Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Bashkinë e Barit me Kryetarin Antonio Decaro:

 

Vazhdoj të dyshoj nëse e meritoj të gjithë këtë por nuk mundem të mos shpreh mirënjohjen time e t’ju falenderoj nga zemra që na rezervuat këtë mikpritje që do të mbetet në kujtesë në një çast të rëndësishëm kujtimesh dhe reflektimesh mbi 30 vjet histori të përbashkët, një histori e cila ka filluar pikërisht këtu, në brigjet e mrekullueshme të Italisë por të Puljas në mënyrë të veçantë kur për herë të parë në historinë tuaj ju desh të shikoni të tjerë që vinin drejt jush, ndërsa në fillim ishit ju që iknit drejt vendesh të tjera.

Në këta 30 vjet kanë ndodhur shumë gjëra sigurisht por ajo që është e sigurt është se sa më shumë kanë kaluar vitet, aq edhe sasia e gjërave të vlefshme, e gjërave të mira, e gjërave që janë të denja për respekt është shtuar dhe ajo e gjërave jo të bukura është pakësuar dhe tashmë, është histori. I përket historisë pra ajo pjesë e kësaj historie që na ka vënë në vëshitr3si dhe në siklet si shqiptarë që në atë kohë shiheshim si një pjesë e shoqërisë italiane si të dyshimtë po themi. Ndërsa pjesa tjetër, që këtu në Pulja ka qenë pjesa mbizotëruese, na dha dorën, na shtriu dorën e na shoqëroi në këtë rrugëtim të ri e sigurisht shumë të vështirë për njerëz që dilnin nga një ferr dhe nga një izolim i pabesueshëm.

Ne kemi qenë një rast unik në botën komuniste sepse ne ishim si të thuash Koreja Veriut e Europës në atë kohë, sepse refuzonim që të dyja rrugët, rrugën e demokracisë dhe të kapitalizmit si dhe rrugën e diktaturës së butë le të themi të parë nga Tirana sigurisht në atë epokë e të komunizmit që nuk ishte pra tranzigjent plotësisht, mbasi kemi jetuar në atë situatë, sigurisht që njerëzit nuk ishin të përgatitur, ,nuk ishin të gatshëm, nuk ndiheshin mirë me realitetin e vetë dhe të gjitha vështirësitë dhe rregulla që ky realitet kishte e që për ne ishte perceptuar deri atëherë vetëm nga televizioni, nga programe si Canzonissima apo gjithë ai përfytyrim që televizioni kishte krijuar.

Por sidoqoftë, për të ardhur pra tek momenti i sotëm, unë mendoj se kemi ende shumë për të bërë, në kuptimin që potenciali i bashkëpunimit ,potenciali i zhvillimit apo potencial i shtytjes për të ecur përpara është ende mjaft i madh, i jashtëzakonshëm dhe ne mundemi me të vërtetë të shkojmë përtej, më larg, duke u përpjekur të krijojmë, të bashkojmë frymën tonë në hapësirën midis Italisë dhe Shqipërisë dhe Puljas në mënyrë të veçantë sepse nuk ka më as kufij fizik, as kufij mendor dhe janë gjithmonë e më shumë italianët që vijnë në Shqipëri, janë gjithnjë e më të shumtë ata që janë të interesuar për të investuar në Shqipëri e ne jemi gjithmonë e më shumë të interesuar që të bëhemi pjesë e kësaj pjese, në kuptimin jo vetëm të së ardhmes së përbashkët por dhe të një të ardhmeje të tanishme, të së tashmes.

Unë besoj se duhet vetëm të kemi guximin që të ecim më tej, të shkojmë përtej. Unë mendoj që ka një potencial të madh në mundësinë e krijimit të strukturave të përbashkëta të edukimit, të arsimimit. Universiteteve të Puljas që shumë mirë mund të ngrihen në Shqipëri duke u bërë pjesë e sistemit publik të arsimit shqiptar, është një ëndërr e vjetër kjo që të transformojmë universitetin e Vlorës në një universitet të sistemit publik italian dhe në mënyrë të veçantë të sistemit publik puljez. E dimë shumë mirë që ju keni universitete ekselence në Pulja dhe shumë studentë shqiptarë studiojnë prej vitesh tashmë në këto universitete por do të ishte vërtetë fantastike nëse njëra prej këtyre universiteteve të ishte andej, në Vlorë, me dyer ë hapura për studentët shqiptarë dhe italianë e me një diplomë universitare të vlefshme e të njëjtë, identike me atë që jepet në universitetet puljeze.

Mikele u tregua me të vërtetë i apasionuar dhe jo vetëm me fjalë por dhe me vepra dhe unë besoj që ideja e tij për ta çuar përpara, për ta zhvilluar një projekt të përbashkët të telemjekësisë është një ide e fuqishme dhe është një ide e cila po merr formë, po trupëzohet pak nga pak e do të jetë me të vërtetë një zhvillim i rëndësishëm kur gjithë ky ndërveprim do të kryhet ,do të zbatohet po themi në përditshmërinë e sistemeve tona shëndetësore.

Sigurisht, duhet të ndihemi pak në siklet kur mendojmë që ideja e ujësjellësit midis jugut të Shqipërisë dhe Puljas është një ide më e vjetër se sa edhe ne të gjithë që jemi këtu, është një ide e cila tashmë pak nga pak po mbush 100 vjet dhe ende nuk është vënë në zbatim por unë mendoj që kjo është një ide e madhe për të lidhur dy brigjet e detit me një ujësjellës i cili do të sillte ujë në këtë rajon dhe që me siguri do të ishte një lidhje shumë e rëndësishme jo vetëm për ujin por dhe për të ardhmen e komuniteteve tona. Unë mendoj se duhet ta shtyjmë, ti japim një shtysë më tej. Sigurisht, nuk është një ide që kushton pak por nuk është as dhe një ide e cila kushton dhe aq shumë sa të mund të mos realizohet sepse do ishte një ndihmë e rëndësishme për këtë rajon që sikurse e dimë ka një sistem ujor ndër më elementët në Europë por ndoshta sepse keni më pak ujë se vendet e tjera ndaj edhe jemi ekselent bëhemi të shkëlqyer, zhvillohemi shumë në ato gjëra që jemi të detyruar ti bëjmë sepse nuk kemi burimet e nevojshme ndërsa kur i kemi burimet e nevojshme ne shkëlqejmë më pas në harxhime të kota, në shpërdorime e në mungesë ekselence.

Sigurisht, çështja e ndërlidhjes edhe të energjisë është një çështje e rëndësishme sepse Shqipëria prodhon pothuajse 100% energji të gjelbër, jemi tek 99% energji e gjelbër. Pothuajse e gjitha tani për tani është e bazuar në sistemin ujor por kemi filluar të investojmë dhe mbi energjinë diellore por kemi dhe aftësi për të eksportuar e nga kjo anë do të ishte e rëndësishme që kjo anë këtej të importonte energji të gjelbër për shkak të kuotave dhe kështu mund të bëjmë një si të thuash shkrirje interesash, menaxhimi të burimeve energjitike me këtë sepse kjo ndërlidhje është një tjetër projekt i rëndësishëm i cili do duhej të zbatohej me TAP-in që tashmë na lidh. Është edhe më e lehtë të përfytyrojmë qoftë ujësjellësin, qoftë kabllot, pra me të njëjtën vepër të realizohen të dyja.

E pra, kjo ishte e gjitha e fundit ,por jo për nga rëndësia. Unë jam shumë, shumë i nderuar dhe ju lutem, shumë i dashur kryetar i bashkisë, që ti përcillni falënderimet e mira më të ngrohta artistit që më bëri këtë dhuratë të cilën unë do ta mbaj me kënaqësi të madhe dhe me vëmendje të madhe e sigurisht mbi kulturën, mund të bëjmë gjëra që kushtojnë më pak por që kanë një ndikim të rëndësishëm e meqë ju po më flisnit më përpara për projektin e ngjyrave dhe më treguat këtë idenë e rikualifikimit të kësaj zone ku ndodhet ky mur që i kushtohet kryetarit të bashkisë suaj legjendar, unë po ofrohem falas, tregohem i gatshëm që të shtoj përreth edhe idenë për të ngjyrosur fasadat e ndërtesave që rrethojnë murin. Nëse ka diçka që është në përfytyrimin e menjëhershëm kur dëgjoj fjalën Pulja është ajo dhuna e mikpritjes si të thuash. Ne jemi ndër më të dhunshmit në mikpritje si shqiptarë sepse ne themi haje dhe një pjatë, dhe një tjetër ,ndihemi shumë të fyer kur dikush thotë jo. Këtu ne pastaj bëhemi pastaj të moderuar dhe përpara kësaj aftësie për t’ju turrur trupit të mysafirit e për ta bërë pastaj që ta kalojë natën me ëndrra të jashtëzakonshme, të pabesueshme për shkak të asaj çka ka ngrënë sepse nuk është në gjendje të menaxhojë gjithë atë pushtim mikpritjeje. Më lini të fle pastaj në një shtrat dhe unë do bëj pjesën time të projektit që thamë.

***

– Takuat ministrin Di Maio për takime dypalëshe. Çfarë folët për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Folëm për shumë gjëra të tjera sepse jemi sëbashku në një rrugëtim bashkëpunimi edhe për të pasur akses në planin e madh të investimeve që Europa ka për vendet e Ballkanit, që janë rreth 28 miliardë e ku ne kemi vërtetë nevojë për njohjen e strukturave të ekselencës italiane, strukturave më të mira, qoftë sa i përket infrastrukturave, hekurudhave, energjisë dhe për Italinë është një mundësi e rëndësishme. Për këtë jemi duke punuar por përmendëm dhe këto projekte, tani kemi një komitet bashkëpunimi pikërisht për këtë, midis dy qeverive dhe besoj që nga muaji maj do të shohim se në çfarë pike kemi arritur e të vazhdojmë të bashkëpunojmë.

– E keni ftuar kryeministrin në Bari për 8 gushtin?

Kryetari i bashkisë së Barit, Antonio Decaro: Për ne do të jetë një ditë shumë e rëndësishme. Do të festojmë 30 vjet jo të mbërritjes nga Vlora por 30 vjetët e një historie të përbashkët që në këto vite e ka bërë komunitetin shqiptar një komunitet të integruar brenda qytetit tonë dhe ka sjellë dhe një komunitet italian të integruar në shumë qytete shqiptare që kam pasur nderin ti vizitoj vitetet e kaluara. Nuk patëm kohë ti tregoj kryeministrit diçka që e kam në tavolinën time që kur jam bërë kryetar bashkie, është kulla e Tiranës. Në vizitën e parë që kryeministri bëri kur unë isha kryetar bashkie, më solli këtë ndërsa unë i çova orë. Do të doja këtë vit të festojmë këto 30 vjet sëbashku me popullin shqiptar e nëse kryeministri do të jetë i gatshëm që të merret me këtë vepër arti bashkëkohor mbi fasadën e një lagjeje, lagjes San Girolamo, sepse edhe aty po ndërtohet një histori e re dhe duam që edhe aty të ndërtojmë sëbashku e do të jetë kënaqësi që ta mik presim kryeministrin Edi Rama e të festojmë sëbashku me të këto 30 vjet që kanë qenë të rëndësishëm për qytetin tonë e për komunitetet tona të cilat janë bërë një gjë e vetme në këto vite.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.