Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 03 Korrik 2019:

 

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, PËR MBROJTJEN SHOQËRORE, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KANADASË”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 17, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i:

Propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes, për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë”, për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR PRODHIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E BIOKARBURANTEVE DHE TË LËNDËVE TË TJERA DJEGËSE, TË RINOVUESHME, PËR TRANSPORT”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për prodhimin, transportimin dhe tregtimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme, për transport”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT
“PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.10304, DATË 15.7.2010, “PËR SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

v e n d o s i:

Propozimin e projektligjit “Për disa ndryshime në ligjin nr.10304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT “PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR PËRPUNIMIN E FARMAKOPESË EVROPIANE, STRASBURG 22.VII.1964, TEKST I NDRYSHUAR NË PËRPUTHJE ME DISPOZITAT E PROTOKOLLIT TË KONVENTËS (EST NR.134)”

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, dhe të nenit 18, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën për Përpunimin e Farmakopesë Evropiane, Strasburg 22.VII.1964, tekst i ndryshuar në përputhje me dispozitat e protokollit të Konventës (EST Nr.134), për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIE MENDIMI KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËR PROJEKTLIGJIN JOQEVERITAR “PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.92/2015, “PËR TATIMIN MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR”

Në mbështetje të neneve 82, pika 2, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Dhënien e mendimit Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për projektligjin joqeveritar “Për një shtesë në ligjin nr.92/2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

RREGULLAT UNIFORME TË INFRASTRUKTURËS SË INFORMACIONIT GJEOHAPËSINOR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe pikave 1 e 4, të nenit 16, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Identifikimi i autoriteteve përgjegjëse për gjeoinformacionin

1. ASIG-u me vendim, bazuar në nenin 12, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, përcakton autoritetin/et publik/e përgjegjës/e për secilën temë që mbulon veprimtaria e tij.

2. Për marrjen e vendimit, ASIG-u bazohet në:

a) kuadrin ligjor, që rregullon fushën (temën përkatëse);
b) historikun e të dhënave gjeohapësinore për temën përkatëse;
c) konsultimet me autoritetet publike, që kanë ose administrojnë të dhëna gjeohapësinore për temën përkatëse.

3. Vendimi i ASIG-ut për autoritetin përgjegjës përmban:

a) autoritetin/tet publik/e përgjegjës/e;
b) afatin e dorëzimit/ndërlidhjes të të dhënave/sistemeve dhe metadatave përkatëse;
c) formën e komunikimit me Gjeoportalin Kombëtar dhe mënyrën e përditësimit të të dhënave e shërbimeve.

II. Nismat e autoriteteve publike në fushën e gjeoinformacionit

1. Nismat e autoriteteve publike në fushën e informacionit gjeohapësinor duhet të përmbajnë:

a) dokumentacionin që argumenton nevojën e nismës dhe përfitimet nga produkti;
b) projektin e plotë, me specifikimet teknike;
c) koston financiare të projektit (preventivin).

2. ASIG-u shqyrton nismën e paraqitur nga autoriteti përgjegjës dhe vlerëson përputhshmërinë e saj me standardet shtetërore, sipas temave të të dhënave gjeohapësinore të parashikuara në nenin 11, të ligjit nr.72/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

3. ASIG-u përgatit një raport vlerësues për nismën, të cilin ia paraqet Bordit për Informacionin Gjeohapësinor (BIG) për miratim.

4. Raporti i ASIG-ut duhet të përmbajë:

a) vlerësimin e nevojës për marrjen e nismës dhe efektshmërinë e investimit;
b) mendimin për procedurën e ndjekur në hartimin dhe paraqitjen e nismës;
c) sugjerime teknike për realizimin e nismës, në përputhje me standardet shtetërore, sipas temave të të dhënave gjeohapësinore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave;
ç) autoritete të tjera publike, me të cilat duhet të bashkëpunohet për realizimin e nismës (në rastet kur për të njëjtën temë ka më shumë se një autoritet përgjegjës);
d) informacion për projekte të tjera në fushën e gjeoinformacionit, që janë në proces zbatimi ose janë përfunduar e dorëzuar nga autoritete të tjera publike, me qëllim identifikimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore që mund të merren me ndërveprim.

III. Pranimi/refuzimi i përfshirjes të të dhënave në GIS-in kombëtar

1. Të dhënat gjeohapësinore të mbledhura, të përpunuara e të përditësuara nga autoriteti publik përgjegjës përfshihen në GIS-in kombëtar vetëm nëse janë krijuar më përputhje me standardet e miratuara për këtë qëllim.

2. Vendimi i ASIG-ut për miratimin e të dhënave gjeohapësinore dhe përfshirjen e tyre në GIS-in kombëtar publikohet në Gjeoportalin Kombëtar si dhe i komunikohet me shkrim autoritetit publik përgjegjës, brenda afateve të përcaktuara në ligj.

3. Vendimi i ASIG-ut për refuzimin e përfshirjes të të dhënave gjeohapësinore në GIS-in kombëtar shoqërohet me arsyetimin përkatës dhe i përcillet, me shkrim, autoritetit publik përgjegjës, duke përcaktuar edhe afatin, brenda të cilit duhet të paraqiten kontestimet.

IV. Sistemet e informacionit gjeografik dhe përfshirja e tyre në GIS-in kombëtar

1. Autoritetet publike, të identifikuara me vendim të ASIG-ut, sipas nenit 12, të ligjit nr.72/2012, janë përgjegjëse për ngritjen e sistemeve të informacionit gjeografik (GIS) në përputhje me standardet e gjeoinformacionit, sipas temave të të dhënave gjeohapësinore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

2. Autoritetet publike, që administrojnë baza të dhënash shtetërore e sisteme të informacionit gjeografik (GIS), bashkëpunojnë ndërmjet tyre dhe me ASIG-un për shkëmbimin e të dhënave dhe shërbimeve gjeohapësinore me Gjeoportalin Kombëtar, nëpërmjet platformës qeveritare të ndërveprimit.

3. ASIG-u shqyrton përputhshmërinë e sistemit të informacionit gjeografik me standardet e gjeoinformacionit, bazuar në kuadrin ligjor dhe nënligjor të miratuar.

4. ASIG-u i paraqet BIG-ut mendimin e tij për përputhshmërinë ose jo të sistemit të informacionit gjeografik me kërkesat/kushtet e përcaktuara në standardet shtetërore, sipas temave të të dhënave gjeohapësinore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave. BIG-u miraton ose jo sistemin e informacionit gjeografik dhe përfshirjen e tij në GIS-in kombëtar dhe autorizon ASIG-un për nxjerrjen e vendimit përkatës.

5. ASIG-u publikon në Gjeoportalin Kombëtar vendimin për miratimin e sistemit të informacionit gjeografik, përfshirjen e tij në GIS-in kombëtar dhe i komunikon me shkrim autoritetit publik përgjegjës vendimin, brenda afateve të përcaktuara në ligj.

6. Fondet e destinuara nga buxheti i shtetit apo donatorët për nismat e autoriteteve publike përgjegjëse për ndërtimin e sistemeve të informacionit gjeografik (GIS) bëhen efektive pasi të jetë marrë edhe aprovimi i ASIG-ut për përputhshmërinë e tyre me rregullat dhe standardet shtetërore, sipas temave të të dhënave gjeohapësinore, të miratuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

7. ASIG-u harton dhe publikon një udhëzues teknik të detajuar për kushtet teknike që duhet të përmbushin sistemet e informacionit gjeografik (GIS) për t’u bërë pjesë e GIS-it kombëtar.

V. Administrimi i informacionit gjeohapësinor

1. ASIG-u është përgjegjës për administrimin e informacionit gjeohapësinor që përfshihet në GIS-in kombëtar dhe që publikohet ose jo në Gjeoportalin Kombëtar.

2. Autoritetet publike përgjegjëse për secilën temë të ligjit nr.72/2012, administrojnë dhe përditësojnë informacionin gjeohapësinor të krijuar nga ana e tyre.

3. ASIG-u dhe autoritetet përgjegjëse administrojnë informacionin gjeohapësinor bazuar në ligjin nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, dhe aktet nënligjore në zbatim të tij.

4. ASIG-u harton dhe publikon një udhëzues teknik të detajuar për ruajtjen dhe administrimin e informacionit gjeohapësinor të marrë nga autoritetet përgjegjëse, të përfshirë në GIS-in kombëtar dhe të publikuar ose jo në Gjeoportalin Kombëtar, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

5. Ngarkohen Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG) dhe autoritetet publike përgjegjëse për krijimin, ruajtjen dhe përditësimin e informacionit gjeohapësinor për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

HAPJEN E AMBASADËS SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KANBERRA, AUSTRALI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 21, të ligjit nr.23/2015, “Për shërbimin e jashtëm të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Hapjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kanberra, Australi.

2. Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade të përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2019, për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

3. Ngarkohet Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MASËN E SUBVENCIONIT TË INTERESAVE TË KREDISË DHE PROCEDURËN E DHËNIES SË TIJ PËR FAMILJET QË PËRFITOJNË BANESË ME KOSTO TË ULËT, ME KREDI TË LEHTËSUARA NGA SHTETI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 47, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Masa e subvencionit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, për banesa me kosto të ulët, bazuar në ligjin nr.22/2018, “Për strehimin social”, është e barabartë me diferencën që rezulton ndërmjet interesit vjetor të kredisë në tregun e lirë me interesin në varësi të aftësisë përballuese të familjes, me kusht që interesi dhe principali që paguan familja të mos jenë më të mëdha së aftësia e familjes për t’i përballuar, sipas përcaktimeve të nenit 3, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”.
Në rastet kur këstet mujore me interes të subvencionuar rezultojnë më të larta se aftësia e familjes për t’i përballuar ato, familja kalon për trajtim në një program tjetër të përballueshëm për të.

2. Llogaritja e masës së subvencionit të interesave të kredisë bëhet në momentin e lidhjes së kontratës për marrjen e kredisë, ndërmjet individit/familjes përfituese dhe institucionit financiar, mbështetur në marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet institucionit financiar dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin ose njësisë së vetëqeverisjes vendore.

3. Përjashtim nga rregulli i pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për familjet qiramarrëse që banojnë në banesa, pronë e subjekteve të shpronësuara, të cilat përfitojnë subvencion 100% të interesit të kredisë. Këto familje paguajnë vetëm principalin e kredisë me interes 0%.

4. Procedura e dhënies së subvencionimit të interesave të kredisë për familjet që përfitojnë banesë me kosto të ulët me kredi fillon me përzgjedhjen e institucionit financiar që do të kreditojë familjet.

5. Përzgjedhja e institucionit financiar, që do të kreditojë familjet, bëhet me procedurë konkurrimi, si më poshtë vijon:

a) Nëpërmjet një oferte publike dhe transparente ftohen të gjitha institucionet financiare, që kryejnë shërbime për dhënien e kredive në territorin e Republikës së Shqipërisë;
b) Oferta publike shoqërohet edhe me kriteret për vlerësimin e ofertës fituese;
c) Vlerësimi i ofertave duhet të marrë parasysh kostot më të ulëta për buxhetin dhe kostot më të përballueshme për familjet.

6. Përzgjedhja e institucionit financiar me ofertën fituese bëhet nga një komision vlerësimi prej 5 (pesë) anëtarësh, që ngrihet me urdhër të titullarit të institucionit që financon programin dhe përbëhet nga:

a) 1 (një) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për financat;
b) 1 (një) përfaqësues i ministrisë përgjegjëse për strehimin;
c) 1 (një) përfaqësues nga Banka e Shqipërisë;
ç) 2 (dy) përfaqësues të institucionit që financon programin.

7. Komisioni kryesohet nga një përfaqësues i institucionit që financon programin, sipas urdhrit të krijimit të komisionit, dhe ushtron veprimtarinë, si më poshtë vijon:

a) Shqyrton raportin përmbledhës, të përgatitur nga struktura përgjegjëse për strehimin në ministrinë përgjegjëse për strehimin ose struktura përgjegjëse në njësinë e vetëqeverisjes vendore, dhe miraton:

i. mënyrën e vlerësimit;
ii. sistemin e pikëzimit;
iii. vlerësimin përfundimtar për bankën (bankat) fituese.

b) Mblidhet, minimalisht, dy herë:

i. Një herë për miratimin e sistemit të pikëzimit dhe të mënyrës së vlerësimit;
ii. Një herë për vlerësimin përfundimtar për bankën (bankat) fituese.

8. Pas përzgjedhjes së ofertës fituese, ndërmjet institucionit financiar dhe institucionit që financon programin nënshkruhet një marrëveshje, si më poshtë vijon:

a) Kur subvencionimi i interesave të kredisë kryhet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, marrëveshja me institucionin financiar nënshkruhet nga kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore konkrete, pas një vendimmarrjeje nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore. Masa e subvencionit të interesave të kredisë miratohet nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore;
b) Kur subvencionimi i interesave të kredisë do të kryhet nga buxheti i shtetit, marrëveshja lidhet ndërmjet ministrit përgjegjës për strehimin, ministrit përgjegjës për financat dhe institucionit financiar.

9. Marrëveshja parashikon, ndër të tjera,:

a) kushtet e kreditimit, ku përfshihen:

i. interesi i kredisë, i cili nuk mund të jetë më i lartë nga ai me të cilin banka ka konkurruar;
ii. mënyra e llogaritjes së interesit të kredisë;
iii. afati maksimal i shlyerjes së kredisë;
iv. raporti i shumës së kredisë me vlerën e banesës;
v. kostot administrative;
vi. çdo informacion që çmohet i nevojshëm nga palët për t’u reflektuar në marrëveshje.

b) mënyrën dhe frekuencën e raportimit, që institucioni financiar i paraqet institucionit që financon programin;
c) afatet kohore të financimit të subvencionimit të interesave të kredisë nga njësia e vetëqeversijes vendore ose nga buxheti, në favor të institucionit financiar;
ç) formulën e llogaritjes së nivelit minimal të të ardhurave të familjeve.

10. Marrëveshja ndërmjet institucionit financiar dhe institucionit që financon programin publikohet në faqen e internetit të këtij të fundit dhe në buletinin e njoftimeve publike, brenda tri ditëve, nga lidhja e marrëveshjes. Shpallja publikohet edhe në faqet e internetit të njësive të vetëqeverisjes vendore.

11. Kur programi zbatohet nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, ministria përgjegjëse për strehimin mund t’i asistojë në llogaritjen e nivelit minimal e maksimal të të ardhurave të familjeve përfituese.

12. INSTAT-i (Instituti i Statistikave) detyrohet të publikojë të dhëna mbi të ardhurat mesatare, sipas nivelit më të ulët territorial të dizagregimit të të dhënave, sipas pikës 45, të nenit 2, të ligjit nr.22/2018.

13. Kur programi financohet nga buxheti i shtetit, njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda kuotave të përcaktuara paraprakisht nga ministria përgjegjëse për strehimin (numrit të familjeve që përfitojnë), miratojnë listën e familjeve sipas sistemit të pikëzimit të miratuar prej tyre dhe që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

a) Kanë të ardhura mujore jo më të larta se të ardhurat mesatare të njësisë së vetëqeverisjes vendore përkatëse dhe nuk përballojnë dot pagesat e kredisë për blerjen e një banese me vlerë jo më të madhe se mesatarja e vlerave të tregut në atë njësi dhe me sipërfaqe jo më të madhe se normat e strehimit;
b) Nuk disponojnë banesë në pronësi ose disponojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit, apo janë zhvendosur nga banesat, sipas parashikimeve të nenit 6, të ligjit nr.22/2018.

Kur programi financohet nga buxheti i njësisë së vetëqeverisjes vendore, zbatohen të njëjtat kritere për miratimin e listës së familjeve, sipas kuotave (numri i familjeve përfituese) që përcaktohen nga vetë ato.

14. Për verifikimin e kushteve të mësipërme, strukturat përgjegjëse për strehimin, në bashkëpunim me administratorët shoqërorë, krahas verifikimit të dokumentacionit përkatës mund të kryejnë në vendbanimin e familjes verifikime që lidhen me gjendjen e banesës dhe me sipërfaqen e saj.

15. Struktura përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore shpall listat e aplikuesve nëpërmjet njoftimit në faqen e saj të internetit si dhe njoftimit publik në vende të dukshme. Çdo individ/familje, që pretendon se nuk figuron në lista, ka të drejtën të paraqitet për verifikim. Pasi shqyrtohet dhe plotësohet dokumentacioni, individi/familja përfshihet në listë dhe bëhet njoftimi publik i listës së re të aplikuesve, brenda 10 ditëve.

16. Individi/familja që aplikon për subvencionimin e interesave të kredisë paraqet në strukturën përkatëse të njësisë së vetëqeverisjes vendore dokumentacionin që lidhet me plotësimin e kushteve të përgjithshme. Lista e familjeve që plotësojnë kushtet e subvencionimit të interesave të kredisë miratohet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

17. Miratimi, me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, i listës së familjeve që plotësojnë kushtet për subvencionimin e interesave të kredisë, nuk e bën familjen automatikisht përfituese. Institucioni ndjek të gjitha procedurat e veta për përfitimin e kredisë dhe verifikon aftësinë përballuese të individit/familjes, mbështetur në të ardhurat që kanë, me qëllim që përfituesi të zgjedhë në treg për blerje me kredi një banesë që i përshtatet kushteve specifike të tij. Institucioni financiar bën vlerësimin për banesën e zgjedhur dhe aftësinë për ta përballuar shlyerjen e kësteve të kredisë nga përfituesi, mbështetur në programin e subvencionimit të interesave të kredisë.

18. Për efekt të përfitimit të subvencionimit të interesave të kredisë, individët/familjet, që janë miratuar me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, paraqiten pranë strukturës përgjegjëse për strehimin në njësinë e vetëqeverisjes vendore për të bërë deklaratën për dhënien e pëlqimit për përdorimin e të dhënave personale, me qëllim rifreskimin e dokumentacionit që lidhet me:

a) vërtetimin negativ nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, që në emër të kryefamiljarit dhe anëtarëve të tjerë të familjes nuk figuron, në të gjithë territorin e Shqipërisë, pronë e regjistruar ose në proces regjistrimi ose vërtetimin për një pronë që është nën normat e banimit;
b) vërtetimin nga bankat për gjendjen e llogarive dhe të depozitave të familjes/individit;
c) dokumentin e lëshuar nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore për dhënien e statusit të individit/familjes që përfiton për subvencionimin e kredisë;
ç) certifikatën e gjendjes familjare;
d) adresën e banesës dhe emrin e pronarit të banesës.

19. Listat e familjeve përfituese të programit të subvencionimit të interesave të kredisë, miratuar me vendim të këshillave të njësive të vetëqeverisjes vendore, i dërgohen institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja si dhe çdo institucioni që do të monitorojë subvencionimin.

20. Listat përfshijnë të dhëna për përbërjen e familjes, sipas certifikatës familjare, strukturën e apartamentit që përfiton si edhe të dhëna mbi gjendjen:

a) e strehimit;
b) familjare;
c) sociale;
ç) ekonomike, sipas nenit 16, të ligjit nr.22/2018. Të dhënat nuk mund të përdoren, përveçse për monitorimin e programit.

21. Njësia e vetëqeverisjes vendore, brenda listës së individëve/familjeve që kualifikohen për kredi me interesa të subvencionuara, miraton listën parësore me subjektet që kanë grumbulluar më shumë pikë brenda kuotave që mund të financohen nga buxheti i shtetit ose i njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe një listë rezervë, me subjektet që renditen më poshtë me pikë. Lista rezervë përdoret nga institucioni financiar kur një individ/familje nuk kualifikohet nga institucioni financiar si i përshtatshëm për të lidhur kontratën për marrjen e kredisë. Individët/familjet e listës rezervë duhet të plotësojnë kushtet për përfitimin e kredisë, sipas pikës 13, të këtij vendimi.

22. Individët/familjet që nuk përfshihen në listë kanë të drejtën e ankimit administrativ pranë kryetarit të njësisë së vetëqeversjes vendore për t’u njohur me shkaqet e mospërfshirjes së tyre në listën e përfituesve. Kundër këtij vendimi, individët/familjet kanë të drejtën e ankimit në gjykatën administrative, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

23. Institucioni financiar njofton individët/familjet përfituese për t’u paraqitur për lidhjen e kontratave, duke ndjekur radhën sipas renditjes së listave të dërguara nga njësia e vetëqeverisjes vendore. Kontrata e kredisë lidhet ndërmjet institucionit financiar dhe gjithë pjesëtarëve madhorë të familjes.

24. Individët/familjet e miratuara me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore duhet të kujdesen për gjetjen e një banese për blerje me kredi dhe kanë një afat 6-mujor nga data e marrjes së njoftimit për lidhjen e kontratës me institucionin financiar. Në rast se pas kalimit të këtij afati individi/familja ende nuk ka gjetur banesë, paraqitet pranë institucionit financiar dhe institucionit që monitoron subvencionim e kredisë për të kërkuar shtyrje të afatit.

25. Kur familja paraqitet pranë institucionit financiar dhe institucionit që monitoron subvencionim e kredisë brenda 6 muajve nga data e njoftimit (publik/shpallja e listave/me shkresë), duke kërkuar shtyrje të afatit, emri i subjektit vazhdon të qëndrojë në listë pritjeje edhe për 6 muaj të tjerë.

26. Në rast se familja nuk paraqitet brenda 6 muajve dhe as ka kërkuar shtyrje të afatit, veprohet, si më poshtë vijon:

a) Kur nga njësitë e vetëqeverisjes vendore janë dërguar lista rezervë, sipas pikës 21, të këtij vendimi, institucioni financiar vijon me listën emërore rezervë;
b) Kur lista rezervë është shterruar, njësia e vetëqeverisjes vendore harton listën e radhës me subjekte që plotësojnë kriteret ligjore dhe janë renditur më poshtë me pikë.

27. Individët/familjet përfituese të kredisë me interes 0%, që janë qiramarrës në banesa pronë e subjekteve të shpronësuara, duhet të paraqesin një deklaratë pranë nëpunësit të institucionit publik, të ngarkuar nga qeveria, në përputhje me rregullimet e aktit normativ me fuqinë e ligjit nr.3/2012, të Këshillit të Ministrave, që ai dhe familja e tij pranojnë të lirojnë banesën e pronarit brenda 30 ditëve, nga data e lëvrimit të kredisë, përveç rasteve kur është parashikuar ndryshe në marrëveshjen me pronarin/pronarët. Institucioni financiar nuk lidh kontratën me përfituesin në mungesë të deklaratës së mësipërme.

28. Lista e individëve/familjeve, e miratuar me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, i dërgohet institucionit financiar me të cilin është nënshkruar marrëveshja.

29. Për çdo individ/familje, institucioni financiar llogarit shumën e subvencionimit të interesave të kredisë për gjithë jetëgjatësinë e kontratës, e cila i njoftohet institucionit publik, që financon programin. Kjo shumë nuk mund të jetë më e madhe se 100% e vlerës së banesës së blerë, sipas çmimit të referencës. Diferenca, që rezulton ndërmjet vlerës së banesës dhe shumës që krediton institucioni financiar, paguhet nga familja në mënyrë të menjëhershme, ose me këste, me interes të pasubvencionuar.

30. Për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore, kufiri maksimal i kreditimit, që mbulohet sipas strukturës së familjes, llogaritet bazuar në çmimet mesatare të shitblerjes së banesave në treg, sipas aktit nënligjor në fuqi për çmimet e tregut të banesave; sipërfaqes së apartamentit, që përfiton familja, bazuar në normat e strehimit në fuqi; dhe shumës maksimale që mund të kreditojë institucioni financiar, sipas nënpikës “iv”, të shkronjës “a”, të pikës 9, të këtij vendimi.

31. Zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme regjistron me përparësi transaksionet e kryera brenda programit të subvencionimit të interesave të kredisë për blerjen e banesave me kosto të ulët.

32. E drejta e shlyerjes së kredisë nuk mund t’i kalojë një personi tjetër. Në rast se familja, për shkaqe ekonomike, nuk mund të vazhdojë më shlyerjen e kredisë, njofton menjëherë institucionin financiar dhe njësinë e vetëqeverisjes vendore përkatëse.

33. Për çdo rast bëhet vlerësimi i shumës së shlyer nga familja, subvencionimit të interesave të kredisë, që ajo ka përfituar nga shteti, dhe pjesës së ngelur të kredisë. Në marrëveshje ndërmjet institucionit financiar, familjes dhe njësisë së vetëqeversijes vendore mund të jepet njëra prej zgjidhjeve të mëposhtme:

a) Familja mund t’i kalojë të drejtën e shlyerjes së kredisë një familjeje tjetër, që është në listën e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe përmbush të njëjtat kritere për përfitimin dhe shlyerjen e kredisë. Mënyra e kalimit të kësaj të drejte dhe marrëdhëniet ndërmjet dy familjeve rregullohen me akt noterial mes palëve të interesuara;
b) Banesa mund të kalojë në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore vetëm kur kjo e fundit merr përsipër shlyerjen e detyrimeve që i takon familjes në mënyrë të menjëhershme ose me kredi, sipas plan – pagesave të familjes. Në këtë rast, familja kalon me kontratë qiraje sociale me njësinë e vetëqeverisjes vendore dhe subvencionimi i interesave të kredisë nga buxheti i shtetit ndërpritet;
c) Nëse nuk plotësohet asnjë nga dy alternativat e mësipërme, banesa vlerësohet dhe shitet në ankand, sipas procedurave të parashikuara nga Kodi i Procedurës Civile.

34. Masa e ndihmës për familjet që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti planifikohet në buxhetin vjetor dhe atë afatmesëm të institucionit që financon programin, bazuar në informacionin që dërgon institucioni financiar mbi, ndër të tjera, numrin e përfituesve dhe sasinë e subvencionimit të shpenzuar në vitet paraardhëse dhe nevojat e parashikuara për vitin pasardhës.

35. Institucioni që financon programin e kreditimit monitoron zbatimin e programit nga institucioni financiar. Për këtë, institucioni financiar i dërgon institucionit zbatues një kopje të kontratës së kreditimit. Brenda muajit dhjetor të çdo viti, deri në përmbushjen e plotë të detyrimeve kontraktuale, institucioni financiar dërgon informacionin lidhur me mënyrën e përmbushjes së kontratës për marrjen e kredisë për përfituesit.

36. Institucioni, që zbaton programin, njofton institucionin financiar për ndërprerjen e subvencionimit të interesave të kredisë kur, nga verifikimet, qofshin rastësore ose jo, bazuar në ankesa apo denoncime të individëve a institucioneve, konstatohen:

a) se qytetari nuk ka liruar banesën e pronarit brenda afatit të përcaktuar;
b) falsifikime të dokumenteve apo deklarata të rreme.

37. Familja, që ka përfituar banesë me kosto të ulët, nuk mund t’i kalojë të drejtat që ajo ka mbi këtë banesë te një individ tjetër ose ta lëshojë atë me qira gjatë periudhës së shlyerjes së kredisë.

38. Ngarkohen institucionet financiare, INSTAT-i, ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e qeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

RREGULLAT PËR ADMINISTRIMIN E KËRKESAVE TË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE PËR FONDE NGA BUXHETI I SHTETIT PËR SUBVENCIONIMIN E QIRASË OSE UZUFRUKTIT, MËNYRËN E FINANCIMIT TË SUBVENCIONIT, MONITORIMIN DHE BASHKËPUNIMIN NDËRMJET NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE DHE MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR STREHIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i:

a) rregullave për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë/uzufruktit;
b) mënyrës dhe formës, nëpërmjet të cilave do të realizohet financimi i subvencionit me fonde nga buxheti i shtetit;
c) formave të bashkëpunimit ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin e të konsultimit të tyre me organizatat jofitimprurëse dhe grupet e interesit për identifikimin e nevojave;
ç) mënyrës së monitorimit të procesit të financimit të subvencionit të qirasë/uzufruktit me fonde nga buxheti i shtetit.

2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, mbështetur në programet 5-vjeçare të strehimit social dhe në nevojat e identifikuara nga aplikimet për subvencionimin e qirasë në banesat sociale dhe ato në pronësi të pronarit social, planifikojnë fondet buxhetore në planin buxhetor afatmesëm (PBA), si më poshtë vijon:

a) Njësitë e vetëqeverisjes vendore analizojnë nevojat dhe mundësitë që kanë, duke u nisur, fillimisht, nga mundësia për të përballuar realizimin e këtij programi nga buxheti i vetë njësisë. Gjatë analizës së nevojave, njësitë e vetëqeverisjes vendore konsultohen edhe me grupet e interesit, që përfaqësojnë kategoritë e familjeve/individëve që përfitojnë nga ky program, si dhe me organizatat jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave të tyre;
b) Subvencionimi i qirasë/uzufruktit kryhet, në radhë të parë, me të ardhurat e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe, vetëm nëse këto të ardhura nuk janë të mjaftueshme, subvencionimi i qirasë mund të bëhet edhe nga pushteti qendror;
c) Diferenca ndërmjet kërkesave të administruara për subvencionim dhe fondeve buxhetore të planifikuara brenda buxhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përfaqëson kërkesën për mbështetje nga buxheti i shtetit;
ç) Njësia e vetëqeverisjes vendore i përcjell ministrisë përgjegjëse për strehimin informacionin e nevojshëm, së bashku me kërkesën për fonde nga buxheti i shtetit, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi, si pjesë e dokumentacionit të shtojcës “A”.

3. Njësia e vetëqeverisjes vendore paraqet kërkesën për marrjen e fondeve nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë së banesave të pronarit social pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin, kur janë plotësuar kërkesat e nenit 69, të ligjit nr,22/2018, “Për strehimin social” për aq sa përshtaten me programin e subvencionimit të qirasë dhe kur plotësohen kriteret e mëposhtme:

a) Nuk disponon banesa sociale me qira, të lira;
b) Nuk zotëron fonde për investime të reja ose blerje banesash në treg;
c) Ndërtimi ose blerja e banesave nga tregu është më i kushtueshëm sesa subvencionimi i qirave;
ç) Ka banesa të lira në pronësi të pronarëve socialë.

Plotësimi i kushteve dhe kritereve të parashikuara në pikën 3, të këtij vendimi, pasqyrohet në formularin në shtojcën “A”, bashkëlidhur këtij vendimi.

4. Gjatë trajtimit me subvencionim të qirasë, njësia e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, kujdeset për punësimin e personave të aftë për punë në familjet përfituese.
5. Struktura që mbulon çështjet e strehimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore bën llogaritjet në varësi të vlerës të subvencionit të qirasë që përcaktohet çdo vit, bazuar si në numrin e përfituesve të vitit të mëparshëm, që risubvencionohen, ashtu dhe në numrin e aplikuesve të rinj.

6. Kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore për mbështetje buxhetore i dërgohen ministrisë përgjegjëse për strehimin brenda muajit janar të çdo viti, sipas formatit të dhënë në shtojcën “A”, bashkëlidhur këtij vendimi. Kjo kërkesë shoqërohet me informacionin për numrin e aplikimeve, kategoritë e tyre dhe fondet e veta, të planifikuara nga njësia e vetëqeverisjes vendore në këtë program.

7. Brenda muajit nëntor, njësitë e vetëqeverisjes vendore përditësojnë informacionin për ministrinë përgjegjëse për strehimin, së bashku me kërkesën për shtesë fondi, nëse ka pasur aplikime të reja për subvencionimin e qirasë/uzufruktit.

8. Ministria përgjegjëse për strehimin, brenda 20 ditëve, nga miratimi i tavaneve buxhetore fillestare, njofton njësitë e vetëqeverisjes vendore për fondet në dispozicion të programit të subvencionimit të qirasë. Njoftimi përmban edhe kategoritë e familjeve që do të trajtohen me prioritet nëpërmjet fondeve buxhetore.

9. Ministria përgjegjëse për strehimin njofton njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 10 ditëve, nga data e miratimit të ligjit të buxhetit në Kuvend, për fondet që do të jepen nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit.

10. Njësitë e vetëqeverisjes vendore miratojnë listat e përfituesve në mbledhjen e këshillit vendor, që pason atë të miratimit të buxhetit vendor.

11. Ministria përgjegjëse për strehimin, në përputhje me kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 5, të këtij vendimi, planifikon fondet buxhetore vjetore për diferencën ndërmjet kërkesës për fonde nga buxheti i shtetit dhe fondeve të veta, të planifikuara nga të ardhurat vendore.

12. Ministria përgjegjëse për strehimin, në bashkëpunim me njësinë e vetëqeverisjes vendore, kujdeset për hartimin e politikave për miradministrimin dhe monitorimin e fondeve nga buxheti i shtetit, në të cilat përfshihen planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, kontrolli financiar i zbatimit të programit të subvencionimit për çdo përfitues dhe hartimi i raporteve, që tregojnë mënyrën e përdorimit të fondeve.

13. Ministria përgjegjëse për strehimin monitoron mënyrën e administrimit dhe të përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktin nga njësia e vetëqeverisjes vendore.

14. Monitorimi i përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit, të akorduara për të mbuluar realizimin e programit të subvencionimit të qirasë, si dhe mbikëqyrja e hapave ligjorë, me qëllim administrimin e këtyre fondeve, bëhet nga struktura përgjegjëse për strehimin në ministrinë përgjegjëse për strehimin. Monitorimi përfshin:

a) përputhshmërinë e kategorive të personave në listë me ato të personave në listën faktike, që kanë përfituar;
b) verifikimin e përmbushjes së qëllimit të përdorimit të fondit nga buxheti i shtetit, të dedikuar për programin e subvencionimit të qirasë;
c) verifikimin me përzgjedhje të dokumentacionit që ka dorëzuar familja për të përfituar subvencionin, kushtet e banimit të personave që kanë përfituar subvencionimin.

15. Ministria përgjegjëse për strehimin, nëpërmjet strukturës përkatëse për strehimin, përgatit raportin përkatës, me gjetjet dhe rekomandimet për mënyrën e përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit. Ky raport i përcillet kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.

16. Njësia e vetëqeverisjes vendore i raporton në fund të çdo viti financiar ministrisë përgjegjëse për strehimin, sipas formatit në shtojcën “B”, bashkëlidhur këtij vendimi, duke dhënë informacion për mënyrën e përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit.

17. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

 

PËR

KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT E TË DHËNIES SË GRANTEVE KONKURRUESE PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË OBJEKTEVE DHE BANESAVE EKZISTUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 42, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka për qëllim të rregullojë kriteret dhe procedurat e përfitimit e të dhënies së fondeve të kushtëzuara në formën e granteve konkurruese nga ministria përgjegjëse për strehimin, për financimin e plotë ose të pjesshëm të projekteve që propozohen dhe zbatohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese, nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur dhe transparent.

2. Programi për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese realizohet nëpërmjet grantit konkurrues për financimin e plotë ose të pjesshëm të projekteve që propozohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për:

a) përmirësimin e kushteve të banimit dhe jetesës, deri në ndërtim të ri, në banesat në rrezik shembjeje;
b) përmirësimin e kushteve të banimit në banesat e amortizuara, për familjet që në përbërje të tyre kanë persona me aftësi të kufizuar, me qëllim që përmirësimi të lehtësojë shkallën e përshtatshmërisë e të plotësimit të nevojave të veçanta të banimit për ta;
c) rregullimin e banesave individuale ose strukturave, të cilat nuk klasifikohen si banesë, për familjet që nuk sigurojnë të ardhurat e nevojshme për ta kryer vetë përmirësimin, veçanërisht për familje të minoriteteve rome dhe egjiptiane, vetëm për një periudhë dyvjeçare, nga hyrja në fuqi e ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, si dhe për familje të zonave rurale.

3. Programi për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese realizohet nëpërmjet grantit konkurrues edhe kur nuk ka një vërtetim pronësie, por vërtetohet gjendja faktike e posedimit për:

a) objektet, pronësia e të cilave është transferuar me detyrim për privatizim me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë në proces privatizimi, por që nuk janë kthyer ende në fond banese dhe nuk janë përshtatur;
b) objekte, pronë shtetërore, të lira nga posedimi i personave, të cilat janë jashtë funksionit fillestar, që duhet të përshtaten për t’u kthyer në fond banese;
c) barakat dhe ndërtimet provizore, që përdoren për banim, të cilat nuk plotësojnë kushtet ligjore të një strehimi të përshtatshëm.

4. Procedura e dhënies së grantit për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese synon përzgjedhjen e njësive të vetëqeverisjes vendore përfituese të këtij programi me procedurë konkurrimi, bazuar në një sistem pikëzimi të miratuar nga ministri përgjegjës për strehimin.

5. Ministria përgjegjëse për strehimin, çdo vit, përcakton prioritetet për dhënien e grantit konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese.

6. Ministria përgjegjëse për strehimin shpall në faqen e vet të internetit dhe fton, nëpërmjet një thirrjeje publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore që të paraqesin kërkesat e tyre për grante konkurruese. Thirrja për aplikime përmban:

a) tematikën e projekteve;
b) kushtet për financim;
c) kriteret e pikëzimit;
ç) afatet e dorëzimit;
d) formatet e aplikimit.

7. Aplikimi i njësive të vetëqeverisjes vendore për grant konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese përmban:

a) studimin e zonës, planin urbanistik,;
b) certifikatën e pronësisë mbi tokën, nëse ka;
c) relacionin mbi vlerësimin e kostove, efiçencën dhe efektivitetin e përdorimit të grantit, kohëzgjatjen e përshtatjes, vlerësimin e riskut;
ç) planvendosjen e objektit, shoqëruar me distancat nga pikat kryesore të qytetit dhe shërbimet bazë;
d) të dhëna teknike, si sipërfaqja e objektit, numri i apartamenteve dhe përshkrimi i llojit të ndërhyrjeve për përshtatje;
dh) projektin teknik të ndërhyrjes për përshtatje;
e) kategoritë e familjeve të synuara.

8. Në mungesë të certifikatës së pronësisë, njësia e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me institucionin përgjegjës për legalizimet e zonave informale, verifikojnë kushtet për legalizim dhe, nëse këto përmbushen, njësia e vetëqeverisjes vendore i paraqet ministrisë që financon programin vërtetimin mbi plotësimin e kushteve për financim.

9. Objekti që nuk përmbush kushtet për legalizim nuk financohet nga fondet e kushtëzuara në formën e granteve konkurruese për financimin e plotë ose të pjesshëm me qëllim përmirësimin e kushteve. Në këto raste, njësia e vetëqeverisjes vendore u mundëson familjeve/individëve përfitimin nga një program tjetër strehimi social, sipas kushteve përkatëse ligjore.

10. Ministri përgjegjës për strehimin ngre një komision për shqyrtimin e aplikimeve për grantin konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave si dhe hartimin e një raporti vlerësimi për aplikimet, bazuar në sistemin e pikëzimit, të miratuar nga ministri përgjegjës për strehimin. Komisioni ngrihet me urdhër të ministrit sa herë që ka fonde për projekte. Në përbërje të këtij komisioni ka edhe anëtarë nga organizata e shoqata që mbrojnë interesat e grupeve të pafavorizuara dhe të atyre me kërkesa të veçanta. Rregullat e organizimit e të funksionimit të këtij komisioni përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për strehimin.

11. Ndarja e grantit konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese për njësitë e vetëqeverisjes vendore miratohet nga ministri përgjegjës për strehimin, me propozimin e komisionit të krijuar sipas pikës 10, të këtij vendimi.

12. Komisioni i krijuar sipas pikës 10, të këtij vendimi, miraton listën e fituesve të grantit konkurrues pas një procesi vlerësimi të projekteve, mbështetur në:

a) harmonizimin e kërkesës me strategjinë e njësisë së vetëqeverisjes vendore për strehimin dhe prioritetet kombëtare për investimet për strehim, të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Strehimin;
b) karakterin rinovues të projektit;
c) zbatimin e parimit të efiçencës në përdorimin e fondeve dhe të efektivitetit për arritjen e përfituesve si grupe të synuara;
ç) analizën e riskut të zbatimit të grantit konkurrues nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe të menaxhimit të banesave sociale me qira, pas investimit për përshtatjen e objektit;
d) nivelin e bashkëfinancimit të programit me fonde të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
dh) shkallën e ndikimit të projektit në zonën ku zbatohet;
e) koordinimin e projektit me programe punësimi, trajnimi profesional, të ndihmës ekonomike, programe edukimi, mbrojtjeje, përmirësimi të mjedisit, etj.;
ë) raportin e drejtë të përfitimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore.

13. Ministria përgjegjëse për strehimin shpall në faqen e vet të internetit listën e njësive fituese të vetëqeverisjes vendore, vendimet e marra gjatë procedurës së dhënies së granteve konkurruese për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese, si dhe listën e objekteve ekzistuese fituese për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore fituese, së bashku me fondin përkatës të dhënë.

14. Ministria përgjegjëse për strehimin cakton një person përgjegjës për të ndihmuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, gjatë procesit të përgatitjes për aplikimin për grant konkurrues, me informacione lidhur me procesin e aplikimit, plotësimin e formularëve dhe të kritereve të kërkuara sipas këtij vendimi, si dhe dhënien e shpjegimeve të nevojshme.

15. Thirrja për aplikimin për grante hapet nga ministria përgjegjëse për strehimin, 20 ditë pas miratimit të buxhetit të vitit. Afati për përgatitjen e aplikimit për grante nga njësitë e vetëqeverisjes vendore njoftohet në shpalljen për konkurrim.

16. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ALLIANCE RESOURCE”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 57 390 M2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, i ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Alliance Resource”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë me sipërfaqe të përgjithshme 57 390 m2, në të cilën përfshihet objekti nr.226, “Depo e koncentratit të hekurit”, me sipërfaqe të përgjithshme 2 655 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 500 m2 dhe sipërfaqe funksionale 1 155 m2, me nr.pasurie 611, objekti 1-3G “Vaskat e betonit”, me sipërfaqe të përgjithshme 400 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 400 m2 dhe truall 400 m2, me nr. pasurie 624, dhe truall i lirë me sipërfaqe të përgjithshme 54 335 m2, zona kadastrale 3965, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes së Prodhim- Çeliqeve, Elbasan, për një periudhë njëzet-vjeçare, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ndërmarrja e Prodhim- Çeliqeve, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TЁ MARRЁVESHJES, NDЁRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR KONVERTIMIN E BORXHIT PËR ZHVILLIM, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.94/2016

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e borxhit për zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.94/2016, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E DOKUMENTIT STRATEGJIK DHE TË PLANEVE KOMBËTARE PËR ZBUTJEN E GAZEVE ME EFEKT SERRË DHE PËR PËRSHTATJEN NDAJ NDRYSHIMEVE KLIMATIKE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 21, të ligjit nr.10431, datë 9.6.2011, “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e dokumentit strategjik dhe të planeve kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë (NPM) dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike (NAP), sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Dokumenti strategjik dhe planet kombëtare për zbutjen e gazeve me efekt serrë (NPM) dhe për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike (NAP) rishikohen çdo 4 vjet.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Brendshme, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

KRITERET DHE PROCEDURAT E PËRFITIMIT E TË DHËNIES SË GRANTEVE KONKURRUESE PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE TË OBJEKTEVE DHE BANESAVE EKZISTUESE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 42, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka për qëllim të rregullojë kriteret dhe procedurat e përfitimit e të dhënies së fondeve të kushtëzuara në formën e granteve konkurruese nga ministria përgjegjëse për strehimin, për financimin e plotë ose të pjesshëm të projekteve që propozohen dhe zbatohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese, nëpërmjet procedurave të konkurrimit të hapur dhe transparent.
2. Programi për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese realizohet nëpërmjet grantit konkurrues për financimin e plotë ose të pjesshëm të projekteve që propozohen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore për:
a) përmirësimin e kushteve të banimit dhe jetesës, deri në ndërtim të ri, në banesat në rrezik shembjeje;
b) përmirësimin e kushteve të banimit në banesat e amortizuara, për familjet që në përbërje të tyre kanë persona me aftësi të kufizuar, me qëllim që përmirësimi të lehtësojë shkallën e përshtatshmërisë e të plotësimit të nevojave të veçanta të banimit për ta;
c) rregullimin e banesave individuale ose strukturave, të cilat nuk klasifikohen si banesë, për familjet që nuk sigurojnë të ardhurat e nevojshme për ta kryer vetë përmirësimin, veçanërisht për familje të minoriteteve rome dhe egjiptiane, vetëm për një periudhë dyvjeçare, nga hyrja në fuqi e ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, si dhe për familje të zonave rurale.
3. Programi për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese realizohet nëpërmjet grantit konkurrues edhe kur nuk ka një vërtetim pronësie, por vërtetohet gjendja faktike e posedimit për:
a) objektet, pronësia e të cilave është transferuar me detyrim për privatizim me vendim të Këshillit të Ministrave dhe janë në proces privatizimi, por që nuk janë kthyer ende në fond banese dhe nuk janë përshtatur;
b) objekte, pronë shtetërore, të lira nga posedimi i personave, të cilat janë jashtë funksionit fillestar, që duhet të përshtaten për t’u kthyer në fond banese;
c) barakat dhe ndërtimet provizore, që përdoren për banim, të cilat nuk plotësojnë kushtet ligjore të një strehimi të përshtatshëm.
4. Procedura e dhënies së grantit për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese synon përzgjedhjen e njësive të vetëqeverisjes vendore përfituese të këtij programi me procedurë konkurrimi, bazuar në një sistem pikëzimi të miratuar nga ministri përgjegjës për strehimin.
5. Ministria përgjegjëse për strehimin, çdo vit, përcakton prioritetet për dhënien e grantit konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese.
6. Ministria përgjegjëse për strehimin shpall në faqen e vet të internetit dhe fton, nëpërmjet një thirrjeje publike, njësitë e vetëqeverisjes vendore që të paraqesin kërkesat e tyre për grante konkurruese. Thirrja për aplikime përmban:
a) tematikën e projekteve;
b) kushtet për financim;
c) kriteret e pikëzimit;
ç) afatet e dorëzimit;
d) formatet e aplikimit.
7. Aplikimi i njësive të vetëqeverisjes vendore për grant konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese përmban:
a) studimin e zonës, planin urbanistik,;
b) certifikatën e pronësisë mbi tokën, nëse ka;
c) relacionin mbi vlerësimin e kostove, efiçencën dhe efektivitetin e përdorimit të grantit, kohëzgjatjen e përshtatjes, vlerësimin e riskut;
ç) planvendosjen e objektit, shoqëruar me distancat nga pikat kryesore të qytetit dhe shërbimet bazë;
d) të dhëna teknike, si sipërfaqja e objektit, numri i apartamenteve dhe përshkrimi i llojit të ndërhyrjeve për përshtatje;
dh) projektin teknik të ndërhyrjes për përshtatje;
e) kategoritë e familjeve të synuara.
8. Në mungesë të certifikatës së pronësisë, njësia e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me institucionin përgjegjës për legalizimet e zonave informale, verifikojnë kushtet për legalizim dhe, nëse këto përmbushen, njësia e vetëqeverisjes vendore i paraqet ministrisë që financon programin vërtetimin mbi plotësimin e kushteve për financim.
9. Objekti që nuk përmbush kushtet për legalizim nuk financohet nga fondet e kushtëzuara në formën e granteve konkurruese për financimin e plotë ose të pjesshëm me qëllim përmirësimin e kushteve. Në këto raste, njësia e vetëqeverisjes vendore u mundëson familjeve/individëve përfitimin nga një program tjetër strehimi social, sipas kushteve përkatëse ligjore.
10. Ministri përgjegjës për strehimin ngre një komision për shqyrtimin e aplikimeve për grantin konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave si dhe hartimin e një raporti vlerësimi për aplikimet, bazuar në sistemin e pikëzimit, të miratuar nga ministri përgjegjës për strehimin. Komisioni ngrihet me urdhër të ministrit sa herë që ka fonde për projekte. Në përbërje të këtij komisioni ka edhe anëtarë nga organizata e shoqata që mbrojnë interesat e grupeve të pafavorizuara dhe të atyre me kërkesa të veçanta. Rregullat e organizimit e të funksionimit të këtij komisioni përcaktohen me urdhër të ministrit përgjegjës për strehimin.
11. Ndarja e grantit konkurrues për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese për njësitë e vetëqeverisjes vendore miratohet nga ministri përgjegjës për strehimin, me propozimin e komisionit të krijuar sipas pikës 10, të këtij vendimi.
12. Komisioni i krijuar sipas pikës 10, të këtij vendimi, miraton listën e fituesve të grantit konkurrues pas një procesi vlerësimi të projekteve, mbështetur në:
a) harmonizimin e kërkesës me strategjinë e njësisë së vetëqeverisjes vendore për strehimin dhe prioritetet kombëtare për investimet për strehim, të përcaktuara në Strategjinë Kombëtare për Strehimin;
b) karakterin rinovues të projektit;
c) zbatimin e parimit të efiçencës në përdorimin e fondeve dhe të efektivitetit për arritjen e përfituesve si grupe të synuara;
ç) analizën e riskut të zbatimit të grantit konkurrues nga njësia e vetëqeverisjes vendore dhe të menaxhimit të banesave sociale me qira, pas investimit për përshtatjen e objektit;
d) nivelin e bashkëfinancimit të programit me fonde të njësisë së vetëqeverisjes vendore;
dh) shkallën e ndikimit të projektit në zonën ku zbatohet;
e) koordinimin e projektit me programe punësimi, trajnimi profesional, të ndihmës ekonomike, programe edukimi, mbrojtjeje, përmirësimi të mjedisit, etj.;
ë) raportin e drejtë të përfitimit për njësitë e vetëqeverisjes vendore.
13. Ministria përgjegjëse për strehimin shpall në faqen e vet të internetit listën e njësive fituese të vetëqeverisjes vendore, vendimet e marra gjatë procedurës së dhënies së granteve konkurruese për përmirësimin e kushteve të objekteve dhe banesave ekzistuese, si dhe listën e objekteve ekzistuese fituese për çdo njësi të vetëqeverisjes vendore fituese, së bashku me fondin përkatës të dhënë.
14. Ministria përgjegjëse për strehimin cakton një person përgjegjës për të ndihmuar njësitë e vetëqeverisjes vendore, gjatë procesit të përgatitjes për aplikimin për grant konkurrues, me informacione lidhur me procesin e aplikimit, plotësimin e formularëve dhe të kritereve të kërkuara sipas këtij vendimi, si dhe dhënien e shpjegimeve të nevojshme.
15. Thirrja për aplikimin për grante hapet nga ministria përgjegjëse për strehimin, 20 ditë pas miratimit të buxhetit të vitit. Afati për përgatitjen e aplikimit për grante nga njësitë e vetëqeverisjes vendore njoftohet në shpalljen për konkurrim.
16. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletore zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

DHËNIEN E MIRATIMIT PËR LIDHJEN E KONTRATËS SË QIRASË ME TARIFËN 1 EURO/KONTRATA, NDËRMJET MINISTRISË SË FINANCAVE DHE EKONOMISË, SI QIRADHËNËS, DHE SHOQËRISË “ALLIANCE RESOURCE”, SH.P.K., SI QIRAMARRËS, PËR PASURINË ME SIPËRFAQE TË PËRGJITHSHME 57 390 M2

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të aktit normativ, me fuqinë e ligjit nr.4, datë 9.7.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore, të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta, mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros së këtyre ndërmarrjeve”, miratuar me ligjin nr.9967, datë 24.7.2008, i ndryshuar, dhe në vijim të vendimit nr.54, datë 5.2.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e kritereve, të procedurës e të mënyrës së dhënies me qira, enfiteozë apo kontratave të tjera të pasurisë shtetërore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e miratimit për lidhjen e kontratës së qirasë me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, si qiradhënës, dhe shoqërisë “Alliance Resource”, sh.p.k., si qiramarrës, për pasurinë me sipërfaqe të përgjithshme 57 390 m2, në të cilën përfshihet objekti nr.226, “Depo e koncentratit të hekurit”, me sipërfaqe të përgjithshme 2 655 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 1 500 m2 dhe sipërfaqe funksionale 1 155 m2, me nr.pasurie 611, objekti 1-3G “Vaskat e betonit”, me sipërfaqe të përgjithshme 400 m2, nga ku sipërfaqe ndërtimore 400 m2 dhe truall 400 m2, me nr. pasurie 624, dhe truall i lirë me sipërfaqe të përgjithshme 54 335 m2, zona kadastrale 3965, në përgjegjësi administrimi të Ndërmarrjes së Prodhim- Çeliqeve, Elbasan, për një periudhë njëzet-vjeçare, sipas genplanit dhe tekstit të projektkontratës bashkëlidhur këtij vendimi.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ndërmarrja e Prodhim- Çeliqeve, Elbasan, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES NDRYSHUESE ME SHKËMBIM LETRASH TЁ MARRЁVESHJES, NDЁRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKЁS SЁ SHQIPЁRISЁ DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË ITALISË, PËR KONVERTIMIN E BORXHIT PËR ZHVILLIM, RATIFIKUAR ME LIGJIN NR.94/2016

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 10, 12 e 23, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, në parim, të marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Italisë, për konvertimin e borxhit për zhvillim, ratifikuar me ligjin nr.94/2016, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E MASAVE DHE TË POLITIKAVE TË NEVOJSHME PËR TË SIGURUAR PJESËMARRJEN E PERSONAVE, QË U PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE, NË JETËN PUBLIKE, KULTURORE, SOCIALE DHE EKONOMIKE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, të ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e masave dhe të politikave të nevojshme për sigurimin e pjesëmarrjes së personave, që u përkasin pakicave kombëtare, në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike.
2. Personave, të cilët u përkasin pakicave kombëtare, u garantohet pjesëmarrje e barabartë në jetën publike, ekonomike, sociale dhe kulturore të vendit.
3. Personat, të cilët u përkasin pakicave kombëtare, gëzojnë, në veçanti, të drejta lidhur me çështjet për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, të traditave dhe identitetit të pakicës, së cilës ata i përkasin.
4. Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi të saj, në të gjitha veprimtaritë që zhvillojnë, të trajtojnë si pasuri kombëtare pjesën e trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare, duke mbrojtur e promovuar të drejtën e tyre për pjesëmarrje të barabartë dhe efektive në jetën kulturore të vendit, në drejtim të ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të kulturës, traditave dhe identitetit të pakicës, së cilës ata i përkasin.
5. Ministria e Kulturës, në projektet me thirrje, që organizon çdo vit, të mbështesë financiarisht, bazuar edhe në nivelin cilësor, projektet e personave që u përkasin pakicave kombëtare në drejtim të mbrojtjes së identitetit kulturor, etnik e gjuhësor dhe trashëgiminë kulturore të tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
6. Kriteret dhe procedurat e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të pakicave kombëtare në projekte të ndryshme bëhen në përputhje me ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, dhe udhëzimin e përvitshëm që nxjerr Ministria e Kulturës, “Për thirrjet për projektpropozime”.
7. Nga numri i përgjithshëm i projekteve që do të financohen, 5 (pesë) për qind e tyre të mbështeten me burime financiare, logjistike dhe/ose materiale për shoqata kulturore/individë, të cilët kanë aplikuar dhe që u përkasin pakicave kombëtare.
8. Ministria e Kulturës harton politika të posaçme, me qëllim mbështetjen e personave që u përkasin pakicave kombëtare, si dhe ata të konsideruar vulnerabël, në drejtim të mbrojtjes së identitetit të tyre kulturor, etnik e gjuhësor dhe trashëgimisë së tyre kulturore.
9. Ministria e Kulturës garanton përfshirjen e personave përfaqësues të pakicave kombëtare në procesin e konsultimit e të vendimmarrjes lidhur me çështjet që prekin personat që u përkasin pakicave kombëtare, si politikat e kuadrit ligjor dhe politikat e masat për të siguruar pjesëmarrjen në jetën kulturore të vendit, në drejtim të ruajtjes, mbrojtjes dhe promovimit të kulturës, traditave dhe identitetit të pakicës kombëtare, të cilës ata i përkasin.
10. Ministria e Kulturës dhe institucionet në varësi të saj marrin masa për krijimin e kushteve të nevojshme për pjesëmarrjen efektive të personave, që u përkasin pakicave kombëtare, sipas specifikave të çdo institucioni, në aktivitetet që ato organizojnë.
11. Personat, që u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë në mënyrë të barabartë me shtetasit e tjerë dhe pa diskriminim pagesat për ndihmë ekonomike, aftësinë e kufizuar dhe shërbimet shoqërore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi për ndihmën dhe shërbimet shoqërore.
12. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale konsultohet me organizatat përfaqësuese të pakicave kombëtare për hartimin e kuadrit ligjor dhe të politikave, të cilat ndikojnë në situatën social-ekonomike të tyre.
13. Personat, të cilët u përkasin pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë, përfitojnë në mënyrë të barabartë dhe pa diskriminim nga programet aktive të tregut të punës dhe të arsimit e formimit profesional.
14. Personat, të cilët u përkasin pakicave kombëtare, trajtohen në përputhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, duke respektuar parimin e mosdiskriminimit e të trajtimit të barabartë në veprimtaritë ekonomike të vendit.
15. Ministritë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi marrin masat e nevojshme dhe evidentojnë konkretisht krijimin e kushteve për të siguruar pjesëmarrjen e barabartë, pa diskriminim, dhe pjesëmarrjen efektive në jetën publike, kulturore, sociale dhe ekonomike të personave që u përkasin pakicave kombëtare.
16. Burimet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti vjetor, që parashikohet çdo vit për ministritë përgjegjëse për zbatimin e tij.
17. Ngarkohen Ministria e Kulturës, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MASAT PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA AKSESI NË PËRMBAJTJE TË PALIGJSHME DHE/OSE TË DËMSHME NË INTERNET

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, neni 27, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Objekti i këtij vendimi është përcaktimi i masave për mbrojtjen e fëmijëve nga aksesi në materiale me përmbajtje të dëmshme dhe/ose të paligjshme në internet, sipas përcaktimeve të nenit 27, të ligjit nr.18/2017, “Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës”.
2. Në zbatim të këtij vendimi, përkufizimet e mëposhtme kanë këto kuptime:

– “Kontroll i aksesit”, metoda për të parandaluar aksesin e pakufizuar ndaj përmbajtjes së paligjshme dhe/ose të dëmshme në internet nga përdoruesit nën moshën 18 vjeç;
-“Sipërmarrës”, çdo person fizik, juridik, i regjistruar sipas legjislacionit në fuqi, i cili ofron rrjete të komunikimeve elektronike ose shërbime të komunikimeve elektronike sipas përcaktimit të bërë në legjislacionin për komunikimet elektronike;
– “Përmbajtje e paligjshme”, çdo pamje, imazh dhe material tjetër, që qarkullon në internet, dhe që, sipas legjislacionit në fuqi, është i ndaluar dhe pasi përbën vepër penale.
– “Përmbajtje e dëmshme për fëmijën”, sipas përkufizimit të bërë në legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.
– “Ofruesi i shërbimeve mediatike”, çdo ofrues, sipas përkufizimit të bërë në legjislacionin në fuqi për mediat audiovizive.
3. Institucionet e arsimit parauniversitar, publike ose private, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, si dhe çdo institucion që mundëson dhe shërben aksesin në internet për fëmijë, në të gjitha mjediset e tyre, ku ofrojnë shërbimin e internetit, duhet të zbatojnë kriteret teknike, si më poshtë vijon:
a) Të aplikojnë kontrollin e aksesit mbi shërbimin e internetit dhe, nëse verifikohet se ka përmbajtje të dëmshme dhe/ose të paligjshme, të mos lejohet aksesimi i faqes nga fëmijët dhe të rriturit, kur ka fëmijë në të njëjtin mjedis ku ofrohet ky shërbim;
b) Të përdorin kontrolle aksesi, si në shkronjën “a”, të kësaj pike, për sipërmarrësit, nëpërmjet lokalizimit të pajisjeve portabël, të cilat ofrojnë akses në internet për fëmijët, kur ato përdoren në këto institucione.
4. Ofruesit e shërbimeve mediatike, në çdo rast, sigurojnë marrjen e masave për ndalimin e publikimeve me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për fëmijët, sipas këtij vendimi dhe ligjit nr.97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”.
5. Sipërmarrësit janë të detyruar të bllokojnë menjëherë çdo faqe/material me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për fëmijët në internet, që publikohet në portalin e bllokimit të faqeve të paligjshme të administruara nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike. Sipërmarrësit kanë detyrimin që të ofrojnë mundësitë teknike për prindërit dhe institucionet arsimore të lartpërmendura, në mënyrë që ata të kenë mundësinë e kontrollit të aksesit për fëmijët.
6. Në subjektet tregtare, që ofrojnë shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra on-line, ndalohet hyrja e fëmijëve nën moshën 14 vjeç, të pashoqëruar nga, të paktën, njëri prej prindërve të tyre, kujdestari apo i afërm madhor, me lidhje të afërt familjare me fëmijën. Ky detyrim afishohet në mënyrë të dukshme në hyrje të subjektit tregtar që ofron shërbimin e internetit për të tretë ose lojëra on-line.
Në këtë rast prindi, kujdestari i fëmijës apo i afërmi që shoqëron fëmijën, nënshkruan, para se t’u ofrohet shërbimi, formularin tip, që përcaktohet nga Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës. Në rast se nuk nënshkruhet ky formular, fëmijës nuk i ofrohet shërbimi i internetit ose i lojërave on-line.
Për fëmijët deri në moshëm 18 vjeç shërbimi i internetit ofrohet vetëm në kompjutera që respektojnë kriteret teknike të pikës 4, të këtij vendimi.
7. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës shqyrton çdo raportim nga të tretë, çdo rast të konstatuar gjatë veprimtarisë së vet lidhur me faqe/materiale me përmbajtje potencialisht të paligjshme dhe/ose të dëmshme për fëmijët në internet dhe,:
– në bashkëunim me Autoritetin e Mediave Audiovizive, merr masat përkatëse për bllokimin e tyre, në rast konstatimi të publikimeve me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për fëmijët nga ofruesit e shërbimeve mediatike;
– në bashkëpunim me Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare, merr masa për bllokimin e faqeve, në rastet kur verifikohet se faqet/materialet janë me përmbajtje të paligjshme dhe/ose të papërshtashme për fëmijët në internet dhe i publikon ato në portalin për bllokimin e faqeve me përmbajtje të paligjshme, të administruar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike.
8. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, në rastet e përcaktuara në pikën 7, të këtij vendimi, merr masa për referimin e rastit pranë strukturave vendore për mbrojtjen e fëmijës, sipas legjislacionit në fuqi.
9. Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës vendos në dispozicion linja aksesi për fëmijët dhe publikun, vetë ose në bashkëpunim edhe me organizata të shoqërisë civile, të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, me qëllim raportimin e materialeve të dëmshme ose të paligjshme për fëmijët në internet apo rasteve të tjera të abuzimit me fëmijët, nëpërmjet:
a) mjeteve të komunikimit telefonik;
b) raportimeve on-line në faqe web-i të dedikuara.
10. Ministri përgjegjës për fushën e arsimit dhe ministri që bashkërendon punën për çështjet e të drejtave dhe mbrojtjes së fëmijës, brenda 6 muajve, nga hyrja në fuqi e këtij vendimi, përcaktojnë me udhëzim të përbashkët listën e veprimeve që ndërmarrin strukturat arsimore, në bashkëpunim me strukturat e mbrojtjes së fëmijës, në rastet kur në mjediset e institucionit arsimor parauniversitar, publik ose privat, konstatohet se një fëmijë është duke aksesuar përmbajtje të paligjshme dhe/ose të dëmshme për moshën e tij.
11. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare dhe Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.560, DATË 29.9.2018, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR CAKTIMIN E TARIFAVE PËR SHËRBIMET E OFRUARA NGA QENDRA E SHËRBIMEVE ARSIMORE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 9, pikat 2 e 3, 10 dhe 101, pikat 1 e 2, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, dhe të neneve 9, 10, pika 7, dhe 13, shkronja “c”, të ligjit nr.10171, datë 22.10.2009, “Për profesionet e rregulluara në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Pika 5, e aneksit 1, bashkëlidhur vendimit nr.560, datë 29.9.2018, të Këshillit të Ministrave, shfuqizohet.
2. Ngarkohen Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Qendra e Shërbimeve Arsimore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PËRCAKTIMIN E DREJTIMEVE PËR MIRATIMIN E STRATEGJIVE, PROGRAMEVE DHE PLANEVE TË VEPRIMIT PËR PROMOVIMIN DHE KRIJIMIN E KUSHTEVE TË NEVOJSHME PËR PERSONAT QË U PËRKASIN PAKICAVE KOMBËTARE PËR TË PËRDORUR E ZHVILLUAR ELEMENTET THEMELORE TË IDENTITETIT TË PAKICAVE KOMBËTARE, DUKE PËRFSHIRË DHE GJUHËN E TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 12, të ligjit nr.96/2017, “Për mbrojtjen e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Kulturës dhe të ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Personat që u përkasin pakicave kombëtare gëzojnë të drejtën për ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të tyre të dallueshëm në Republikën e Shqipërisë.
2. Ministria përgjegjëse në fushën e kulturës dhe ministria përgjegjëse në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë kanë detyrimin për përcaktimin e drejtimeve për miratimin e strategjive, programeve e të planeve të veprimit për promovimin dhe krijimin e kushteve të nevojshme për personat, që u përkasin pakicave kombëtare për të përdorur e zhvilluar elementet themelore të identitetit të tyre.
3. Ministria përgjegjëse në fushën e kulturës dhe ministria përgjegjëse në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë garantojnë mbrojtjen dhe promovimin e gjuhës së personave, që u përkasin pakicave kombëtare si një element përbërës të identitetit të tyre.
4. Ministria përgjegjëse për kulturën dhe institucionet në varësi të saj marrin masat për të krijuar kushtet e nevojshme për garantimin dhe ushtrimin e së drejtës së personave, që u përkasin pakicave kombëtare për ruajtjen e zhvillimin e identitetit të dallueshëm kulturor, etnik, gjuhësor e fetar të tyre në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
5. Ministria përgjegjëse për kulturën, në strategjinë për kulturën dhe në programin kombëtar “Edukimi përmes kulturës” parashikon dhe krijon kushtet e nevojshme për ruajtjen, promovimin, mbrojtjen, katalogimin e digjitalizimin për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës e të identitetit të personave që u përkasin pakicave kombëtare si pasuri, vlerë dhe pjesë të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe ndalimin e praktikave, që synojnë asimilimin e kulturës dhe të identitetit të tyre të dallueshëm.
6. Ministria përgjegjëse në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë planifikon veprimtari të veçanta për institucionet publike të arsimit parauniversitar, me qëllim ruajtjen, promovimin, zhvillimin e kulturave, identitetin kulturor të dallueshëm dhe të gjuhëve të pakicave kombëtare.
7. Ministria përgjegjëse në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë mbështet të rinjtë e organizatat rinore për organizimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese dhe promovuese për ruajtjen e zhvillimin e kulturave, të identitetit dhe të gjuhëve të pakicave kombëtare, si dhe ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore të pakicave kombëtare.
8. Ministria përgjegjëse në fushën e arsimit, sportit dhe rinisë dhe ministria përgjegjëse në fushën e kulturës promovojnë programe e projekte për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturave, gjuhëve dhe elementeve kryesore të identitetit të personave që u përkasin pakicave kombëtare, zhvillimin e aktiviteteve në konsultim me ta dhe përfaqësuesit e tyre, bazuar në nevojat e grupeve të ndryshme dhe në përputhje me procedura transparente.
9. Kriteret dhe procedurat e pjesëmarrjes në projekte të ndryshme, ku aplikojnë përfaqësues të pakicave kombëtare janë të parashikuara në ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij.
10. Personat që u përkasin pakicave kombëtare dhe përfaqësuesit e tyre ftohen të marrin pjesë në procesin e konsultimit gjatë hartimit dhe miratimit të strategjive, programeve dhe planeve të veprimit për të krijuar kushtet e nevojshme që personat, të cilët u përkasin pakicave kombëtare të ruajnë dhe të zhvillojnë identitetin e tyre të dallueshëm në Republikën e Shqipërisë.
11. Burimet financiare për zbatimin e këtij vendimi do të mbulohen nga buxheti vjetor që parashikohet çdo vit për ministritë përgjegjëse për zbatimin e këtij vendimi.
12. Ngarkohen Ministria e Kulturës dhe Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PROCEDURËN E KTHIMIT NË FOND BANESE, ME QËLLIM STREHIMI, TË OBJEKTEVE PRONË SHTETËRORE, QË PËRSHTATEN NGA NJËSITË E VETËQEVERISJES VENDORE ME GRANTE KONKURRUESE NGA BUXHETI I SHTETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 40, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Njësitë e vetëqeverisjes vendore identifikojnë në juridiksionin e tyre territorial objektet e mundshme për t’u përshtatur për banim social, në pronësi të tyre ose në pronësi të pushtetit qendror. Pas identifikimit të objektit/eve, njësia e vetëqeverisjes vendore konfirmon pronësinë e objektit pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
2. Kur objekti është në pronësi të pushtetit qendror, njësia e vetëqeverisjes vendore i paraqet institucionit shtetëror, që administron objektin, kërkesë për transferimin e pronësisë në emër të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Një kopje e kërkesës i dërgohet ministrisë përgjegjëse për strehimin.
3. Në rast se pronësia e objektit, pronë shtetërore, nuk e ka të specifikuar institucionin publik që e administron atë, i kërkohet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të japë informacionin lidhur me institucionin që e ka në administrim.
4. Në rast se është bërë inventari i pronave për t’u transferuar në njësitë e vetëqeverisjes vendore, por ende nuk është realizuar transferimi i pronave, njësia e vetëqeverisjes vendore i kërkon Agjencisë Shtetërore të Kadastrës të shkëpusë objektin nga lista e pronave shtetërore që janë në proces transferimi pronësie, dhe të procedojë me përparësi për transferimin e pronës, me qëllim destinacionin e saj për strehim social.
5. Kthimi në fond banese i objektit realizohet në dy faza:
a) Në fazën e parë realizohet ndryshimi i funksionit të zonës ku ndodhet objekti në zonë me qëllim strehimi;
b) Në fazën e dytë realizohet ndryshimi i funksionit të përdorimit të objektit, për t’u kthyer në një objekt me funksion strehimi.
6. Nëse zona ku ndodhet objekti ka një funksion të ndryshëm nga ai i banimit si edhe në rastet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk ka miratuar ende një dokument planifikimi, kjo e fundit ndjek procedurat ligjore për ndryshimin e përdorimit të tokës në funksion banimi, sipas legjislacionit për planifikimin dhe zhvillimin e territorit.
7. Vendimi i Këshillit të Ministrave për miratimin e zonës ku ndodhet objekti në zonë që do të kthehet në funksion banimi dhe për kalimin e pronësisë së objektit e truallit që zë objekti për njësinë e vetëqeverisjes vendore, me ose pa detyrim privatizimi nga familjet që banojnë në to, i dërgohet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.
8. Kthimi i objektit në fond banese bëhet me vendim të këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore, pasi objekti është përshtatur sipas standardeve të strehimit të përshtatshëm, të parashikuar nga neni 4, i ligjit nr.22/2018.
9. Përshtatja e objekteve pronë shtetërore në fond banese, me qëllim strehimi, mund të realizohet me grante konkurruese ose pjesërisht nga vetë banorët, ose me financime të pjesshme, nga të ardhurat e njësisë së vetëqeverisjes vendore, të kombinuara me grante konkurruese, siç parashikohet në ligjin nr.22/2018.
10. Fillimi i procedurës së ndryshimit të funksionit të objektit mund të iniciohet edhe nga familjet që janë strehuar me ose pa autorizim nga organet kompetente në objekte shtetërore të dala jashtë funksioni, të cilat i drejtohen me kërkesë njësisë së vetëqeverisjes vendore. Në rastet kur familja nuk është në gjendje që, me të ardhurat e veta, të përshtatë objektin sipas standardeve në fuqi dhe njësia e vetëqeverisjes vendore nuk e financon dot me të ardhurat e veta, kjo e fundit aplikon për grante konkurruese nga buxheti i shtetit pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin.
11. Njësia e vetëqeverisjes vendore përgatit një plan të detajuar studimi për zhvillimin e zonës dhe për kthimin e objektit në fond banese para se të fillojë përshtatja e tij, në përputhje me gjendjen e objektit që kërkohet të kthehet në fond banimi. Plani i studimit përmban, minimalisht,:
a) studimin urbanistik të zonës;
b) projektin e ndërhyrjes për përshtatjen e objektit;
c) raportin e argumentimit të nevojës, mundësive dhe përfitimeve nga objekti, pronë shtetërore, i transferuar me destinacion për strehimin;
ç) kostot e investimit për përshtatjen e objektit dhe, sipas rastit, të rizhvillimit ose ripërtëritjes së territorit.
12. Procedurat për marrjen e granteve konkurruese për transformimin e objekteve, pronë shtetërore, në fond banese bëhen pas marrjes së vendimit për transferimin e pronës shtetërore në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe kur evidentohet nevoja e aplikimit për grante.
13. Pas miratimit nga këshilli i njësisë së vetëqeverisjes vendore të planstudimit për përshtatjen dhe kthimin e objektit, pronë shtetërore, në fond banese, njësia e vetëqeverisjes vendore përgatit kërkesën për marrjen e granteve konkurruese nga buxheti i shtetit, drejtuar ministrisë përgjegjëse për strehimin. Kërkesa shoqërohet me të gjithë dokumentacionin e parashikuar në aktet nënligjore në fuqi për grante konkurruese nga buxheti i shtetit.
14. Ministria përgjegjëse për strehimin ndjek dhe nxit procesin e kalimit të pronësisë së objekteve shtetërore në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore. Ajo mbikëqyr realizimin e procedurës për përshtatjen e objekteve në funksion banimi nëpërmjet informacioneve specifike, sipas natyrës së projektit, kategorive të familjeve përfituese, përmbushjes së standardeve të projektimit e ndërtimit.
15. Objektet, së bashku me truallin e tyre funksional, pronësia e të cilëve transferohet pa detyrim privatizimi për familjet që banojnë në to, ato që transferohen me detyrim privatizimi, por refuzohen të privatizohen nga familjet që banojnë në to, si edhe objektet në pronësi të bashkisë, që nuk përdoren më për funksionin e tyre fillestar, ngelen në pronësi të njësisë së vetëqeverisjes vendore, për t’u përdorur si banesa sociale me qira, duke iu shtuar fondit publik të banesave sociale.
16. Kur objektet nuk janë privatizuar ende nga familjet që banojnë në to, ndonëse e kanë pasur këtë të drejtë, dhe afati i privatizimit ka mbaruar, do të ndiqet procedura e parashikuar në këtë vendim për kthimin dhe përshtatjen në fond banese.
17. Vendimi i këshillit të njësisë së vetëqeverisjes vendore për miratimin e kthimit të objektit të përshtatur me grante konkurruese në fond banese i dërgohet Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin e ndryshimit të destinacionit të objektit dhe kthimin e tij fond banese.
18. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

MIRATIMIN E PROCEDURAVE PËR PJESËMARRJE NË QENDRËN E TRAJNIMEVE NË FUSHËN E PRONËSISË INDUSTRIALE, SI DHE PËRCAKTIMIN E TARIFAVE PËRKATËSE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 193/d, të ligjit nr.9947, datë 7.7.2008, “Për pronësinë industriale”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ky vendim ka për objekt përcaktimin e procedurave për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, si dhe përcaktimin e tarifave përkatëse.
2. Ky vendim zbatohet për:
a) personat fizikë dhe juridikë, të cilët aplikojnë për t’u pajisur me certifikatë të kualifikimit profesional në fushën e pronësisë industriale;
b) përfaqësuesit e autorizuar të objekteve të pronësisë industriale, të cilët regjistrohen në modulet e trajnimit të organizuar nga kjo qendër;
c) eksepertët në fushën e pronësisë industriale, të cilët regjistrohen në modulet e trajnimit të organizuar nga kjo qendër;
ç) punonjës të instucioneve të përfshira në sistemin e pronësisë industriale;
d) stafi akademik i universiteteve të ndryshme, të cilët regjistrohen në modulet e trajnimit të organizuar nga kjo qendër;
dh) punonjësit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.
3. Në kuptim të këtij vendimi, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
a) “Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale”, në vijim “Qendra”, është pjesë e strukturës organizative të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Indsutriale dhe zhvillon aktivitete trajnuese në fushën e pronësisë industriale;
b) “Trajner”, individi i zgjedhur nga DPPI-ja për të shërbyer si lektor në aktivitetet e Qendrës.
4. Kandidatët, të cilët kërkojnë të marrin pjesë në trajnimet që organizon Qendra, duhet të dorëzojnë dokumentet e mëposhtme pranë Qendrës, si më poshtë vijon:
a) Kërkesë me shkrim për pjesëmarrje në trajnim;
b) Mandatpagesën sipas tarifës së parashikuar në vendimin nr.883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”, të ndryshuar.
5. Me dorëzimin e dokumentacionit për pjesëmarrje në trajnim, Qendra njofton kanditatët për kohën në të cilën do të organizohet trajnimi.
6. Në përfundim të trajnimit, Qendra lëshon certifikatë kualifikimi për pjesëmarrësit në trajnim.
7. Qendra, në bashkëpunim me strukturat e tjera të brendshme të DPPI-së, harton programin e formimit të vazhdueshëm të punonjësve të DPPI-së, sipas kërkesave.
8. Në programin e formimit të vazhdueshëm të stafit të DPPI-së përfshihen:
a) trajnimi i detyrueshëm në lidhje me pronësinë indsutriale gjatë periudhës së provës;
b) trajnimi vullnetar i nëpunësve për përparimin e njohurive të tyre.
9. Numri i pjesëmarrësve, për çdo trajnim të organizuar nga Qendra, duhet të jetë jo më i vogël se 10.
10. Programet e formimit të vazhdueshëm të stafit të DPPI-së miratohen nga drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së.
11. Qendra informon punonjësit e DPPI-së 30 (tridhjetë) ditë para, pas miratimit nga eprori direkt i tyre për planin dhe kohëzgjatjen e trajnimit.
12. Njohuritë e marra nga trajnimet e zhvilluara për punonjësit e DPPI-së, shpenzimet, të cilat janë siguruar nga fondet të DPPI-së dhe/ose donatorët, konsiderohen si shpenzime kapitale për rritjen e cilësisë dhe nivelit të kapacitetit profesional të institucionit.
13. Qendra mund të aplikojë dy lloje trajnimesh, si më poshtë vijon:
a) Trajnime direkte, me lektorë të pranishëm në qendër;
b) Trajnime on-line, në rastet kur mundësohet nga organizatat e huaja.
14. Pagesa e pjesëmarrjes në trajnim duhet të kryhet në llogarinë e DPPI-së, në momentin e regjistrimit.
15. Për trajnimet e parashikuara në këtë vendim, pjesëmarrësi i nënshtrohet testimit në fund të trajnimit. Trajnimi konsiderohet i ndjekur me sukses nëse merr, të paktën, 50% të pikëve në testim.
16. Ambienti dhe logjistika për të dyja këto lloje trajnimesh do të sigurohen nga DPPI-ja.
17. Ҫdo trajnim zgjat deri në përfundimin e programit, sipas modulit të trajnimit. Një ditë trajnimi është jo më shumë se 6 (gjashtë) orë.
18. Punonjësit e DPPI-së i kryejnë pa pagesë trajnimet pranë Qendrës.
19. Punonjësit e institucioneve të përfshira në sistemin e mbrojtjes së pronësisë industriale dhe që i kanë të detyrueshme për procesin kryesor të punës së tyre njohuritë dhe kualifikimet në fushën e pronësisë industriale i kryejnë trajnimet pranë Qendrës, pa pagesë.
20. Tarifat e pjesëmarrjes në trajnimet e organizuara nga Qendra, nga persona të tjerë që nuk bëjnë pjesë në grupin e parashikuar në pikat 18 dhe 19, të këtij vendimi, janë ato të miratuara me vendimin nr.883, datë 13.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e tarifave për regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale”, të ndryshuar.
21. Ngarkohet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2019, MIRATUAR PËR MINISTRINË E DREJTËSISË, AGJENCINË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT DHE MINISTRINË E FINANCAVE DHE EKONOMISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 44, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.99/2018, “Për buxhetin e vitit 2019”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, bëhet rishpërndarje fondesh, si më poshtë vijon:
a) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në programin buxhetor “Ekzekutimi i pagesave të ndryshme” 01130, i pakësohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh në shpenzime kapitale;
b) Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në programin buxhetor “E-Qeverisja” 01140, i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh në shpenzime kapitale, për projektin “Për programin e integruar të zhvillimit “Poli i Drejtësisë”, me vlerë të plotë 313 000 000 (treqind e trembëdhjetë milionë) lekë.
2. Në buxhetin e vitit 2019, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, bëhet rishpërndarje fondesh, si më poshtë vijon:
a) Ministrisë së Drejtësisë i pakësohet fondi prej 57 000 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, përkatësisht:
i. 43 000 000 (dyzet e tre milionë) lekë pakësohen në programin buxhetor “Sistemi i Burgjeve” 03440, në shpenzime kapitale;
ii. 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë pakësohen në programin buxhetor “Planifikim, Menaxhim dhe Administrimi” 01110, në shpenzime kapitale.
b) Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, në programin buxhetor “Planifikim, Menaxhim dhe Administrimi” 01110, i shtohet fondi prej 57 000 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë) lekësh, në shpenzime kapitale, për projektin “Blerje pajisjesh dhe mobiliesh për institucionet e reja të polit të drejtësisë”, me vlerë të plotë 199 000 000 (njëqind e nëntëdhjetë e nëntë milionë) lekë.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

RREGULLAT PËR ADMINISTRIMIN E KËRKESAVE TË NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE PËR FONDE NGA BUXHETI I SHTETIT PËR SUBVENCIONIMIN E QIRASË OSE UZUFRUKTIT, MËNYRËN E FINANCIMIT TË SUBVENCIONIT, MONITORIMIN DHE BASHKËPUNIMIN NDËRMJET NJËSIVE TË VETËQEVERISJES VENDORE DHE MINISTRISË PËRGJEGJËSE PËR STREHIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 35, të ligjit nr.22/2018, “Për strehimin social”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i:
a) rregullave për administrimin e kërkesave të njësive të vetëqeverisjes vendore për fonde nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë/uzufruktit;
b) mënyrës dhe formës, nëpërmjet të cilave do të realizohet financimi i subvencionit me fonde nga buxheti i shtetit;
c) formave të bashkëpunimit ndërmjet njësive të vetëqeverisjes vendore dhe ministrisë përgjegjëse për strehimin e të konsultimit të tyre me organizatat jofitimprurëse dhe grupet e interesit për identifikimin e nevojave;
ç) mënyrës së monitorimit të procesit të financimit të subvencionit të qirasë/uzufruktit me fonde nga buxheti i shtetit.
2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, mbështetur në programet 5-vjeçare të strehimit social dhe në nevojat e identifikuara nga aplikimet për subvencionimin e qirasë në banesat sociale dhe ato në pronësi të pronarit social, planifikojnë fondet buxhetore në planin buxhetor afatmesëm (PBA), si më poshtë vijon:
a) Njësitë e vetëqeverisjes vendore analizojnë nevojat dhe mundësitë që kanë, duke u nisur, fillimisht, nga mundësia për të përballuar realizimin e këtij programi nga buxheti i vetë njësisë. Gjatë analizës së nevojave, njësitë e vetëqeverisjes vendore konsultohen edhe me grupet e interesit, që përfaqësojnë kategoritë e familjeve/individëve që përfitojnë nga ky program, si dhe me organizatat jofitimprurëse, që ushtrojnë veprimtarinë në mbrojtje të të drejtave të tyre;
b) Subvencionimi i qirasë/uzufruktit kryhet, në radhë të parë, me të ardhurat e njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe, vetëm nëse këto të ardhura nuk janë të mjaftueshme, subvencionimi i qirasë mund të bëhet edhe nga pushteti qendror;
c) Diferenca ndërmjet kërkesave të administruara për subvencionim dhe fondeve buxhetore të planifikuara brenda buxhetit të njësisë së vetëqeverisjes vendore përfaqëson kërkesën për mbështetje nga buxheti i shtetit;
ç) Njësia e vetëqeverisjes vendore i përcjell ministrisë përgjegjëse për strehimin informacionin e nevojshëm, së bashku me kërkesën për fonde nga buxheti i shtetit, sipas formatit bashkëlidhur këtij vendimi, si pjesë e dokumentacionit të shtojcës “A”.
3. Njësia e vetëqeverisjes vendore paraqet kërkesën për marrjen e fondeve nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë së banesave të pronarit social pranë ministrisë përgjegjëse për strehimin, kur janë plotësuar kërkesat e nenit 69, të ligjit nr,22/2018, “Për strehimin social” për aq sa përshtaten me programin e subvencionimit të qirasë dhe kur plotësohen kriteret e mëposhtme:
a) Nuk disponon banesa sociale me qira, të lira;
b) Nuk zotëron fonde për investime të reja ose blerje banesash në treg;
c) Ndërtimi ose blerja e banesave nga tregu është më i kushtueshëm sesa subvencionimi i qirave;
ç) Ka banesa të lira në pronësi të pronarëve socialë.

Plotësimi i kushteve dhe kritereve të parashikuara në pikën 3, të këtij vendimi, pasqyrohet në formularin në shtojcën “A”, bashkëlidhur këtij vendimi.
4. Gjatë trajtimit me subvencionim të qirasë, njësia e vetëqeverisjes vendore, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, kujdeset për punësimin e personave të aftë për punë në familjet përfituese.
5. Struktura që mbulon çështjet e strehimit në njësinë e vetëqeverisjes vendore bën llogaritjet në varësi të vlerës të subvencionit të qirasë që përcaktohet çdo vit, bazuar si në numrin e përfituesve të vitit të mëparshëm, që risubvencionohen, ashtu dhe në numrin e aplikuesve të rinj.
6. Kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore për mbështetje buxhetore i dërgohen ministrisë përgjegjëse për strehimin brenda muajit janar të çdo viti, sipas formatit të dhënë në shtojcën “A”, bashkëlidhur këtij vendimi. Kjo kërkesë shoqërohet me informacionin për numrin e aplikimeve, kategoritë e tyre dhe fondet e veta, të planifikuara nga njësia e vetëqeverisjes vendore në këtë program.
7. Brenda muajit nëntor, njësitë e vetëqeverisjes vendore përditësojnë informacionin për ministrinë përgjegjëse për strehimin, së bashku me kërkesën për shtesë fondi, nëse ka pasur aplikime të reja për subvencionimin e qirasë/uzufruktit.
8. Ministria përgjegjëse për strehimin, brenda 20 ditëve, nga miratimi i tavaneve buxhetore fillestare, njofton njësitë e vetëqeverisjes vendore për fondet në dispozicion të programit të subvencionimit të qirasë. Njoftimi përmban edhe kategoritë e familjeve që do të trajtohen me prioritet nëpërmjet fondeve buxhetore.
9. Ministria përgjegjëse për strehimin njofton njësitë e vetëqeverisjes vendore, brenda 10 ditëve, nga data e miratimit të ligjit të buxhetit në Kuvend, për fondet që do të jepen nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktit.
10. Njësitë e vetëqeverisjes vendore miratojnë listat e përfituesve në mbledhjen e këshillit vendor, që pason atë të miratimit të buxhetit vendor.
11. Ministria përgjegjëse për strehimin, në përputhje me kërkesat e njësive të vetëqeverisjes vendore, sipas pikës 5, të këtij vendimi, planifikon fondet buxhetore vjetore për diferencën ndërmjet kërkesës për fonde nga buxheti i shtetit dhe fondeve të veta, të planifikuara nga të ardhurat vendore.
12. Ministria përgjegjëse për strehimin, në bashkëpunim me njësinë e vetëqeverisjes vendore, kujdeset për hartimin e politikave për miradministrimin dhe monitorimin e fondeve nga buxheti i shtetit, në të cilat përfshihen planifikimi dhe zbatimi i buxhetit, kontrolli financiar i zbatimit të programit të subvencionimit për çdo përfitues dhe hartimi i raporteve, që tregojnë mënyrën e përdorimit të fondeve.
13. Ministria përgjegjëse për strehimin monitoron mënyrën e administrimit dhe të përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit për subvencionimin e qirasë ose uzufruktin nga njësia e vetëqeverisjes vendore.
14. Monitorimi i përdorimit të fondeve të buxhetit të shtetit, të akorduara për të mbuluar realizimin e programit të subvencionimit të qirasë, si dhe mbikëqyrja e hapave ligjorë, me qëllim administrimin e këtyre fondeve, bëhet nga struktura përgjegjëse për strehimin në ministrinë përgjegjëse për strehimin. Monitorimi përfshin:
a) përputhshmërinë e kategorive të personave në listë me ato të personave në listën faktike, që kanë përfituar;
b) verifikimin e përmbushjes së qëllimit të përdorimit të fondit nga buxheti i shtetit, të dedikuar për programin e subvencionimit të qirasë;
c) verifikimin me përzgjedhje të dokumentacionit që ka dorëzuar familja për të përfituar subvencionin, kushtet e banimit të personave që kanë përfituar subvencionimin.
15. Ministria përgjegjëse për strehimin, nëpërmjet strukturës përkatëse për strehimin, përgatit raportin përkatës, me gjetjet dhe rekomandimet për mënyrën e përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit. Ky raport i përcillet kryetarit të njësisë së vetëqeverisjes vendore.
16. Njësia e vetëqeverisjes vendore i raporton në fund të çdo viti financiar ministrisë përgjegjëse për strehimin, sipas formatit në shtojcën “B”, bashkëlidhur këtij vendimi, duke dhënë informacion për mënyrën e përdorimit të fondeve nga buxheti i shtetit.
17. Ngarkohen ministria përgjegjëse për strehimin dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

V E N D I M
PËR

PROCEDURAT PËR SHITJEN E PARË TË PRODUKTEVE TË PESHKIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 112, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. TË PËRGJITHSHME

1. Ky vendim përcakton rregullat për shitjen e parë të produkteve të peshkimit.
2. Në këtë vendim, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Produkte peshkimi”, të gjitha kafshët detare ose të ujërave të ëmbla, të egra ose të kultivuara, normalisht për konsum njerëzor, dhe të gjitha format, pjesët dhe produktet e ngrënshme të kafshëve të tilla, përfshirë ato të konservuara ose të përpunuara;
b) “Treg i shitjes me shumicë”, struktura, në të cilën kryhet negociimi, nëpërmjet një ankandi publik, me zë, elektronik ose telematik i produkteve të peshkimit, e furnizuar, kryesisht, nga prodhuesit individualë, kooperativat e prodhuesve dhe organizatat e tyre, si dhe nga operatorët tregtarë me shumicë. Tregu i shitjes me shumicë përbëhet nga lokalet, zonat dhe pajisjet e vëna në dispozicion të operatorëve ekonomikë, si dhe shërbimet e nevojshme për funksionimin e tij;
c) “Transferim”, transferimi i së drejtës së menaxhimit, përfshirë edhe përdorimin, dhe i infrastrukturës tek institucione të specializuara, shoqata apo organizata, për t’u ofruar peshkatarëve shërbimet si magazinim, përpunim dhe shitje të produkteve të peshkimit.

II. RREGULLAT PËR SHITJEN E PARË

1. Të gjitha produktet e peshkimit shiten për herë të parë në një treg të shitjes me shumicë. Përjashtohen nga detyrimi i përcaktuar në këtë pikë sasitë e vogla të produkteve të shitura direkt nga anija për konsumatorin, me kusht që ato të mos kalojnë vlerën prej 5 000 (pesë mijë) lekësh në ditë.
2. Operatori i produkteve të peshkimit në tregun e shitjes me shumicë është një subjekt fizik ose juridik, i pajisur me NIPT tregtar. Për qëllime regjistrimi në tregun e shitjes me shumicë, secili operator identifikohet me numrin e tij të NIPT-it, emrin tregtar dhe kodin e identifikimit të prodhuesit, i cili është një kod unik, i lëshuar nga struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut.
3. Nga fillimi i negociatave të shitblerjes dhe deri në përfundim të tyre, kontrolli zyrtar i produkteve të peshkimit, për garantimin e plotësimit të standardeve të sigurisë ushqimore në treg kryhet nga inspektori i AKU-së, me profesion veteriner. Produktet e peshkimit mund të shiten vetëm pasi është kryer kontrolli zyrtar i lartpërmendur.
4. I nënshtrohen kontrollit zyrtar, sipas legjislacionit në fuqi për sigurinë ushqimore, produktet e peshkimit, pavarësisht nga origjina e tyre. Këtij kontrolli i nënshtrohen edhe produktet e peshkimit të destinuara për përpunim dhe/ose konservim.
5. Gjatë kontrolleve zyrtare, produktet, të cilat rezultojnë të papërshtatshme për konsum njerëzor, shkatërrohen (groposen) ose mund të përdoren për qëllime të ndryshme, jo për konsum njerëzor. Drejtuesi i tregut ka për detyrë të shkatërrojë produktet e lartpërmendura në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kostot e shkatërrimit janë në ngarkim të prodhuesit/ pronarit të produkteve të peshkimit.
6. Shitësi është i detyruar të sigurojë zhvendosjen, transportin e produkteve të peshkimit dhe çdo operacion të kërkuar nga inspektori i AKU-së, që është i nevojshëm për kryerjen e kontrollit zyrtar.
7. Transporti i produkteve jashtë tregut me shumicë bëhet me automjete që plotësojnë kërkesat e përcaktuara nga dispozitat e sigurisë ushqimore, ato rregullatore dhe administrative në fuqi në lidhje me këtë çështje, të verifikuara nga inspektori i AKU-së.
8. Në tregun e shitjes me shumicë zbatohet plani i autokontrollit të bazuar mbi HACCP-në (Hazard Analysis and Critical Control Points), me qëllim që të garantojë sigurinë ushqimore të produkteve të peshkimit.
9. Funksionimi i tregut të shitjes me shumicë do të bëhet mbi bazën e një rregulloreje të miratuar nga ministri përgjegjës për peshkimin.

III. ZHVILLIMI I PROCEDURËS PËR SHITJEN E PARË

1. Shitja me shumicë e produkteve të peshkimit kryhet nëpërmjet ankandit publik me zë, elektronik ose telematik.
2. Fleta e ankandit përmban kodin e identifikimit të prodhuesit, NIPT-in, origjinën e mallit, numrin e arkave dhe peshën neto, listën e secilës shitjeje (duke specifikuar llojin e specieve, cilësinë, peshën dhe çmimin). Fleta e ankandit nuk zëvendëson faturën tatimore të shitjes.
3. Pasi arkat janë peshuar dhe vendosur në treg, prodhuesit nuk mund të marrin, për vete ose për të tjerë, sasi të produktit. Prodhuesi ka të drejtë të tërheqë nga tregu produktet e peshkimit akoma të pashitura, pa paguar për këtë asnjë lloj tarife.
4. Tërheqja nga tregu i produkteve të peshkimit mund të ndalohet nga inspektori i AKU-së për arsye higjieno-sanitare dhe të sigurisë ushqimore.
5. Ndalohet çfarëdolloj tjetër tregtimi i produkteve të peshkimit në perimetrin e zonës së tregut, sipas përcaktimit të bërë në rregulloren e funksionimit të tregut. Në treg funksionon shërbimi i verifikimit të peshës. Blerësi ka të drejtën të verifikojë peshën e mallit të blerë, me kushtin që ky verifikim të kryhet përpara se malli të dalë nga tregu. Nëse malli nuk rezulton në përputhje me cilësinë dhe sasinë e kontraktuar, blerësi ka të drejtën të anulojë blerjen.

IV. GRUMBULLIMI I TË DHËNAVE DHE ÇMIMEVE

1. Në treg grumbullohen të dhëna për sasitë dhe çmimet e shitjes së produkteve të kontraktuara, sipas kreut XII, të ligjit nr.64/2012, “Për peshkimin”, të ndryshuar, dhe vendimit nr.256, datë 24.4.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave për grumbullimin, menaxhimin e përdorimin e të dhënave në sektorin e peshkimit dhe mbështetjen për këshillimin shkencor për Strategjinë Kombëtare të Peshkimit”.
2. Dokumenti bazë për grumbullimin e të dhënave është fleta e ankandit, e cila duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:
a) Llojet dhe cilësinë;
b) Sasinë;
c) Origjinën;
ç) Blerësin.
3. Produktet e përziera (p.sh. fritura) lejohen vetëm nëse produkti është në të vërtetë i ofruar në treg si i tillë, edhe pse mbetet detyrimi për specifikimin e llojeve.
4. Të dhënat personale u nënshtrohen rregullave në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale, ndërsa të dhënat e tjera, si për çmimet ashtu edhe për llojet, cilësitë dhe sasitë, janë objekt publikimi.
5. Një herë në muaj, struktura përgjegjëse për menaxhimin e tregut me shumicë dërgon të dhënat e grumbulluara sipas pikave 1-3, të kreut IV, të këtij vendimi, të muajit paraardhës, pranë ministrisë.

V. DISPOZITA TË FUNDIT

Ngarkohet ministria përgjegjëse për peshkimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.