Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 25 Nëntor 2020:

 

V E N D I M

PËR

FUNKSIONIMIN E ORGANIZIMIN E KOMITETIT TË MBROJTJES CIVILE DHE BASHKËPUNIMIN NDËRINSTITUCIONAL TË INSTITUCIONEVE DHE TË STRUKTURAVE TË SISTEMIT TË MBROJTJES CIVILE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 20, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pranë Këshillit të Ministrave krijohet e funksionon Komiteti i Mbrojtjes Civile (në vijim, KMC), i cili është organi më i lartë, i përhershëm, përgjegjës për zbatimin e politikave për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në Republikën e Shqipërisë.

2. KMC-ja kryesohet nga ministri i Mbrojtjes dhe ka në përbërje:

– ministrin e Brendshëm;
– ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme;
– ministrin e Financave dhe Ekonomisë;
– ministrin e Infrastrukturës dhe Energjisë;
– ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
– ministrin e Arsimit, Sportit dhe Rinisë;
– ministrin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;
– ministrin e Turizmit dhe Mjedisit;
– ministrin e Drejtësisë;
– ministrin e Kulturës;
– drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile;
– drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore;
– drejtorin e Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore;
– kryetarin e Komitetit Kombëtar të Digave të Mëdha.

Në varësi të nevojave, në mbledhjet e KMC-së ftohen edhe përfaqësues nga institucione shkencore dhe monitoruese, drejtues të strukturave qendrore, organizata joqeveritare etj.

3. KMC-ja mblidhet, sa herë gjykohet e nevojshme nga kryetari i tij, për çështje që kanë të bëjnë me zbatimin e politikave në bashkërendimin e punës për zvogëlimin e riskut ndaj fatkeqësive dhe mbrojtjen civile. Të drejtën e propozimit për thirrjen e mbledhjes së KMC-së, përveç kryetarit të tij, e ka edhe çdo ministër, sipas fushës së përgjegjësisë dhe llojit të fatkeqësisë.

4. KMC-ja zbaton politikat që kanë të bëjnë me vlerësimin e riskut nga fatkeqësitë në nivel qendror, Strategjinë Kombëtare për Zvogëlimin e Riskut nga Fatkeqësitë dhe Planin Kombëtar të Emergjencave Civile dhe, nëpërmjet ministrit përgjegjës për mbrojtjen civile, propozon ndryshime apo përditësime të tyre.

5. KMC-ja është autoriteti më i lartë i përhershëm që bashkërendon e koordinon veprimtaritë dhe aktivitetet ndërinstitucionale të institucioneve e të strukturave dhe të të gjitha subjekteve të përfshira në mbrojtjen civile.

6. KMC-ja, me kërkesë të prefektit, në rast se vlera e kompensimit tejkalon 8 (tetë) % të buxhetit të bashkisë, merr vendim për kompensimin e dëmeve nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

7. Pranë AKMC-së ngrihet e funksionon sekretariati teknik i KMC-së, i cili është përgjegjës për përgatitjen e materialeve të mbledhjes dhe për njoftimin e anëtarëve të KMC-së për mbledhjen e radhës, jo më vonë se 10 (dhjetë) ditë përpara datës së zhvillimit të saj. Përbërja e sekretariatit teknik të KMC-së përcaktohet me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile.

8. Çdo ministër është përgjegjës për zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile në fushën e përgjegjësisë shtetërore të institucionit që drejton, nëpërmjet sektorit për mbrojtjen civile. Ministritë hartojnë plane, programe e dokumente të tjera që kanë për qëllim zvogëlimin e riskut nga fatkeqësitë dhe mbrojtjen civile, sipas llojit të veprimtarisë e përgjegjësisë së tyre.

9. AKMC-ja koordinon në mënyrë të përqendruar shpërndarjen e kapaciteteve logjistike dhe njerëzore, të caktuara për përballimin e emergjencave civile apo të fatkeqësive.
10. Sektorët për mbrojtjen civile pranë ministrive duhet të zbatojnë me shpejtësi dhe efektivitet kërkesat e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile për përballimin e emergjencave civile apo të fatkeqësive.

11. Sektorët për mbrojtjen civile në ministritë përkatëse aktivizojnë, me kërkesë të AKMC-së, kapacitetet e parashikuara për emergjencë civile, për të reaguar me shpejtësi dhe efektivitet në rastin më të parë të mundshëm, por asnjëherë më vonë se 2 (dy) orë.

12. Në situatat e emergjencave civile, komunikimi ndërinstitucional mbahet duke përdorur kanalet zyrtare të komunikimit. Në rastet e komunikimit verbal, sektorët për mbrojtjen civile pranë ministrive regjistrojnë dhe ruajnë përmbajtjen e bisedave, të njoftimeve apo të kërkesave të marra e të dhëna përmes përdorimit të mjeteve të teknologjisë së informacionit.

13. Institucionet dhe strukturat operacionale kryesore shtetërore, përgjegjëse për përballimin e emergjencave civile apo të fatkeqësive, janë ato të përcaktuara në lidhjen 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të cilat angazhohen menjëherë me kërkesë të AKMC-së.

14. Për përballimin e emergjencave civile me specifika të veçanta, me kërkesë të AKMC-së, mund të angazhohen edhe autoritete e institucione të tjera shtetërore, përveç atyre të parashikuara në lidhjen 1 të këtij vendimi.

15. Institucionet e strukturat vendore, që bashkëpunojnë me institucionet dhe strukturat qendrore dhe të tjera për mbrojtjen civile, janë komisionet e mbrojtjes civile në nivel qarku e bashkie, të cilat veprojnë nën drejtimin e prefektit të qarkut e të kryetarit të bashkisë.

16. Në përbërje të strukturës së administratës së prefektit funksionon sektori i Planifikimit dhe Mbrojtjes Civile. Prefekti bashkërendon me bashkitë brenda territorit administrativ të tij për planifikimin pranë tyre të strukturave të përhershme të planifikimit e të mbrojtjes civile.

17. Komunikimi me publikun, në rastet e fatkeqësive natyrore/fatkeqësive, kryhet nga ministria përgjegjëse për mbrojtjen civile.

18. Vendimi nr.965, datë 2.12.2015, i Këshillit të Ministrave, “Për bashkëpunimin ndërinstitucional të strukturave të drejtimit, në rastet e emergjencave civile dhe krizave”, shfuqizohet.

19. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Kulturës, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile dhe të gjitha institucionet, sipas lidhjes 1, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E KRITEREVE, TË DOKUMENTACIONIT E TË PROCEDURËS PËR PAJISJEN, RIPËRTËRITJEN, REFUZIMIN DHE ANULIMIN E LEJES SË PUNËS, SI PUNONJËS ME KUALIFIKIM TË LARTË, TË TIPIT “A/KL” , SI DHE TË TARIFËS SHTETËRORE PËR LËSHIMIN E KËSAJ LEJEJE PUNE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 71, pika 8, 86, pika 2, e 105, pika 1, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Të huajit i jepet leje pune e tipit “A/KL”, për herë të parë, me një afat jo më pak se 1 (një) vit, si punonjës me kualifikim të lartë, nëse plotëson kriteret e përcaktuara në pikën 1, të nenit 98, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.

2. Të huajit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL”, si punonjës me kualifikim të lartë, për 2 (dy) herë radhazi me një afat dyvjeçar e më pas me afat të përhershëm, nëse është në përputhje me parashikimin e pikës 1, të nenit 76, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar, si dhe nëse plotëson kriteret e mëposhtme:

a) ka një kontratë pune të vlefshme, në përputhje me formimin e tij profesional, për një afat dyvjeçar, por jo domosdoshmërisht me punëdhënësin, që ka përfituar lejen e parë të tipit “A/KL”;
b) plotëson kushtet e shkronjave “b”, “c”, dhe “ç”, të pikës 1, të nenit 98, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar;
c) është me qëndrim të ligjshëm në territorin e Republikës së Shqipërisë.
3. Kërkesa për t’u pajisur me leje pune të tipit “A/KL” bëhet nga subjektet e përcaktuara në pikën 3, të nenit 71, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.

4. Subjektet e përcaktuara në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur për herë të parë me leje pune të tipit “A/KL”, paraqesin kërkesën e tyre përmes shërbimit elektronik në portalin e-Albania, bashkë me dokumentacionin e mëposhtëm, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin nga noteri:

a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale, sipas formatit të dhënë në aneksin 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi;
b) kopjen origjinale të kontratës individuale të punës, ku të plotësohen kushtet e përcaktuara në pikën 1, të këtij vendimi;
c) dokumente që vërtetojnë kualifikimet e larta profesionale në profesionin apo në sektorin e përcaktuar në kontratën e punës;
ç) kopjen e pasaportës;
d) prokurën apo autorizimin nga i huaji apo punëdhënësi, nëse aplikimi kryhet nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar;
dh) kërkesën e paraqitur në institucionet përkatëse, për t’u siguruar në skemat e detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;
e) një fotografi të aplikuesit, të bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm e qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.

5. Personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, për t’u pajisur me leje pune të ripërtëritur të tipit “A/KL”, paraqesin, nëpërmjet shërbimit elektronik të portalit e-Albania, brenda 30 (tridhjetë) ditëve para mbarimit të afatit të lejes ekzistuese, kërkesën e dokumentacionin e mëposhtëm, të përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njësuar me origjinalin nga noteri:

a) kërkesën e të huajit me të dhënat personale;
b) kopjen e kontratës individuale të punës me afatin kohor të përcaktuar të paktën deri në 2 (dy) vjet, për 2 (dy) ripërtëritjet e para;
c) prokurën apo autorizimin nga i huaji apo punëdhënësi, nëse aplikimi kryhet nëpërmjet një përfaqësuesi të autorizuar;
ç) një fotografi të aplikuesit, të bërë jo më përpara se 6 (gjashtë) muaj nga data e aplikimit, me përmasa 47 mm x 36 mm, të marra në plan me sfond të bardhë, të fokusuara dukshëm e qartë. Fotografia duhet të tregojë personin përballë, me qëndrim neutral e sytë të hapur e të dukshëm.

6. Kërkesa dhe dokumentacioni i përcaktuar në pikat 3 e 4, të këtij vendimi, i drejtohet strukturës përkatëse të Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive (AKPA), në territorin e së cilës kryhet aktiviteti.

7. Struktura pёrkatёse e AKPA-së, pasi shqyrton dokumentacionin e paraqitur dhe vlerëson se ai nuk është në përputhje me kërkesat e pikës 4, të këtij vendimi, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e aplikimit, i kërkon të huajit plotësimin e tij, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë.

8. Struktura pёrkatёse e AKPA-së, pas paraqitjes së kërkesës nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, verifikon të dhënat e punëdhënësit, të regjistruar në QKB, statusin “aktiv”, si dhe shlyerjen e detyrimeve lidhur me pagat e punonjësve, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore nga ana e punëdhënësit, pranë të cilit do të punësohet i huaji.

9. Nëse struktura pёrkatёse e AKPA-së vlerëson se dokumentacioni i paraqitur është i plotë apo pas plotësimit të tij nga personat e përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, brenda afatit të përcaktuar, përmbush kriteret e përcaktuara në pikat e këtij vendimi, e pajis të huajin, brenda 10 (dhjetë) ditëve punë, me leje pune të tipit “A/KL”, për herë të parë, sipas formatit të dhënë në aneksin 2, që i bashkëlidhet këtij vendimi. E njëjta procedurë ndiqet edhe në rastin e shqyrtimit të dokumentacionit për ripërtëritjen e lejes së punës. Struktura pёrkatёse e AKPA-së e njofton në mënyrë elektronike kërkuesin, që të dërgojë me postë dokumentacionin origjinal, si dhe çdo dokument të listuar në pikat 4 apo 5, të këtij vendimi, në një kopje dhe 3 (tri) fotografi sipas përshkrimit, e më pas, po në atë adresë postare, i dërgohet kopja origjinale e lejes së punës.

10. Struktura pёrkatёse e AKPA-së ia refuzon kërkesën për pajisje me leje pune të tipit “A/KL” punëmarrësit, i cili, megjithëse ka plotësuar dokumentacionin e kërkuar, vlerësohet se nuk plotëson kriteret e përcaktuara në pikat 1 e 8 të këtij vendimi.

11. Të huajit i refuzohet lëshimi i lejes së punës të tipit “A/KL”, nëse vërtetohet njëri nga kushtet e përcaktuara në nenin 77, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.

12. Të huajit i anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, nëse vërtetohet njëra nga situatat e përcaktuara në pikën 1, të nenit 80, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.

13. I huaji, të cilit i refuzohet ose i anulohet leja e punës e tipit “A/KL”, ka të drejtën e ankimimit, sipas procedurës së përcaktuar në pikën 2, të nenit 81, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.
14. Leja e punës e tipit “A/KL” përfundon nëse plotësohen kriteret e përcaktuara në nenin 78, të ligjit nr.108/2013, “Për të huajt”, të ndryshuar.

15. I huaji, i cili pajiset për herë të parë me leje pune të tipit “A/KL”, para marrjes së lejes së punës, detyrohet të paguajë tarifën prej 6 000 (gjashtë mijë) lekësh. I huaji, të cilit i ripërtërihet leja e punës e tipit “A/KL”, para marrjes së kësaj lejeje të ripërtërirë, detyrohet të paguajë tarifën prej 3 000 (tre mijë) lekësh.

16. Drejtoria, që ka në përgjegjësi çështjet e migracionit, në ministrinë e përgjegjëse për çështjet e punësimit, monitoron, në mënyrë periodike, procedurën e ndjekur nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për dhënien e lejes së punës.

17. Vendimi nr.66, datë 12.2.2014, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurës për pajisjen, refuzimin dhe anulimin e lejes së punës, si punonjës me kualifikim të lartë, të tipit “A/KL””, shfuqizohet.

18. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë e Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLIT TEKNIK “PËR PAJISJET E AEROSOLIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 5, të ligjit nr.10489, datë 15.12.2011, “Për tregtimin dhe mbikëqyrjen e tregut të produkteve joushqimore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullit teknik për kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit “Për pajisjet e aerosolit”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ky rregull teknik është i zbatueshëm për çdo pajisje aerosoli e vendosur në treg pas hyrjes në fuqi të tij .

3. Çdo pajisje aerosoli e vendosur në treg para hyrjes në fuqi të këtij rregulli nuk do të pengohet të bëhet e disponueshme në treg pas hyrjes në fuqi të këtij rregulli.

4. Ngarkohet Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi 30 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E RREGULLAVE PËR KRITERET E VLERËSIMIT TË PRODUKTEVE BIOCIDE DHE TË PROCEDURËS SË DHËNIES SË AUTORIZIMIT TË VENDOSJES SË TYRE NË TREG

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 8, të ligjit nr.95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e rregullave për kriteret e vlerësimit të produkteve biocide dhe të procedurës së dhënies së autorizimit të vendosjes në treg të produkteve biocide.

2. Bashkëlidhur këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij janë:

a) shtojca I: Kriteret e vlerësimit të produkteve biocide dhe procedura e dhënies së autorizimit të vendosjes në treg të produkteve biocide;
b) shtojca II: Kërkesat për informacion për lëndët vepruese;
c) shtojca III: Kërkesat për informacion për produktet biocide;
ç) shtojca IV: Përmbajtja e autorizimit për produktet biocide;
d) shtojca V: Lista e lëndëve vepruese të miratuara.

3. Në kuptim të këtij vendimi, të gjithë termat kanë të njëjtin kuptim me termat e përcaktuar në nenin 3, të ligjit nr.95/2015, “Për shërbimet dhe produktet biocide në shëndetin publik”, ndërsa termi i mëposhtëm nënkupton:
a) “Letër aksesi”, dokument origjinal, i nënshkruar nga zotëruesi i të dhënave ose përfaqësuesi i tij, i cili përcakton se të dhënat mund të përdoren në dobi të një pale të tretë nga autoriteti kompetent, për qëllimet e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT) DHE BANESAVE INDIVIDUALE, NË BASHKITË DURRËS DHE LEZHË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 25 e 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 837 115 264 (tetëqind e tridhjetë e shtatë e njëqind e pesëmbëdhjetë mijë e dyqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para, nga bashkitë Durrës dhe Lezhë.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, t’u kalojë bashkive Durrës dhe Lezhë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Durrës, në masën 326 726 371 (treqind e njëzet e gjashtë milionë e shtatëqind e njëzet e gjashtë mijë e treqind e shtatëdhjetë e një) lekë, për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.
b) Bashkisë Lezhë, në masën 510 388 893 (pesëqind e dhjetë milionë e treqind e tetëdhjetë e tetë mijë e tetëqind e nëntëdhjetë e tre) lekë, për riforcimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para.

3. Përdorimi i fondit të rindërtimit, miratuar për vitin 2020, për financimin e riforcimit të njësive të banimit në ndërtesa (pallat) dhe njësive individuale të banimit, të cilat janë klasifikuar si objekte me dëmtime të mëdha strukturore ose dëmtime shumë të rënda jostrukturore dhe që nuk duhen rindërtuar nga e para do të jetë në masën 167 423 052 (njëqind e gjashtëdhjetë e shtatë milionë e katërqind e njëzet e tre mijë e pesëdhjetë e dy) lekë dhe do të përballohet nga pjesa e financuar nga grantet të fondit të rindërtimit.

4. Fondi i përcaktuar në pikën 3, të këtij vendimi, t’u kalojë bashkive Durrës dhe Lezhë, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Bashkisë Durrës i transferohet fondi në masën 65 345 274 (gjashtëdhjetë e pesë milionë e treqind e dyzet e pesë mijë e dyqind e shtatëdhjetë e katër) lekë.
b) Bashkisë Lezhë i transferohet fondi në masën 102 077 778 (njëqind e dy milionë e shtatëdhjetë e shtatë mijë e shtatëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekë.

5. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe bashkitë Durrës dhe Lezhë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KRITEREVE DHE TË PROCEDURAVE PËR MËNYRËN E PËRZGJEDHJES DHE SASINË E CERTIFIKATAVE QË DO TË VERIFIKOHEN, SI DHE PROCESI I MBIKËQYRJES SË CERTIFIKATAVE TË PERFORMANCËS SË ENERGJISË NË NDËRTESA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 13, të ligjit nr.116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

1. Qëllimi i këtij vendimi është të rregullojë procesin e mbikëqyrjes së certifikatave të performancës së energjisë në ndërtesa, duke percaktuar kriteret dhe procedurat për mënyrën e përzgjedhjes dhe sasinë e certifikatave që do të verifikohen.

2. Ky vendim e shtrin fushën e zbatimit në ndërtesat dhe njësitë e ndërtesave të referuara në nenet 10, pika 1, dhe 5, pika 7, të ligjit nr.116/2016, “Për performancën e energjisë së ndërtesave”.

3. Termat e përcaktuara në këtë vendim kanë të njëjtin kuptim me ato të përcaktuara në ligjin nr.116/2016, “Për performancën e energjisë në ndërtesa”.

4. “Nëpunës i autorizuar”, në kuptim të këtij vendimi është një auditues i certifikuar, nëpunës i Agjencisë për Efiçencën e Energjisë i autorizuar për mbikëqyrjen e përmbushjes së kushteve të performancës së energjisë në ndërtesa, i cili nuk ka të drejtë të ushtrojnë këtë profesion jashtë kësaj agjencie.

II. KRITERET DHE PROCEDURAT PËR MËNYRËN E PËRZGJEDHJES DHE SASINË E CERTIFIKATAVE QË DO TË VERIFIKOHEN

1. Agjencia për Efiçencën e Energjisë, në vijim Agjencia, realizon përzgjedhjen e certifikatave për performancën e energjisë që do të verifikohen dhe sasinë e tyre, mbi bazën e kritereve të mëposhtme:

a) Nëse audituesit i janë konstatuar parregullsi në të paktën 1 prej 3 certifikatave të fundit të lëshuara prej tij;
b) Nëse audituesit, i cili ka lëshuar certifikatën, i është revokuar më parë certifikata e audituesit të energjisë nga agjencia;
c) Rastësisht me një normë prej të paktën 5% të numrit të përgjithshëm të certifikatave për performancën e energjisë të lëshuara në një vit të caktuar.

2. Nëpunësit e autorizuar të Agjencisë, në bazë të kritereve të përcaktuara në pikën 1, të këtij kreu, kryejnë çdo vit, brenda datës 30 mars, përzgjedhjen e certifikatave që do të verifikohen dhe dokumentojnë me shkrim arsyet e përzgjedhjes së tyre.

3. Agjencia siguron që informacioni i marrë në përputhje me kriteret e përcaktuara në shkronjat “a” dhe “b”, të pikës 1, të këtij kreu, është i verifikuar.

4. Mbi bazën e sasisë së certifikatave të përzgjedhura, Agjencia harton planin vjetor të mbikëqyrjes së certifikatave.

III. MBIKËQYRJA E CERTIFIKATAVE TË PERFORMANCËS SË ENERGJISË

1. Agjencia është autoriteti që kryen sistematikisht një proces verifikimi për certifikatat e performancës së energjisë së ndërtesave dhe të të dhënave të referuara në raportet e auditimit dhe të verifikimit, brenda 10 (dhjetë) ditëve pune.

2. Mbikëqyrja e certifikatës për performancën e energjisë realizohet nëpërmjet një sistemi kontrolli që përfshin:

a) kontrollin mbi vlefshmërinë e të dhënave hyrëse të përdorura për lëshimin e certifikatës;
b) konfirmimin që rezultatet e deklaruara në certifikatë janë në formatin e kërkuar;
c) kontrollin e raporteve të verifikimit të sistemeve teknike, nëse këto raporte janë në përputhje me udhërrefyesin e publikuar nga Agjencia;
ç) verifikimin shtesë të saktësisë së rezultateve të llogaritura dhe të rekomandimeve të bëra;
d) verifikimin në vend për ndërtesën apo njësinë e saj, kur Agjencia e sheh të nevojshme.

3. Procesi i mbikëqyrjes realizohet nga nëpunësit e autorizuar të Agjencisë.

4. Mbikëqyrja kryhet së paku nga tre nëpunës të autorizuar, që i propozohen për miratim ministrit nga drejtuesi i Agjencisë. Nëpunësit e autorizuar bëjnë pjesë në listën e fituesve të testit të auditimit të energjisë. Një nga tre nëpunësit e autorizuar është firmë e parë dhe dy të tjerët kundërfirmues.

5. Agjencia analizon dhe jep përgjigje për çdo ankesë, bazuar në verifikimet e kryera nga nëpunësit e autorizuar.

6. Raporti i mbikëqyrjes lëshohet nga nëpunësit e autorizuar të Agjencisë dhe për rezultatet e tij njoftohet audituesi energjetik, i cili ka lëshuar “Certifikatën për perfomancën e energjisë” për ndërtesën apo njësinë e saj, si dhe subjekti që ka në pronësi apo përgjegjësi administrimi ndërtesën apo njësinë e saj, e cila është certifikuar. Audituesi energjetik dhe subjekti që ka në pronësi apo përgjegjësi administrimi ndërtesën apo njësinë e saj kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative kompetente ndaj përmbajtjes së raportit të mbikëqyrjes, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e lëshimit dhe/ose njoftimit të raportit.

7. Nëse gjatë procesit të verifikimit, një certifikatë për performancën e energjisë konstatohet me të dhëna të rreme dhe të pasakta, agjencia tërheq certifikatën për performancën e energjisë dhe lëshon një njoftim për audituesin dhe pronarin e ndërtesës që të raportojë mbi parregullsitë e gjetura. Agjencia analizon raportin e hartuar nga audituesi dhe vendos sanksionet sipas parashikimeve ligjore. Audituesi energjetik dhe subjekti që ka në pronësi apo përgjegjësi administrimi ndërtesën apo njësinë e saj kanë të drejtë të ankohen në gjykatën administrative kompetente ndaj vendimit të agjencisë për tërheqjen e certifikatës, brenda 45 (dyzet e pesë) ditëve nga data e shpalljes dhe ose njoftimit të vendimit.

8. Nëpunësit e autorizuar për verifikimin e certifikatave të performancës së energjisë së ndërtesave raportojnë rezultatet e vlerësimit të tyre në raportin e mbikëqyrjes, i cili përmban:

a) një përmbledhje të procesit të verifikimit, rezultatet e vlerësimit dhe dokumentet mbështetëse;
b) detajet e aktivitetit të verifikimit që përfshijnë verifikimin e:

i. rezultateve të vlerësimit të performancës së energjisë së ndërtesave dhe sistemeve teknike të instaluara në ndërtesë, që përfshihen në kërkesat minimale të performancës si sistemet e ngrohjes, ajrit të kondicionuar, ventilimit, ndriçimit dhe ujit të ngrohtë sanitar, përfshirë kaldajën, pompat e nxehtësisë, akumulatorët e energjisë, sistemin e kontrollit, si dhe pompat e qarkullimit të ujit etj.;
ii. fuqisë termike e elektrike të instaluar, duke e krahasuar atë me nevojat aktuale të ndërtesës për ngrohje, ftohje, ventilim, ndriçim dhe kërkesës për ujë të ngrohtë sanitar;
iii. nivelit aktual të konsumit të energjisë për objektin e auditimit energjetik;
iv. të dhënave për sasinë totale të kursimeve të mundshme dhe masat e propozuara të kursimit të energjisë që duhen marrë;
v. llogaritjes vjetore të performancës së integruar të energjisë së ndërtesës ose të njësisë së ndërtesës në përputhje me vendimin nr.537, datë 8.7.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e kërkesave minimale të performancës së energjisë së ndërtesave dhe të elementeve të ndërtesave”;
vi. treguesit të llogaritur për performancën e energjisë së ndërtesës ose të njësisë së ndërtesës;
vii. treguesit numerik të konsumit të energjisë primare të ndërtesës ose të njësisë së ndërtesës;
viii. karakteristikave të përgjithshme të ndërtesës ose të njësisë së ndërtesës, përfshirë këtu dhe periudhën e datën e ndërtimit.

IV. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia për Efiçencën e Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA ZBATIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS SË BRENDSHME TË KALASË SË ALI PASHË TEPELENËS DHE VAZHDIMI I SHËTITORES PËRGJATË HYRJES SË KALASË SË ALI PASHË TEPELENËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga projekti “Rikonstruksioni i rrugës së brendshme të kalasë së Ali Pashë Tepelenës dhe vazhdimi i shëtitores përgjatë hyrjes së kalasë së Ali Pashë Tepelenës”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tepelenë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall dhe ndërtesë”, me vlerë 39 670 667.4 (tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë katër) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 39 670 667.4 (tridhjetë e nëntë milionë e gjashtëqind e shtatëdhjetë mijë e gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë pikë katër) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2020, miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit në Bashkinë Tepelenë.

8. Bashkia Tepelenë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tepelenë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tepelenë, në bashkëpunim me Bashkinë Tepelenë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, e të bëjnë kalimin e pronësisë në favor të shtetit (Bashkisë Tepelenë).

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tepelenë, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit (Bashkisë Tepelenë).
12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tepelenë, dhe Bashkia Tepelenë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “SISTEMIMI I KRYQËZIMIT TË RRUGËS SË DURRËSIT ME UNAZËN”, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Sistemimi i kryqëzimit të Rrugës së Durrësit me Unazën”, Tiranë.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 35 035 735 (tridhjetë e pesë milionë e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 35 035 735 (tridhjetë e pesë milionë e tridhjetë e pesë mijë e shtatëqind e tridhjetë e pesë) lekësh, të mbulohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i vitit 2020, i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë privatë, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Tiranë.

8. Bashkia Tiranë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, të fillojë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, si dhe kalimi i pronësive në favor të shtetit, për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA PROJEKTI “SISTEMIM RRUGËSH, BLLOKU GORICË”, BASHKIA POGRADEC

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga projekti “Sistemim rrugësh, blloku Goricë”, Bashkia Pogradec.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Pogradec.

3. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit tokë “truall”, me vlerë 482 586 (katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 482 586 (katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e pesëqind e tetëdhjetë e gjashtë) lekësh, të përballohet nga llogaria “Fondi i shpronësimeve”, në Bankën e Shqipërisë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Pronari i pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Bashkisë Pogradec.

8. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Pogradec.

9. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, në bashkëpunim me Bashkinë Pogradec, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit, të miratuar, e të bëjnë kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Pogradec.

11. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Pogradec për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.628, DATË 11.6.2009, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN “ZONË EKONOMIKE”, ME STATUSIN E “ZONËS SË LIRË”, TË NJË TERRITORI NË VLORË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.9789, datë 19.7.2007, “Për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit ekonomik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.628, datë 11.6.2009, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në pikën 1, fjalët “… me sipërfaqe 478.14 (katërqind e shtatëdhjetë e tetë pikë katërmbëdhjetë) ha …” zëvendësohen me “… me sipërfaqe 448.6 (katërqind e dyzet e tetë pikë gjashtë) ha …”.
b) Bashkëlidhur vendimit shtohet lista e pasurive me sipërfaqet që do të hiqen.

2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2020 NDËRMJET INSTITUCIONEVE TË SISTEMIT TË DREJTËSISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në grupin buxhetor nr.63 “Institucionet e sistemit të drejtësisë”, në programin “Veprimtaria e apelimit të rivlerësimit kalimtar”, shtohet fondi prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh, në zërin shpenzime personeli.

2. Në grupin buxhetor nr.63 “Institucionet e sistemit të drejtësisë”, në programin “Veprimtaria e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë”, pakësohet fondi prej 4 000 000 (katër milionë) lekësh, në zërin shpenzime personeli.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe administrata e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2020 NDËRMJET MINISTRIVE DHE INSTITUCIONEVE BUXHETORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 17, të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e vitit 2020, në programin “Përkujdesi social”, në artikullin 606, i shtohet fondi prej 2 000 000 000 (dy miliardë) lekësh.

2. Efekti financiar, sipas pikës 1, të këtij vendimi, të përballohet nga pakësimi i fondeve korrente për disa ministri dhe institucione buxhetore, sipas tabelës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të gjitha ministritë/institucionet buxhetore, sipas tabelës nr.1 bashkëlidhur këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.389, DATË 19.5.2010; NR.230, DATË 21.3.2017; NR.841, DATË 24.12.2019; NR.316, DATË 15.5.2019; NR.125, DATË 13.3.2019; NR.294, DATË 21.5.2018; NR.369, DATË 20.6.2018; NR.65, DATË 13.2.2019; NR.254, DATË 24.4.2019; NR.699, DATË 30.10.2019; NR.737, DATË 12.12.2018; NR.574, DATË 28.8.2019; NR.182, DATË 4.4.2019; NR.15, DATË 15.1.2020; NR.355, DATË 29.4.2020; NR.204, DATË 19.2.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.42, DATË 21.1.2015; NR.279, DATË 1.4.2015, “PËR KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN E PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, QË PREKEN PREJ TYRE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 24, të ligjit nr.20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe në vijim të vendimit nr.465, datë 22.6.2016 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave dhe rregullave për kalimin e së drejtës së pronësisë mbi parcelën ndërtimore të objekteve informale”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.389, datë 19.5.2010; nr.230, datë 21.3.2017; nr.841, datë 24.12.2019; nr.316, datë 15.5.2019; nr.125, datë 13.3.2019; nr.294, datë 21.5.2018; nr.369, datë 20.6.2018; nr.65, datë 13.2.2019; nr.254, datë 24.4.2019; nr.699, datë 30.10.2019; nr.737, datë 12.12.2018; nr.574, datë 28.8.2019; nr.182, datë 4.4.2019; nr.15, datë 15.1.2020; nr.355, datë 29.4.2020; nr.204, datë 19.2.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.42, datë 21.1.2015; nr.279, datë 1.4.2015, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:

1. Në vendimin nr.230, datë 21.3.2017, rritet sipërfaqja që kompensohet, për pasuritë me nr.97/20 e nr.97/21, në zonën kadastrale 3976, nga drejtoria vendore e ASHK-së Tirana Veri, si pasojë e mospërputhjes së hartave gjatë regjistrimit në zyrën e regjistrimit, me pasuritë e krijuara nga procesi i legalizimit dhe anulohet kompensimi për pasuritë me nr.98/9 e nr.98/10, në zonën kadastrale 3976, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Në vendimin nr.65, datë 13.2.2019, në listën e bashkëpronarëve, ndryshohet një bashkëpronar në pasurinë me nr.1413/4, në zonën kadastrale 8527, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Në vendimin nr.841, datë 24.12.2019, në listën e bashkëpronarëve, në zonën kadastrale 8527, ndryshohet një bashkëpronar në pasurinë me nr.1414/3 dhe shtohen pesë bashkëpronarë në pasurinë nr.180/3, si dhe shtohet një bashkëpronar në pasurinë me nr.43/254 me nr.rendor 185, në zonën kadastrale 8602, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Në vendimin nr.316, datë 15.5.2019, anulohet kompensimi për pasurinë me nr.199/1/3, në zonën kadastrale 2066, sipas lidhjes D, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Në vendimin nr.15, datë 15.1.2020, anulohet kompensimi për pasurinë me nr.568/12, në zonën kadastrale 1605, si dhe anulohet kompensimi, për pasurinë 5/463, në zonën kadastrale 8330, sipas lidhjes E, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6. Në vendimin nr.254, datë 24.4.2019, në listën e bashkëpronarëve shtohen katër bashkëpronarë në pasurinë me nr.1/291, në zonën kadastrale 8521, si dhe ndryshohet lista e bashkëpronarëve në pasurinë 153/10, në zonën kadastrale 8527, sipas lidhjes F që i bashkëlidhet këtij vendimi.

7. Në vendimin nr.125, datë 13.3.2019, në listën e bashkëpronarëve ndryshohen gjenealitetet dhe numri i bashkëpronarëve nga dy në katër në pasurinë me nr.149/3/2, në zonën kadastrale 8527, dhe pezullohet zbatimi i vendimit për pasurinë nr.3/13, në zonën kadastrale 1987, sipas lidhjes G që i bashkëlidhet këtij vendimi.

8. Në vendimin nr.369, datë 20.6.2018, zvogëlohet sipërfaqja e kompensimit në pasurinë me nr.1320/2/1, në zonën kadastrale 8527, dhe ndryshohen gjenealitetet e bashkëpronarëve për pasuritë nr.160/5 dhe nr.168/1, sipas lidhjes H që i bashkëlidhet këtij vendimi.

9. Në vendimin nr.699, datë 30.10.2019, ndryshohen gjenealitetet dhe numri i bashkëpronarëve në pasurinë me 38/217, në zonën kadastrale 8518, sipas lidhjes I që i bashkëlidhet këtij vendimi.

10. Në vendimin nr.737, datë 12.12.2018, në listën e bashkëpronarëve shtohet një bashkëpronar në pasurinë me nr.29/239, në zonën kadastrale 8525, sipas lidhjes J që i bashkëlidhet këtij vendimi.

11. Në vendimin nr.574, datë 28.8.2019, në listën e bashkëpronarëve hiqet një bashkëpronar në pasurinë me nr.162/2, në zonën kadastrale 8527, sipas lidhjes K që i bashkëlidhet këtij vendimi.

12. Në vendimin nr.294, datë 21.5.2018, në listën e bashkëpronarëve hiqen dy bashkëpronarë në pasurinë me nr.162/2, në zonën kadastrale 8527, si dhe shtohen shtatë emra në pasurinë 2/138, në zonën kadastrale 8340, sipas lidhjes L që i bashkëlidhet këtij vendimi.

13. Në vendimin nr.182, datë 4.4.2019, në listën e bashkëpronarëve shtohet një bashkëpronar në pasurinë me nr.174/57, në zonën kadastrale 8527, sipas lidhjes M që i bashkëlidhet këtij vendimi.

14. Në vendimin nr.355, datë 29.4.2020, anulohet kompensimi për pasurinë me nr.275/17, në zonën kadastrale 2762, sipas lidhjes N që i bashkëlidhet këtij vendimi.

15. Në vendimin nr.204, datë 19.2.2009, ndryshohet pozicioni në hartën treguese i kompensimit në pasurinë me nr.1/184, në zonën kadastrale 8220, sipas lidhjes O që i bashkëlidhet këtij vendimi.

16. Në vendimin nr.389, datë 19.5.2010, zvogëlohet sipërfaqja e kompensimit për pasurinë me nr.7/393, në zonën kadastrale 8190, sipas lidhjes P që i bashkëlidhet këtij vendimi.

17. Në vendimin nr.450, datë 6.5.2009, anulohet vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasurinë me nr.336/10, në zonën kadastrale 2124, sipas lidhjes Q që i bashkëlidhet këtij vendimi.

18. Në vendimin nr.1038, datë 14.10.2009, anulohet vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasurinë me nr.2/627, në zonën kadastrale 8230. sipas lidhjes R që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Në vendimin nr.125, datë 17.2.2010, anulohet vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasurinë me nr.606/102, në zonën kadastrale 2704, sipas lidhjes S që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Në vendimin nr.279, datë 1.4.2015, anulohet vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasurinë me nr.2/301, në zonën kadastrale 8240 dhe për pronën nr.6/1003, në zonën kadastrale 8593, sipas lidhjes T që i bashkëlidhet këtij vendimi.

21. Në vendimin nr.42, datë 21.1.2015, anulohet vendimi për kalimin e së drejtës së pronësisë për pasurinë me nr.117/812, në zonën kadastrale 3981, sipas lidhjes U që i bashkëlidhet këtij vendimi.

II. Ngarkohen Agjencia e Trajtimit të Pronave dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.509, DATË 1.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR HAPJEN E PROCEDURËS SË PRANIMIT NË KATEGORINË E ULËT DHE TË MESME DREJTUESE EDHE PËR KANDIDATË TË TJERË JASHTË SHËRBIMIT CIVIL, PËR VITIN 2020”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 26, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

Në vendimin nr.509, datë 1.7.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në pikën 3 fjalët “ … gjithsej 21, …” zëvëndësohen me “ … gjithsej 30, …”.

2. Në lidhjen 1, bashkëlidhur vendimit, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Numrat 4 dhe 10, të ndarjes I, “Niveli i mesëm drejtues dhe të barasvlershëm” ndryshohen, si më poshtë vijon:

“4. Drejtor i Drejtorisë së Programeve të Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Politikave dhe Zhvillimit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – kategoria II-b;

10. Drejtor i Drejtorisë së Mirëadministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve dhe Shërbimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse, në Ministrinë e Brendshme – kategoria II-b;”
b) Në ndarjen II, “Niveli i ulët drejtues dhe të barasvlershëm”, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

i. Numri 12 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“12. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit të Specializuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve – Kategoria: III-a”.

ii. Pas numrit 21 shtohen numrat nga 22 deri 30, me këtë përmbajtje:

“22. Drejtor Rajonal i Drejtorisë Rajonale Tatimore Fier – Kategoria: III-a;
23. Drejtor Rajonal i Drejtorisë Rajonale Tatimore Lezhë – Kategoria: III-a;
24. Drejtor Rajonal i Drejtorisë Rajonale Tatimore Sarandë – Kategoria: III-a;
25. Drejtor Rajonal i Drejtorisë Rajonale Tatimore Berat – Kategoria: III-a;
26. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Shkodër – Kategoria: III-a/1;
27. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve – Kategoria: III-a;
28. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Vlorë – Kategoria: III-a/1;
29. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Dibër – Kategoria: III-a/1;
30. Drejtor i Drejtorisë së Kontrollit Tatimor, në Drejtorinë Rajonale Tatimore Lezhë – Kategoria: III-a/1.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

TRAJTIMIN ME PAGË E SHTESA MBI PAGË DHE PËR PROCEDURËN E KOMPENSIMIT FINANCIAR GJATË QËNDRIMIT NË PUNË TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË BURGJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.80/2020, “Për Policinë e Burgjeve”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. PAGA DHE SHTESAT MBI PAGË

1. Struktura dhe nivelet e pagave për punonjësit e Policisë së Burgjeve janë, si më poshtë vijon:

a) Paga bazë mujore për gradë, që është niveli i pagës së punonjësit në përputhje me gradën që ka fituar brenda rolit përkatës. Vlera e pagës bazë mujore për gradë përcaktohet në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
b) Shtesa për natyrë të veçantë pune, që është shtesa për shkak të natyrës së punës, për kohën që ushtrojnë detyrat funksionale, (sipas funksioneve/pozicioneve të miratuara në organikë) dhe që përcaktohet:

i. në lidhjen nr.2, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale;
ii. në lidhjen nr.3, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, për punonjësit e Policisë së Burgjeve në aparatin e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
c) Shtesa për vjetërsi në shërbim, që është shtesa që përfiton punonjësi i Policisë së Burgjeve me grada, për kohën e qëndrimit në gradë, në masën 1 për qind, pas çdo viti pune. Llogaritja e shtesës për vjetërsi shërbimi bëhet mbi pagën e gradës “Nëninspektor”, të rolit bazë.

2. Për efekt të llogaritjes së shtesës për vjetërsi në shërbim, sipas shkronjës “c”, të pikës 1, të këtij kreu, konsiderohen vitet e qëndrimit në gradë të dokumentuara në librezën e punës së çdo punonjësi në strukturat e Policisë së Burgjeve, Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Gardës së Republikës, Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Shërbimit Informativ të Shtetit, sipas ekuivalentimit në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave.

3. Vitet që përjashtohen nga llogaritja e shtesës së vjetërsisë së shërbimit vetëm për efekt pagese janë vitet e sigurimit vullnetar, të vetëpunësimit, vitet e punës si punonjës pa gradë, vitet e shërbimit ushtarak për meshkujt, vitet e shkollimit në institucionet e arsimit ushtarak të Ministrisë së Brendshme, të Ministrisë së Drejtësisë dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe periudhat e trajtimit me pagesë papunësie apo pagesë kalimtare.

II. KOMPENSIMI PËR SHPENZIMET E UDHËTIMIT

1. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, kur transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij, në rast pamundësie të garantimit nga institucioni të transportit nga vendbanimi deri në vendin e punës, përfiton kompensim për shpenzimet e udhëtimit.

2. Masa e kompensimit të shpenzimeve të udhëtimit, sipas pikës 1, të këtij kreu, përcaktohet në varësi të distancës në kilometra, të vendit të punës me vendbanimin e punonjësit, si më poshtë vijon:

Distanca në kilometra Masa e kompensimit
në lekë për muaj
Nga 36 km deri 60 km 3 000 lekë/muaj
Nga 61 km deri 100 km 5 000 lekë/muaj
Nga 101 km deri 150 km 8 000 lekë/muaj
Nga 151 km deri 200 km 10 000 lekë/muaj
Mbi 200 km 15 000 lekë/muaj

3. Për përfitimin e kompensimit për shpenzimet e udhëtimit, punonjësi paraqet në institucionin ku është transferuar dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim, pranë institucionit ku është i punësuar punonjësi;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Certifikatën e gjendjes familjare;
ç) Vërtetimin nga njësia e vetëqeverisjes vendore, për vendbanimin e familjes dhe të vetë punonjësit, pavarësisht nga gjendja civile;
d) Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse
punonjësi është pronar i një banese në territorin e bashkisë ku ndodhet
institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar;
dh)Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, nëse
punonjësi ka aplikuar për legalizim banese në territorin e bashkisë ku
ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale ku ai është
transferuar ose komanduar.

4. Titullari i njësisë shpenzuese verifikon nëpërmjet strukturave të institucionit vërtetësinë e dokumentacionit të përcaktuar në pikën 3, të këtij kreu, të paraqitur nga punonjësi.

5. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton kompensim për shpenzimet e udhëtimit, në masën dhe sipas rregullave të përcaktuara në këtë kre, deri në momentin e sistemimit me banesë në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar.

III. KOMPENSIMI PËR QIRANË E BANESËS

1. Kur punonjësi i Policisë së Burgjeve transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm, për shkak të detyrës ose për nevoja pune, kompensohet për qiranë e banesës, në rastet kur fjetja, transporti dhe ushqimi nuk sigurohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Këtë kompensim punonjësi e përfiton nëse transferohet ose komandohet në largësi mbi 36 km.

2. Masa e kompensimit për qira banese, për punonjësin e Policisë së Burgjeve sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij kreu, në varësi të personave në ngarkim që ka punonjësi, është, si më poshtë vijon:

Numri i personave
në ngarkim Sipërfaqja e banesës për të cilën i kompensohet qiraja e banimit
I vetëm 43.93 m²
Punonjësi dhe një person në ngarkim
56.47 m²;
Punonjësi dhe dy persona në ngarkim
79.74 m²;
Punonjësi dhe tre persona e më shumë, në ngarkim
80.50 m².

3. Numri i personave, pjesëtarë të familjes, në ngarkim të punonjësit të Policisë së Burgjeve, vërtetohet nëpërmjet certifikatës së gjendjes familjare.

4. Njësia shpenzuese në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve bën kompensimin e qirasë së banesës së punonjësit të Policisë së Burgjeve, përkundrejt paraqitjes së kontratës së qirasë, në vlerë jo më të madhe se vlera minimale e qirasë, e përcaktuar në vendimin përkatës të Këshillit të Ministrave për përcaktimin e vlerës minimale të çmimit të referencave të qirave të ndërtesave për qëllime tatimore. Vlera minimale mujore e çmimit të shitjes për metër katror sipërfaqe ndërtese të dhënë me qira do të përllogaritet në bazë të vlerës mesatare të shitblerjeve së banesave në tregun e lirë, sipas njësive administrative, të përcaktuara në udhëzimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e kostos mesatare të ndërtimit të banesave nga Enti Kombëtar i Banesave”, që miratohet çdo vit.

5. Për përfitimin e kompensimit për qira banese, sipas pikave 1 deri në 4, të këtij kreu, punonjësi paraqet në institucionin ku është transferuar, dokumentacionin e mëposhtëm:

a) Kërkesën me shkrim, pranë njësisë buxhetore ku është i punësuar;
b) Fotokopjen e kartës së identitetit;
c) Certifikatën e gjendjes familjare;
ç) Kontratën e noterizuar të qirasë së banesës në territorin e bashkisë ku
ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale ku punonjësi është
transferuar ose komanduar;
d) Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që
punonjësi nuk ka banesë në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i
ekzekutimit të vendimeve penale ku ai është transferuar ose komanduar;
dh)Vërtetimin nga zyra vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës që
punonjësi nuk ka aplikuar për legalizim banese në territorin e bashkisë
ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale ku ai është
transferuar ose komanduar.

6. Titullari i njësisë shpenzuese verifikon, nëpërmjet strukturave të varësisë, vërtetësinë e dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi dhe zbatimin e kontratës së qirasë.

7. Përcaktimi i apartamentit të banimit, që punonjësi i Policisë së Burgjeve do të marrë me qira, si dhe i masës së pagesës së qirasë, sipas përcaktimeve në këtë kre, bëhet nga një komision vlerësimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, i cili përzgjedh ofertën më të leverdisshme, mbi bazën e shqyrtimit të 3 (tre) ofertave të marra nga ky punonjës, nga 3 (tre) shoqëri imobiliare.

8. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, pasi merr miratimin për ofertën e përzgjedhur, sipas përcaktimit në pikën 7, të këtij kreu, nënshkruan kontratën e qirasë së apartamentit të banimit për një periudhë 6-mujore, me të drejtë ripërtëritjeje me të njëjtat kushte. Kontrata e qirasë, detyrimisht, duhet të bëhet në një zyrë noteriale.

9. Procedurat standarde të punës për verifikimin e vërtetësisë së dokumentacionit të paraqitur nga punonjësi i Policisë së Burgjeve, të lidhjes dhe zbatimit të kontratës së qirasë dhe pagesës së qirasë së banesës, sipas përcaktimeve të këtij kreu, miratohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve.

10. Punonjësi i Policisë së Burgjeve, që përfiton kompensim për qiranë e banesës, nuk përfiton kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit.

11. Fondi i përcaktuar për kompensimin e qirave të banesave, sipas parashikimeve të këtij kreu, planifikohet çdo vit në programin buxhetor të Policisë së Burgjeve.

12. Përfitimi i kompensimit për qiranë e banesës vazhdon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit, që nënkupton sistemimin me banesë në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar.

IV. TRAJTIMI ME USHQIM PA PAGESË OSE KOMPENSIMI I SHPENZIMEVE TË USHQIMIT

1. Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i siguron punonjësit të Policisë së Burgjeve në rastet kur transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit, trajtimin me ushqim pa pagesë:

a) me një vakt, kur kohëzgjatja e punës së punonjësve të Policisë së Burgjeve është 8 (tetë) orë;
b) me tri vakte, kur punonjësit e Policisë së Burgjeve janë të angazhuar në shërbime apo gatishmëri dhe kohëzgjatja e shërbimit ose e gatishmërisë zgjat 24 (njëzet e katër) orë.

2. Normat e ushqimit ditor të kalorive, për të gjithë punonjësit përfitues sipas pikës 1, të këtij kreu, miratohen me udhëzim të përbashkët të ministrit përgjegjës për policinë e burgjeve dhe ministrit përgjegjës për shëndetësinë, ku përcaktohen:

a) normat e artikujve ushqimorë, brenda limitit të miratuar të kalorive, duke ruajtur raportin e njësive ushqimore;
b) normat e zëvendësimit të artikujve ushqimorë;
c) normat e pajisjeve dhe të materialeve të shërbimit të ushqimit.

3. Në rastet kur Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk siguron trajtimin me ushqim pa pagesë, sipas pikave 1 dhe 2, të këtij kreu, punonjësit të Policisë së Burgjeve i jepet një kompensim në vlerë monetare për shpenzimet e ushqimit, për ditët efektive të punës. Vlera e kompensimit (në lekë) të shpenzimeve të ushqimit, bëhet bazuar në normën e përcaktuar ushqimore, dhe miratohet nga drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

4. Punonjësi i Policisë së Burgjeve përfiton trajtimin me ushqim pa pagesë apo kompensimin e shpenzimeve të ushqimit sipas këtij kreu, deri në momentin e sistemimit me banesë në territorin e bashkisë ku ndodhet institucioni i ekzekutimit të vendimeve penale, ku ai është transferuar ose komanduar.

5. Fondi i përcaktuar për këtë qëllim planifikohet për çdo vit në programin buxhetor të Policisë së Burgjeve.

V. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

1. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, përballohen nga fondet buxhetore të planifikuara për Policinë e Burgjeve dhe fillojnë:

a) për parashikimet e lidhjes nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, nga data 7 gusht 2020;
b) për aplikimin e shtesës për vjetërsi shërbimi, për çdo vit të qëndrimit në gradë, nga data 1 janar 2021;
c) për zbatimin e shtesave për natyrë të veçantë pune, sipas lidhjeve nr.2 dhe nr.3, bashkëlidhur këtij vendimi, nga data 1 janar 2022.

2. Punonjësit e Policisë së Burgjeve, deri në datën 1 janar 2022 do të vazhdojnë të përfitojnë shtesën për natyrë të veçantë pune e shërbimi sipas përcaktimit në vendimin nr.201, datë 15.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të Policisë së Burgjeve”, të ndryshuar.

3. Vendimi nr.201, datë 15.3.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për trajtimin me pagë dhe shtesa mbi pagë të punonjësve të policisë së burgjeve”, të ndryshuar, shfuqizohet.

4. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.187, DATË 8.3.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS DHE TË NIVELEVE TË PAGAVE TË NËPUNËSVE CIVILË/NËPUNËSVE, ZËVENDËSMINISTRIT DHE NËPUNËSVE TË KABINETEVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura të krijuara me ligj”, të ndryshuar, të nenit 84, të ligjit nr.97/2016, “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 64, të ligjit nr.98/2016, “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.187, datë 8.3.2017, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:

a) Në pikën 1/1:

i. fjalët “… administrata gjyqësore e gjykatave të shkallës së parë dhe të gjykatave të apelit, administrata e prokurorive pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit …” zëvendësohen me fjalët “… nëpunësit civilë gjyqësorë dhe nëpunësit civilë të prokurorisë”;
ii. shtohet emërtesa “Qendra e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë”.

b) Në fund të pikës 1/2 shtohet emërtesa “Shkolla Shqiptare e Administratës Publike (ASPA)”.

c) Në shkronjën “a”, të pikës 1/3:

i. shtohet emërtesa “Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve”;
ii. emërtesa “Shkolla Shqiptare e Administratës Publike”, hiqet.

ç) Në shkronjën “b”, të pikës 1/3, emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit Kombëtar për Rininë” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Rinisë”.
d) Në pikën 4/1, fjalët “Përjashtohen nga ky përjashtim nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit” zëvendësohen me “Përjashtohen nga ky parashikim nëpunësit e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe të Qendës së Teknologjisë për Sistemin e Drejtësisë”.

dh) Pas pikës 4/18 shtohet pika 4/19, me këtë përmbajtje:

“4/19. Në Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit, titullari i institucionit dhe, për njësitë teknike të përmbajtjes nëpunësit civilë në pozicionet, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë.”.

e) Pika 7/1 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“7/1. Kategoritë e pagave të pozicioneve të punës së nëpunësve civilë gjyqësorë në gjykatat e apelit dhe gjykatat e shkallës së parë, si dhe nëpunësve civilë të prokurorisë në prokuroritë pranë gjykatave të apelit me juridiksion të përgjithshëm dhe gjykatat e shkallës së parë me juridiksion të përgjithshëm, janë sipas lidhjes nr.4/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe pjesë përbërëse e tij.”.

ë) Pas pikës 7/4 shtohet pika 7/5, me këtë përmbajtje:

“7/5. Kategoritë e pagave dhe shtesat për kushte pune të pozicioneve të punës së nëpunësve për emërtesat “Specialist” dhe “Drejtor ekzekutiv” në Qendrën për Teknologjinë e Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, janë sipas lidhjes nr.4/5, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

f) Në lidhjen nr.4, që përmendet në pikën 7:

i. në rreshtin e parë të kolonës “Pozicioni”, emërtesa “Kancelar i Gjykatës së Lartë”, hiqet;
ii. në fund të rreshtit të tretë të kolonës “Pozicioni” shtohet emërtesa “Kancelar i Gjykatës së Lartë”;
iii. në rreshtin e pestë të kolonës “Pozicioni” shtohet emërtesa “Kryesekretar gjyqësor”;
iv. në rreshtin e gjashtë të kolonës “Pozicioni” shtohet emërtesa “Sekretar gjyqësor”;
v. shtohet një rresht me këtë përmbajtje:

Këshilltar ligjor jomagjistratë në Gjykatën e Lartë Paga bruto fillestare e gjyqtarit të gjykatës së shkallës së parë, pa përfitimet e tjera financiare, sipas referimeve të ligjit për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë Sipas përcaktimeve të ligjit përkatës për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë

g) Në rreshtin e gjashtë të lidhjes nr.5, që përmendet në pikën 8, shtohet emërtesa “Menaxher trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike (ASPA)”.
gj) Në lidhjen nr.6, që përmendet në pikën 9, emërtesat “Drejtor drejtorie në drejtoritë e përmbajtjes në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike” dhe “Menaxher trajnimi në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike”, hiqen.
h) Në lidhjen nr.6/6, që përmendet në pikën 9/6:

i. shtohet rreshti, me këtë përmbajtje:

Këshilltar në kabinetin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA. III-a 1

ii. në rreshtin e pestë të kolonës “Pozicioni”, emërtesa “Këshilltar në kabinetin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA”, hiqet.

i) Në lidhjen nr.7/1, pjesa I, që përmendet në pikën 10/1:

i. në rreshtin e parë të kolonës “Pozicioni”, shtohet emërtesa “Dirigjent kori”;
ii. në rreshtin e katërt të kolonës “Pozicioni”, emërtesa “Dirigjent kori”, hiqet.
j) Në lidhjen nr.9, që përmendet në pikën 12, emërtesat “Drejtor i agjencive rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve”, “Titullar i qendrave rajonale rinore”, “Përgjegjës sektori në agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve”, “Përgjegjës sektori në qendrat rajonale rinore”, “Specialist në agjencitë rajonale të shërbimit veterinar dhe mbrojtjes së bimëve” dhe “Specialist në qendrat rajonale rinore”, hiqen.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2020, të përballohen nga fondet e secilit institucion, për këtë vit dhe të fillojnë:

a) nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, për nëpunësit civilë të prokurorisë, Gjykatën e Lartë, Shkollën Shqiptare të Administratës Publike, Drejtorinë e Përgjithshme të Akreditimit, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura dhe Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblin Popullor;
b) nga momenti i emërimit të nëpunësve, për Qendrën e Teknologjisë së Informacionit për Sistemin e Drejtësisë, Autoritetin Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Agjencinë Kombëtare të Rinisë;
c) nga momenti i përcaktimit nga Këshilli i Lartë Gjyqësor të kategorive të kancelarëve bazuar në ngarkesën dhe nivelin e çdo gjykate, për nëpunësit civilë gjyqësorë të gjykatave të apelit dhe gjykatave të shkallës së parë;
ç) nga momenti i fillimit të funksionimit të plotë të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Agjencisë Kombëtare të Rinisë për përkatësisht agjencitë rajonale të Shërbimit Veterinar dhe Mbrojtjes së Bimëve dhe Shërbimin Kombëtar për Rininë.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES PËR BASHKËPUNIM EKONOMIK, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes për bashkëpunimin ekonomik, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.587, DATË 22.7.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RINDËRTIMIT TË NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), TË DËMTUARA, NË ZONAT E SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, pika 3, dhe 36, pika 1, shkronja “a”, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pikat 2 dhe 3, të vendimit nr.587, datë 22.7.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“2. Përdorimin e fondit, miratuar në buxhetin e vitit 2020, nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në masën 1 671 284 846 (një miliard e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një milionë e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dyzet e gjashtë) lekë pa TVSH, për rindërtimin e njësive të banimit në ndërtesa (pallat), të dëmtuara, në zonat e shpallura për zhvillim të detyruar në bashkitë Durrës, Kavajë, Kamzë, Krujë, Kurbin, Mirditë, Lezhë, Shijak dhe Vorë.

3. Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm” të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi prej 1 671 284 846 (një miliard e gjashtëqind e shtatëdhjetë e një milionë e dyqind e tetëdhjetë e katër mijë e tetëqind e dyzet e gjashtë) lekësh pa TVSH.”
2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT, PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT DHE NDËRTIMIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, NË FUNKSION TË RINDËRTIMIT TË BANESAVE INDIVIDUALE DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16 dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.88/2019, “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pikat 1, 2 dhe 3, të vendimit nr.307, datë 16.4.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 12 385 386 283 (dymbëdhjetë miliardë e treqind e tetëdhjetë e pesë milionë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Tiranë, Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë.

2. Fondi i përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, t’u kalojë njësive zbatuese, sipas detajimit të mëposhtëm:

a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në masën 3 975 401 851 (tre miliardë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e katërqind e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e një) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë.
b) Bashkisë Tiranë, në masën 8 409 984 432 (tetë miliardë e katërqind e nëntë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e katër mijë e katërqind e tridhjetë e dy) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.

3. Përdorimi i fondit, i miratur në buxhetin e vitit 2020, do të jetë në masën 3 045 458 429 (tre miliardë e dyzet e pesë milionë e katërqind e pesëdhjetë e tetë mijë e katërqind e njëzet e nëntë) lekë pa TVSH, nga të cilat:

a) Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në buxhetin e miratuar për vitin 2020, në zërin “Shpenzime kapitale me financim të brendshëm”, të programit 06210 “Programe zhvillimi”, i shtohet fondi në masën 1 363 461 542 (një miliard e treqind e gjashtëdhjetë e tre milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e një mijë e pesëqind e dyzet e dy) lekë pa TVSH, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në bashkitë Durrës, Kamzë, Kavajë, Krujë, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Shijak e Vorë.
b) Bashkisë Tiranë i transferohet fondi në masën 1 681 996 887 (një miliard e gjashtëqind e tetëdhjetë e një milionë e nëntëqind e nëntëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH, në formën e transfertës së pakushtëzuar, për financimin e ndërtimit dhe të rikonstruksionit të infrastrukturës publike në zonat e reja të shpallura për zhvillim, në Bashkinë Tiranë.”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.