Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 8 Maj 2024:
V E N D I M
PËR
AUTORIZIMIN E MINISTRISË SË MBROJTJES (DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT), QË, NË EMËR DHE PËR LLOGARI TË KRYEMINISTRISË, SI AUTORITET SHITËS, TË KRYEJË PROCEDURAT E ANKANDIT PUBLIK TË ARTIKUJVE TË NDRYSHËM PËR SKRAP
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 28, të ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9874, datë 14.2.2008, “Për ankandin publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Autorizimin e Ministrisë së Mbrojtjes (Drejtorisë së Përgjithshme të Rezervave Materiale të Shtetit), që, në emër dhe për llogari të Kryeministrisë, si autoritet shitës, të kryejë procedurat e ankandit publik të artikujve të ndryshëm për skrap, deri në shpalljen e njoftimit të fituesit.
2. Kryeministria t’i dorëzojë Ministrisë së Mbrojtjes të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për kryerjen e procedurës së ankandit publik, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.
3. Ngarkohet struktura përgjegjëse në Kryeministri për mbikëqyrjen e kryerjes së procedurës së ankandit publik, sipas përcaktimit të pikës 1, të këtij vendimi.
4. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Mbrojtjes dhe Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Materiale të Shtetit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI INSTITUCIONIT TË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi institucionit të Presidentit të Republikës për ushtrimin e veprimtarisë administrative.
Lista përbëhet nga 1 (një) fletë formulari dhe 1 (një) planrilevim dhe është pjesë përbërëse e këtij vendimi.
2. Ngarkohen institucioni i Presidentit të Republikës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SLLOVENISË, PËR BASHKËPUNIMIN NË MBROJTJE NDAJ KATASTROFAVE NATYRORE DHE TË TJERA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.78/2020 “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E SHËRBIMIT TË PROVËS”
Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.78/2020, “Për organizimin dhe funksionimin e shërbimit të provës”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.515, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI MINISTRISË SË MBROJTJES”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8, pika 3, e 13, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në listën e inventarit, bashkëlidhur vendimit nr.515, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes”, të ndryshuar, përmasat e pronës 190 zëvendësohen me përmasat e përcaktuara në formularin e përditësimit dhe planrilevimin, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
2. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.325, DATË 31.5.2023, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E STRUKTURËS SË PAGAVE, NIVELEVE TË PAGAVE DHE SHTESAVE TË TJERA MBI PAGË TË ZËVENDËSMINISTRIT, FUNKSIONARËVE TË KABINETEVE, PREFEKTIT, NËNPREFEKTIT, NËPUNËSVE CIVILË DHE NËPUNËSVE NË DISA INSTITUCIONE TË ADMINISTRATËS PUBLIKE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “a”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të shkronjës “h”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, dhe të neneve 7 e 9, të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, “Për pagat, strukturat dhe shpërblimet e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Në vendimin nr.325, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e strukturës së pagave, niveleve të pagave dhe shtesave të tjera mbi pagë të zëvendësministrit, funksionarëve të kabineteve, prefektit, nënprefektit, nëpunësve civilë dhe nëpunësve në disa institucione të administratës publike”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
a) Në shkronjën “b”, të pikës 1, të kreut I, dhe në pikën 25, të lidhjes nr.3, fjalët “… Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike …” dhe “… Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike …” zëvendësohen përkatësisht me “… Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike …” dhe “… Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike …”.
b) Në shkronjën “ç”, të pikës 1, të kreut I, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
i. Emërtesa “Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve”;
ii. Emërtesa “Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar” zëvendësohet me “Agjencia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar”;
iii. Pas emërtesës “Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura” shtohet “Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve”.
c) Në pikën 1, të kreut IV, fjalët “… Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve …” zëvendësohen me “… Agjencinë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve …”.
ç) Lidhja nr.9/6 zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër dhe emërtim, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
d) Në lidhjen nr.12, pas emërtesës “Përgjegjës të degëve të tjera vendore të
thesarit” shtohet emërtesa “Drejtor drejtorie në drejtoritë rajonale të
arsimit parauniversitar.”.
2. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi:
a) për përcaktimet e shkronjave “a”, “b” “c” dhe “d”, të pikës 1, të këtij vendimi, fillojnë nga data e emërimit/transferimit të nëpunësve në detyrë dhe për vitin 2024 përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion për këtë vit;
b) për përcaktimin e shkronjës “ç”, të pikës 1, të këtij vendimi, fillojnë nga data 1 korrik 2024 dhe për vitin 2024 përballohen nga fondet e politikës për rritjen e pagave të përcaktuara në ligjin nr.97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, të ndryshuar.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E STATUTIT TË AUTORITETIT PORTUAL DURRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.9130, datë 8.9.2003, “Për Autoritetin Portual”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e statutit të Autoritetit Portual Durrës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Auroriteti Portual Durrës organizohet dhe funksionon sipas këtij statuti.
3. Vendimi nr.596, datë 10.9.2004, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e statutit të Autoritetit Portual Durrës dhe për riorganizimin e tij”, shfuqizohet.
4. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Autoriteti Portual Durrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU