Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 30 Korrik 2021:

 

V E N D I M
PËR

BASHKËPUNIMIN E NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE ME SHËRBIMIN VETERINAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 54, të ligjit nr.10465, datë 29.1.2011, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

I. ZBATIMI I MASAVE PROFILAKTIKE

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore bashkëpunojnë me drejtoritë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve (AKVMB), me drejtoritë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit si dhe me strukturën përgjegjëse për veterinarinë (SPV) në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, për zbatimin e masave profilaktike, me qëllim kufizimin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve infektive në kafshë.

2. Në rast të dyshimit të një sëmundjeje infektive në territorin që mbulojnë, njësitë e vetëqeverisjes vendore raportojnë brenda 24 orëve në shërbimin veterinar në Drejtorinë Rajonale të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, në drejtorinë rajonale të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në qark, si dhe në strukturën përgjegjëse për veterinarinë (SPV), sipas formularit të raportimit të miratuar me urdhër të ministrit.

3. Struktura përgjegjëse për veterinarinë në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, informon njësitë e vetëqeverisjes vendore për situatën epizootike në territorin e Republikës së Shqipërisë.

4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me AKVMB-në dhe strukturat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në qarqe bëjnë përcaktimin e kullotave dhe të vendeve të pirjes së ujit nga kafshët, në varësi të situatës epidemiologjike dhe kur është e nevojshme marrin masa për ndalimin e përdorimit të tyre.
Njësitë e vetëqeverisjes vendore njoftojnë zyrtarisht AKVMB-në në muajin janar të çdo viti lidhur me përcaktimin e kullotave si edhe vendet e pirjes së ujit nga kafshët. AKVMB-ja informon në lidhje me situatën epidemiologjike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë dhe, kur është e nevojshme, bazuar në situatën epidemiologjike, marrin masa për ndalimin e përdorimit të kullotave dhe vendeve të pirjes së ujit.
Strukturat e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) lidhin kontrata me fermerë për përdorimin e kullotave nëpërmjet bagëtive që mbarështohen prej tyre për sipërfaqe kullosore që përfshihen në territorin e sistemit më të madh të Zonave të Mbrojtura Mjedisore në vend.

5. Njësitë e vetëqeverisjes vendore bëjnë publike kullotat dhe vendet e pirjes së ujit nga kafshët, si dhe çdo masë tjetër ligjore të parashikuar në lidhje me to.
II. FUNKSIONIMI I TREGJEVE TË KAFSHËVE TË GJALLA, THERTOREVE DHE KULLOTAVE

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me AKVMB-në përcaktojnë dhe bëjnë publike zonat e përshtatshme për ngritjen dhe funksionimin e tregjeve të kafshëve të gjalla dhe thertoreve në territorin që ato mbulojnë. Njësitë e vetëqeverisjes vendore përcaktojnë vendndodhjen e tyre duke mbajtur në konsideratë zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis, si dhe atë për lejet e mjedisit. AKVMB-ja përcakton standardet sanitaro-veterinare dhe kriteret që do të zbatohen për mirëfunksionimin e tregjeve dhe të thertoreve. Gjatë këtij përcaktimi duhet të ruhet distanca e përshtatshme e vendndodhjes së tregjeve dhe thertoreve nga qendrat e banuara, si dhe lidhja e përshtatshme e tyre me rrugët nacionale, me qëllim mënjanimin e pengesave në qarkullimin rrugor.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore bëjnë përcaktimin e vendit të tregjeve dhe të thertoreve. Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve është autoriteti përgjegjës për plotësimin e kushteve dhe standardeve të funksionimit të tregjeve të kafshëve të gjalla. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është autoriteti përgjegjës për funksionimin dhe licencimin e thertoreve, në zbatim të legjislacionit në fuqi në fushën e veterinarisë dhe të ushqimit.

III. MBIKËQYRJA DHE MBAJTJA NËN KONTROLL E QENVE DHE MACEVE ENDACAKE PA PRONARË

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore mbajnë nën kontroll lëvizjen e qenve dhe maceve të rrugës. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në lidhje me situatën epizotike të qenve dhe maceve të rrugës, në rast dyshimi, njoftojnë menjëherë drejtoritë rajonale të AKVMB-së. AKVMB-ja siguron zbatimin e programeve të profilaksisë veterinare në lidhje me kontrollin dhe çrrënjosjen e sëmundjeve epizootike.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore identifikojnë të gjithë qentë dhe macet e rrugës në territorin që ata administrojnë, në një regjistër sipas modelit të hartuar nga SPV-ja. Njësitë e vetëqeverisjes vendore vënë në dispozicion të AKVMB-së të dhënat e regjistrit, sa herë që i kërkohet.

3. Njësitë e vetëqeverisjes vendore bëjnë hospitalizimin e qenve dhe të maceve të rrugës nëpërmjet organizimit, grumbullimit të tyre në vende të posaçme të miratuara nga autoritetet e vetëqeverisjes vendore. Shërbimi veterinar në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes vendore kryejnë sterilizimin e tyre, me qëllim ndërprejen e aktivitetit prodhues. Mbetjet e gjeneruara nga kryerja e sterilizimit të qenve dhe maceve të rrugës duhet të klasifikohen, etiketohen, grumbullohen, transportohen, trajtohen dhe të asgjësohen në përputhje me detyrimet e kërkesave të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, si dhe me aktet e tjera ligjore në fuqi, në fushën e mjedisit.

4. Njësitë e vetëqeverisjes vendore në çdo rast organizojnë dhe vënë në dispozicion mjetet për transportin e qenve dhe maceve në qendrat e grumbullimit. Shërbimi veterinar i AKVMB-së siguron që mjetet e vëna në dispozicion të plotësojnë standardet e mirëqenies së kafshëve. Në çdo rast këto mjete duhet të dezinfektohen me dezinfektantë të miratuar sipas legjislacionit në fuqi.

5. Në mjediset e qendrave të hospitalizimit ose të qendrave të grumbullimit të kafshëve të miratuara nga autoritetet e vetëqeverisjes vendore kryhet eliminimi i kafshëve me metodën e eutanazisë nga shërbimi veterinar, duke përdorur një nga produktet mjekësore veterinare të miratuara nga legjislacioni në fuqi.

6. Në të gjitha rastet kur ka braktisje të qenve dhe maceve nga pronarët përkatës, njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa për strehimin e tyre në ambiente të përshtatshme dhe zbatimin e të gjitha masave të nevojshme për shëndetin dhe kushtet e mirëqenies së tyre. Njësitë e vetëqeverisjes vendore informojnë brenda 10 (dhjetë) ditësh shërbimin veterinar të AKVMB-së lidhur me masat e marra.

7. Njësitë e vetëqeverisjes vendore sigurojnë masat lidhur me vendosjen e sinjalistikës së nevojshme që në ambientet publike si: rrugë, parqe, kënde lojërash etj., kafshët e shoqërimit të mos paraqesin rrezik për njerëzit ose kafshët e tjera. Formati i sinjalistës lidhur me përmasat, ngjyrat, simbolet përcaktohet nga AKVMB-ja.

IV. PËRCAKTIMI I VENDEVE TË GRUMBULLIMIT DHE ASGJËSIMIT TË KADAVRAVE

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me autoritetet mjedisore rajonale dhe shërbimin veterinar shtetëror përcaktojnë vendet e grumbullimit, eliminimit dhe asgjësimit apo të ndërtimit të krematoriumeve për kadavrat, duke mbajtur në konsideratë zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi, lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis si dhe i bëjnë ato publike. Grumbullimi, eliminimi dhe asgjësimi, apo krematorizimi i kadavrave, bëhet në qendra apo instalime, administruesit e të cilave janë pajisur me leje mjedisore që parashikohen në legjislacionin për lejet e mjedisit në bashkëpunim me shërbimin veterinar shtetëror nga personel i kualifikuar dhe i trajnuar.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me AKVMB-në kryejnë verifikime të posaçme në terren për ekzistencën e kadavrave të pagroposura. Në rast të konstatimit të kadavrave të pagroposura njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa për asgjësimin e tyre, në përputhje me pikën 1, të këtij kreu, në praninë e veterinerit zyrtar të AKVMB-së.

3. Grumbullimi dhe transportimi i kadavrave bëhet në mjete transporti të përshtatshme, nga njësitë e vetëqeverisjes vendore që sigurojnë moskontaminimin e mjedisit, në praninë e veterinerit zyrtar të AKVMB-së.

4. Mjetet e transportit të kadavrave dezinfektohen pas çdo përdorimi me dezinfektantëve të miratuar. Njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me AKVMB-në mbikëqyrin procesin e dizinfektimit të mjeteve që transportojnë kadavrat nga subjektet private.

V. RRETHIMI DHE RUAJTJA E PIKAVE TË GRUMBULLIMIT TË UJËRAVE TË ZEZA DHE NDALIMI I HYRJES SË KAFSHËVE NË TO

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore përcaktojnë vendet e grumbullimit të ujërave të zeza dhe sigurojnë rrethimin fizik të tyre me mjete solide e të pakalueshme, për të garantuar ndalimin e hyrjes së kafshëve dhe njerëzve në to. Autoritetet mjedisore rajonale sigurojnë zbatimin e detyrimeve ligjore dhe nënligjore në fuqi lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis si dhe atë për lejet e mjedisit. Njësitë e vetëqeverisjes vendore njoftojnë menjëherë shërbimin veterinar në rastet e konstatimit të hyrjes së kafshëve në vendet e grumbullimit të ujërave të zeza.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore marrin masa për pajisjen me sinjalistikën e nevojshme, të dallueshme dhe të qartë për publikun, të vendeve të grumbullimit të ujërave të zeza, sipas formatit të sinjalistës. Formati i sinjalistës lidhur me përmasat, ngjyrat, simbolet përcaktohet nga AKVMB-ja.

VI. DISPOZITA TË FUNDIT

1. Vendimi nr.230, datë 20.3.2013, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e funksioneve, detyrave specifike dhe standardeve të shërbimit veterinar të vetëqeverisjes vendore”, shfuqizohet.

2. Ngarkohen njësitë e vetëqeverisjes vendore, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

LEJIMIN E PËRDORIMIT TË BRIGJEVE DHE TË ZONËS PËRKATËSE TË PLAZHIT PËRBALLË KOMPLEKSIT, NË FUNKSION TË REALIZIMIT TË PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “HOTEL CHAONIANS DELUXE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 29, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në funksion të realizimit të projektit investues strategjik “Hotel Chaonians DeLuxe”, Dhërmi, Himarë, i cili, me vendimin nr.14/6, datë 4.2.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, ka përfituar statusin “Investim/Investitor Strategjik Procedurë e Asistuar”.

2. Afati për përdorimin e brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, sipas këtij vendimi, të jetë 30 (tridhjetë) vjet, duke filluar nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

3. Bashkia Himarë ka detyrimin që, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës së investitorit strategjik “Ilir Trebicka”, me NUIS L81413013O, të lidhë kontratën përkatëse për lejimin e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, në përputhje me sipërfaqet e destinacionin e kërkuar nga subjekti, të lejuara me vendimin nr.14/6, datë 4.2.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe të konfirmuara më tej nga Bashkia Himarë.

4. Investitori strategjik “Ilir Trebicka”, me NUIS L81413013O, duhet të paraqesë pranë Bashkisë Himarë kërkesën dhe dokumentacionin, si më poshtë vijon:

a) Ekstraktin e 3 (tre) muajve të fundit të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit;
b) Planvendosjen e sipërfaqes, për të cilën subjekti kërkon të lidhë kontratë me njësinë e vetëqeverisjes vendore;
c) Përshkrimin e aktivitetit që do të realizojë në sipërfaqen për të cilën kërkon të lidhë kontratë.

5. Përdorimi i brigjeve dhe i zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit të kryhet përgjatë periudhës së sezonit veror, të përcaktuar në aktet nënligjore në fuqi për turizmin, përkundrejt pagesës së tarifës, në përputhje me tarifën e plazheve, të përcaktuar në vendimin e Këshillit Bashkiak Himarë. Kjo tarifë të aplikohet vetëm mbi sipërfaqen objekt kontrate, sipas pikave 3 dhe 4, të këtij vendimi, të lidhur me Bashkinë Himarë, përgjatë periudhës së përmendur në këtë pikë.

6. Të ardhurat e mbledhura nga tarifa për dhënien e së drejtës së përdorimit të brigjeve dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit administrohen dhe bëjnë pjesë në buxhetin e Bashkisë Himarë.

7. E drejta e përdorimit të brigjeve nga ana e investitorit strategjik “Ilir Trebicka”, me NUIS/NIPT: L81413013O, sipërfaqja e lejuar për përdorim afatgjatë dhe kushtet e përdorimit bazohen në vendimin nr.14/6, datë 4.2.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike, dhe në përputhje me përcaktimet e kontratës përkatëse, që investitori strategjik duhet të lidhë me Bashkinë Himarë.

8. Ngarkohet Bashkia Himarë për lidhjen e kontratës përkatëse me investitorin strategjik, në zbatim të këtij vendimi dhe të vendimit nr.14/6, datë 4.2.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike. Në këtë kontratë të parashikohen shprehimisht të drejtat e detyrimet e autoritetit kontraktues dhe të drejtat e detyrimet e investitorit, në funksion të projektit të investimit strategjik, si dhe penalitetet përkatëse. Kontrata për dhënien me qira të përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit, me koordinata sipas shtojcës nr.1, bashkëlidhur këtij vendimi, nën juridiksion të Bashkisë Himarë, të ketë afat një periudhë 30-vjeçare, me kusht që investitori të mos ndryshojë destinacionin e pronës (përfshirë, por pa u kufizuar, ndërtimin, dhënien më qira palëve të treta).

9. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Himarë dhe Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E FJALORIT TË PËRBASHKËT TË PROKURIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të ligjit nr.162/2020, “Për prokurimin publik”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Fjalorit të Përbashkët të Prokurimit, i cili do të përdoret në procedurat e prokurimit publik, sipas shtojcave 1, 2 dhe 3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohen Agjencia e Prokurimit Publik dhe të gjitha autoritetet dhe entet kontraktore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË TIRANË, TË PASURISË NR.1/241, TË LLOJIT “TRUALL”, NË ZONËN KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të shkronjës “d”, të nenit 3, dhe të neneve 5, 7, 8 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5 522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.

3. Pasuria e përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, i shtohet listës përfundimtare të pjesshme të pronave të paluajtshme publike shtetërore, miratuar me vendimin nr.219, datë 21.3.2017, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës përfundimtare të pjesshme (pjesa e parë + pjesa e dytë) të pronave të paluajtshme publike shtetërore, që transferohen në pronësi ose në përdorim të njësisë administrative Tiranë, Bashkia Tiranë, të Qarkut të Tiranës”, të ndryshuar.

4. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KËRKESËS SË BASHKISË DURRËS PËR MBËSHTETJE FINANCIARE NGA QEVERISJA QENDRORE PËR MENAXHIMIN E MBETJEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar, të neneve 10 e 22, pika 3, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, të shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.68/2017, “Për financat e vetëqeverisjes vendore”, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.438, datë 13.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut Durrës”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Mbështetjen financiare të kërkesës së Bashkisë Durrës, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, për menaxhimin e mbetjeve të paraqitura mbi bazën e studimit të tregut dhe gjetjes së zgjidhjes më të mirë financiare për trajtimin e mbetjeve urbane në përputhje me standardet e menaxhimit të integruar të mbetjeve, sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim dhe të vendimit nr.438, datë 15.7.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për mbështetjen financiare për menaxhimin e mbetjeve në bashkitë e Qarkut të Durrësit”.

2. Shuma e mbështetjes financiare, sipas tabelës bashkëlidhur këtij vendimi, negociohet çdo vit fiskal gjatë hartimit të projektbuxhetit afatmesëm dhe atij vjetor, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkisë Durrës, në varësi të aftësive fiskale.

3. Mbështetja financiare e qeverisjes qendrore për Bashkinë Durrës do të bëhet nëpërmjet transfertave specifike vjetore, në përputhje me legjislacionin në fuqi për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë, vetëqeverisjen vendore dhe financat e vetëqeverisjes vendore, duke filluar me mbulimin e nevojës financiare për periudhën gusht – dhjetor 2021.

4. Duke filluar nga viti 2022 dhe në vazhdim, pjesa e financimit për menaxhimin e mbetjeve nga buxheti i shtetit do të jetë pjesë e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm dhe ligjit vjetor të buxhetit.

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Bashkia Durrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KONTRATËS SË FAZËS SË PARË “KONTRATË PËR SHËRBIME TEKNIKE – PROJEKTI HIDROENERGJETIK I SKAVICËS” NDËRMJET KESH, SH.A., DHE BECHTEL LIMITED

Në zbatim të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 2, të nenit 4, të ligjit nr.38/2021, “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe ekzekutimin e kontratës me shoqërinë “Bechtel International INC.”, për projektimin dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kontratës së fazës së parë “Kontratë për shërbime teknike – projekti hidroenergjetik i Skavicës”, të negociuar e të nënshkruar ndërmjet autoritetit kontraktues “Korporata Elektroenergjetike Shqiptare”, sh.a., dhe shoqërisë Bechtel Limited, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Shpenzimet për mbulimin e kësaj kontrate përballohen nga fondet e “Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare”, sh.a.

3. Ngarkohet Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, sh.a., për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË KUADRIT TË BASHKËPUNIMIT PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM 2022 – 2026, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË KOMBEVE TË BASHKUARA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të kuadrit të bashkëpunimit për zhvillim të qëndrueshëm 2022 – 2026, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË BARNAVE, QË RIMBURSOHEN NGA FONDI I SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR, DHE MASËN E MBULIMIT TË ÇMIMIT TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 37, të ligjit nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar, dhe të pikave 2, shkronja “b”, e 6, të nenit 10, të ligjit nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës I të barnave të rimbursueshme, të cilat tregtohen në farmacitë e spitaleve, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Miratimin e listës II të barnave, të cilat rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Miratimin e masës së mbulimit të çmimeve të barnave të rimbursueshme, të renditur sipas klasifikimit ATC, në masën 50 (pesëdhjetë) % – 100 (njëqind) %, sipas grupeve terapeutike dhe barnave të dhëna në pasqyrën I, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Miratimin e marzheve të tregtimit për barnat e listës së rimbursueshme, përkatësisht, në masën 8 (tetë) %, për tregtimin me shumicë, dhe 24 (njëzet e katër) % për tregtimin me pakicë.

5. Miratimin e marzheve të diferencuara të tregtimit me shumicë dhe me pakicë të disa barnave të listës I dhe të listës II, të përcaktuara në pasqyrën II, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

6. Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të përcaktojë kufizimet në përdorim, sasinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit me barnat e kësaj liste.
7. Ngarkohet Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor të lidhë marrëveshje për reduktimin e çmimit të përcaktuar në këtë vendim me mbajtësit e autorizimit për tregtim.

8. Nëse gjatë periudhës, kur ky vendim është në fuqi, ulen çmimet për barnat e paregjistruara të listës ose barnat, alternativë e vetme, që tregtohen në farmacitë e spitalit dhe në farmacitë e rrjetit të hapur, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, me njoftim të Agjencisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, reflekton uljen e çmimit të barit në listë. Pulla e kontrollit të barit do të lëshohet pas miratimit të çmimit nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

9. Efektet financiare të përballohen nga buxheti i miratuar për Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për vitin 2021.

10. Vendimi nr.444, datë 26.6.2019, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së barnave që rimbursohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe masës së mbulimit të çmimit të tyre”, i ndryshuar, shfuqizohet.

11. Ngarkohen Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Agjencia Kombëtare e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë, botohet në “Fletoren zyrtare” dhe fillon efektin e tij më 1 gusht 2021.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E LISTËS SË LLOJEVE TË HUAJA INVAZIVE DHE PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE PËR NDALIMIN DHE/OSE FUTJEN E TYRE NË PIKAT DOGANORE TË VENDIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 32, të ligjit nr.9587, datë 20.7.2006, “Për mbrojtjen e biodiversitetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e listës së llojeve të huaja invazive, sipas shtojcës I, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ndalimin e futjes në territorin e Republikës së Shqipërisë të të gjitha llojeve të huaja invazive të paraqitura në seksionin A, si dhe të ekzemplarëve të rinj të llojeve të huaja invazive të paraqitura në seksionin B, që kanë shkallën 3 të invazionit, në shtojcën I, bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Ekzemplarët e rinj të llojeve të huaja invazive të paraqitur në seksionin B, me shkallë invazioni 1 dhe 2, në shtojcën I, bashkëlidhur këtij vendimi, për t’u futur në territorin e Republikës së Shqipërisë, i nënshtrohen vlerësimit të rrezikut, si pjesë e vlerësimit të ndikimit në mjedis, për të provuar se lloji i huaj invaziv nuk do të ndikojë negativisht në mjedis, në shëndetin e njeriut dhe në zhvillimin e qëndrueshëm.

4. Për llojet e huaja invazive që synojnë të futen/importohen në territorin e vendit tonë, autoritetet doganore nuk lejojnë futjen e tyre kur konstatojnë se subjekti nuk është pajisur me miratimin përkatës të trajtuar sipas legjislacionit në fuqi për vlerësimin e ndikimit në mjedis, nga ministria përgjegjëse për mjedisin.

5. Autoritetet doganore, kur konstatojnë shkelje të përcaktimeve të bëra në pikat 2 dhe 4, të këtij vendimi, vendosin ndalimin e importit/futjes së llojit të huaj invaziv, kthimin e ngarkesës e të mjetit në vendin nga ka ardhur dhe marrjen e masave të tjera në përputhje me Kodin Doganor, duke njoftuar për këtë, brenda 5 (pesë) ditëve nga dita e kontrollit, ministrinë përgjegjëse për florën dhe faunën e egër.

6. Ndaj vendimit të autoritetit doganor për të mos pranuar në vendin tonë llojin e huaj invaziv, subjekti përkatës mund të bëjë ankim në përputhje me legjislacionin në fuqi.

7. Vendimi nr.241, datë 6.3.2009, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së llojeve të huaja invazive dhe për përcaktimin e procedurave, për ndalimin dhe/ose futjen e tyre në pikat doganore të vendit”, shfuqizohet.

8. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Agjencia Kombëtare e Mjedisit, si dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË GRANTIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SUEDISË, PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE TË AGJENCISË SË MENAXHIMIT TË BURIMEVE UJORE ,TË MIRATUAR ME VENDIMIN NR.2, DATË 6.1.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së grantit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Suedisë, për forcimin e kapaciteteve të Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore, të miratuar me vendimin nr.2, datë 6.1.2020, të Këshillit të Ministrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E MIRËMBAJTJES DHE SIGURISË RRUGORE BAZUAR NË REZULTATE, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.71/2015

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 11 pika 2, dhe 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore bazuar në rezultate, ratifikuar me ligjin nr.71/2015, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

2. Vendimi nr.615, datë 29.7.2020, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e mirëmbajtjes dhe sigurisë rrugore bazuar në rezultate”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE NR.2, TË KONTRATËS FINANCIARE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË BYPASS-IT TË FIERIT, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.80/2012

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 11, pika 2, dhe 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë e të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese nr.2, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin e ndërtimit të bypass-it të Fierit, ratifikuar me ligjin nr.80/2012, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vendimi nr.121, datë 3.3.2021, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese, me shkëmbim letrash, të kontratës financiare, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve, për projektin e ndërtimit të bypass-it të Fierit, ratifikuar me ligjin nr.80/2012”, shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, LIDHUR ME VENDOSJEN E KUFIZIMEVE TË IMPORTIT TË KATEGORIVE TË MATERIALEVE ARKEOLOGJIKE DHE ETNOLOGJIKE TË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lidhur me vendosjen e kufizimeve të importit të kategorive të materialeve arkeologjike dhe etnologjike të Shqipërisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.6, DATË 13.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË AGJENCISË SHTETËRORE TË KADASTRËS PËR VITIN 2021”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.111/2018, “Për kadastrën” me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.6, datë 13.1.2021, të Këshillit të Ministrave, shtojcat nr.2 dhe nr.3, të përmendura në pikën 1, të vendimit, zëvendësohen me shtojcat me të njëjtin emërtim dhe numërtim, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.270, DATË 2.5.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MISIONIN E KOMBEVE TË BASHKUARA NË SUDANIN E JUGUT (UNMISS)”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikave 2 e 5, të nenit 6, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.1, datë 20.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për pjesëmarrjen e personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Sudanin e Jugut, (UNMISS)”, miratuar me ligjin nr.23/2019, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në pikën 1, të vendimit nr.270, datë 2.5.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, data “22.9.2021” ndryshohet dhe bëhet “15.3.2022”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.337, DATË 9.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN, NË PRONËSI TË BASHKISË ELBASAN, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE ELBASAN, TË NJË PJESE TË PASURISË 5/38, ME EMËRTIMIN “ISH-ZYRAT E SHËRBIMIT KOMBËTAR TË PUNËSIMIT”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8521, DHE TË PASURISË 15/43, ME EMËRTIMIN “ISH-DREJTORIA ARSIMORE ELBASAN”, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 8524, DHE PËR DISA SHTESA NË VENDIMIN NR.416, DATË 11.7.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 4, e vendimit nr.337, datë 9.6.2021, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.

2. Ngarkohen Bashkia Elbasan dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.387, DATË 13.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E GARANCISË SHTETËRORE TË HUAS ME BANKAT TREGTARE PËR GARANTIMIN E HUAMARRJES SË TREGTARËVE OSE SHOQËRIVE TREGTARE PËR TË MUNDËSUAR FINANCIMIN E NEVOJSHËM PËR RIMËKËMBJEN E AKTIVITETIT TREGTAR TË NDIKUAR NGA SITUATA E KRIJUAR NGA COVID-19, SI EDHE PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE KRITEREVE TË MARRËVESHJES SË GARANCISË DHE MARRËVESHJES SË MIRËKUPTIMIT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 3 e 38, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 57, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 2, e vendimit nr.387, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2. Linja e garancisë shtetërore, që lëshohet në favor të secilës bankë tregtare, është, si më poshtë vijon:

– Raiffeisen Bank sh.a. Albania, deri në vlerën 4 100 000 000 lekë;
– Banka Tirana sh.a. deri në vlerën 1 250 000 000 lekë;
– Banka Union sh.a. deri në vlerën 300 000 000 lekë;
– Banka Intesa Sanpaolo Albania sh.a. deri në vlerën 1 200 000 000 lekë;
– Banka Kombëtare Tregtare sh.a. deri në vlerën 500 000 000 lekë;
– Banka OTP Albania sh.a. deri në vlerën 2 200 000 000 lekë;
– Banka Procredit sh.a. deri në vlerën 600 000 000 lekë;
– Banka Alpha Albania sh.a. deri në vlerën 950 000 000 lekë;
– Banka Amerikane e Investimeve sh.a. deri vlerën 1 300 000 000 lekë;
– Banka Credins sh.a. deri në vlerën 1 500 000 000 lekë;
– Banka e Bashkuar e Shqipërisë sh.a. deri në vlerën 300 000 000 lekë;
– Banka e Parë e Investimeve, Albania sh.a. deri në vlerën 800 000 000 lekë.”.

2. Ndryshimi sipas pikës 1, të këtij vendimi, të reflektohet edhe në marrëveshjet e garancisë të lidhura me bankat tregtare përpara hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.421, DATË 13.5.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PROCEDURAT E SHQYRTIMIT TË KËRKESAVE, DOKUMENTACIONIN, AFATET E SHQYRTIMIT DHE KRITERET E VEÇANTA TË LICENCIMIT TË VEPRIMTARIVE TË LEJUARA ME ARMËT”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 19, të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.421, datë 13.5.2015, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në kreun I, pikat 1 dhe 2 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“1. Policia e Shtetit bën licencimin e veprimtarisë së personave fizikë e juridikë në fushën e veprimtarisë së lejuar me armët, sipas përcaktimeve në shkronjat “b”, “c”, “ç”, “d”, “dh”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar.

2. Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE) pranë Ministrisë së Mbrojtjes kryen licencimin e veprimtarisë, sipas përcaktimeve të shkronjës “a”, të pikës 1, të nenit 14, të ligjit nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar.”.

2. Në kreun II, pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Për t’u pajisur me licencë për veprimtaritë e lejuara me armë, personi fizik/tregtari i pajisur me NUIS dhe personi juridik i pajisur me NUIS, për secilën nga licencat e përcaktuara në shkronjat “b” deri në “dh”, të pikës 1, të nenit 14, dorëzon në formë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, këto dokumente:

a) Kërkesën për licencë;
b) Vetëdeklarim “Për verifikimin e gjendjes gjyqësore” të personit fizik ose të administratorit të personit juridik, vërtetim nga gjykata që shoqëria nuk është në proces gjyqësor/nuk është dënuar dhe nga prokuroria që shoqëria nuk është në procedim penal;
c) Letërnjoftim/pasaportë, të njohur sipas legjislacionit në fuqi të personit fizik ose të administratorit të personit juridik;
ç) Kontratë pune me drejtuesin teknik;
d) Certifikatë mjekësore për veprimtaritë e lejuara me armët për personin fizik, për pronarët përfitues të personit juridik, sipas përcaktimit të ligjit nr.112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, drejtuesin teknik, si dhe personat e punësuar, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me armët, sipas udhëzimit në fuqi për llojet e vizitave dhe përmbajtjen e raportit mjekësor për veprimtaritë me armët, lëshuar nga autoriteti përkatës brenda 6 (gjashtë) muajve të fundit, që vërteton se është i aftë nga ana mendore dhe fizike.

3.1. Personi fizik ose juridik dorëzon në formë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania:

a) për personin e punësuar, i cili kryen në këtë subjekt një procedurë pune, që lidhet drejtpërdrejt me armët, dokumentet e parashikuara në shkronjat “b”, “c” dhe “d”, të pikës 3, të këtij kreu, dëshminë e aftësimit teorik e praktik për përdorimin e armës, si dhe trajnimet specifike, sipas pozicionit të punës së punonjësit; si dhe
b) në rastet e personave juridikë, dokumentin e parashikuar në shkronjën “d”, të pikës 3, për pronarët përfitues.

3.2. Dokumentet e përcaktuara në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 3, të këtij kreu, dëshmia e aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës, si dhe trajnimet specifike të punonjësit dërgohen edhe fizikisht nëpërmjet postës së porositur në komisariatin e policisë, ku ka vendin e ushtrimit të aktivitetit ose selinë qendrore subjekti, i cili kërkon të pajiset me licencë për veprimtaritë e lejuara me armët, brenda 5 (pesë) ditëve punë nga paraqitja në formë elektronike e kërkesës dhe dokumentacionit shoqërues, sipas përcaktimeve të mësipërme.

3.3. Subjekti juridik, që paraqet kërkesë për t’u pajisur me licencë për aftësimin teorik e praktik për përdorimin e armëve, dorëzon në formë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, kontratën me subjektin e licencuar për poligon qitjeje të mbyllur, të hapur ose me pjatel, për një afat të paktën 5 (pesë) vjet. Në rastet e ndryshimit të kontraktorit të licencuar për poligon qitjeje, titullari i licencës njofton Komisionin e Shqyrtimit të Kërkesave për Certifikim dhe Licencim (KSHKCL), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Në këtë rast aplikohet një afat pezullimi i aktivitetit deri në lidhjen e kontratës së re, me afat periudhën e mbetur të licencës nga momenti i hyrjes në fuqi të kontratës së re me subjektin e licencuar për poligon qitjeje të mbyllur, të hapur ose me pjatel.

3.4. Përjashtimisht, kur, për shkaqe teknike, kërkuesit e kanë të pamundur paraqitjen e kërkesës në formë elektronike nëpërmjet portalit e-Albania, kërkesa paraqitet drejtpërdrejt në zyrat e komisariatit të policisë, ku ka vendin e ushtrimit të aktivitetit ose selinë qendrore subjekti ose nëpërmjet postës së porositur.”.

3. Në kreun III, pikat 4, 5, 6, 7, 8 dhe 9 ndryshohen, si më poshtë vijon:

“4. Për pranimin, verifikimin dhe shqyrtimin e dokumenteve për licencim nga strukturat përkatëse të policisë ndiqet kjo procedurë:

a) Struktura përgjegjëse e ngarkuar me detyrën e pranimit të dokumenteve verifikon dokumentacionin e dërguar nga personi fizik/juridik, si dhe plotësimin e formularëve përkatës sipas rubrikave;
b) Struktura përgjegjëse verifikon besueshmërinë e kërkuesit, përfshirë hetimin për rastet e pastrimit të parave apo financimin e terrorizmit dhe përgatit dokumentin e besueshmërisë e të përshtatshmërisë së personit, brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve;
c) Struktura përgjegjëse inspekton në vend objektin e verifikon kushtet teknike dhe të sigurisë në ambientet e punës e të atyre në vendet e ruajtjes, përfshirë masat dhe kushtet e sigurisë në mjetet e transportit të armëve dhe municioneve. Pas verifikimit, përpilon raportin përkatës nëse objekti i plotëson kushtet apo jo, sipas përcaktimeve në rregulloren në fuqi për kushtet e rregullat e sigurisë së armëve;
ç) Struktura përkatëse në drejtorinë vendore të policisë verifikon dokumentacionin e ardhur nga komisariatet e policisë për subjektet që kanë paraqitur kërkesë për pajisje me licencë në fushën e veprimtarisë me armët dhe, pasi bën vlerësimin e tij, ia përcjell Departamentit për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit;
d) Struktura përkatëse në Departamentin për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit verifikon dokumentacionin e ardhur për subjektet që kanë paraqitur kërkesë për pajisje me licencë në fushën e veprimtarisë me armët të subjekteve për veprimtaritë e lejuara me armët dhe ia paraqet për shqyrtim Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave për Certifikim dhe Licencim (KSHKCL);
dh) Komisioni i Shqyrtimit të Kërkesave për Certifikim dhe Licencim (KSHKCL) mblidhet çdo muaj, shqyrton dokumentacionin e grumbulluar për pajisjen me licencë dhe merr vendim për miratimin/refuzimin e licencës.

5. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mban Regjistrin e Licencave dhe Autorizimeve për Veprimtaritë e Lejuara me Armët. Struktura përgjegjëse regjistron vendimin e miratimit ose të refuzimit të kërkesës për licencim, si dhe çdo vendim miratimi apo refuzimi të kërkesave të mëparshme për licencim, sipas rastit. Licenca dhe çdo vendim lidhur me licencat e lëshuara dërgohen për publikim në Regjistrin Kombëtar të Licencave, që administrohet nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit.

6. Refuzimi i dhënies së licencës bëhet me vendim të arsyetuar të Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave për Certifikim dhe Licencim (KSHKCL). Në çdo rast, vendimi i refuzimit të dhënies së licencës arsyetohet në përputhje me përcaktimet e neneve 99 e 100 të Kodit të Procedurës Administrative. Kërkuesit i dërgohet vendimi në të njëjtën adresë dhe me të njëjtat mjete, me të cilat është paraqitur kërkesa.

7. Kërkesa për ripërtëritje të licencës bëhet 90 (nëntëdhjetë) ditë para përfundimit të afatit të licencës që ka në përdorim personi fizik ose juridik. Personi fizik/juridik dorëzon në formë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania, këto dokumente:

a) Kërkesë për licencë;
b) Vetëdeklarim “Për verifikimin e gjendjes gjyqësore” të personit fizik ose të administratorit të personit juridik, vërtetim nga gjykata që shoqëria nuk është në proces gjyqësor dhe nga prokuroria që shoqëria nuk është në procedim penal;
c) Letërnjoftim/pasaportë të njohur sipas legjislacionit në fuqi të personit fizik/administratorit të personit juridik;
ç) Kontratë pune me drejtuesin teknik;
d) Certifikatë mjekësore për veprimtaritë e lejuara me armët, për personin fizik, për pronarët përfitues të personit juridik, sipas përcaktimit të ligjit nr. 112/2020, “Për regjistrin e pronarëve përfitues”, drejtuesin teknik, si dhe personat e punësuar, veprimtaria e të cilëve lidhet drejtpërdrejt me armët, sipas udhëzimit në fuqi për llojet e vizitave dhe përmbajtjen e raportit mjekësor për veprimtaritë me armët, lëshuar nga autoriteti përkatës brenda 6 (gjashtë) muajve të fundit, që vërteton se është i aftë nga ana mendore dhe fizike.

7.1. Personi fizik ose juridik dorëzon në formë elektronike, nëpërmjet portalit unik qeveritar e-Albania:

a) në rastet e personave juridikë, dokumentin e parashikuar në shkronjën “d”, të pikës 3, të kreut II, për pronarët përfitues;
b) për personin e punësuar, i cili kryen në këtë subjekt një procedurë pune, që lidhet drejtpërdrejt me armët, dokumentet e parashikuara në shkronjat “b”, “c” dhe “d”, të pikës 3, të kreut II, dëshminë e aftësimit teorik e praktik për përdorimin e armës, si dhe trajnimet specifike, sipas pozicionit të punës së punonjësit;

7.2. Dokumentet e përcaktuara në shkronjat “ç” dhe “d”, të pikës 7, të këtij kreu, dëshmia e aftësimit teorik dhe praktik për përdorimin e armës, si dhe trajnimet specifike të punonjësit duhet të dorëzohen edhe fizikisht me postë në komisariatin e policisë, ku ka vendin e ushtrimit të aktivitetit ose selinë qendrore subjekti, i cili kërkon të pajiset me licencë për veprimtaritë e lejuara me armët, brenda 5 (pesë) ditëve pune nga momenti i dorëzimit në formë elektronike të tyre.

7.3. Për rastet e kërkesave për ripërtëritje të licencës bëhet rivlerësimi i besueshmërisë së titullarit të licencës, ortakut/aksionarit të tij dhe i drejtuesit teknik të subjektit, si dhe vlerësimi i performancës dhe i ligjshmërisë së aktivitetit të subjektit gjatë periudhës së mëparshme të licencimit.

8. Afati i përgjithshëm i procedurës për miratimin/refuzimin e licencës është 60 (gjashtëdhjetë) ditë nga data e kërkesës.

9. Afati i vlefshmërisë së licencës është 5 (pesë) vjet me të drejtë ripërtëritjeje. Me mbarimin e afatit të vlefshmërisë së saj, subjektit i lind e drejta të pajiset me licencë të re, duke dorëzuar dokumentacionin përkatës të lartpërmendur në pikën 7, të kreut III, që provon përmbushjen e kritereve të licencimit.”.

4. Pas pikës 9, të kreut III, shtohet pika 9/1, me këtë përmbajtje:

“9/1. Mosparaqitja e kërkesës për ripërtëritjen e licencës brenda afatit 90-ditor para përfundimit të afatit të licencës që ka në përdorim personi fizik/juridik sjell mosripërtëritjen e saj, si dhe pezullimin e aktivitetit të subjektit.

E drejta e subjektit për kërkesë për pajisjen me licencë të re nuk humbet.”.

5. Kreu IV ndryshohet, si më poshtë vijon:

“IV. KRITERET E VEÇANTA TË LICENCIMIT

10. Krahas kritereve të përgjithshme të përcaktuara në ligjin nr.74/2014, “Për armët”, të ndryshuar, subjekti plotëson edhe këto kritere të veçanta për ushtrimin e veprimtarisë së lejuar me armë:

a) Për ushtrimin e veprimtarisë së importit dhe të tregtimit të armëve, të kategorisë “C” (gjahu) dhe “D” (sportive), pjesëve kryesore dhe municioneve të tyre të ketë një ambient të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit, sipas kushteve të miratuara me vendimin nr.275, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e sigurisë së armëve””, të ndryshuar, dhe në pronësi apo përdorim për 5 (pesë) vitet në vazhdim;
b) Për ushtrimin e veprimtarisë së transportit të armëve, të pjesëve kryesore dhe të municioneve të tyre të zotërojë automjete, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin nr.275, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe rregullat e sigurisë së armëve””, të ndryshuar;
c) Për ushtrimin e veprimtarisë për poligon civil qitjeje të hapur, të mbyllur, me pjatel, ndërtimi dhe mënyra e funksionimit të ambienteve, të plotësojë kushtet e sigurisë të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave, në pronësi apo përdorim për 5 (pesë) vitet në vazhdim;
ç) Për ushtrimin e veprimtarisë për aftësimin teorik e praktik të personave për përdorimin e armës, të ketë një ambient të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit, në pronësi apo në përdorim për 5 (pesë) vitet në vazhdim dhe poligon civil qitjeje, sipas kushteve të përcaktuara në vendimin nr.275, datë 1.4.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores, “Për kushtet dhe rregullat e sigurisë së armëve””, të ndryshuar;
d) Për ushtrimin e veprimtarisë për çaktivizimin e armëve të zjarrit për përdorim civil, të ketë një ambient të përshtatshëm për ushtrimin e aktivitetit në pronësi apo përdorim për 5 (pesë) vitet në vazhdim dhe poligon civil qitjeje. Standardet dhe teknikat e çaktivizimit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”.

6. Kreu V ndryshohet, si më poshtë vijon:

“V. PROCEDURA TË PËRGJITHSHME DHE PROCEDURA TË PEZULLIMIT DHE TË SHFUQIZIMIT”

11. Zyrat e përfaqësimit të subjekteve që kryejnë veprimtari me armët e zjarrit, të cilat nuk kanë si qëllim krijimin e të ardhurave, por nxitjen e veprimtarisë së subjektit dhe mund të lidhin marrëveshje në emër e për llogari të tij, nuk është e detyrueshme që të kenë ambiente ose kushte të caktuara sigurie për ruajtjen e armëve, me përjashtim rasteve kur disponojnë mostra fizike të armëve, në proporcionalitet me sasinë dhe rrezikshmërinë e tyre. Degët e subjekteve të huaja ose shqiptare, që ushtrojnë aktivitete tregtare me armët, duhet të plotësojnë të njëjtat kushte sigurie dhe teknike në ambientet e punës e të ruajtjes së armëve.

12. Personi fizik ose juridik, ortakët/aksionarët, nëse ka, si dhe drejtuesi teknik për veprimtaritë e lejuara me armët, nuk mund të jenë njëkohësisht punonjës të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera me gradë të Ministrisë së Brendshme, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit apo punonjës të Policisë së Burgjeve.

13. Licenca e subjektit dhe certifikata e drejtuesit teknik për veprimtaritë e lejuara me armët lëshohet me vendim të Komisionit të Shqyrtimit të Kërkesave për Certifikim dhe Licencim (KSHKCL), në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

14. Subjekti, brenda afatit 5-vjeçar nga koha e marrjes së licencës, mund të kryejë ndryshime në licencë lidhur me administratorin, ortakun/aksionarin dhe drejtuesin teknik. Në rast të ndryshimit të të dhënave të subjektit të pajisur me licencë për veprimtarinë e lejuar me armët, personi fizik ose juridik kryen ndryshimet në regjistrin tregtar që administrohet nga Qendra Kombëtare e Biznesit dhe njofton brenda 10 (dhjetë) ditëve strukturat e Policisë së Shtetit. Për ndryshimet në të dhënat e licencës, kur sjellin ndryshim të titullarit të licencës, ky i fundit dorëzon në formë elektronike dokumentacionin e nevojshëm sipas llojit të licencës. Procedura për pranimin, verifikimin dhe shqyrtimin e dokumenteve për licencim nga strukturat përkatëse të policisë, për titullarin e ri të licencës, është e njëjtë me atë të përcaktuar në pikën 4, të kreut III, të këtij vendimi.

15. Personit, të cilit i është hequr licenca për veprimtaritë e lejuara me armët, i lind e drejta që të paraqesë kërkesë për pajisje me licencë të re pas kalimit të afatit trevjeçar.

16. Personit, të cilit i është hequr certifikata për drejtues teknik për veprimtaritë e lejuara me armët, i lind e drejta që të paraqesë kërkesë për pajisje me certifikatë të re pas kalimit të afatit dyvjeçar.

17. Drejtuesi teknik e ushtron aktivitetin vetëm në një subjekt të licencuar për veprimtaritë e lejuara me armët.

18. Licenca shfuqizohet në këto raste:

a) me kërkesë të titullarit;
b) për mospagim të taksës/tarifës përkatëse (nëse ka);
c) në rast moszbatimi të urdhërimeve brenda afateve të arsyeshme të pezullimit;
ç) në rastin e shkeljeve të rënda me faj nga titullari dhe/ose kur shkelja ka shkaktuar dëmtim të interesit publik, që garantohet nga titulli përkatës apo legjislacioni në fuqi;
d) kur rrethanat janë të tilla që s’do të kishte kuptim ose mundësi për ripërmbushjen e kushteve apo ndreqjen e shkeljes së detyrimeve nga titullari, brenda çdo afati të arsyeshëm të pezullimit.

18.1. Komisioni merr vendimin për shfuqizimin e licencës brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga përcaktimi i shkaqeve të shfuqizimit.

18.2. Konstatimi i mosplotësimit të kritereve apo të shkeljes së detyrimeve bëhet, si rregull, nga organet kompetente të inspektimit pas ndodhjes së faktit.

18.3. Në rastin e shfuqizimit të licencës, taksa/tarifa e paguar nuk kthehet.

18.4. Në rast të ndryshimit faktik të të dhënave të përcaktuara në licencë, të cilat kanë të bëjnë me kriteret e përgjithshme ose të veçanta të licencimit, ky ndryshim, pavarësisht se mund të cenojë apo jo këto kritere, duhet t’i njoftohet, nga titullari i licencës, menjëherë strukturës përgjegjëse në Policinë e Shtetit, e cila bën vlerësimin e tyre. Kërkesa shqyrtohet njësoj si një kërkesë e re, sipas të njëjtës kategori, për të cilën është bërë kërkesa për vetë licencën. Kur vlerësohet se ndryshimet e ndodhura nuk cenojnë kriteret, titullari i licencës pajiset me titullin e ndryshuar, afati i vlefshmërisë së të cilit mbaron në të njëjtën datë me atë të titullit të mëparshëm. Kur vlerësohet se ndryshimet e ndodhura cenojnë kriteret, licenca shfuqizohet. Përpara marrjes së vendimit të shfuqizimit, organi kompetent, urdhëron ripërmbushjen e kritereve brenda 30 (tridhjetë) ditëve pa pezullim të titullit dhe/ose pezullimin e titullit, për një afat të arsyeshëm, deri në zbatimin e urdhrit për ripërmbushjen e kritereve.

18.5. Pika 18.4 nuk zbatohet në rast moszbatimi të urdhërimeve brenda afateve të arsyeshme të pezullimit dhe në rastin e shkeljeve të rënda me faj nga titullari dhe/ose kur shkelja ka shkaktuar dëmtim të interesit publik.

19. Pezullimi i licencës vendoset në këto raste:

a) Kur titullari humbet kriteret e licencimit të parashikuara në ligj dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij;
b) Kur konstatohet se titullari, në dokumentacionin e dorëzuar, ka paraqitur të dhëna të pasakta ose të rreme;
c) Me kërkesë të titullarit për të hequr dorë nga licenca;
ç) Kur titullari nuk përmbush, sipas ligjit, detyrimin për pagimin e gjobës së vënë si masë administrative.

19.1. Urdhri i pezullimit shfuqizohet nga organi përgjegjës, kur vlerësohet se titullari i ka plotësuar të gjitha urdhërimet, sipas rastit.

20. Në rastet e ndryshimit të kritereve të përgjithshme ose të veçanta të licencimit për shkak të ligjit, titullari i licencës vazhdon të ushtrojë veprimtarinë për të cilën është lëshuar licenca deri në përfundimin e afatit të përcaktuar. Pas përfundimit të afatit të licencës, subjekti paraqet kërkesë për licencë të re, sipas kritereve të reja të përcaktuara me ligj apo me akte nënligjore.

21. Formati i licencave për veprimtaritë e lejuara më armë është sipas shtojcës nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.”.

7. Pas kreut V shtohet kreu VI, me këtë përmbajtje:

“TË FUNDIT

22. Ngarkohen Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.486, DATË 17.6.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHTYPJEN, BOTIMIN, SHPËRNDARJEN DHE SHITJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE TË SISTEMIT ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 47, të ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 6, e vendimit nr.486, datë 17.6.2020, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“6. Procedurat dhe kategoritë që përfitojnë tekste në përdorim falas në arsimin parauniversitar janë, si më poshtë vijon:

a) Nxënësit, që ndjekin arsimin bazë, në klasën e parë, në institucionet arsimore publike, në institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe në institucione të përkujdesjes shoqërore, të cilëve u jepen tekstet shkollore të reja, çdo vit, në përdorim falas. Nxënësve, që ndjekin arsimin bazë në këto institucione, nga klasa e dytë deri në klasën e nëntë, u jepen tekstet shkollore në përdorim falas.
b) Nxënësit në arsimin e mesëm të lartë në institucionet arsimore publike, që i përkasin kategorive të mëposhtme:

i. Kanë përfituar statusin e jetimit;
ii. Vijnë nga familje të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike dhe pagesë papunësie nga zyrat e punësimit;
iii. Janë me aftësi të kufizuara, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen sociale;
iv. Vijnë nga familje që kanë në përbërjen e tyre anëtarë me aftësi të kufizuara, të lindur ose të bërë të tillë, të cilët deklarohen të paaftë për punë, sipas legjislacionit në fuqi për mbrojtjen sociale;
v. Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension invaliditeti shteti;
vi. Vijnë nga familje ku kryefamiljari përfiton pension pleqërie shteti dhe kanë fëmijë në ngarkim, të cilët janë pa të ardhura;
vii. I përkasin kategorisë rome dhe egjiptiane. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të këtyre kategorive. Mënyra e shpërndarjes së teksteve për këto kategori nxënësish përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin;
viii. Gëzojnë statusin e të verbrit. Nxënësit pajisen me tekste shkollore të transkriptuara në shkrimin brail, të regjistruara në audio ose në shkrim të zmadhuar, të cilat janë pronë e shkollës. Administrimi i kërkesave për prodhimin/shumëfishimin e teksteve në brail dhe në shkrim të zmadhuar literal, si dhe pajisja me libra e nxënësve të verbër të realizohen nga Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, në Tiranë. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie;
ix. Janë viktima të trafikimit, të cilëve u ofrohet ndihmë dhe asistencë nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendra Kombëtare e Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendra Kombëtare Tranzitore e Emergjencës, sipas kërkesës zyrtare për sasinë e teksteve shkollore të nevojshme;
x. Gëzojnë statusin e viktimës dhe të viktimës së mundshme të trafikimit, në përputhje me vendimin nr.499, datë 29.8.2018, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit”.
xi. Janë të moshës shkollore të arsimit parauniversitar, të cilët janë në institucionet e paraburgimit/vuajtjes së dënimit;
xii. Janë të shtruar në Shërbimin Onkologjik, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Kërkesa dhe sasia për tekstet shkollore dërgohet nga ky shërbim në muajin gusht të çdo viti;
xiii. Janë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve, të cilët kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës;
xiv. Janë përfitues në institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale publike, në Qendrën Kombëtare të Pritjes së Viktimave të Trafikimit, Qendrën Kombëtare të Viktimave të Dhunës në Familje dhe Qendrën Kombëtare Tranzitore të Emergjencës. Drejtoritë përkatëse të institucioneve arsimore, ku mësojnë këta nxënës, duhet të bashkërendojnë punën me drejtoritë e institucioneve të sipërpërmendura dhe të dorëzojnë në ZVAP-të përkatëse, brenda muajit mars të çdo viti, listën e nxënësve të kësaj kategorie. Mënyra e shpërndarjes së teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

c) Procedura për pajisjen me tekste shkollore në përdorim falas realizohet, si më poshtë vijon:

i. Institucionet arsimore publike, institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe institucionet e përkujdesjes shoqërore në bashkëpunim me zyrat vendore të arsimit parauniversitar, brenda muajit korrik të çdo viti, përgatisin listën e parashikuar të teksteve për përdorim falas dhe të reja, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
ii. Blerja e teksteve të reja shkollore të nxënësve që ndjekin arsimin bazë, nga klasa e parë deri në klasën e nëntë, realizohet nga institucioni arsimor publik, institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit dhe institucionet e përkujdesjes shoqërore, në emër të zyrës vendore të arsimit parauniversitar.
iii. Likuidimi i faturës tatimore ndaj shtëpive botuese dhe/ose distributorëve të autorizuar realizohet nga zyra vendore e arsimit parauniversitar, me fondet e miratuara si “Transfertë tek individët”, në buxhetin e ministrisë përgjegjëse për arsimin, në llogarinë bankare të shitësit. Mënyra e shpërndarjes dhe e administrimit të teksteve për këtë kategori nxënësish përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për arsimin.

2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, si dhe fondet shtesë me burim financimi buxhetin e shtetit.

3. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.164, DATË 19.2.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPALLJEN E ZONËS SË RE PËR ZHVILLIM, NË NJËSINË ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS, DHE CAKTIMIN E FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT SI NJËSI ZBATUESE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nënndarjeve “iii” e “iv”, të shkronjës “b”, të nenit 13, dhe të pikës 3, të nenit 16, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.164, datë 19.2.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto ndryshime:

a) Në pikën 1, harta dhe koordinatat zëvendësohen përkatësisht me hartën dhe koordinatat, që i bashkëlidhen këtij vendimi;
b) Pika 2 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“2.Caktimin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit si njësi zbatuese për këtë zonë, për ndërtimin dhe rikonstruksionin e infrastrukturës publike e kritike.”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.231, DATË 17.4.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I SEGMENTIT RRUGOR “PALLATI ME SHIGJETA – RRETHRROTULLIMI “SHQIPONJA””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në vendimin nr.231, datë 17.4.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

a) Në pikën 3, shifra “… 1 796 862 708.1 (një miliard e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e tetë pikë një) lekë …” zëvendësohet me “… 1 823 573 684.1 (një miliard e tetëqind e njëzet e tre milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër pikë një) lekë …”;
b) Në pikën 4, shifra “… 1 796 862 708.1 (një miliard e shtatëqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind e tetë pikë një) lekë …” zëvendësohet me “… 1 823 573 684.1 (një miliard e tetëqind e njëzet e tre milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e gjashtëqind e tetëdhjetë e katër pikë një) lekë …” dhe shifra “… 317 006 417.80 (treqind e shtatëmbëdhjetë milionë e gjashtë mijë e katërqind e shtatëmbëdhjetë pikë tetëdhjetë) lekë …” zëvendësohet me “… 343 717 393.80 (treqind e dyzet e tre milionë e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë mijë treqind e nëntëdhjetë e tre pikë tetëdhjetë) lekë …”.
c) Tabelave bashkëlidhur vendimit u shtohet edhe tabela C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Vlera e shpenzimeve procedurale prej 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekësh të përballohet nga buxheti i miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.307, DATË 16.4.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E NDËRTIMIT DHE TË RIKONSTRUKSIONIT TË INFRASTRUKTURËS PUBLIKE, NË ZONAT E REJA TË SHPALLURA PËR ZHVILLIM TË DETYRUAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Në vendimin nr.307, datë 16.4.2020 , të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, shifra “… 12 385 386 283 (dymbëdhjetë miliardë e treqind e tetëdhjetë e pesë milionë e treqind e tetëdhjetë e gjashtë mijë e dyqind e tetëdhjetë e tre) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 13 180 466 653 (trembëdhjetë miliardë e njëqind e tetëdhjetë milionë e katërqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) lekë pa TVSH …”.

2. Në pikën 2/a, shifra “… 3 975 401 851 (tre miliardë e nëntëqind e shtatëdhjetë e pesë milionë e katërqind e një mijë e tetëqind e pesëdhjetë e një) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 4 770 482 221 (katër miliardë e shtatëqind e shtatëdhjetë milionë e katërqind e tetëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzet e një) lekë pa TVSH …”.

3. Në pikën 3.1, shifra “… 1 331 932 076 (një miliard e treqind e tridhjetë e një milionë e nëntëqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëdhjetë e gjashtë) lekë pa TVSH …”, zëvendësohet me “… 1 611 987 454 (një miliard e gjashtëqind e njëmbëdhjetë milionë e nëntëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e katërqind e pesëdhjetë e katër) lekë pa TVSH …”.

4. Në pikën 3.1/a, shifra “… 897 566 799 (tetëqind e nëntëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë mijë e shtatëqind e nëntëdhjetë e nëntë) lekë pa TVSH …” zëvendësohet me “… 1 177 622 177 (një miliard e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë milionë e gjashtëqind e njëzet e dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSH …”.

II. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.355, DATË 20.4.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR TRANSFERIMIN E PRONËS SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR.2085, KARAVASTA E RE, NJËSIA ADMINISTRATIVE REMAS, BASHKIA DIVJAKË, NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, DHE VËNIEN NË DISPOZICION PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “NGRITJA E PLANTACIONIT ME SHEGË, GOJI BERRY, AVOKADO DHE FINGER LIME NË ZONËN E KARAVASTASË, BASHKIA DIVJAKË””, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.355, datë 20.4.2018, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

1. Në titull dhe në pikat 2, 4 dhe 5, fjalët “Ngritja e plantacionit me shegë goji berry, avokado dhe finger lime në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë” zëvendësohen me “Ngritja e plantacionit me shegë, goji berry, kivi, rrush, dardhë etj., si dhe zhvillimin e agroturizimit në një sipërfaqe rreth 131 ha, në zonën e Karavastasë, Bashkia Divjakë”.

2. Në pikën 3, pas fjalëve “… nr.6/4, datë 19.4.2018, të Komitetit të Investimeve Strategjike” shtohen fjalët “… ndryshuar me vendimin nr.6/9 datë 24.6.2020, të Komitetit të Investimeve Strategjike”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

KRYERJEN E PAGESËS SË DOZAVE TË VAKSINAVE DHE TË PAGESAVE RESPEKTIVE QË RRJEDHIN NGA MARRËVESHJA E NËNSHKRUAR PËR PRODHIMIN DHE FURNIZIMIN, NDËRMJET PFIZER EXPORT B.V DHE MINISTRISË SË SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, MINISTRIT TË SHTETIT PËR RINDËRTIMIN DHE INSTITUTIT TË SHËNDETIT PUBLIK, TË MIRATUAR ME AKTIN NORMATIV NR.3, DATË 18.1.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, DHE ME LIGJIN NR.3/2021

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 14, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, të aktit normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e marrëveshjes së nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin, ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik”, të miratuar me ligjin nr.3/2021, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kryerjen, nga Instituti i Shëndetit Publik të pagesave të përcaktuara në marrëveshjen e nënshkruar për prodhimin dhe furnizimin, ndërmjet Pfizer Export B.V. dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministrit të Shtetit për Rindërtimin dhe Institutit të Shëndetit Publik, të miratuar me aktin normativ nr.3, datë 18.1.2021, të Këshillit të Ministrave, dhe me ligjin nr.3/2021, në vlerën 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, të konvertuara sipas kursit zyrtar të këmbimit në ditën e pagesës.

2. Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në buxhetin e saj të miratuar për vitin 2021, në llogarinë ekonomike 6050000 (produkti 91305AH) të programit “Shërbime të shëndetit publik” (07450), i shtohet ekuivalenti në lekë i shumës prej 2 447 233.68 (dy milionë e katërqind e dyzet e shtatë mijë e dyqind e tridhjetë e tre pikë gjashtëdhjetë e tetë) euro, për kryerjen e pagesës së dozës së vaksinës nga kompania Pfizer Export B.V.

3. Fondi, sipas pikës 2, të këtij vendimi, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2021.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Shëndetit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

KALIMIN NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI, TE MINISTRIA E KULTURËS, TË PASURIVE NR.1/507, LLOJI “SHESH”, NR.1/102, LLOJI “TRUALL”, NR.1/260, LLOJI “TRUALL”, ZONA KADASTRALE 8150, TIRANË, DHE PËR KALIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA SHËRBIMI INFORMATIV I SHTETIT TE MINISTRIA E KULTURËS, TË PASURISË NR.1/509, LLOJI “TRUALL”, ZONA KADASTRALE 8150, TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 13 e 15, shkronja “c”, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin në përgjegjësi administrimi te Ministria e Kulturës të pasurisë së paluajtshme shtetërore “Galeria e Arteve”, lloji “truall”, me sipërfaqe totale 3717 (tre mijë e shtatëqind e shtatëmbëdhjetë) m2, nga të cilat 1 901 (një mijë e nëntëqind e një) m2 ndërtesë, me numër pasurie 1/102, zona kadastrale 8150, Tiranë, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Kalimin në përgjegjësi administrimi, nga Shërbimi Informativ Shtetëror te Ministria e Kulturës, të pasurisë së paluajtshme shtetërore, lloji “truall”, me sipërfaqe totale 422 (katërqind e njëzet e dy) m2, nga të cilat 89 (tetëdhjetë e nëntë) m2 ndërtesë, me numër pasurie 1/509, zona kadastrale 8150, Tiranë, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Kalimin në përgjegjësi administrimi, te Ministria e Kulturës të pasurisë së paluajtshme shtetërore, lloji “truall”, me sipërfaqe totale 99 (nëntëdhjetë e nëntë) m2, nga të cilat 99 (nëntëdhjetë e nëntë) m2 ndërtesë, me numër pasurie 1/260, zona kadastrale 8150, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

4. Kalimin në përgjegjësi administrimi te Ministria e Kulturës të pasurisë së paluajtshme shtetërore, lloji “shesh”, me sipërfaqe totale 5 194 (pesë mijë e njëqind e nëntëdhjetë e katër) m2, me numër pasurie 1/507, zona kadastrale 8150, Tiranë, sipas planrilevimit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

5. Prona e përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, hiqet nga lista e pronave të paluajtshme shtetërore që i bashkëlidhet vendimit nr.502, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, me karakter sekret, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Shërbimit Informativ Shtetëror”, të ndryshuar.

6. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Shërbimi Informativ i Shtetit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA “PORTI DETAR VLORË”, SH.A., TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE TRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË ZONËN KADASTRALE NR.8602, BASHKIA VLORË, VËNIEN E TYRE NË DISPOZICION PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “MARINA DI VALONA”, SI DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.586, DATË 10.9.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 13 e 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, të nenit 27, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës dhe mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e përgjegjësisë së administrimit, nga shoqëria “Porti detar Vlorë”, sh.a., te Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe transferimin në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike (FPPMIS) të pronave të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr.8602, Bashkia Vlorë, sipas listës së pasurive dhe planit të rilevimit, sipas aneksit I, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij.

2. Pasuritë e paluajtshme shtetërore, të përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, të vihen në dispozicion për zhvillimin e realizimin e projektit investues strategjik “Marina di Valona”, me subjekt investues bashkimin e shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me NUIS M01324008A, “Brunes”, sh.p.k., me NUIS K37125203H, “Ndregjoni”, sh.p.k., me NUIS K31329048I, dhe “Marina projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366.

3. Vënia në dispozicion e pasurive të paluajtshme shtetërore, sipas pikës 1, të këtij vendimi, për zhvillimin dhe realizimin e projektit investues strategjik “Marina di Valona”, bëhet për 20 (njëzet) vjet, me tarifën simbolike 1 euro/kontrata. Afati i përdorimit fillon nga data e nënshkrimit të kontratës së qirasë ndërmjet ministrit të Financave dhe Ekonomisë dhe subjektit investues.

4. E drejta e përdorimit të tokës shtetërore me subjekt investues bashkimin e shoqërive (JV), “Marina di Valona”, sh.p.k., me NUIS M01324008A, “Brunes”, sh.p.k., me NUIS K37125203H, “Ndregjoni”, sh.p.k., me NUIS K31329048I, dhe “Marina projects” LTD, me numër regjistrimi 04182366, dhe detyrimet e kushtet e përdorimit të bazohen në vendimin nr.4/3, datë 29.3.2021, të Komitetit të Investimeve Strategjike dhe kontratën e qirasë që do të nënshkruhet ndërmjet subjektit investues dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë.

5. Pasuritë e përmendura në pikën 1, të këtij vendimi, hiqen nga lista e inventarit të pronave shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr.586, datë 10.9.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listave të inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat u kalojnë në përgjegjësi administrimi shoqërive anonime dhe ndërmarrjeve të sistemit të transportit detar dhe ajror”, të ndryshuar.

6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve, Porti Detar Vlorë, sh.a., dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

PЁRCAKTIMIN E RAJONEVE TЁ ZHVILLIMIT DHE KUFIJVE TË TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 4, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin“, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Përcaktimin e rajoneve të zhvillimit dhe kufijve të tyre, si më poshtë vijon:

a) Rajoni i zhvillimit 1, i cili përfshin territoret që shtrihen në njёsitё e vetёqeverisjes vendore:

i. të nivelit të parë: Shkodër, Malësi e Madhe, Fushë-Arës, Pukë, Vau i Dejës, Kukës, Has, Tropojë, Lezhë, Mirditë, Kurbin;
ii. të nivelit të dytë: Shkodër, Lezhë, Kukës;

sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

b) Rajoni i zhvillimit 2, i cili përfshin territoret që shtrihen në njёsitё e vetёqeverisjes vendore:

i. të nivelit të parë: Tiranë, Kamzë, Vorë, Kavajë, Rrogozhinë, Durrës, Krujë, Shijak, Dibër, Mat, Klos, Bulqizë;
ii. të nivelit të dytë: Tiranë, Durrës, Dibër;

sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

c) Rajoni i zhvillimit 3, i cili përfshin territoret që shtrihen në njёsitё e vetёqeverisjes vendore:

i. të nivelit të parë: Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh, Korçë, Pogradec, Pustec, Maliq, Devoll, Kolonjë, Berat, Dimal, Kuçovë, Poliçan, Skrapar;
ii. të nivelit të dytë: Elbasan, Korçë, Berat;

sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

ç) Rajoni i zhvillimit 4, i cili përfshin territoret që shtrihen në njёsitё e
vetёqeverisjes vendore:

i. të nivelit të parë: Fier, Divjakë, Lushnjë, Roskovec, Patos, Mallakastër, Vlorë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Sarandë, Finiq, Konispol, Gjirokastër, Memaliaj, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull;
ii. të nivelit të dytë: Vlorë, Fier, Gjirokastër;

sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ministritë e linjës, njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe subjektet e tjera përgjegjëse në zhvillimin rajonal, të përcaktuara në nenin 7, të ligjit nr.102/2020, “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

NJË RISHPËRNDARJE FONDESH NDËRMJET PROGRAMEVE NË BUXHETIN E VITIN 2021, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 44, të ligjit nr.9936/2016, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, në buxhetin e miratuar për vitin 2021, në programin 01150 “Menaxhimi i të ardhurave doganore”, i shtohet fondi prej 89 000 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë) lekësh në zërin “shpenzime korente”.

2. Fondi prej 89 000 000 (tetëdhjetë e nëntë milionë) lekësh përballohet nga buxheti i miratuar për vitin 2021 për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, përkatësisht:

a) në masën 58 400 000 (pesëdhjetë e tetë milionë e katërqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 04130 “Mbështetje për zhvillimin ekonomik”;
b) në masën 30 500 000 (tridhjetë milionë e pesëqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 01130 “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme”;
c) në masën 100 000 (njëqind mijë) lekë, në zërin “shpenzime korente” të programit 09240 “Arsimi i mesëm profesional”.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E RREGULLORES SË LICENCIMIT PËR SUBJEKTET QË USHTROJNË VEPRIMTARINË E TYRE SI OFRUES TË SHËRBIMEVE INOVATIVE, MËNYRËN E VLERËSIMIT TË KRITEREVE TË VEÇANTA PËR SIPËRMARRJET E AUTOMATIZUARA TË INVESTIMEVE KOLEKTIVE DT, SI DHE CERTIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË TEKNOLOGJISË INOVATIVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9, pikat 2 dhe 3, 63, 70, 74, 82, si dhe të pikës 1, të nenit 106, të ligjit nr.66/2020, “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave të shpërndarë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e rregullores së licencimit për subjektet që ushtrojnë veprimtarinë e tyre si ofrues të shërbimeve inovative, mënyrën e vlerësimit të kritereve të veçanta për sipërmarrjet e automatizuara të investimeve kolektive DT, si dhe certifikimin e marrëveshjes së teknologjisë inovative, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngarkohet Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHFUQIZIMIN E VENDIMIT NR.404, DATË 30.6.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIKONSTRUKSIONIT TË RRUGËVE “MIQËSIA” DHE “AZEM HAJDARI – GJELBËRIMI”, TË NDODHURA BRENDA KONTURIT TË ZONËS SË RE PËR ZHVILLIMI, ZONA 4, NJËSIA ADMINISTRATIVE DURRËS, BASHKIA DURRËS”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 13, shkronja “b”, nënndarja “i”, 16, dhe 36, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 7, të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shfuqizimin e vendimit nr.404, datë 30.6.2021, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e fondit të rindërtimit, për financimin e rikonstruksionit të rrugëve “Miqësia” dhe “Azem Hajdari – Gjelbërimi”, të ndodhura brenda konturit të zonës së re për zhvillim, zona 4, Njësia Administrative Durrës, Bashkia Durrës”.

2. Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Fondi Shqiptar i Zhvillimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I OBJEKTIT “SISTEMIMI DHE RIKONSTRUKSIONI I INFRASTRUKTURËS NË “BLLOKUN QEMAL STAFA”, KUFIZUAR NGA RRUGËT “KONGRESI I MANASTIRIT” DHE “BAJRAM CURRI”, TIRANË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i objektit “Sistemimi dhe rikonstruksioni i infrastrukturës në “Bllokun Qemal Stafa”, kufizuar nga rrugët “Kongresi i Manastirit” dhe “Bajram Curri”, Tiranë”.

2. Shpronësimi të bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës së kompensimit përkatës, që paraqiten në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, me vlerë 137 173 319 (njëqind e tridhjetë e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) lekë.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 137 173 319 (njëqind e tridhjetë e shtatë milionë e njëqind e shtatëdhjetë e tre mijë e treqind e nëntëmbëdhjetë) lekë, të përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

6. Afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi.

7. Pronarët e pasqyruar në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin për likuidim, certifikatën e pronësisë, kartelën e pasurisë, si dhe hartën treguese të regjistrimit pranë Bashkisë Tiranë.

8. Bashkia Tiranë të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartat kadastrale dhe kalimi i pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Veri, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR “KALIMASH-MORINË”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “Kalimash-Morinë”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit tokë “arë” dhe tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 2 474 632 (dy milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 2 474 632 (dy milionë e katërqind e shtatëdhjetë e katër mijë e gjashtëqind e tridhjetë e dy) lekësh të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, për vitin 2021.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.
7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësive në favor të shtetit për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Kukës, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I RRJETIT TË KANALIZIMEVE (KUZ) NGA UJËSJELLËS-KANALIZIME, SH.A., LAGJJA MBROSTAR, FIER”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë të paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve (Kuz) nga Ujësjellës-Kanalizime, sh.a., lagjja Mbrostar, Fier”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Fier.

3. Pronari i pasurisë të paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 202 878 (dyqind e dy mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 202 878 (dyqind e dy mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tetë) lekësh të përballohet nga buxheti i Bashkisë Fier.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga Bashkia Fier.
6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, i pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim, pranë Bashkisë Fier.

8. Bashkia Fier të kryejë procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Fier.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të nisë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të shtetit.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin kur do të realizohen procesi i hedhjes se gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësisë në favor të shtetit për pasurinë e shpronësuar.

12. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Bashkia Fier, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

KRYEMINISTRI
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I OBJEKTIT “REHABILITIMI I RRUGËS SË LUMIT TË VLORËS, AKSI “SELENICË – KUÇ – QEPARO””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i objektit “Rehabilitimi i rrugës së lumit të Vlorës, aksi “Selenicë – Kuç – Qeparo””.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Autoritetit Rrugor Shqiptar.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasuritë e llojit “tokë arë”, “tokë truall”, “banesë”, “objekt jobanimi” dhe “dru frutorë”, me një vlerë të përgjithshme prej 12 485 249.43 (dymbëdhjetë milionë e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e dyzet e nëntë pikë dyzet e tre) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 12 485 249.43 (dymbëdhjetë milionë e katërqind e tetëdhjetë e pesë mijë e dyqind e dyzet e nëntë pikë dyzetë e tre) lekësh, të përballohet nga buxheti i vitit 2021, miratuar për Autoritetin Rrugor Shqiptar, në programin buxhetor “Transporti rrugor”.

5. Shpenzimet procedurale, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë për vitin 2021.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë 3 (tre) muaj pas datës së hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.

8. Autoriteti Rrugor Shqiptar të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar, të fillojnë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjnë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësive në favor të shtetit për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Autoritetit Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës, pranë Këshillit të Qarkut Vlorë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I GODINËS QENDRORE ADMINISTRATIVE TË SHËRBIMEVE TË QENDËRZUARA TË TRANSPORTIT RRUGOR SHQIPTAR DHE DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË SHËRBIMEVE TË TRANSPORTIT RRUGOR”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë pronë private për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i godinës qendrore administrative të shërbimeve të qendërzuara të transportit rrugor shqiptar dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor”.

2. Shpronësimi bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, të kompensohen, në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit tokë “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 26 904 342 (njëzet e gjashtë milionë e nëntëqind e katër mijë e treqind e dyzet e dy) lekësh.

4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 26 904 342 (njëzet e gjashtë milionë e nëntëqind e katër mijë e treqind e dyzet e dy) lekësh të përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

6. Shpronësimi të fillojë menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit të jetë brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.

7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.

8. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor të kryejë procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.

9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve të jetë në përputhje me afatet e parashikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.

10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, të nisë procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe të bëjë kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të shtetit.

11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës të pezullojë të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin kur do të realizohet procesi i hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale të regjistrimit dhe kalimi i pronësive në favor të shtetit për pasuritë e shpronësuara.

12. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.397, DATË 13.5.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I OBJEKTIT “UNAZA LINDORE TIRANË, LOTI 3””

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.137/2020, “Për buxhetin e vitit 2021”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.397, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Pas pikës 3 shtohet pika 3/1, me këtë përmbajtje:

“3/1. Pronari i pasurisë së paluajtshme, që shpronësohet, të kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me sipërfaqe 1909 (një mijë e nëntëqind e nëntë) m2, me vlerë 62 764 102 (gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e njëqind e dy) lekë.”.

2. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1, me këtë përmbajtje:

“4/1. Vlera shtesë prej 62 764 102 (gjashtëdhjetë e dy milionë e shtatëqind e gjashtëdhjetë e katër mijë e njëqind e dy) lekësh të përballohet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.

3. Pas pikës 5 shtohet pika 5/1, me këtë përmbajtje:

“5/1. Shpenzimet procedurale shtesë, në vlerën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, të përballohen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.”.

4. Pika 12 riformulohet, si më poshtë vijon:

“12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tirana Rurale 1 dhe Tirana Jug, si dhe Autoriteti Rrugor Shqiptar për zbatimin e këtij vendimi.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.402, DATË 8.5.2013, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E MASAVE MENAXHUESE PËR SHFRYTËZIMIN E QËNDRUESHËM TË BURIMEVE PESHKORE NË DET”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 2, e 135, pika 1, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.402, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

1. Në kreun III bëhen këto shtesa:

a) Pas pikës 7 shtohet pika 7/1, me këtë përmbajtje:

“7/1. Në bord mund të mbahet ose të përdoret vetëm një lloj rrjete, rrjetë syze katrore 40 milimetra ose rrjetë syze në formë romboidale 50 milimetra.”.

b) Në shkronjën “b”, të pikës 10, pas fjalëve “Për njicat fundore, …” shtohen fjalët “… mrezhdat ose rrjetat fikse fundore të kombinuara …”.

2. Pas pikës 5, të kreut VI, shtohen pikat 5/1 – 5/5, me këtë përmbajtje:

“5/1. Lista e parashikuar në pikën 5, të këtij kreu, përmban informacionet e mëposhtme:

a) Numrin e regjistrimit të anijes në regjistrin e flotës kombëtare dhe markimin e jashtëm, sipas kreut III, të vendimit nr.407, datë 8.5.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e një regjimi kontrolli për të garantuar respektimin e rregullave të politikave menaxhuese në peshkim”, të ndryshuar;
b) Periudhën e autorizuar për peshkim dhe/ose transbordim;
c) Veglat e peshkimit të përdorura.

5/2. Brenda 1 janarit, të çdo viti, drejtoria përgjegjëse e peshkimit do t’i dërgojë listën e përditësuar sekretarit ekzekutiv të KPPM-së, në mënyrë që këto anije të mund të futen në regjistrin e KPPM-së së anijeve mbi 15 (pesëmbëdhjetë) metra gjatësi të përgjithshme të autorizuara për të peshkuar në zonën e zbatimit të marrëveshjes KPPM, të përcaktuar në shtojcën VI, të këtij vendimi.

5/3. Çdo ndryshim në listën e përcaktuar në pikën 5, të këtij kreu, i komunikohet sekretariatit ekzekutiv të KPPM-së, sipas së njëjtës procedurë, të paktën 10 (dhjetë) ditë pune përpara datës në të cilën anijet fillojnë aktivitetin e peshkimit në zonën KPPM.

5/4. Anijet e peshkimit me flamur shqiptar, me gjatësi të përgjithshme më të madhe se 15 (pesëmbëdhjetë) metra, që nuk janë të regjistruara në listën e parashikuar në pikën 5, të këtij kreu, nuk mund të peshkojnë, të mbajnë në anije, të transbordojnë apo të zbarkojnë asnjë lloj peshku apo molusku në zonën e marrëveshjes KPPM.

5/5. Ministri:

a) autorizon, sipas kushteve të caktuara në leje, vetëm pronarët dhe përdoruesit e anijeve, që kanë flamurin shqiptar e që janë regjistruar në listën e parashikuar në pikën 5, të këtij kreu, dhe që kanë në anije një leje peshkimi, të kryejnë aktivitetin e peshkimit në zonën e marrëveshjes KPPM;
b) nuk lëshon leje peshkimi për subjektet, me anijet e të cilëve është kryer aktivitet peshkimi i paligjshëm, i parregulluar apo i paraportuar, me përjashtim të rasteve kur nga provat e administruara në përputhje me rregullat e përcaktuara në Kodin e Procedurave Administrative rezulton se pronarët dhe përdoruesit e mëparshëm të anijeve nuk kanë ndonjë përfitim, interes ligjor ose financiar, nuk ushtrojnë ndonjë formë kontrolli mbi këto anije, si dhe anijet e tyre nuk janë të përfshira ose të lidhura me aktivitete të peshkimit të PPP-ve;
c) ndalon pronarët dhe përdoruesit e anijeve, që kanë flamurin shqiptar dhe që janë të përfshira në listën e parashikuar në pikën 5, të këtij kreu, të marrin pjesë ose të zhvillojnë aktivitete peshkimi në zonën e marrëveshjes së KPPM-së, me anije që nuk janë të përfshira në regjistrin e KPPM-së;
ç) sigurohet që pronarët dhe përdoruesit e anijeve, që kanë flamurin shqiptar dhe që janë të përfshira në listën e parashikuar në pikën 5, të këtij kreu, të kenë shtetësinë shqiptare ose të jenë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë;
d) sigurohet që anijet me flamur shqiptar të jenë në përputhje me të gjitha masat përkatëse të ruajtjes dhe menaxhimit sipas KPPM-së.”.

3. Pika 13, e shtojcës I, bashkëlidhur vendimit, riformulohet, si më poshtë vijon:

“13. Ndalohet përdorimi i pjesëve të rrjetës me një trashësi të fijes së përdredhur më të madhe se 3 (tre) milimetra ose me fije të çiftëzuara, ose të copave të rrjetës me një trashësi të fijes së përdredhur më të madhe se 6 (gjashtë) milimetra në çdo pjesë të rrjetës fundore.”.

4. Në shtojcën II, bashkëlidhur vendimit, në paragrafin 2, të pikës 6, numri “3500” zëvendësohet me numrin “2500”.

5. Shtojca III ndryshohet dhe zëvendësohet me shtojcën III, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

6. Pas shtojcës V, bashkëlidhur vendimit, shtohet shtojca VI, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

7. Ngarkohet Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E NDRYSHIMIT TË STATUSIT, NGA KATEGORIA E RESURSIT “TOKË BUJQËSORE” NË “TOKË URBANE”, TRUALL, PËR PASURITË ME NUMËR 261/100 DHE 270/11, ZONA KADASTRALE 2704, DHE NUMËR 524/8, ZONA KADASTRALE 2529, BASHKIA TIRANË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 11/1, të ligjit nr.8752, datë 26.3.2001, “Për krijimin dhe funksionimin e strukturave për administrimin dhe mbrojtjen e tokës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e ndryshimit të statusit, nga kategoria e resursit “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, truall, për pasuritë me numër 261/100 dhe 270/11, zona kadastrale 2704, dhe numër 524/8, zona kadastrale 2529, Bashkia Tiranë, sipas certifikatave të pronësisë, hartave treguese dhe sipërfaqeve të përcaktuara në lejet zhvillimore përkatëse, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

2. Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës, Qarku Tiranë, të pasqyrojë në dokumentacionin kadastral (LN) ndryshimin e resursit nga “tokë bujqësore” në “tokë urbane”, për sipërfaqet ndërtimore të përcaktuara në lejet zhvillimore përkatëse, të pasurive me numër 261/100 dhe 270/11, zona kadastrale 2704, dhe numër 524/8, zona kadastrale 2529, Bashkia Tiranë.
3. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Qarkut Tiranë dhe Drejtoria Vendore e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tiranë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E STRATEGJISË SË ZHVILLIMIT TË BIZNESIT DHE INVESTIMEVE 2021-2027 DHE TË PLANIT TË SAJ TË VEPRIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e Strategjisë së Zhvillimit të Biznesve dhe Investimeve 2021-2027 dhe të planit të saj të veprimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Ngritjen e grupit ndërinstitucional për monitorimin e Strategjisë, nën drejtimin e ministrisë përgjegjëse për ekonominë. Funksionet, përbërja dhe detyrat e këtij grupi caktohen me urdhër të Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

TRANSFERIMIN NË PRONËSI TË BASHKISË VORË, PËR NJËSINË ADMINISTRATIVE BËRXULL, TË PASURISË 303/1, ME VENDNDODHJE NË ZONËN KADASTRALE 1167

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3, shkronja “b”, 5 e 8, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin në pronësi të Bashkisë Vorë, për njësinë administrative Bërxull, të pasurisë 303/1, me vendndodhje në zonën kadastrale 1167, sipas formularit gjithsej 1 (një) fletë dhe planrilevimit, bashkëlidhur këtij vendimi, me qëllim për t’u përdorur në fushën e arsimit.

2. Bashkisë Vorë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e përdorimit të pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi.

3. Ngarkohen Bashkia Vorë dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KLAUZOLAVE TË STABILITETIT PËR KONTRATËN E KONCESIONIT/PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PPP TË PORTIT TURISTIK NË QYTETIN E VLORËS “MARINA DI VALONA”, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “MARINA DI VALONA”, SH.P.K., “MARINA PROJECTS” LTD, “BRUNES”, SH.P.K., “NDREGJONI”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 41, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e klauzolave të stabilitetit për kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat, për dhënien me koncesion/PPP të portit turistik në qytetin e Vlorës “Marina di Valona”, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Marina di Valona”, sh.p.k., “Marina projects” LTD, “Brunes”, sh.p.k., “Ndregjoni”, sh.p.k.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E KLAUZOLAVE TË STABILITETIT PËR KONTRATËN E KONCESIONIT/PARTNERITETIT PUBLIK PRIVAT, PËR DHËNIEN ME KONCESION/PPP TË PORTIT TË JAHTEVE “MARINA RODON”, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË, DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “PRASLIN INVESTMENT”, SH.P.K., DHE ‘R&T’, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 41, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e klauzolave të stabilitetit për kontratën e koncesionit/partneritetit publik privat, për dhënien me koncesion/PPP të portit të jahteve “Marina Rodon”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Praslin Investment”, sh.p.k., dhe ‘R&T’, sh.p.k.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE 

 

 

*SHËNIM: BAZUAR NË NENIN 117 TË KUSHTETUTËS SË RSH DHE NENIT 29 TË LIGJIT PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE PUBLIKOHEN NË FLETOREN ZYRTARE DHE HYJNË NË FUQI PAS BOTIMIT TË TYRE. DREJTORIA E KOMUNIKIMIT PRANË KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËRPIQET TË BOTOJË NË KOHËN MË TË SHPEJTË TË MUNDSHME VENDIMET E MBLEDHJEVE TË QEVERISË, POR VERSIONI ZYRTAR DHE HYRJA E TYRE NË FUQI BËHET VETËM PASI VENDIMI BOTOHET NE QBZ. SHPESHHERË, VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE KANË NEVOJË PËR ZBARDHJE TË MËTEJSHME, ÇKA E VONON PUBLIKIMIN E TYRE NË KËTË FAQE.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.