Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 15 Shkurt 2017
V E N D I M
PËR
PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË KALIMIT NËN ADMINISTRIMIN E AUTORITETIT PËR INFORMIMIN MBI DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË MATERIALEVE ARKIVORE TË ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT, QË GJENDEN NË MINISTRINË E MBROJTJES, MINISTRINË  E PUNËVVE TË BRENDSHME, SHËRBIMIN INFORMATIV TË SHTETIT DHE NË AUTORITETET E TJERA PUBLIKE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 15 e 43, pika 1, të ligjit nr.45/2015, “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit (SHISH) dhe autoritetet e tjera publike t’i dorëzojnë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, në vazhdim “Autoriteti”, të gjithë materialin arkivor të krijuar nga ish-Sigurimi i Shtetit nga data 29 nëntor 1944 deri më 2 korrik 1991, pavarësisht nga data e grumbullimit të këtyre dokumenteve në arkiv. Në këtë dokumentacion përfshihen:
a) të gjitha mjetet bartëse të informacioneve, të krijuara nga ish-Sigurimi i Shtetit, të disponuara prej tij apo që i janë vënë në përdorim, pavarësisht nga forma e ruajtjes, që mund të jenë dosje, të dhëna, shkresa, harta, plane, filma, regjistrime me figurë, me zë dhe regjistrime të tjera;
b) riprodhimet, kopjimet e tyre dhe dublikata të tjera, të cilat janë fotokopjuar dhe administruar në bazë të akteve ligjore e nënligjore;
c) mjetet ndihmëse të domosdoshme për të bërë interpretime, veçanërisht programet për përpunimin automatik të të dhënave;
ç) dokumentacioni shoqërues, procesverbalet, aktet e dorëzimit dhe aktet e marrjes në dorëzim të këtij dokumentacioni që prej datës së krijimit të tyre;
d) raportet e detajuara për të gjitha lëvizjet, ndryshimet, rigrupimet, dëmtimet dhe humbjet që ka pësuar fondi i dosjeve të ish-bashkëpunëtorëve të ish-Sigurimit të Shtetit si edhe dokumentacioni tjetër i sipërpërmendur, prej datës 2 korrik 1991 e në vijim;
dh) konstatimet, informacionet, urdhrat dhe raportet e hartuara, që kanë lidhje me menaxhimin, sistemimin, inventarin dhe gjendjen e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që janë grumbulluar në arkivin e institucioneve prej krijimit të tyre;
e) çdo informacion mbi procesverbalet e inventarizimit dhe regjistrat e të gjitha llojeve që i përkasin periudhës së sipërpërmendur si dhe çdo e dhënë tjetër që do t’i shërbejë punës së Autoritetit.
2. Brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, autoritetet publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit vendosin pa afat në dispozicion të Autoritetit mjediset e çdo infrastrukturë tjetër të arkivave, ku janë të magazinuara dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, si dhe punonjësit e këtyre arkivave. Nëse në të njëjtin mjedis disponohen edhe dokumente të tjera të klasifikuara, atëherë institucioni vë në dispozicion një mjedis tjetër të përshtatshëm për shfrytëzimin e këtij dokumentacioni. Ky afat përfundon me transferimin e plotë të dokumenteve arkivore në arkivin e Autoritetit.
3. Titullarët e institucioneve të përmendura në pikën 2 miratojnë listat e punonjësve të pajisur me certifikatë sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, të propozuar nga Autoriteti për të hyrë në mjediset arkivore të këtyre institucioneve.
4. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, autoritetet publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit ia kalojnë Autoritetit përgjegjësinë e dhënies së informacionit mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, përfshirë edhe lëshimin e vërtetimeve në përgjigje të kërkesave të subjekteve fizike dhe juridike, publike dhe private, që lidhen me këto dokumente.
5. Autoritetet publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit i krijojnë menjëherë mundësitë dhe kushtet e punës Autoritetit, që, në bashkëpunim me strukturat e tyre përgjegjëse për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit, ky Autoritet të fillojë sa më shpejt të japë përgjigje ndaj kërkesave për informim të institucioneve kushtetuese, autoriteteve publike dhe subjekteve të tjera, të parashikuara në ligj.
6. Autoritetet publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, të përcaktojnë një program të përbashkët pune për kalimin e materialit arkivor, duke respektuar afatet e përcaktuara në ligj.
7. Punonjësit dhe personat përgjegjës, që ushtrojnë detyrën për ruajtjen dhe administrimin e dokumenteve, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, në arkivat e autoritetit publik, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes e Shërbimit Informativ të Shtetit, gjatë procedurës së kalimit të këtij dokumentacioni arkivor nën administrimin e Autoritetit, do të jenë pjesë e grupeve të punës që do të bashkëpunojnë me Autoritetin për të përmbushur detyrat e tij ligjore.
8. Grupet e punës drejtohen nga Autoriteti. Pagesa e anëtarëve të grupeve të punës kryhet nga institucioni ku ata bëjnë pjesë.
9. Punonjësit e përmendur në pikën 7, të këtij vendimi, me kërkesë të tyre dhe me miratimin e institucionit pranë të cilit ushtrojnë detyrat, mund të transferohen pranë Drejtorisë së Arkivit të Autoritetit. Për nëpunësit e Shërbimit Informativ të Shtetit, që do të transferohen pranë Autoritetit, të zbatohen dispozitat e nenit 67, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar.
10. Brenda 3 (tri) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe autoritetet e tjera publike të dërgojnë pranë Autoritetit emrat e personave, të cilët do të jenë pjesë e grupeve të punës.
11. Brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, autoritetet publike, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi Informativ i Shtetit duhet të kenë kaluar në administrim të Autoritetit të gjithë dokumentacionin e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Shtetit, Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe çdo autoritet publik për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100, DATË 27.1.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.706, DATË 23.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009, NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.513, DATË 1.8.2012; NR.472, DATË 30.5.2013; NR.490, DATË 18.6.2013, NR.501, DATË 10.6.2015; NR.474, DATË 3.6.2015; NR.615, DATË 7.7.2015; NR.699, 29.7.2015; NR.823, DATË 7.10.2015; NR.882, DATË 30.10.2015; NR.1094, DATË 28.12.2015; NR.446, DATË 15.6.2016, PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË  SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE, TË NDRYSHUARA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të                       ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Zhvillimit Urban, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657,  datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611,  datë 11.6.2009; nr.677, datë 18.6.2009; nr.706, datë 23.6.2009; nr.805,   datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.1283,          datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549,   datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118, datë 17.2.2011; nr.359,   datë 4.5.2011; nr.513, datë 1.8.2012; nr.472, datë 30.5.2013; nr.490,  datë 18.6.2013; nr.501, datë 10.6.2015; nr.474, datë 3.6.2015; nr.615,  datë 7.7.2015; nr.699, datë 29.7.2015; nr.823, datë 7.10.2015; nr.882,  datë 30.10.2015; nr.1094, datë 28.12.2015; nr.446, datë 15.6.2016, të ndryshuara, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 14/81, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 12/49, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jenë sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 35/127, 17/71, 6/345, 6/378, 6/347,6/425, 6/350, 7/269, 12/18 e 1/27,  në drejtoritë e ALUIZNI-t  Vlorë, Tirana Veri dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/84 e 6/135, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana Veri dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 2/508, 5/577, 2/559, 2/521, 9/477, 3/525, 5/414, 1, 1, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana Veri dhe Elbasan, të jenë sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 11/92, 1/321, 6/154, 8/1235, 8/893 e 3/589, në drejtoritë e ALUIZNI-t Elbasan Vlorë dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 3/958, 6/522 e 3/381, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Gjenealitetet e poseduesve të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 48/86, 6/353, 4/417, 4/583, 10/71, 10/72 e 20/140, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana Veri, Durrës dhe Fier, të jenë sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 1/430, 5/271, 4/348, 1/839, 6/335 e 6/285, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana Veri, Elabasan dhe Lezhë, të jenë sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 136/106, 61/24 e 136/175, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 343/94 e 5/578, në drejtoritë e ALUIZNI-t Kamëz-Vorë dhe Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 21/118, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jetë sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Gjenealitetet e poseduesve të objekteve informale dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 97/104, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 111/657 e 136/79, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jenë sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 34/97, 6/665, 34/142, 34/172, 10/207, 9/339, 34/155, 4/727, 9/575, 3/992, 400/1442, 3/806 e 1/35, në drejtoritë e ALUIZNI-t Tirana Veri dhe Kukës, të jenë sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 13/305, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Elbasan, të jetë sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 4/154, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 7/472 e 7/473, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Shkodër, të jenë sipas lidhjes V, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 10/130, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes AB, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 19/15, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes AC, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 1/871, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Tirana Veri, të jetë sipas lidhjes AG, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 92/1, në Drejtorinë e ALUIZNI-t “Zonat turistike”, të jenë sipas lidhjes AJ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
23. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 12/3/3, në Drejtorinë e ALUIZNI-t “Zonat turistike”, të jetë sipas lidhjes AK, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
24. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 239, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Dibër, të jetë sipas lidhjes AL, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
25. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 31/296 e 12/3/8, në drejtoritë e ALUIZNI-t Vlorë dhe “Zonat turistike”, të jenë sipas lidhjes AM, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
26. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 10/252 e 211/202, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Lezhë, të jenë sipas lidhjes AN, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
27. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 37/420, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Vlorë, të jetë sipas lidhjes AP, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
28. Gjenealitetet e poseduesit të objektit informal dhe të dhënat e pasurisë për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 6/550, në Drejtorinë e ALUIZNI-t Lezhë, të jetë sipas lidhjes AQ, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Zhvillimit Urban dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
DHËNIEN NË PËRDORIM TË PËRKOHSHËM, NGA MINISTRIA E MBROJTJES MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK, TURIZMIT, TREGTISË DHE SIPËRMARRJES, PËR “ALBCONTROL”, SH.A-NË., TË DISA OBJEKTEVE  DHE SIPËRFAQEVE, TRUALL FUNKSIONAL, BRENDA TERRITORIT TË PRONAVE NR.223, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.3028”, ME VENDNDODHJE NË PORTO-ROMANO, DURRËS, DHE NR.805, ME EMËRTIM “REPARTI USHTARAK NR.6614/5”, ME VENDNDODHJE NË MALIN E KRUJËS, KRUJË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 10 e 12, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, dhe të neneve 901 e vijues, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dhënien në përdorim të përkohshëm, nga Ministria e Mbrojtjes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, për “Albcontrol”, sh.a-në., për një periudhë 30-vjeçare, të disa objekteve dhe të një trualli funksional, me sipërfaqe të përgjithshme prej 1 550 (një mijë e pesëqind e pesëdhjetë) m2, brenda territorit të pronës nr.223, me emërtim “Reparti ushtarak nr.3028”, me vendndodhje në Porto-Romano, Durrës, dhe trualli funksional, me sipërfaqe të përgjithshme prej 592 (pesëqind e nëntëdhjetë e dy) m2, brenda territorit të pronës nr.805, me emërtim “Reparti ushtarak nr.6614/5”, me vendndodhje në Malin e Krujës, Krujë, sipas planvendosjeve që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, për t’u përdorur për instalimin e pajisjeve të survejimit, monitorimit dhe komunikimit nga “Albcontrol”, sh.a-ja., në përputhje me standardet ndërkombëtare, në funksion të navigimit ajror.
2. Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe “Albcontrol”, sh.a-së., u ndalohet të ndryshojnë destinacionin e objekteve dhe të truallit funksional, të pronës nr.223, me emërtim “Reparti ushtarak nr.3028”, me vendndodhje në Porto-Romano, Durrës, dhe të truallit funksional të pronës nr.805, me emërtim “Reparti ushtarak nr.6614/5”, me vendndodhje në Malin e Krujës, Krujë, të përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi, t’i tjetërsojnë ose t’ua japin në përdorim të tretëve.
3. Ngarkohen Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, nëpërmjet Komandës së Forcës Ajrore dhe Drejtorisë së Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nëpërmjet  “Albcontrol”, sh.a-së., të lidhin marrëveshje të përbashkët për zbatimin e këtij vendimi.
4. Ngarkohen ministri i Mbrojtjes, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, drejtori i Përgjithshëm i “Albcontrol”, sh.a.-së, Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave të Paluajtshme dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 6.5 HA NË OBJEKTIN “BRATILA”, TË EKONOMISË PYJORE “VIDHAN-SKËNDËRBEGAS”, TË RRETHIT GRAMSH, QË DO TË PËRDOREN NGA SHOQËRIA “VICTORIA INVEST INTERNACIONAL”, SH.P.K.  PËR USHTRIMIN E AKTIVITETIT MINERAR NË SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË HARCBURGITEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të  nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave,
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore prej 6.5 ha, në ngastrat 66d dhe 68b, në objektin e quajtur “Bratila”, të ekonomisë pyjore “Vidhan-Skëndërbegas”, të rrethit të Gramshit, që do të përdoret nga shoqëria “Victoria Invest Internacional”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të harcburgiteve, të hiqet nga fondi pyjor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për ngastrat pyjore, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit të sipërfaqes dhe të volumit të lëndës drusore paguhen nga shoqëria “Victoria Invest Internacional”, sh.p.k. në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Victoria Invest Internacional”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen objekt minerar sipas kushteve të përcaktuara në lejen mjedisore.
4. Bashkia Gramsh dhe shoqëria “Victoria Invest Internacional”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshje jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Një kopje e marrëveshjes, së bashku me projektet e miratuara, dërgohen në Ministrinë e Mjedisit jo më vonë se 10 ditë nga data e nëshkrimit të saj.
5. Sipërfaqet pyjore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore të identifikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shoqëria “Victoria Invest Internacional”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 85 HA, NË OBJEKTIN “GJINAJ”, TË QARKUT TË KUKËSIT, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “INFO METAL PLAST-AL”, SH.P.K. PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË NIKELIT SILIKAT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore publike prej 85 ha, pjesë e ngastrave nr.103a, 117, 118, 119, 122, 123, 129a, 131, 157, 160, 161 dhe 164, në objektin “Gjinaj”, të ekonomisë pyjore “Tej Drini i Bardhë”, të qarkut të Kukësit, që do të përdoret nga shoqëria “Info Metal Plast-Al”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të nikelit silikat, të hiqet nga fondi pyjor e kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqen pyjore, dhe harta topografike, me koordinatat e poligonit të sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor dhe të produkteve të tjera pyjore e kullosore në sipërfaqen objekt minerar paguhen nga shoqëria “Info Metal Plast-Al”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Info Metal Plast-Al”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet në përdorim sipas kushteve të lejeve mjedisore dhe, brenda 5 viteve, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe pyjore prej 97 ha, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit.
4. Sipërfaqja pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
5. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore, të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
6. Me përmbushjen e detyrimeve nga shoqëria “Info Metal Plast-Al”, sh.p.k., të përcaktuara në planin e rehabilitimit sipas lejes mjedisore, sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shoqëria “Info Metal Plast-Al”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK  DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 2.397 HA NË NGASTRAT E EKONOMISË PYJORE “PETRAN ZAVALAN”, NË PËRMET, PËR NDËRTIMIN E HEC-VE “LENGARICA 1” E “LENGARICA 2”,  NGA SHOQËRIA “LENGARICA & ENERGY”, SH.P.K.
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të  nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore prej 2.397 ha, në ngastrat 122b, 210a, 215, 247, 248a dhe 258c, të ekonomisë pyjore “Petran Zavalan”, në Përmet, objekt i ndërtimit të hec-eve “Lengarica 1” dhe “Lengarica 2”, nga shoqëria “Lengarica & Energy”, sh.p.k., të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për ngastrat pyjore, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të pakësimit të sipërfaqes dhe të volumit të lëndës drusore, në sipërfaqen objekt minerar, paguhen nga shoqëria “Lengarica & Energy”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Lengarica & Energy”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen pyjore sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda vitit të parë, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe prej 1.8 ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit.
4. Ministria e Mjedisit dhe shoqëria “Lengarica & Energy”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
5. Sipërfaqet pyjore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore, të identifikuar sipas pikës 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt i ndërtimit të hec-ve “Lengarica 1” dhe “Lengarica  2”.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shoqëria “Lengarica & Energy”,   sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM  TË SIPËRFAQES PYJORE PREJ 16.92 HA NË OBJEKTIN “KAPIT”, TË EKONOMISË PYJORE “SURROJ”, TË RRETHIT TË KUKËSIT, QË DO TË PËRDORET  NGA SHOQËRIA “MINERAL FALKON”, SH.P.K. PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT TË KROMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore publike prej 16.92 ha, në objektin e quajtur “Kapit”, pjesë e ngastrave 95, 101a, 101c, 106 a dhe 107, të ekonomisë pyjore “Surroj”, që do të përdoret nga shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit të kromit, të hiqet nga fondi pyjor e kullosor publik dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për ngastrat pyjore, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të sipërfaqes së hequr dhe të pakësimit në volum të lëndës drusore paguhen nga shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe të kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqen e marrë në përdorim sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda 2 viteve të para, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe prej 16.92 ha fond pyjor, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshjen me Ministrinë e Mjedisit.
4. Ministria e Mjedisit dhe shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshje të përbashkët për hapat, afatet dhe procedurat për hartimin e realizimin e projekteve teknike, sipas përcaktimeve të pikës 3, të këtij vendimi.
5. Sipërfaqet pyjore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore/kullosore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
7. Me përmbushjen e detyrimeve nga shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k., të përcaktuara në planin e rehabilitimit sipas lejes mjedisore, sipërfaqja e rehabilituar të regjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik.
8. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe shoqëria “Mineral Falkon”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES  PREJ 1.065 HA, NË FSHATIN TERNOVË, TË QARKUT TË DIBRËS, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “CHROME INVEST”, SH.P.K., PËR NDËRTIMIN E FABRIKËS SË PASURIMIT TË KROMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore publike prej 1.065 ha që shtrihet në ngastrat nr.67a, 65b, 69a, 69b, të ekonomisë pyjore “Prodan”, në Qarkun e Dibrës, që do të përdoret nga shoqëria “Chrome Invest”, sh.p.k., për ndërtimin e fabrikës së pasurimit të kromit në fshatin Tërnovë, Qarku Dibër, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqen pyjore dhe kullosore, harta topografike me koordinatat e sipërfaqes objekt ndërtimi, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor dhe të produkteve të tjera pyjore dhe kullosore, në sipërfaqen objekt ndërtimi, paguhen nga shoqëria “Chrome Invest”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3. Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Chrome Invest”, sh.p.k., detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet në përdorim, sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda vitit të parë, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe pyjore prej 0.06 ha dhe të përmirësojë një sipërfaqe kullosore prej 2.06 ha, në ngastrat e përcaktuara në marrëveshje me Ministrinë e Mjedisit.
4. Sipërfaqet pyjore dhe kullosore sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbeten pronë publike e shtetit dhe regjistrohen në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
5. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore dhe kullosore”, dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt ndërtimi fabrikë e pasurimit të kromit”.
6. Me përmbushjen e detyrimeve të përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, nga shoqëria “Chrome Invest”, sh.p.k., sipërfaqja pyjore e rehabilituar, të riregjistrohet në fondin pyjor dhe kullosor publik.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Bashkia Bulqizë dhe shoqëria “Chrome Invest”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
HEQJEN NGA FONDI PYJOR DHE KULLOSOR PUBLIK DHE PAKËSIMIN NË VOLUM TË SIPËRFAQES PREJ 99.7 HA NË OBJEKTIN “ZALOSHNJE”, TË QARKUT BERAT, QË DO TË PËRDORET NGA SHOQËRIA “ZALOSHNJA FIORENTINA”, SH.P.K. PËR SHFRYTËZIMIN E MINERALIT QËLQEROR TË MERMERIZUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të pikës 1, të    nenit 17, të ligjit nr.9385, datë 4.5.2005, “Për pyjet dhe shërbimin pyjor”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 10, të ligjit nr.9693, datë 19.3.2007, “Për fondin kullosor”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit dhe të ministrit të Energjisë dhe Industrisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Sipërfaqja pyjore publike prej 99.7 ha, që shtrihet në ngastrat nr.10 e 15 të ekonomisë pyjore “Devri-Terovë” dhe në ngastrat nr.4, 5 e 6, të ekonomisë kullosore “Tomorricë”, në objektin “Zaloshnje”, në qarkun e Beratit, e cila do të përdoret nga shoqëria “Zaloshnja Fiorentina”, sh.p.k. për shfrytëzimin e mineralit gëlqeror të mermerizuar, të hiqet nga fondi pyjor dhe kullosor publik, të pakësohet në volum dhe të çregjistrohet nga Kadastra Kombëtare e Pyjeve dhe Kullotave. Lidhja 1, me të dhënat për sipërfaqen pyjore, dhe harta topografike, me koordinatat e sipërfaqes objekt minerar, i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat përkatëse të volumit të materialit drusor dhe të produkteve të tjera pyjore e kullosore, në sipërfaqen objekt minerar, paguhen nga shoqëria “Zaloshnja Fiorentina”, sh.p.k., në bazë të vendimit nr.391, datë 21.6.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e tarifave në sektorin e pyjeve dhe kullotave”, të ndryshuar.
3.  Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shoqëria “Zaloshnja Fiorentina”, sh.p.k. detyrohet të rehabilitojë sipërfaqet që përdor sipas kushteve të lejes mjedisore dhe, brenda tre viteve të para, të pyllëzojë me fondet e veta një sipërfaqe pyjore prej 163.2 ha dhe të përmirësojë një sipërfaqe kullosore prej 45.3 ha në ngastrat e përcaktuara në marrëveshje me Bashkinë Çorovodë.
4.  Bashkia Çorovodë dhe shoqëria “Zaloshnja Fiorentina”, sh.p.k. nënshkruajnë marrëveshje jo më vonë se 60 ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Një kopje e marrëveshjes, së bashku me projektet e miratuara, dërgohet në Ministrinë e Mjedisit jo më vonë se 10 ditë nga data e nënshkrimit të saj.
5. Sipërfaqja pyjore dhe kullosore, sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, mbetet pronë publike e shtetit dhe regjistrohet në përgjegjësi administrimi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.
6. Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme bën çregjistrimin e sipërfaqes pyjore dhe kullosore të identifikuar sipas lidhjes 1, të këtij vendimi, nga kategoria “Tokë e zënë pyjore dhe kullosore” dhe e regjistron në kategorinë “Tokë e zënë, objekt shfrytëzimi për aktivitet minerar”.
7. Ngarkohen Ministria e Mjedisit, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Bashkia Çorovodë dhe shoqëria “Zaloshnja Fiorentina”, sh.p.k. për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
KOHËN E PUNËS DHE TË PUSHIMIT NË POLICINË E SHTETIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 63, të ligjit nr.108/2014, “Për Policinë e Shtetit” dhe të neneve 76-108, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Kohëzgjatja e punës/shërbimit.
1. Koha normale e punës/shërbimit për punonjësit e Policisë së Shtetit është 40 orë në javë.
2. Për efekt të llogaritjes së pagës orare muaji llogaritet, mesatarisht, me 174 orë pune.
3. Punonjësit të Policisë i sigurohet një pushim ditor i pandërprerë, prej 11 orësh, para marrjes së shërbimit/punës.
4. Shërbimet e Policisë, si rregull, organizohen sipas një planifikimi 24 orësh, me turne, nga tetë orë secili.
5. Kohëzgjatja e punës natën nuk mund të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje. Ajo duhet të paraprihet ose të pasohet me pushim ditor të menjëhershëm.
6. Punonjësi i Policisë që shërben natën, në ditët e pushimit javor e të festave zyrtare, brenda kohëzgjatjes normale ditore të punës, përfiton një shtesë mbi pagë në masën:
a) 20 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 19:00 deri në orën 22:00.
b) 50 % për çdo orë pune e shërbimi të kryer nga ora 22:00 deri në orën 6:00.
c) 25 % për çdo orë pune të kryer në ditët e festave zyrtare dhe ditët e pushimit javor.
7. Shtesa mbi pagë, sipas pikës 6, të këtij vendimi, paguhet bashkë me pagën mujore, brenda një muaji nga dita kur është kryer shërbimi.
8. Për nevoja pune/shërbimi, me urdhër të titullarit të njësisë shpenzuese, punonjësit të Policisë mund t’i ndërpritet koha e pushimit ditor/javor duke urdhëruar zgjatjen e kohës së punës/shërbimit.
9. Zgjatja e kohës së punës/shërbimit, urdhërohet nga titullari i njësisë shpenzuese pas kërkesës së eprorit të drejtpërdrejtë të punonjësit të Policisë. Në rrethana të jashtëzakonshme, eprori i drejtpërdrejtë mund të urdhërojë zgjatjen e kohës së punës/shërbimit, por ai duhet të njoftojë titullarin e strukturës përkatëse brenda 2-4 orëve.
10. Urdhri për kohën shtesë të punës/shërbimit mbi kohën normale duhet të përcaktojë:
a) arsyen e zgjatjes së orëve të punës/shërbimit;
b) kohën e fillimit dhe të përfundimit;
c) numrin e punonjësve;
ç) koston financiare.
11. Orët shtesë të punës/shërbimit, kompensohen me pushim të barabartë me orët shtesë plus 25 për qind të tyre, kur këto orë janë kryer në ditë të zakonshme pune, apo me orët shtesë plus 50 për qind të tyre, kur orët janë kryer në ditë pushimi, ditë feste apo nga ora 22:00-6:00. Kompensimi me pushim i orëve shtesë të punës dhe shërbimit bëhet brenda 2 muajve nga dita kur janë kryer ato.
12. Në rast të pamundësisë së kompensimit të orëve shtesë të punës/shërbimit me pushim, punonjësi i Policisë kompensohet me shtesë page në masën e përcaktuar në pikën 11, të këtij vendimi.
13. Procedurat standarde të punës për mënyrën e pagesës së kohës shtesë të punës/shërbimit mbi kohën normale të punës, miratohen me urdhër të Drejtorit të Policisë së Shtetit.
II. Pushimet vjetore.
1.Punonjësi i Policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara, si më poshtë:
a) 40 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Drejtues” deri “Drejtues Madhor”.
b) 35 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Nënkomisar”, “Komisar” dhe “Kryekomisar”.
c) 30 ditë kalendarike për punonjësit e Policisë me gradën “Inspektor”.
2. Të gjithë eprorët kanë për detyrë që të sigurojnë kushtet për kryerjen e pushimeve vjetore të punonjësve që kanë në varësi.
3. Planifikimi dhe koha e kryerjes së pushimeve vjetore miratohet nga titullari i strukturës përkatëse, pas konsultimit me punonjësin, pa cenuar vijueshmërinë e punës, brenda muajit shkurt të çdo viti.
4. Punonjësi ka të drejtë të kërkojë kryerjen e pushimit vjetor edhe në periudha të ndryshme e të ndara në përputhje me pikën 1, të këtij kreu.
5. Gjatë kryerjes së pushimeve vjetore punonjësi trajtohet financiarisht në të njëjtën masë me pagën që ai merr kur është në punë/shërbim.
6. Kur, për arsye pune e shërbimi, pushimi vjetor nuk mund të jepet brenda vitit, ai duhet të jepet jo më vonë se gjatë muajit mars të vitit pasardhës.
7. Punonjësi i cili ndërpret marrëdhëniet e punës me strukturat e Policisë së Shtetit trajtohet, menjëherë, financiarisht për ditët e pushimit vjetor të pakryera, të llogaritura në raport me kohëzgjatjen e tij të punës brenda vitit kalendarik.
8. Kur punonjësi nuk ka kryer një vit të plotë kalendarik pune, kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar përcaktohet në përpjesëtim të drejtë me kohëzgjatjen e marrëdhënieve të punës së kryer brenda vitit kalendarik.
9. Në çdo rast, pushimi vjetor jepet me urdhër të titullarit në nivel komisariati, drejtorie apo strukture autonome, në bazë të planifikimit vjetor.
III. Lejet e pagueshme.
Punonjësit të Policisë i jepet leje e pagueshme, për rastet, si më poshtë:
a) Martesën e tij  7 ditë;
b) Martesën e fëmijës 5 ditë;
c) Lindjen e fëmijës (baballarët) 3 ditë;
ç)  Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortes/it, të fëmijës, vëllezërve, motrave  7 ditë;
d) Ndërrim të banesës  3 ditë;
 dh) Sëmundje të rënda të fëmijëve, prindërve 7 ditë;
e) Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve të gradave shkencore për punën që kryejnë  10 ditë.
IV. Dispozita te fundit.
1. Pushimet vjetore, lejet e pagueshme, lejet pa të drejtë page deri në dy muaj si dhe leje pa të drejtë page deri në tre vjet dhe koha e kryerjes së tyre shënohen në dosjen e personelit të punonjësit me gradë policore, nëpunësit civil dhe punonjësit administrativ.
2. Ngarkohen Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI  RAMA 
*** 
VENDIM
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.60, DATË 1.2.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI SHËRBIMIT SOCIAL SHTETËROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të pikës 2, nenit 100, të Kushtetutës, dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në pikën 1, të vendimit nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalia e fundit riformulohet, me këtë përmbajtje:
“Në listën e inventarit të pronave, bashkëlidhur vendimit nr.60, datë 1.2.2006, të Këshillit të Ministrave, emri i pronës “Godina e Shtëpisë së Foshnjës Shkodër” zëvendësohet me “Godina e Shtëpisë së Fëmijës 0-6 vjeç Shkodër” dhe funksioni për të cilin përdoret prona ndryshohet në “Qendër rezidenciale për fëmijë 0-6 vjeç”, dhe emri i pronës “Godina e Shtëpisë së Fëmijës 3-6 vjeç Shkodër” zëvendësohet me “Godina e Shtëpisë së Fëmijës 16-18 vjeç Shkodër” dhe funksioni për të cilin përdoret prona ndryshohet në “Shtëpi familje për fëmijët 16-18 vjeç”.
2. Ngarkohet kryeregjistruesi i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Social Shtetëror për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM DHE SHTESË NË VENDIMIN NR.114, DATË 31.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE,  “PËR PËRCAKTIMIN E MASËS SË KONTRIBUTEVE TË PERSONAVE QË VENDOSEN NË INSTITUCIONET REZIDENCIALE PUBLIKE, TË SHËRBIMEVE TË PËRKUJDESIT SHOQËROR”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 23, të   ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.114, datë 31.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
1. Në pikën 3, të kreut I, bëhen ndryshimi dhe shtesa, si më poshtë:
a) shkronja “b” ndryshohet si vijon:
“b) Fëmijëve të moshës 6-15 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, 1 000 (një mijë) lekë në muaj.”.
b) pas shkronjës “b” shtohet shkronja “b/1 me këtë përmbajtje:
“b/1) Fëmijëve të moshës 16-18 vjeç që janë vendosur në shtëpitë e fëmijëve, 1 500 (një mijë e pesëqind) lekë në muaj.”.
2.  Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga fondet buxhetore të vitit 2016, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.425, DATË 27.6.2012,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E KRITEREVE DHE TË DOKUMENTACIONIT TË NEVOJSHËM PËR PRANIMIN E PERSONAVE NË INSTITUCIONET REZIDENCIALE, PUBLIKE DHE JOPUBLIKE, TË PËRKUJDESJES SHOQËRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 20, të   ligjit nr.9355, datë 10.3.2005, “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Pika 1.3, e kreut I, të vendimit nr.425, datë 27.6.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1.3 Mosha e pranueshme për t’u vendosur në shtëpitë e fëmijës është   nga 0-18 vjeç, përkatësisht, fëmijët:
a) nga mosha 0-5 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë;
b) nga mosha 6-15 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë;
c) nga mosha 16-18 vjeç vendosen në shtëpitë e fëmijës që ofrojnë shërbim të përkujdesjes shoqërore për këtë grupmoshë.
2. Riorganizimi i institucioneve të përkujdesjes shoqërore publike, të cilat do të transformojnë shërbimin sipas përcaktimeve në pikën 1, të këtij vendimi, do të realizohet brenda një periudhe 4-mujore nga hyrja në fuqi e tij.
3. Gjatë periudhës së transformimit të institucionit të përkujdesjes shoqërore, strukturat përgjegjëse të shërbimit social shtetëror, në bashkëpunim me njësitë e qeverisjes vendore, duhet të garantojnë ofrimin e shërbimit cilësor sipas standardeve për përfituesit në institucione të tjera të përkujdesjes shoqërore, publik ose jopublike, për rastet kur nevojitet mbyllja e shërbimit, por jo për një periudhë më shumë se 4 muaj.
4. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Punëve të Brendshme, ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Shërbimi Social Shtetëror dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË E TË BORDIT TË AKREDITIMIT DHE PËR PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËR PROCESET E SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN  E LARTË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 14, 15 e 106, të   ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Riorganizimin e Agjencisë Publike të Arsimit të Lartë (APAAL) në Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL).
2. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë është institucion publik qendror, person juridik, me seli në Tiranë, dhe financohet nga buxheti i shtetit e të ardhurat e tjera të ligjshme.
3. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ushtron veprimtarinë brenda fushës së përgjegjësisë së ministrisë përgjegjëse për arsimin e lartë.
4. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë gëzon pavarësi në:
a) hartimin dhe miratimin e procedurave të saj, të kritereve e të formateve të vlerësimit;
b) përzgjedhjen e ekspertëve e të komisioneve të posaçme të vlerësimit;
c) përpilimin e përmbajtjes dhe të rezultateve të raporteve të vlerësimit të cilësisë akademike.
5. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë mbështet veprimtarinë e saj mbi udhëzuesit e brendshëm dhe në Kodin e Cilësisë së Arsimit të Lartë, i cili përditësohet me standardet dhe udhëzuesit evropianë të cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë dhe ka për mision:
a) sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë përmes vlerësimit të jashtëm, objektiv dhe të pavarur;
b) ruajtjen e standardeve të cilësisë;
c) promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit që ato ofrojnë.
6. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë drejtohet nga drejtori, i cili është titullari i institucionit dhe e përfaqëson atë në marrëdhënie me të tretë. Ai organizon dhe drejton gjithë veprimtarinë e institucionit.
7. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë emërohet, lirohet/shkarkohet nga detyra me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin, me urdhër të Kryeministrit. Drejtori i Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
a) Të zotërojë titull akademik ose gradën shkencore “Doktor” (“PHD”), të fituar pranë universiteteve të vendeve anëtare të OECD-së ose BE-së.
b) Të ketë 5 (pesë) vjet përvojë pune në drejtim të:
i. njësive kryesore të institucioneve të arsimit të lartë;
ii. institucioneve të arsimit të lartë;
iii. strukturave të institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e arsimit të lartë.
8. Struktura dhe organika e Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë miratohet me urdhër të Kryeministrit, brenda 1 (një) muaji nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.
9. Marrëdhëniet e punës për drejtorin dhe punonjësit e ASCAL-it rregullohen sipas përcaktimeve të Kodit të Punës.
10. Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë ka objekt të veprimtarisë:
a) vlerësimin e jashtëm të cilësisë për akreditimin e parë dhe periodik të institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit që ato ofrojnë;
b) monitorimin, vlerësimin e cilësisë akademike e të përputhshmërisë me standardet e cilësisë së institucioneve dhe programeve të ofruara prej tyre, përpara vlerësimit për akreditim të parë dhe në vijim;
c) vlerësimin paraprak në kuadër të hapjes dhe/ose riorganizimit të institucioneve të arsimit të lartë dhe programeve të studimit me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për arsimin;
ç) vlerësimin paraprak dhe njohjen e programeve të studimit, të ofruara në institucione shqiptare të akredituara të arsimit të lartë nga institucione të huaja të arsimit të lartë të njërit prej shteteve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë;
d) vlerësimin periodik, çdo tre vjet, të cilësisë së mësimdhënies në institucionet e arsimit të lartë dhe monitorimin e vazhdueshëm të saj përmes Sondazhit Kombëtar të Studentëve, në përputhje me udhëzuesit e saj;
dh) vlerësimin e sistemeve të brendshme të cilësisë (auditimin) në institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me udhëzuesit e saj dhe standardet e udhëzimet për sigurimin e cilësisë në hapësirën evropiane të arsimit të lartë;
e) vlerësimet tematike, analitike dhe krahasuese të institucioneve dhe/ose programeve të studimit, në funksion të politikave për arsimin e lartë, në mënyrë autonome ose me kërkesë të ministrisë përgjegjëse për arsimin.
11. ASCAL-i ka këto detyra dhe përgjegjësi specifike:
a) Ndihmon për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të brendshëm të sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit të lartë, në përputhje me Kodin e Cilësisë. Ajo bashkëpunon me institucionet e arsimit të lartë dhe mban marrëdhënie të vazhdueshme me këto njësi.
b) Bashkëpunon me ministrinë përgjegjëse për arsimin për përgatitjen e standardeve shtetërore të cilësisë dhe përditësimin në vijim të tyre si pjesë e Kodit të Cilësisë.
c) Harton udhëzuesit e vlerësimit, kriteret, procedurat, formatet e vlerësimeve dhe akte të tjera për funksionimin e brendshëm të saj.
ç) I propozon ministrit përgjegjës për arsimin ndryshime të bazës ligjore në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë.
d) Është autoriteti përgjegjës për administrimin dhe shkëmbimin e informacionit që lidhet me rezultatet, cilësinë dhe akreditimin në arsimin e lartë.
dh) Bën publike, përmes faqes zyrtare të saj në internet, raportet përfundimtare të vlerësimit të jashtëm, monitorimit të vazhduar të cilësisë, Sondazhit Kombëtar të Studentëve si dhe aktet e Bordit të Akreditimit. Jep informacion të përditësuar mbi statusin e institucioneve të arsimit të lartë/programeve lidhur me vlerësimin dhe akreditimin si dhe bën të njohur, para  fillimit  të  çdo  viti  akademik listën e institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit të akredituara.
e) Publikon dhe boton materiale e informacione kombëtare e ndërkombëtar, mbi sigurimin e cilësisë në arsimin e lartë.
ë) Administron databazën elektronike në funksion të procesit të monitorimit dhe sigurimit të cilësisë.
f) Administron kërkesat e institucioneve të arsimit të lartë për vlerësimin e jashtëm nga agjenci, anëtare të Rrjetit Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ENQA), të cilat ia paraqet për miratim Bordit të Akreditimit.
g) Bashkëpunon dhe bashkërendon veprimtarinë e saj me agjenci homologe, pjesë të (ENQA) dhe/ose Regjistrit Evropian të Sigurimit të Cilësisë (EQAR), nëpërmjet kryerjes së vlerësimeve të përbashkëta dhe/ose të koordinuara, përzgjedhja e të cilave bëhet sipas profilit dhe karakteristikave për çdo vlerësim ku angazhohen.
gj) Ndjek procedurat për anëtarësimin e ASCAL-it me të drejta të plota në Rrjetin Evropian të Sigurimit të Cilësisë (ENQA) dhe/ose Regjistrin Evropian të Sigurimit të Cilësisë (EQAR).
h) Bashkërendon aktivitetin e saj me ministrinë përgjegjëse për arsimin dhe institucionet e saj të varësisë, në shërbim të politikave që lidhen me cilësinë në arsimin e lartë, për vlerësimin e kërkimit shkencor, financimin e institucioneve të arsimit të lartë dhe shkëmbimin e të dhënave në fushën e arsimit të lartë.
i) Bashkëpunon dhe bashkërendon me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, duke përfshirë rezultatet e vlerësimit të veprimtarisë kërkimore shkencore të AKKSHI-t për proceset e sigurimit të jashtëm të cilësisë.
12. Për procedurën e vlerësimit, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë vepron, si më poshtë vijon:
a) Ngre komisionet e posaçme të vlerësimit, të përbëra nga ekspertë vendas dhe/ose të huaj, të cilët duhet të kenë:
– gradë shkencore ose titull akademik;
– përvojë pune të dokumentuar të mëparshme në vlerësimin institucional dhe/ose në fushën e programeve të studimit, në kuadër të sigurimit të jashtëm të cilësisë në Shqipëri dhe/ose jashtë vendit.
Kriteret shtesë për përzgjedhjen e këtyre ekspertëve, në raste specifike e të certifikuara, në varësi të llojit të vlerësimit të jashtëm, programit dhe ciklit të studimit, përcaktohen në rregulloren e brendshme të Bordit të Akreditimit.
b) Ekspertët në përbërje të këtyre komisioneve përzgjidhen sipas rregullores së brendshme të ASCAL-it nga listat vjetore të miratuara nga Bordi i Akreditimit. Përbërja e komisioneve të posaçme të vlerësimit, numri i ekspertëve për çdo lloj vlerësimi dhe shpërblimi i tyre përcaktohen sipas shtojcës 1 dhe tabelave 1/a e 1/b që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
c) Komisionet e përkohshme për vlerësime tematike, analitike e krahasuese përbëhen nga ekspertë vendas dhe/ose të huaj, me kualifikime akademike, me përvojë në arsimin e lartë e kërkimin shkencor dhe njohës të proceseve të cilësisë, sipas fushave kryesore të arsimit të lartë në shkencat natyrore, inxhinierike e teknologjike, mjekësore, bujqësore, sociale e humane, nga listat e miratuara nga Bordi i Akreditimit.
13. Pranë ASCAL-it ngrihet dhe funksionon Bordi i Akreditimit , si organ kolegjial vendimmarrës dhe i pavarur në veprimtarinë e tij.
14. Bordi i Akreditimit ka në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët minimalisht 3 dhe maksimalisht 5 duhet të jenë të huaj. Kryetari dhe anëtarët e këtij bordi duhet të kenë një përvojë të paktën 10-vjeçare në institucione akademike dhe kërkimore, brenda e jashtë vendit, gradë shkencore/titull akademik ose njohje e përvojë të paktën 5-vjeçare në fushën e sigurimit të cilësisë në arsimin e lartë. Kryetari dhe anëtarët e bordit duhet gjithashtu të kenë njohje në nivel të avancuar të gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
15. Emërimi dhe shkarkimi i kryetarit dhe anëtarëve të Bordit të Akreditimit bëhen me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e ministrit përgjegjës për arsimin. Mandati i anëtarëve të këtij bordi është 4 vjet.
16. Bordi i Akreditimit mblidhet jo më pak se 6 (gjashtë) herë në vit. Anëtari i  këtij bordi që mungon pa arsye në 1/3 e mbledhjeve zëvendësohet.
17. Anëtarët e Bordit të Akreditimit duhet të respektojnë aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë konfliktin e interesit.
18. Mbledhja e Bordit të Akreditimit zhvillohet kur marrin pjesë jo më pak se 8 (tetë) anëtarë të tij. Ajo nuk zhvillohet nëse, së paku, dy ekspertë të huaj nuk janë të pranishëm. Vendimet e bordit merren me shumicë të cilësuar, prej 3/4 të anëtarëve të pranishëm.
19. Bordi i Akreditimit miraton rregulloren e funksionimit të tij të brendshëm.
20. Bordi i Akreditimit mbështetet nga sekretariati teknik, nëpunës të ASCAL-it të caktuar nga drejtori i ASCAL-it.
21. Bordi i Akreditimit ka këto detyra dhe përgjegjësi:
a) Shqyrton raportet përfundimtare të vlerësimit të jashtëm të cilësisë për akreditim të parë dhe periodik, për akreditimin  institucional dhe atë të programeve të studimit dhe merr vendimin përfundimtar për akreditimin e tyre.
b) Në rastet kur vlerësimi i jashtëm kryhet nga agjenci të huaja, me kërkesë të institucioneve të arsimit të lartë, sipas pikës 3, të nenit 15, të  ligjit nr.80/2015, ky bord shqyrton dhe miraton paraprakisht kërkesën e institucionit të arsimit të lartë për kryerjen e vlerësimit përkatës nga agjencia e huaj.
c) Merr vendim përfundimtar, i cili mund të jetë:
– “pozitiv”, kur përmbushen standardet dhe kriteret përkatëse institucionale apo të programeve.
Kohëzgjatja dhe afati i vlefshmërisë së akreditimit institucional përcaktohen sipas shkallës së plotësimit të standardeve të cilësisë, ndërsa për programet e studimit edhe në varësi të kohëzgjatjes së tyre. Kohëzgjatja maksimale e vlefshmërisë së akreditimit institucional dhe/ose programeve të studimit nuk mund të jetë më shumë se 6 vite;
– “negativ”, kur konstatohet një nivel i ulët i cilësisë dhe mosplotësim i standardeve, si dhe pamundësi e institucionit për t’i përmbushur ato.
ç)  Përpara marrjes së vendimit përfundimtar, mbështetur në rezultatet e vlerësimit dhe mundësitë e institucionit, bordi mund të kërkojë plotësime, të vendosë kushte dhe afate për përmbushjen e tyre.
d) Shqyrton raportet e vlerësimit paraprak në kuadër të hapjes dhe/ose riorganizimit të institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit dhe i rekomandon ministrit përgjegjës për arsimin hapjen/riorganizimin ose jo të institucioneve të arsimit të lartë e të programeve të studimit.
dh) Shqyrton ankesat për procesin e vlerësimit të jashtëm të cilësisë dhe shprehet me vendim të arsyetuar lidhur më këto ankesa, duke vendosur pranimin apo mospranimin e saj, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative.
e) Lëshon certifikatën  zyrtare të akreditimit brenda një muaji nga data e marrjes së vendimit.
ë) Administron, për efekt vendimmarrjeje apo rishikim të vendimmarrjes së mëparshme të akreditimit, rastet kur nga ASCAL-i apo ministria përgjegjëse për arsimin konstatohen shmangie nga standardet prej institucioneve të arsimit të lartë.
f) Në vendimmarrjen për akreditimin e programeve të përbashkëta të studimit, që ofrohen midis institucioneve vendase të arsimit të lartë me institucione të huaja të arsimit të lartë, si dhe për filialet e institucioneve të huaja të arsimit të lartë që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë, merr parasysh edhe akreditimin e tyre në vendin e origjinës.
g) Për marrjen e vendimeve të tij, bordi ndjek Kodin e Procedurave Administrative. Vendimi i bordit është i formës së prerë, përfundimtar dhe i detyruar për t’u zbatuar. Kundër vendimeve të bordit mund të bëhet ankim në rrugë gjyqësore nga pala që ka interes të ligjshëm, sipas afateve të parashikuara në legjislacionin në fuqi, për kundërshtimin gjyqësor të akteve administrative.
gj) Kryen vlerësimin paraprak dhe njohjen e programeve të studimit të ofruara në institucione shqiptare të akredituara të arsimit të lartë nga institucione të huaja të arsimit të lartë të njërit prej shteteve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë dhe Australisë.
h) Miraton raportin vjetor të veprimtarisë së bordit dhe ASCAL-it, i cili publikohet brenda tremujorit të parë të vitit kalendarik pasardhës dhe i përcillet menjëherë për dijeni edhe ministrisë përgjegjëse për arsimin.
i) Miraton kriteret specifike të përzgjedhjes së ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit.
j) Miraton listën vjetore të ekspertëve vendas dhe të huaj të vlerësimit, që angazhohen në kuadër të komisioneve të posaçme ose të përkohshme sipas fushave akademike, mbështetur në listat e ASCAL-it dhe atyre të ekspertëve të huaj, të vëna në dispozicion nga ENQA/EQAR.
k) Miraton udhëzuesit mbi proceset e sistemit të brendshëm dhe të jashtëm të cilësisë, të hartuar dhe të propozuar nga ASCAL-i.
l) Miraton rregulloren e brendshme të funksionimit të ASCAL-it.
ll) Mbështetur në rezultatet e akreditimit, i kërkon ASCAL-it kryerjen e proceseve të posaçme të monitorimit të cilësisë për institucionet e arsimit të lartë apo programeve të studimit dhe shqyrton rezultatet e tyre.
m) Miraton metodologjinë dhe instrumentet e Sondazhit Kombëtar të Studentëve për cilësinë e mësimdhënies, të propozuar nga ASCAL.
n) Shqyrton raportet përfundimtare të Sondazhit Kombëtar të Studentëve përpara publikimit të tyre.
nj)  Miraton modelin dhe formatin e certifikatës së akreditimit që përgatitet nga ASCAL.
22. Financimi i ASCAL-it dhe Bordit të Akreditimit realizohet nga buxheti i shtetit, si dhe të ardhurat e krijuara nga veprimtaria e saj: si tarifat e vlerësimit, të ardhurat nga trajnimet, të ardhurat nga shërbimet e ofruara, të ardhurat nga programe dhe projekte vendase e të huaja, donacione të subjekteve fizike e juridike, vendase e të huaja, si dhe çdo burim tjetër i ligjshëm.
23. Tarifat për vlerësimin e jashtëm të cilësisë dhe akreditimin, që paguhen nga institucionet e arsimit të lartë, janë sipas shtojcës 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
24. ASCAL-i ka të drejtën e përdorimit të 90 për qind të të ardhurave nga veprimtaria e saj. Të ardhurat e papërdorura gjatë një viti financiar kalojnë në vitin pasardhës. Të ardhurat shërbejnë për pagesat e konsulentëve e të ekspertëve të jashtëm të angazhuar, pagesat dhe shpenzimet e Bordit të Akreditimit, për investime, pagesa dhe shpenzime operative të ASCAL-it, veprimtaritë jashtë vendit, përfshirë anëtarësimin në rrjetet ndërkombëtare.
25. Skema e përdorimit të të ardhurave miratohet nga Ministria e Financave.
26. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit paguhen për çdo pjesëmarrje në mbledhje për jo më shumë se 9 (nëntë) mbledhje për një vit kalendarik.
27. Masa e shpërblimit për çdo mbledhje të jetë, si më poshtë vijon:
a) Anëtarët vendas, në masën 30 000 (tridhjetë mijë) lekë;
b) Anëtarët e huaj, në masën 1 200 (një mijë e dyqind) euro;
c) Në rastin kur kryetari është vendas, në masën 30% më shumë se anëtarët vendas. Në rastin kur kryetari është i huaj, në masën 30% më shumë se anëtarët e huaj.
28. Kryetarit dhe anëtarëve të huaj të Bordit të Akreditimit u mbulohen shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit në Shqipëri për jo më shumë se tre ditë kalendarike për mbledhje.
29. Kryetarit dhe anëtarëve vendas të Bordit të Akreditimit, me vendbanim jashtë kryeqytetit, u mbulohen shpenzimet e udhëtimit e të akomodimit në Tiranë, për jo më shumë se tre ditë kalendarike për mbledhje. Shpenzimet për veprimtarinë e bordit mbulohen nga të ardhurat e ASCAL-it.
30. ASCAL-i ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, të cilat miratohen nga titullari i Agjencisë.
31. Stema përbëhet nga stema e Republikës së Shqipërisë, me shënimet: “Republika e Shqipërisë, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë”, në përputhje me vendimin nr.474, datë 10.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës, si dhe raportin e përmasave të saj”, të ndryshuar.
32. Vula zyrtare e ASCAL-it ka formën dhe elementet e përcaktuara në vendimin nr.390, datë 6.8.1993, të Këshillit të Ministrave, “Për rregullat e prodhimit, administrimit, kontrollit dhe ruajtjes së vulave zyrtare”, të ndryshuar. Vula e ASCAL-it prodhohet, administrohet dhe ruhet në përputhje me legjislacionin në fuqi.
33. Struktura dhe organika e APAAL-it, e miratuar sipas urdhrit nr.171, datë 27.9.2010, të Kryeministrit, mbeten në fuqi deri në miratimin e strukturës dhe organikës së re sipas këtij vendimi.
34. Kryetari dhe anëtarët e Bordit të Akreditimit emërohen me urdhër të Kryeministrit, brenda  1 (një) muaji nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Këshilli i Akreditimit vijon të funksionojë me përbërjen aktuale deri në krijimin e Bordit të Akreditimit.
35. Vendimi nr.424, datë 2.6.2010, i Këshillit të Ministrave, “Për krijimin dhe organizimin e APAAL”, i ndryshuar, shfuqizohet.
36. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Financave dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
*** 
V E N D I M
PËR
KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, NGA DREJTORIA E PËRGJITHSHME E TATIMEVE TE MINISTRIA E PUNËVE  TË BRENDSHME, TË PASURISË SË PALUAJTSHME “DEGA E TATIMEVE DELVINË”, ME QËLLIM PAJISJEN ME NDËRTESË TË SUBJEKTIT “PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË”, PËR DEGËN VENDORE TË PARTISË SOCIALISTE DELVINË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 22, shkronja “b”, e 22/1, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, “Për partitë politike”, të ndryshuar, dhe të neneve 8, pika 3, 13 e 16, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve te Ministria e Punëve të Brendshme, të pasurisë së paluajtshme me emërtimin “Dega e Tatimeve Delvinë”, sipas formularit që i bashkëlidhet këtij vendimi, me qëllim pajisjen me ndërtesë të subjektit “Partia Socialiste e Shqipërisë”, për Degën Vendore të Partisë Socialiste Delvinë.
2. Prona e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të hiqet nga lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore në përgjegjësi administrimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, që i bashkëlidhet vendimit nr.818, datë 6.12.2006, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar.
3. Ministri i Punëve të Brendshme të lidhë kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me subjektin “Partia Socialiste e Shqipërisë”, në përputhje me shkronjën “b”, të nenit 22, të ligjit nr.8580, datë 17.2.2000, të ndryshuar, për periudhën deri sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në këtë nen.
4. Ngarkohen ministri i Punëve të Brendshme, drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MËNYRËN E PARAQITJES, FORMATIN DHE PËRMBAJTJEN  E ETIKETIMIT TË PRODUKTEVE ZËVENDËSUESE TË QUMËSHTIT TË GJIRIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 7, 8 dhe 9, të   ligjit nr.8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Prodhuesit dhe shpërndarësit e produkteve të përcaktuara, përpara se të vendosin në treg produktin, duhet të zbatojnë përcaktimet mbi etiketimin të bëra në legjislacionin për ushqimin dhe përcaktimet e bëra në këtë vendim.
2. Për qëllim të këtij vendimi, termi “produkte zëvendësuese të qumështit të gjirit” nënkupton:
a) formulën për foshnja;
b) formulën pasuese;
c) qumështin e skremuar ose të kondensuar në formë pluhuri, të lëngët ose qumështin standard të skremuar.
3. Etiketat e produketeve të përcaktuara duhet të jenë në gjuhën shqipe dhe të jenë vendosur mbi ambalazhin e produktit nga prodhuesi ose nga subjekti tregtar, importues e shpërndarës, i produktit, para vendosjes në treg të produktit.
4. Etiketimi i formulës për foshnja kryhet, si më poshtë vijon:
4.1. Formula për foshnja vendoset në treg vetëm nëse etiketa e saj përmban elementet e mëposhtme:
a) Një tekst ku të përcaktohet se produkti është i përshtatshëm për përdorim të veçantë si ushqim për foshnjat, që nga lindja deri në 6 muaj, kur ata nuk ushqehen me gji;
b) Udhëzimet për përgatitjen, magazinimin, ruajtjen dhe eliminimin e duhur të produktit dhe një paralajmërim mbi rreziqet për shëndetin nga përgatitja dhe ruajtja jo e duhur;
c) Fjalët “Shënimi i rëndësishëm” ose shprehje të ngjashme me të, me shkronja të mëdha, qartësisht të dukshme dhe të kuptueshme,  të ndjekur menjëherë nga:
i. një tekst që shpreh epërsinë e ushqyerjes me gji;
ii. një tekst që rekomandon se produkti duhet përdorur vetëm me këshillën e mjekut ose të personelit që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën.
4.2. Etiketa e formulës për foshnja duhet:
a) të përmbajë informacionin e nevojshëm mbi përdorimin e duhur të produktit dhe të mos dekurajojë të ushqyerit me gji; dhe
b) të mos përmbajë termat “i ngjashëm me qumështin e gjirit”, “mëmësor”, “i përshtatur” apo ndonjë term tjetër të ngjashëm.
5. Etiketimi i formulës pasuese kryhet, si më poshtë vijon:
5.1. Formula pasuese vendoset në treg vetëm nëse etiketa e saj përmban elementet e mëposhtme:
a) Një tekst me shkronja të mëdha, qartësisht të dukshme e të kuptueshme që bën të qartë se:
i. produkti është i përshtatshëm vetëm për përdorim të veçantë ushqimor për foshnjat mbi moshën 6-muajshe dhe se ai duhet të jetë vetëm një pjesë e një diete të larmishme me ushqime shtesë që merr foshnja mbi moshën 6-muajshe;
ii. nuk duhet të përdoret si një zëvendësues për qumështin e gjirit gjatë gjashtë muajve të parë të jetës;
iii. produkti duhet përdorur vetëm me këshillën e mjekut ose të personelit që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën, bazuar në nevojat specifike individuale të rritjes e të zhvillimit të foshnjës;
b) Udhëzimet për përgatitjen, magazinimin, ruajtjen dhe eliminimin e duhur të produktit dhe një paralajmërim mbi rreziqet për shëndetin nga përgatitja dhe ruajtja jo e duhur.
5.2. Etiketimi i formulës pasuese duhet:
a) të përmbajë informacionin e nevojshëm mbi përdorimin e duhur të produktit për të mos dekurajuar të ushqyerit me gji;
b) të mos përmbajë termat “i ngjashëm me qumështin e gjirit”, “mëmësor”, “i përshtatur” apo ndonjë term tjetër të ngjashëm.
5.3. Formulat pasuese duhet të etiketohen në mënyrë të tillë që të bëjnë një dallim të qartë mes tyre dhe formulave për foshnja për të shmangur çdo rrezik ngatërrimi midis formulave për foshnja dhe formulave pasuese.
6. Etiketa e produkteve, qumësht i skremuar ose i kondensuar në formë pluhuri të lëngët ose qumësht standard i skremuar, përveç përcaktimeve të detyrueshme sipas legjislacionit të ushqimit,  nuk duhet të përmbajë asnjë tekst apo paraqitje grafike dhe foto ku të rekomandohet, të sugjerohet apo të deklarohet se ky produkt mund të përdoret për fëmijët nën 1 (një) vjeç).
7.  Kufizimet e lidhura me etiketat e formulave për foshnja dhe formulave pasuese janë, si më poshtë vijon:
7.1. Prodhuesit ose shitësit nuk duhet të vendosin në treg formula për foshnja ose pasuese, në qoftë se ambalazhi ose etiketa e ngjitur në të, përveç parashikimeve të pikave 4 e 5, të këtij vendimi, nuk plotëson kërkesat e mëposhtme:
a) Të përmbajë fjalët “Shënimi rëndësishëm”, me shkronja të mëdha, qartësisht të dukshme dhe të kuptueshme, dhe të ketë të shkruar paragrafin: “Qumështi i gjirit është ushqimi ideal për rritjen e shëndetshme dhe zhvillimin e foshnjave e të fëmijëve. Ai mbron nga diarreja dhe sëmundjet e tjera”, me shkronja me madhësi jo më pak se 1/3 e madhësisë së shkronjave të emrit të produktit dhe, në asnjë rast, më të vogla se 2 mm lartësi.
b) Të përmbajë fjalët “Kujdes” dhe të ketë të shkruar shprehjen: “Përpara se të vendosësh të plotësosh ose të zëvendësosh qumështin e gjirit me këtë produkt, këshillohu me mjekun ose personelin që ofron kujdes shëndetësor për nënën dhe fëmijën. Është e rëndësishme për shëndetin e fëmijës suaj, që ju të ndiqni me kujdes të gjitha udhëzimet e përgatitjes. Në qoftë se ju përdorni për ushqyerje një shishe me biberon, fëmija juaj mund të refuzojë të ushqehet nga gjiri. Është më higjienike ta ushqeni me gotë ose lugë”. Udhëzimet duhet të shkruhen me shkronja jo më pak se 1/3 e madhësisë së shkronjave të emrit të produktit dhe, në çdo rast, jo më të vogla se 1,5 mm;
c) Të përcaktojë në udhëzimet e përgatitjes së formulës për foshnja dhe formulës pasuese në formë pluhuri që:
i. formula pluhur mund të ndotet me mikroorganizma gjatë procesit të prodhimit ose gjatë përgatitjes;
ii. formula duhet përgatitur veçmas për çdo vakt ushqyerjeje me ujë në temperature në ose mbi 70 °C;
iii. qumështi formulë i mbetur në shishe duhet flakur menjëherë pas çdo vakti ushqyerjeje.
ç) Në udhëzimet e përgatitjes duhet:
 i.  të përfshihet grafiku i vakteve të ushqyerjes;
ii. të mos përdoren termat: “i ngjashëm me qumështin e gjirit”, “mëmësor”, “i përshtatur” ose terma të ngjashëm;
iii.  të mos përmbajë asnjë krahasim me qumështin e gjirit;
iv. të mos përdorë tekst që mund të ketë tendencë të dekurajojë ushqyerjen me gji.
d) Në rastin e formulës pasuese, të përcaktojë qartë që produkti nuk duhet përdorur për foshnjat nën moshën 6 muaj.
7.2. Etiketa e një formule për foshnja nuk duhet të përmbajë fotografi, piktura, vizatime të foshnjave ose tekste që mund të idealizojnë përdorimin e produktit, por mund të përfshijë paraqitje grafike për një identifikim të lehtë të produktit ose për ilustrimin e mënyrës së përgatitjes.
7.3.  Prodhuesit apo shpërndarësit nuk duhet të ofrojnë për shitje apo të shesin formulë për foshnja apo formulë pasuese, nëse ambalazhi apo etiketa e ngjitur me të përmbajnë paraqitje ose deklarata që sugjerojnë një lidhje mes produktit apo një përbërësi të tij me shëndetin, përfshirë rolin fiziologjik të një nutrienti në rritjen, zhvillimin dhe funksionet normale të trupit.
8. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.
    Ky vendim botohet në “Fletoren zyrtare” dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 
*** 
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NË PUNË” 
Në bazë të neneve 98, pika 4, 99, pika 3, 102 dhe 103, pika 3, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores “Për mbrojtjen e fëmijëve në punë”, sipas tekstit dhe shtojcës I, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.
2. Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje, shfuqizohet vendimi nr.384,                      datë 20.5.1996, i Këshillit të Ministrave, “Për mbrojtjen e të miturve në punë”, i ndryshuar.
3. Ngarkohen Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe të gjitha subjektet me personalitet juridik për zbatimin e këtij vendimi.
     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.