpenzimet për kafe, që bëhen nga Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri, përballohen nga fondet e vetë institucioneve që përfaqësojnë autoritetet e lartpërmendura.”.

 

2. Pozicionet dhe punonjësit aktualë në këto pozicione, në sektorin e shërbimeve të përgjithshme, në Departamentin e Administrimit dhe Shërbimeve, pranë Kryeministrisë, kalojnë te struktura e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare. Kategoria e pagave për secilin pozicion të transferuar do të jetë e njëjtë me pozicione të ngjashme në strukturën e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

 

3. Mjetet, materialet, makineritë, pajisjet, veglat në inventarin e Kryeministrisë dhe që i shërbejnë funksioneve të transferuara kalojnë në inventarin e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare.

 

4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.