Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Programi i Rindërtimit të objekteve arsimore po rilind disa prej shkollave të rrënuara të Kavajës, të cilat tërmeti tragjik i 26 nëntorit nuk i kurseu. E tillë është shkolla 9-vjeçare “Shtodhër”, e kthyer nga 3D në realitet, përmes një projekti bashkohor, duke e risjellë për të 130 nxënësit e saj më të bukur, më të fortë e me kushte optimale, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian.

Shkolla ka edhe sistemin parashkollor brenda me 25 nxënës dhe në total, 130 nxënës. Ka 11 klasa, 4 laboratorë dhe të gjithë ambientet sportive. Ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj, gjatë vizitës që Kryeministri Rama zhvilloi këtë pasdite në këtë shkollë, Informoi se “mbarojnë 30 shkolla deri më 31 dhjetor, ashtu siç ishte premtuar. Në janar mbaron  pjesa më e madhe e loteve të Fondit Shqiptar të Zhvillimit.”

Kryeministri Rama përgëzoi për punën e bërë dhe kërkoi që çdo detaj i projektit të përmbushet me cilësinë më të lartë.

***

Kryeministri u ndal edhe në një nga kantierët e rindërtimit në Kavajë, ku pasi ka përfunduar infrastruktura, ka nisur ndërtimi i kompleksit të ri të godinave të banimit me 135 apartamente, parkime nëntokësore e njësi shërbimi.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.