Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Vaksinimi masiv po vijon intensivisht në të gjithë vendin, në qendrat e përqendruara dhe qendra shëndetësore. Në Elbasan, Kryeministri Edi Rama vizitoi qendrën e vaksinimit, ku qindra të moshuar po merrnin dozën e parë të vaksinës antiCovid.

“Elbasani po ecën shumë mirë. Mbi 22 mijë vaksinime deri tani,” – u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ndërsa përditësoi se “ në tërësi janë kryer mbi 260 mijë vaksinime deri në orët e para të mëngjesit të sotëm. 185 mijë të moshuar janë vaksinuar me dozën e parë.”

Kryeministri u interesua për gjendjen e të moshuarave të sapovaksinuar, duke iu uruar shëndet dhe proces të mbarë të vaksinimit në vijim.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.