Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 29 Gusht 2018:
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMET E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.1481, DATË 12.11.2008; NR.1657, DATË 24.12.2008; NR.100,DATË 27.1.2009; NR.450, DATË 6.5.2009; NR.611, DATË 11.6.2009; NR.677, DATË 18.6.2009; NR.805, DATË 22.7.2009; NR.1038, DATË 14.10.2009; NR.1134, DATË 18.11.2009; NR.1283, DATË 23.12.2009; NR.125, DATË 17.2.2010; NR.247, DATË 13.4.2010; NR.404, DATË 26.5.2010; NR.549, DATË 7.7.2010; NR.646, DATË 28.7.2010; NR.118, DATË 17.2.2011; NR.359, DATË 4.5.2011; NR.822, DATË 23.11.2011; NR.900, DATË 12.12.2012; NR.345, DATË 24.4.2013; NR.472, DATË 30.5.2013; NR.490, DATË 18.6.2013, “PËR MIRATIMIN E KALIMIT TË PRONËSISË SË DISA PARCELAVE NDËRTIMORE NË FAVOR TË POSEDUESVE TË OBJEKTEVE INFORMALE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, dhe të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
I. Në vendimet e Këshillit të Ministrave nr.1481, datë 12.11.2008; nr.1657, datë 24.12.2008; nr.100, datë 27.1.2009; nr.450, datë 6.5.2009; nr.611, datë 11.6.2009, nr.677, datë 18.6.2009; nr.805, datë 22.7.2009; nr.1038, datë 14.10.2009; nr.1134, datë 18.11.2009; nr.1283, datë 23.12.2009; nr.125, datë 17.2.2010; nr.247, datë 13.4.2010; nr.404, datë 26.5.2010; nr.549, datë 7.7.2010; nr.646, datë 28.7.2010; nr.118 datë 17.2.2011, nr.359, datë 4.5.2011; nr.822, datë 23.11.2011; nr.900, datë 12.12.2012; nr.345, datë 24.4.2013; nr.472, datë 30.5.2013; nr.490, datë 18.6.2013, të bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në vendimin nr.1481, datë 12.11.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për një parcelë ndërtimore me nr.pasurie 13/23 dhe ndryshon konfigurimi për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 17/238, sipas lidhjes A, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në vendimin nr.1657, datë 24.12.2008, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 3/66, sipas lidhjes B, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Në vendimin nr.100, datë 27.1.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesve për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 308/1, 4/387, sipas lidhjes C, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
4. Në vendimin nr.450, datë 6.5.2009, ndryshohen gjenealitetet dhe konfigurimi për parcelat me nr.pasurie 4/211 dhe 4/210, sipas lidhjes F, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
5. Në vendimin nr.611, datë 11.6.2009, ndryshohen gjenealitetet për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 25/5, 25/30, 7/341 e 7/349, ndryshon numri i pasurisë për parcelat me nr.pasurie 16/182 e 9/126, dhe ndryshon sipërfaqja për parcelat me nr.pasurie 6/375 e 2/384, sipas lidhjes G, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
6. Në vendimin nr.677, datë 18.6.2009, ndryshohen gjenealitetet dhe konfigurimi për parcelën me nr.pasurie 85/112, sipas lidhjes H, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
7. Në vendimin nr.805, datë 22.7.2009, ndryshohen gjenealitetet, zona kadastrale dhe konfigurimi për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 92/109, 56/204, 3/322 e 7/450, sipas lidhjes J, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
8. Në vendimin nr.1038, datë 14.10.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për tri parcela ndërtimore me nr.pasurie 58/187, 5/1813 e 15/7, dhe ndryshon sipërfaqja për dy parcela me nr.pasurie 3/393 e 59/94, sipas lidhjes K, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
9. Në vendimin nr.1134, datë 18.11.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit dhe sipërfaqja për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 5/236, 12/294, 16/565 e 14/171, sipas lidhjes L, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
10. Në vendimin nr.1283, datë 23.12.2009, ndryshohen gjenealitetet e poseduesit për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 8/172, 4/130, 9/515 e 5/305/1, sipas lidhjes M, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
11. Në vendimin nr.125, datë 17.2.2010, ndryshohen gjenealitetet për katër parcela ndërtimore me nr.pasurie 34/31, 1/174, 15/128 e 50/141 dhe ndryshon sipërfaqja për pasurinë me nr.213/58, sipas lidhjes N, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
12. Në vendimin nr.247, datë 13.4.2010, ndryshohen gjenealitetet dhe sipërfaqja për tri parcela ndërtimore me nr.pasurie 4/661, 367/134 e 333/100, sipas lidhjes O, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
13. Në vendimin nr.404, datë 26.5.2010, ndryshon sipërfaqja për një parcelë ndërtimore me nr.pasurie 4/190 dhe shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 8/104, sipas lidhjes P, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
14. Në vendimin nr.549, datë 7.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për tri parcela ndërtimore me nr.pasurie 17/54, 4/737 e 10/108, sipas lidhjes Q, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
15. Në vendimin nr.646, datë 28.7.2010, ndryshohen gjenealitetet për pesë parcela ndërtimore me nr.pasurie 2/461, 58/175, 58/174, 9/121, 2/230 dhe ndryshon sipërfaqja për dy parcela me nr.pasurie 115/102 e 4/675, sipas lidhjes R, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
16. Në vendimin nr.118, datë 17.2.2011, shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 12/319 e 12/320, sipas lidhjes S, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
17. Në vendimin nr.359, datë 4.5.2011, ndryshohen gjenealitetet dhe sipërfaqja për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 23/18, 6/356 e 40/117, sipas lidhjes T, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
18. Në vendimin nr.822, datë 23.11.2011, ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 48/49, sipas lidhjes U, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
19. Në vendimin nr.900, datë 12.12.2012, ndryshon sipërfaqja për parcelën ndërtimore me nr.pasurie 4/178, sipas lidhjes X, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
20. Në vendimin nr.345, datë 24.4.2013, ndryshon konfigurimi për një parcelë ndërtimore me nr.pasurie 14/126 dhe shfuqizohet vendimi i Këshillit të Ministrave për pasurinë 10/77, sipas lidhjes Z, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
21. Në vendimin nr.472, datë 30.5.2013, ndryshon konfigurimi për dy parcela ndërtimore me nr.pasurie 13/72 e 13/74, sipas lidhjes AA, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
22. Në vendimin nr.490, datë 18.6.2013, ndryshon konfigurimi dhe gjenealitetet për parcelat ndërtimore me nr.pasurie 38/228, 28/242 e 367/500, sipas lidhjes AB, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
II. Ngarkohen Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT PËR ASISTENCË TEKNIKE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT TË KUVAJTIT PËR ZHVILLIMIN EKONOMIK ARAB, PËR FINANCIMIN E PËRGATITJES TË NJË STUDIMI FIZIBILITETI PËR PROJEKTE TË INFRASTRUKTURËS SË TRANSPORTIT, NË ZONAT BREGDETARE JUGORE TË SHQIPËRISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e marrëveshjes së grantit për asistencë teknike, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit të Kuvajtit për Zhvillimin Ekonomik Arab, për financimin e përgatitjes së një studimi fizibiliteti për projekte të infrastrukturës së transportit, në zonat bregdetare jugore të Shqipërisë, me një grant në shumën prej 200 000 (dyqind mijë) dinarësh kuvajtianë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUAS, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT OPEC PËR ZHVILLIM NDËRKOMBËTAR (OFID), PËR PROJEKTIN E PUNIMEVE PËR RIPARIME EMERGJENTE TË AUTOSTRADËS TIRANË-ELBASAN
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 26 e 27, të ligjit nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë dhe të ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar (OFID), për projektin e punimeve për riparime emergjente të autostradës Tiranë-Elbasan, në shumën prej 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) USD-sh, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.82, DATË 28.1.2015, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKONSTRUKSION DHE ZGJERIM I RRUGËS “DON GJON BUZUKU”, KORÇË”, TË NDRYSHUAR”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.109/2017, “Për buxhetin e vitit 2018”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.82, datë 28.1.2015, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet, si më poshtë vijon:
1. Në pikat 3 e 4, vlera e shpronësimit, prej 76 380 873 (shtatëdhjetë e gjashtë milionë e treqind e tetëdhjetë mijë e tetëqind e shtatëdhjetë e tre) lekësh, bëhet 77 567 636 (shtatëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind e gjashtëdhjetë e shtatë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e gjashtë) lekë.
2. Në tabelën bashkëlidhur vendimit shtohen pronarët, sipas tabelës 1/1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.811, DATË 29.12.2017, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E BUXHETIT TË VITIT 2018, PËR ZYRËN E REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjës “b”, të nenit 13, të ligjit nr.33/2012, “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, të ndryshuar, dhe të nenit 29, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në vendimin nr.811, datë 29.12.2017, të Këshillit të Ministrave, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
1. Shtojca nr.1, e përmendur në pikën 1, ndryshohet dhe zëvendësohet me shtojcën nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Shtojcat nr.2 dhe nr.3, të përmendura në pikën 2, ndryshohen dhe zëvendësohen me shtojcat nr.2 dhe nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PLANIT KOMBËTAR TË VEPRIMIT PËR HEQJEN NGA PËRDORIMI DHE ELIMINIMIN E NDOTËSVE ORGANIKË TË QËNDRUESHËM (NOQ)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, dhe të pikës 4, të nenit 21, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për heqjen nga përdorimi dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm (NOQ), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.860, datë 20.12.2006, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e Planit Kombëtar të Veprimit për heqjen nga përdorimi dhe eliminimin e ndotësve organikë të qëndrueshëm”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe të gjitha ministritë e institucionet e përcaktuara në Planin Kombëtar të Veprimit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E PROCEDURAVE STANDARDE TË VEPRIMIT PËR MBROJTJEN E VIKTIMAVE DHE VIKTIMAVE TË MUNDSHME TË TRAFIKIMIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8920, datë 11.7.2002, “Për ratifikimin e “Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër krimit të organizuar ndërkombëtar” dhe dy protokolleve shtesë të saj”, si dhe të ligjit nr.9642, datë 20.11.2006, “Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për masat kundër trafikimit të qenieve njerëzore””, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e procedurave standarde të veprimit për mbrojtjen e viktimave dhe viktimave të mundshme të trafikimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Vendimi nr.582, datë 27.7.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e procedurave standarde të veprimit për identifikimin dhe referimin e viktimave/viktimave të mundshme të trafikimit”, shfuqizohet.
3. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
***
V E N D I M
PËR
MIRATIMIN E RREGULLORES PËR EKSPERTËT E OBJEKTEVE TË PRONËSISË INDUSTRIALE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 198/b, 198/c, 198/ç dhe 202, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Miratimin e rregullores për ekspertët e objekteve të pronësisë industriale, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA