Fokusi i qeverisë tek fermerët dhe zhvillimi i bujqësisë, mbështetja për sipërmarrjet e agropërpunimit nëpërmjet granteve dhe nismave ligjore për lehtësimin e tyre ka sjellë zhvillimin e një sërë kompanive në zonën e Divjakës dhe Lushnjes. Tanimë që janë rritur, këto sipërmarrje synojnë jo vetëm të zgjerohen, por edhe të shtojnë gamën e kultivarëve në këtë fushë ku potenciali i vendit është i madh.
Sot, Kryeministri Edi Rama, me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi ishin në fushat e Divjakës ku disa sipërmarrje kanë lulëzuar. Një ndër to është edhe kompania “Albaseed”, e cila prodhon për herë të parë në Shqipëri plehun kristalin nën logon Made in Albania. “Kjo kompani nuk sjell vetëm imputet bujqësore dhe farëra, por bën një gjë të veçantë. Të gjithë kultivarët e domateve dhe perimeve i prodhon dhe i impelementon vetë. Fermeri vjen këtu dhe bindet duke e parë gjënë, jo duke ia thënë. Kjo është e veçantat e kësaj kompanie”, – u shpreh Dhimo Kote, zëvendësministri i Bukqësisë.
Falë kësaj sipërmarrje, mijëra fermerë në zonën e Myzeqesë dhe jo vetëm, sigurojnë inpute bujqësore dhe farëra të ndryshme, të cilësisë sipërore.
“Kemi baza eksperimentale në të gjithë Shqipërinë, në fshatrat e Beratit, Fierit, Shkodrës, që bëjmë të njëjtën punë siç e bëjmë dhe këtu me bazën tonë eksperimentale. Edhe heqja e TVSH-së së imputeve dhe e naftës ishte shumë pozitive. Kur erdhëm këtu, kjo zonë mbillej me jonxhë dhe grurë, tani është e gjitha me shalqi dhe perime”, – nënvizoi sipërmarrësi.
***
Një tjetër kompani, e cila është zhvilluar falë mbështetjes së përfituar nga programet në bujqësi është edhe “Alba Agro”. Kjo sipërmarrje, e ngritur nga 3 vëllezër, po zgjeron aktivitetin e saj falë investimit në pajisje moderne, të cilat sigurojnë jo vetëm një rendimet në lartë, por edhe cilësi në prodhim.
“Janë mbështetur me heqjen e TVSH-së së makinerive dhe pajisjeve, ndërkohë duan ta shtojnë investimin dhe për këtë po bëhen gati për një tjetër aplikim”, – u shpreh ministrja Ekonomi.
Ambicia për t’i çuar eksportet bujqësore në mbi 1 miliardë euro bazohet pikërisht tek rritja e zgjerimi i vazhdueshëm i modeleve të tilla të suksesit.