Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Qyteti i Durrësit mirëpret një nga ngjarjet më të veçanta kulturore të vitit, teksa katamarani më i madh në botë i llojit të vet, pjesë e iniciativës ndërkombëtare Art Explora, ndalet në portin e qytetit për të sjellë një eksperiencë unike për publikun.

Për dhjetë ditë me radhë, qytetarët dhe vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojnë një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike të një niveli të lartë, të hapura për publikun.

Ky aktivitet i jashtëzakonshëm e kthen Durrësin në një pikë takimi midis artit klasik dhe bashkëkohor, duke promovuar qytetin si një qendër kulturore mesdhetare.

***

Kryeministri Edi Rama: Jam jashtëzakonisht i lumtur që të dëshmoj për shpirtin praktik të Europës përmes ambasadorit të saj i cili reflektoi në mënyrë shumë elegante, por shumë të përshtatshme gjithashtu, por në të njëjtën kohë u përpoq të më vinte në siklet me frëngjishten e tij shumë më të mirë, shumë më të nuancuar dhe të ngjyrosur se e imja, por jam shumë i kënaqur. Faleminderit zoti ambasador!

Do doja të thoja kur flasim për flamurin francez është një pamje që sot bëhet gjithnjë e më normale do të thoja, por nuk ishte kështu para pak kohësh kur e ndjenim larg Francën dhe kur Franca e shikonte Ballkanin me një lloj distance. Duhet të them që prej mbërritjes së presidentit aktual në pallatin Elise ka një lloj kurioziteti, një lloj kureshtjeje dhe një lloj kthimi drejtë këtij rajoni dhe drejtë Shqipërisë, kah Shqipërisë gjithashtu. Falë kësaj hapje patëm në Shqipëri vizitën e parë të një presidenti francez, që prej krijimit të perandorisë franceze. Sepse të thuash që prej krijimit të shtetit shqiptar është periudhë e shkurtër. Janë vetëm 100 vjet e diçka më tepër. Hera e parë, një president francez na nderoi me praninë e tij. Dhe do të na nderojë pas disa javësh përsëri dhe për më tepër Art Explora është këtu, do të jetë këtu. Kjo do të thotë Frederic që e di që është këtu. Emanuel Macron, Frederic Jousset, ambasadori i BE që flet frëngjisht, çfarë mund të presim më tepër në këtë moment ku dhe dielli reflektoi dhe e beri ditën më të ngrohtë, më pak balltike sesa dje. Por jam shumë mirënjohës ndaj Frederic.

Bruno tha që pothuaj askush nuk e mendonte që kjo ide do funksiononte, por ama kështu ndodhi. Me idetë e mëdha kështu ndodh gjithmonë sepse nëse të gjithë mendojnë se do funksionojë, nuk është ide e mirë, nuk është ide e madhe. Kjo ishte vërtetë një ide e madhe. Unë kisha dëgjuar për këtë ide nga Frederik dhe të tjerët por ndjesia këtu është e jashtëzakonshme, përzierja e qytetit, e portit, e një porti që është duke mbyllur dyert e tij dhe duke u transferuar diku tjetër. Me gjithë këto instalacione të një epoke shumë të largët, pastaj maja e dizajnim të luksit janë veprat e artit të mrekullueshme në një versioni të paparë ndonjëherë. Pastaj kemi atë imersionin, imersionin, në udhëtimin përmes një realiteti virtual, është i mrekullueshëm. Moment i rëndësishme për qytetin, është mundësi e mrekullueshme për të gjithë, për shkollat, për nxënësit, që të sjellin fëmijët këtu për ta vizituar këtë fshat të vogël, vërtetë fshat ëndrrash dhe gjithashtu për familjet, për të gjithë është. Dhe unë jam i bindur që do të ketë probleme të vogla sigurie, Federic, po përpiqem të të shkaktoj pak ankth se ti ke shumë vetëbesim.

Doja që të nisesh në Paris me ankthin që do të të shkaktojnë shqiptarët, me ankthin sikur shqiptarët do marrin peng katamaranin më të madh të botës, por kjo s ’ka për të ndodhur por thjesht do jetë ankthi, por thashë siguri ne kuptimin që do të ketë më shumë persona sa sa ç’do të mund të presë kjo strukturë sepse shqiptarët duan gjithçka dhe e duan në të njëjtin moment të gjithën. Nuk pranojnë dot që njëri ta shohë më përpara se tjetri. Kjo është një gjë e mirë. Bashkohem me Brunon  për të falënderuar Dritanin. Dritani është ambasadori ynë në Paris dhe Catrinne që në shoqërinë e Dritanit ta kuptojë punën e stalking për të mbërritur, për t’ia dalë për të bërë gjithçka që duhet bërë në një afat të arsyeshëm. Faleminderit vërtetë!

Gjithashtu falënderoj të gjithë miqtë e fondacionit Art Explora, është delegacioni më i madh që ka mbërritur në Shqipëri që nga delegacionet marksiste-leniniste, në kohën e komunizmit. Ata ishin më të shumtë dhe më të disiplinuar, më te rregullt, nuk lëviznin, rrinin në bllok. Rrinin si bllok.

Dua ta mbyll me një falënderim shumë të madh për më rrezatuesen, më të rëndësishme, gruan më të bukur dhe më të rëndësishme, rrezatuese të këtij fshat, nënën e Federic. Dëgjova zërin e një gruaje të re që po qeshte në këtë mënyrë, po ju jeni vërtetë më e bukura. Ua siguroj unë dhe dua ta shoh, atë që do qeshë, dua ta shoh në moshën me ju, nëse do ta arrijë ndonjëherë këtë moshë. Faleminderit shumë që jeni këtu dhe që kujdeseni për djalin tuaj i cili nuk është normal dhe që duhet ta mbash pak nën kontroll sepse nuk dihet se çfarë mund të ndodhë më pas, por për momentin, Federic falë çmendurisë tënde, ne të gjithë këtu po qeshim dhe po buzëqeshim dhe jemi shumë të lumtur.

Të falënderoj shumë dhe po mendoj çfarë duhet bërë më tepër që ti të marrësh pasaportën shqiptare dhe për të ndarë mes Francës dhe Shqipërisë me një lloj detyrimi, është lloj detyrimi ky po ta mendojë Dritani këtë. Faleminderit shumë të gjithëve. Faleminderit Blanche, e thashë Blanche, ty as të bëhet vonë fare për mua. Na përshëndet nga lart, kryeministri flet kurse ajo rri aty dhe më trajton si asistentin e Art Exploras, po unë jam këtu. Faleminderit shumë!

 

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.