Rilindja Urbane vazhdon me Lungomare2 dhe Parkun e Pavarësisë

Sezoni turistik është pranë çeljes dhe në Vlorë puna vijon papushim në kantierin përgjatë Lungomare2, për t’u dhuruar qytetarëve një plazh publik të standardeve të larta.

Këtë dielë, Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë, ku ndoqi nga afër ecurinë e punimeve që deri tani po vijojnë me ritme të shpejta.

Kryeministri Rama u interesua për detajet e zbatimit të projektit, i cili po ecën sipas parashikimeve për t’u dhuruar të gjitha grupmoshave hapësirat për të cilat kanë nevojë.

Me një gjatësi 1,3 km ky projekt është zgjatim i shëtitores “Lungomare 1”, ku përveç hapësirave për qytetarët do t’i japë zgjidhje edhe problematikës së parkimeve me ndërtimin e një parkingu dykatësh nëntokësor me 160 vende.

Gjithashtu, do në dispozicion të qytetarëve do të jetë edhe pishinë olimpike , si dhe  plazh të dedikuar për të gjithë qytetarët e Vlorës.

***

Parku i Shtëpisë së Pavarësisë është një tjetër projekt i Rilindjes Urbane, i cili po merr jetë nga dita në ditë në hapësirën këmbësore nga rrethrrotullimi i Skelës deri tek porti. Parku do të lidhë Bulevardin e ri “Ismail Qemali” me Lungomaren.

Ndalesa e Kryeministrit Rama ishte në kantierin e hapur të kësaj vepre, e cila në përfundim do të dhurojë për qytetarët një oaz të veçantë gjelbërimi, ujrash, me shtëpinë e Flamurit në mes dhe plot kënde pushimi e argëtimi për të gjitha moshat!