Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Laçi është një qytet i gjithi në kantier që pas tërmetit katasatrofik të 26 nëntorit të shkuar. 10 kompani shqiptare e kompania turke Albayrak, me një total prej afro 3000 punëtorësh, janë angazhuar në kantieret e infrastrukturës, blloqeve të reja të banimit.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetarja e Bashkisë së Kurbinit, Majlinda Cara ishin në Laç ku punimet vazhdojnë me ritme të larta ditë pas dite. “Kjo zonë ka qenë dhe zona më e prekur dhe e dëmtuar nga tërmeti i datës 26. Tashmë kemi hapur dy kantieret për dy pallatet  para dhe po punohet paralelisht me infrastrukturën e zonës”, – u shpreh kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Cara.

Në këtë qytet janë plot 727 apartamente të reja, të cilat bashkë me blloqet ekzistuese që do të rikonstruktohen tërësisht, ujësjellësin e ri, 4 shkolla të reja, 2 kopshte të reja, si edhe spitalit të ri e godinës së bashkisë së re, do ta kthejnë Laçin në një qytet që nuk do ta njohin kur të kthehen për festa, ata që jetojnë jashtë tij.

“Banorët janë të gjithë të akomoduar në banesa me qera dhe paguhet dhe bonusi për gjithë banorët e kësaj zone” – u shpreh Cara.

Një tjetër investim në këtë qytet është edhe rehabilitimi i përroit të qytetit. “Reshjet e shiut këtë herë ishin më të mëdha se herët e kaluara, por me ndërtimin e këtij përroi, qyteti i Laçit hiqet përfundimisht nga harta e përmbytjeve”, – nënvizoi Cara, teksa Kryeministri shtoi se “tani janë të gjitha në kantier. Shkollat dhe kopshtet, plus spitali fillon javën tjetër edhe përroi dhe zona A, zona B”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.