Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Lundroni në këtë Seksion

Znj. Delina Ibrahimaj është lindur në Tiranë, më 23.12.1983. Që prej muajit shtator 2023 ajo mban detyrën e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

Përpara kësaj detyre, Znj. Ibrahimaj ka shërbyer si Ministre e Financave dhe Ekonomisë.

Në nëntor 2012 ka marrë titullin Doktor (PhD) në Bankë dhe Financë nga Universiteti i Romës, Tor Vergata– Romë, Itali. Në dhjetor të vitit 2009 ka marrë titullin Master i shkencave për Menaxhim të Përgjithshëm nga Universiteti “Luigi Bocconi”– Milano, Itali dhe Bachelor në Menaxhim dhe Ekonominë Ndërkombëtare në të njëjtin universitet.

Znj. Ibrahimaj ka kryer një sërë trajnimesh si programi i trajnimit të trajnerëve, zhvilluar në periudhën mars – qershor 2016 dhe trajner në fushën e Antikorrupsionit dhe Mirëqeverisjes, trajnim i organizuar nga Shkolla Shqiptare e Administratës Publike me mbështetjen e prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Koordinatorit Kombëtar kundër Korrupsionit, qeverisë italiane të Administratës Publike në kuadër të projektit “Mbështetje e masave antikorrupsion në Shqipëri”.

Në vitin 2016 e në vijim ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Znj. Ibrahimaj ka një përvojë të gjatë pune. Në 2019 e në vijim ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në 2016-2019 ka kryer detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Statistikave dhe në 2015-2016 koordinator për Çështjet Financiare dhe Ekonomike, anëtare e sallës operacionale në Kryeministri. Në periudhën 2011-2015 ka kryer detyrën e ekonomistes pranë Bankës së Shqipërisë si dhe anëtare e Bordit, Zyrtar i Lartë Financiar në Tirana Ekspres, Tiranë Shqipëri. Në periudhën 2007-2010 ka kryer detyrën e menaxherit të përgjithshëm në Urban Distribution, sh.p.k. dhe në periudhën 2005-2007 menaxher në Albanian Distribution Association, sh.p.k., Tiranë, Shqipëri.

Është njohëse dhe folëse e gjuhëve anglisht, italisht dhe frëngjisht.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.