Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Një tjetër investim në prodhim zhvillohet në Shqipëri, i favorizuar nga klima e biznesit dhe potenciali i vendit për zgjerimin e investimeve. Një fabrikë e re ultramoderne për përpunimin e ujit “Selita” është investimi më i ri, 20 milionë euro, me teknologjinë më të fundit të liderit botëror gjerman “Krones”.

Kryeministri Rama vizitoi ambientet e fabrikës në Qafë Mollë, Tiranë, ku u mikprit nga drejtuesit e fabrikës dhe nga drejtori për Europën Juglindore të “Krones”.

Përfaqësuesi i “Krones” tha se Shqipëria ka potencial për t’i zhvilluar investimet, potencial që e kanë parë nga afër prej kohësh. “Fabrika e re është një nga projektet më të mëdha në Shqipëri dhe Kosovë. Është një fabrikë e modernizuar. Fabrika ka kapacitete të larta. Ka potencial për t’u zhvilluar [investimi]. Ne e kemi parë këtë potencial prej kohësh”.

Me kapacitet 400 mijë shishe në ditë e bën një nga investimet e mëdha në rajon në këtë fushë.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.