Bullgari, konferencë për shtyp e Kryeministrit Rama dhe homologut bullgar Yanev

Konferenca për shtyp e Kryeministrit Edi Rama dhe homologut bullgar Stefan Yanev, pas takimit të dy delegacioneve në Sofie:

Kryeministri Stefan Yanev: Kam nderin t’u informoj për bisedimet që zhvilluam me Kryeministrin e Shqipërisë, Zotin Rama.
Ne diskutuam mbi marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve dhe vlerësimi ynë i përbashkët është që marrëdhëniet po zhvillohen në një mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe në një farë shkalle mund të shërbejë si shembull se si mund të zhvillohen marrëdhëniet e fqinjësisë.

Gjatë zhvillimit të bisedimeve tona, ne vumë re që nuk kemi çështje që janë të hapura, për të cilat nevojiten diskutime serioze dhe zgjidhje praktike. Në praktikë, zgjidhjet që kemi po funksionojnë, janë të qëndrueshme dhe marrëdhnëiet tona janë në konteksin më të mirë në interesin e popujve të të dy vendeve.

Me Kryeministrin Rama tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën bullgare në Shqipëri që gëzon një prani të shkëlqyeshme dhe mund të shërbejë si ura më e mirë mes dy popujve. Bashkatdhetarët tanë në Shqipëri janë integruar shumë mirë në shoqëri, si në planin ekonomik, ashtu dhe social dhe në këtë mënyrë, duke zhvilluar edhe shteti bullgar dhe shteti shqiptar projekte të përbashkëta, demonstrojnë mundësinë për marrëdhënie më të mira midis dy shteteve. Në këtë drejtim nuk kemi diferencë dhe mund të them që konstatuam ndjeshmëri në temat, përfshi edhe për përspektivën europiane të Shqipërisë, përkatësinë e saj euroatlantike.

Duke folur për perspektivën europiane të Shqipërisë, duhet të përmendim edhe faktin që pozita e Bullgarisë përsa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut, në një farë shkalle është pengesë edhe para perspektivës së Shqipërisë që ecën më shpejt.
Ne shpresojmë që pozita bullgare, si ndër partnerët tanë europiane, kështu edhe në Shqipëri, njihet mirë dhe të mos krijohet efekti i një opinioni, që shoqëritë të mos mendojnë që Bullgaria po bën diçka që pengon. Përkundrazi, pozita jonë është drejtuar tek demonstrimi i deklaratave tona që rrugën europiane si për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, ne e mbështesim, por pozita e parlamentit bullgar përsa i përket Maqedonisë së Veriut është pikërisht kjo pozitë që Bullgaria e mbron në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e cila shpresoj tashmë, më mirë e argumentuar dhe e shpjeguar para partnerëve tanë europianë, vërteton që çështjet tona të dyanshme, që kemi për të zgjidhur me Maqedoninë e Veriut, mund të zgjidhen vetëm në bazë dypalëshe.
Nevoja nga ndërhyrja e jashtme dhe këshillat nuk është ide e mirë, sepse diskutimi është mes dy vendeve dhe secili prej nesh, si Republika e Maqedonisë së Veriut dhe e Bullgarisë duhet të gjejnë rrugën e dialogut dhe konstruktivizmit. Kështu që ajo që është deklaruar për perspektivën europiane të konfirmohet me vepra reale.
Kjo pozitë duhet t’u shpjegohet mirë partnerëve tanë europianë dhe synimi është që problemet e dyanshme të mos lejohen në familjen e shteteve europiane dhe të mos jetë një precedent kur problemet europiane zgjidhen në fushën diplomatike europiane.

Ju faleminderit për vëmendjen. Tani po ja jap fjalën Kryeministrit të Shqipërisë, Zotir Edi Rama.

Kryeministri Edi Rama: Shumë faleminderit Kryeministër, juve dhe anëtarëve të kabinetit tuaj që na mikpritet sot. Faleminderit për frymën e bashkëbisedimit mes nesh, që natyrisht reflekton frymën e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona, marrëdhënie dhe bashkëpunim që siç e thatë edhe ju, siç është edhe e vërteta, nuk kanë asnjë cen.

Nga ana tjetër, faleminderit për nënvizimn e faktit se Shqipëria është një vend realisht model për trajtimin e pakicave dhe ne ndihemi shumë mirë, që pas një nisme të marrë nga vetë ne disa vite më parë, legjislacioni ynë për pakicat u ngrit në një nivel që mund ta them me plot gojën është niveli i ekselencës në përputhje me parimet e standardet e Këshillit të Europës dhe të vetë BE-së.
E në këtë kontekst më vjen shumë mirë të vërej që, sa herë kam mundësinë të takohem me miq nga Bullgaria, përfaqësues të qeverisë apo përfaqësues të partive të ndryshme këtu apo në Bruksel, të gjithë e nënvizojnë faktin, e vënë në dukje dhe nga ju pak më pare, por edhe në bashkëbisedimin tonë se pakica bullgare në Shqipëri gëzon të drejta të plota dhe është plotësisht e integruar, ndjehet në lirinë e vet për të kultivuar atë pjesë trashëgimie që duhet çuar nga brezi në brez. Dhe ky është një shembull domethënës se si një pakicë, edhe pse e vogël në numër, bëhet një urë lidhëse mes dy vendeve dhe dy popujve.

Do të thoja, po është shumë e rëndësishme, është absolutisht e rëndësishme për ne si Shqipëriu ta shohim këtë çështje të zgjidhur. Jemii të vetëdishëm se është një çështje mjaft e ndjeshme këtu dhe po kështu, edhe në vendin tonë vëlla të Maqedonisë së Veriut, por ndërkohë jemi të përfshirë në këtë gjë, në mënyrë të pavullnetshme, sepse, siç të gjithë e dini, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut po presin vendimin e Këshillit Europian për çeljen formalisht të bisedimeve për anëtarësim përmes Konferencës së parë Ndërqeveritare, por, siç janë gjërat, besoj fort që midis dy vendeve ka mundësi të mjaftueshme për të intensifikuar komunikimin, për të intensifikuar dialogun, për ta zgjidhur sëbashku. Ka kaq shumë gjëra që i bëjnë të dyja vendet e të dy popujt në Bullgari dhe në Maqedoninë e Veriut, kaq popuj të afërt, vende të afërta, për një të ardhme të përbashkët. E pavarësisht sa të vështira mund të jenë të tilla çështje, kur ekziston dëshira, ka zgjidhje dhe me një vullnet të mirë besoj fort që mund të tejkalohet.

Nga ana tjetër, sidoqoftë, dua të theksoj se Shqipëria është duke e respektuar këtë. Aktualisht do të vazhdojmë të ecim sëbashku me Maqedoninë e Veriut, por gjithmonë shtrohet pyetja, sa kohë do të kërkojë kjo e sa gjatë mund të presim. Por, siç e thashë, aktualisht jemi në rregull dhe edhe pse është e qartë që i kemi përmbushur të gjitha kushtet dhe nuk ka asgjë që na ndan nga Konferenca e parë Ndërqeveritare, do të respektojmë siç thashë në këtë moment të dy miqtë dhe vendet mike që duhet ta zgjidhin këtë. Sigurisht, besojmë fort dhe unë besoj fort që kjo është diçka që mbi të gjitha duhet të zgjidhet midis dy vendeve dhe midis popujve të dy vendeve dhe udhëheqësve të dy vendeve, pasi të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë natyrisht, por nuk besoj në të vërtetë që të tjerët mund të bëjnë apo mund të zëvendësojnë atë çka të dyja palët supozohet të bëjnë e duhet të bëjnë dhe shpresoj fort që kjo të ndodhë shpejt.

E di që në Bullgari ka një qeveri kujdestare me një kuadër mjaft të qartë veprimtarie. Keni zgjedhje të reja. Këto janë tema që ndonjëherë kanë prirjen të shkojnë nga mendja në stomak e më pas bëhen edhe më të vështira, por mendoj se Bullgaria si shtet anëtar i BE-së është e pjekur dhe ka gjithçka i nevojitet për të kujtuar nga njëra anë, veten, kur gjendej për arsye të ndryshme në të njëjtën pozitë e nga ana tjetër, të nxitë sëbashku me Maqedoninë e Veriut për të dalë nga kjo situatë. Kjo është qasja ime për këtë. Faleminderit!

– A e mbështesni ju ndryshimin e kufijve në Ballkan dhe sipas jush, Serbia duhet të njohë menjëherë pavarësinë e Kosovës?
Dhe një pyetje e fundit. Bullgaria kërkon garanci për plotësimin e marrëveshjes me Maqedoninë. A e mbështesni pozitën bullgare për këtë?

Kryeministri Edi Rama: Duhet ta kishte njohur Kosovën shumë kohë më parë e çdo ditë që kalon është një ditë më tepër që vonon atë çka është gjëja e duhur për t’u bërë, por shpresoj që përmes dialogut e kuptimit të interesave të ndërsjella, njohja e ndërsjellë do të vijë më herët sesa vonë.

Kur bëhet fjalë për pyetjen e dytë, do të thoja që qëndrimi ynë si Shqipëri është qëndrim për të cilin askush nuk duhet të na ketë zili. Jemi mbërthyer, gjendemi midis dy miqve për arsye që nuk kanë aspak të bëjnë me ne, por gjërat janë këto që janë dhe procesi është i ndërtuar në një mënyrë të tillë që duhet respektuar ashtu siç është. Nuk jemi këtu për të mbajtur anë, as me njërën e as me tjetrën, jemi thjesht duket shpresuar e mbështetur faktin që të dyja të flasin e ta zgjidhin midis tyre, nëse është nevoja, sigurisht jemi gati të ndihmojmë, por ndihma jonë është thjesht të vazhdojmë të themi, ju lutem flisni, ju lutem komunikoni, ju lutemi gjeni një mënyrë. Sepse këto çështje, siç na mëson historia, mund të bëhen gjithmonë e më të ndërlikuara. Sa më shumë të flasësh për to, aq më shumë ndërlikohen nëse nuk ka komunikim të drejtpërdrejtë, nëse nuk ka bisedime të drejtpërdrejta, nëse nuk ka vullnet të përbashkët, për ta zgjidhur ballë për ballë e për të shtrënguar duart jo nëpërmjet palëve të treta. Sigurisht, BE-ja po bën një përpjekje të jashtëzakonshme. Të gjithë po përpiqen të mbështesin e të inkurajojnë, por në fund u takon bullgarëve dhe maqedonasve që të dalin sëbashku nga kjo situatë.

Kjo është ajo që mund të them. Nuk kam asnjë qëndrim për të mbajtur sepse thjesht do ta ndërlikoja dhe më shumë e për ta ndërlikuar më shumë, ju mjafton vetja, nuk ju duhem unë. Kështu që faleminderit shumë!