Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Çfarë është?

Përmes nismës “Këshillimi Kombëtar”, Qeveria Shqiptare dëshiron t’i japë jetë një kuvendimi popullor, për të dëgjuar mendimin e qytetarëve mbi çështje me rëndësi strategjike për vendin që prekin ekonominë, shoqërinë dhe të ardhmen tonë.

Konkretisht, përmes një pyetësori që po mbërrin nëpër shtëpitë e çdo familjeje shqiptare, qeveria u adreson qytetarëve disa pyetje që lidhen me sfidat aktuale të zhvillimit ndërsektorial të vendit, që nga ekonomia, drejtësia, mbrojtja sociale apo bashkëjetesa jonë demokratike.

Përgjigjet e dhëna do të analizohen dhe përpunohen nga skuadra e bashkëqeverisjes pranë Kryeministrisë dhe më pas do t’u prezantohen publikisht qytetarëve shqiptarë.
Përgjigjet e qytetarëve janë të rëndësishme që qeveria të kuptojë idetë dhe perceptimet e tyre mbi çështjet në fjalë, ndërsa nisma në vetvete është një mundësi për t’u këshilluar me njëri-tjetrin si qytetarë të interesuar për të ardhmen e Shqipërisë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.