Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Rruga Roskovec – Poshnje, e shumëkërkuar nga banorët e zonës, po rindërtohet për ta kthyer në një segment me standarde europiane. Rruga e re do të lehtësojë  jo vetëm qarkullimin, por edhe transportin e produkteve bujqësore të zonës.

Gjatë vizitës së tij në Berat, Kryeministri Rama inspektoi kantierin e rrugës që parashikohet të përfundojë para sezonit të ri turistik. “Është një arterite shumë e rëndësishme jo vetëm për Bashkinë e Dimalit tashmë, por për gjithë lidhjen e Qarkut të Beratit me jugun e Shqipërisë, pasi do të ndihmojë shumë prodhimin e daljen më shpejt në treg, por do ndihmojë Beratin që të jetë një nga pikat lidhëse me jugun e Shqipërisë. Është një investim i rëndësishëm, që ka qenë në projekt që vitin e kaluar të fillonte ky investim por banorët e kanë mirëkuptuar faktin që tërmeti dhe pandemia e bllokuan buxhetin e vitit të kaluar dhe besoj që tashmë, me intensitet kjo rrugë do të jetë gati për sezonin e ri turistik”, – nënvizoi ministri i Turizmit Blendi Klosi.

Një tjetër risi në këtë bashki është edhe ndërrimi i emërtimit të saj nga Ura Vajgurore në Dimal, sipas përkimit të saj me siti-n e vjetër historik të zonës.  “Emri ishte i mirëpritur nga komuniteti” – tha kryebashkiakes Juliana Memaj.

Ndërkohë në këtë zonë edhe të rinjtë i janë kthyer tokës, duke investuar të ardhmen e tyre në bujqësi. “Emri, ndërthurur me strategjitë e zhvillimit të ekonomisë lokale, do bëjë të mundur dhe brandimin e produktit të zonës. Kjo rrugë do ndihmojë dhe në tregtimin e produkteve të zonës”, – u shpreh Memaj.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.