“Zgjerimi i Horizonteve të Europës” ishte paneli i zhvilluar sot në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror 2023, në Davos, me të ftuar Kryeministrin Edi Rama, Presidenten e Parlamentit Europian Roberta Metsola, Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, si dhe Kryeministrin e Irlandës Leo Varadkar.
Si mundet Komuniteti i ri Politik Evropian të ndihmojë Bashkimin Evropian dhe fqinjët e tij të forcojnë peizazhin e sigurisë së kontinentit mes ndryshimeve më të gjera gjeopolitike – ishte tema e diskutimeve, nën moderimin e gazetarit të Politico-s Jamil Anderlini.
* * *
Shqipëria!
Kryeministri Edi Rama: Po, çfarë ka për Shqipërinë?
– Çfarë mendoni për komunitetin politik europian?
Kryeministri Edi Rama: Dëgjo, pikë së pari për fat të mirë nuk i përkasim klubit të madh të vendeve në Ballkanin Perëndimor që po përjetojnë këtë rënie të imazhit të BE sepse jemi ndryshe. Ne u jemi besnik perandorive kështu që çfarëdo të ndodhë ne do t’i mbetemi krah BE edhe nëqoftëse BE do të zhduket, ne aty do të jemi. Ju qeshni, unë e kuptoj pse qeshni. Pas disa ditëve depresive keni nevojë të qeshni dhe më vjen mirë që po ju bëj të qeshni, por nuk është shaka, është e vërtetë.
Lidhur me komunitetin politik europian, mendoj që është diçka e mirë. Është një ide mjaft franceze, ka nisur me Abatin e Shën Pjetrit në 1712, me Traktatin e Paqes së përhershme. Merreni me mend, Abati i Shën Pjetrit mendonte që kjo paqe e përhershme mund të garantohej vetëm nëse Europa do të bashkohej me Rusinë dhe këdo tjetër që ishte asokohe nën Turqinë dhe të bënte diçka të madhe, të pranonte një rend universal dhe të hiqte dorë nga pjesa e sovranitetit. Sigurisht u desh ca kohë për t’iu kthyer kësaj ideje. Llogariteni: 1712-2022! U prezantua kohë pas kohë nga Franca. Miterrand e provoi, Sarkozi e provoi dhe gjithmonë u kundërshtua … Napoleoni e provoi. Nuk i përmenda të gjithë, por e provuan. Por në fakt ndodh që ishin më të ndershëm se disa që thanë : “jo jo, kjo nuk do funksionojë asnjëherë sepse ne duam që të gjithë të jenë pjesë pra, të jenë brenda BE”. Se siç e dini, siç e dimë, francezët nuk janë shumë entuziastë që ne të hyjmë brenda, kështu që është mirë. A do të funksionojë, a do të na ofrojë një platformë ku të gjithë europianët të jemi bashkë – e meqë ra fjala, gadishulli ynë është emërtuar Europë përpara sesa Europa të emërtohej Europë ndërkohë që quhemi Ballkan nga një gjerman, i cili bëri një gabim. Po bënte një udhëtim në gadishullin tonë. Kishte një përkthyes turk dhe pyeste se çfarë është kjo, çfarë është kjo dhe ai thoshte: Ballkan, Ballkan, sepse në turqisht ishte mal kështu që vendosi që rajoni ynë ishte Ballkan.
Më pas ai drejtoi një institucion për të verbër, por rajoni ynë mbeti Ballkan.
Kjo gjëja e re, ky Ballkani Perëndimor, është shpikur në mënyrë që të na afrojë paksa në një anë tjetër në raport me Turqinë, se ne e dimë sesi përfunduan gjërat me Turqinë, megjithatë jemi aty në zemër të Europës, nuk do të shkojmë askund dhe fjala vjen do të dëshiroja që serbët të shkonin diku tjetër. por nuk mund të shkojnë askund tjetër. Këtu nis dhe argumenti im për rajonin, për paqen dhe për atë çka duhet të ruajmë.
Njerëzit në Bruksel duhet të kuptojnë se jemi në një rajon ku BE po pëson rënie dhe Putin, në disa prej vendeve po shihet gjithmonë e më tepër si hero, jo në Shqipëri, në Shqipëri është ndryshe, popullariteti është 0,07 dhe përsëri është shumë për ne, sepse siç e thamë, ne jemi absolutisht mjaft të përfshirë, e duam Bashkimin Europian 99%, e duam SHBA 100%.
Duhet në fakt ta ruajmë këtë. Në njëfarë mënyre, kemi një mosmarrëveshje shumë të madhe unë dhe presidenti serb lidhur me atë që ai quan “rajon të Serbisë” dhe atë çfarë unë quaj “shtetin e lirë të Kosovës” dhe unë kam argumentat e mia për këtë.
Por, kjo nuk më bën të verbër karshi nevojës për t’i mbajtur të gjithë bashkë dhe për ta përmbyllur, dua të them diçka të fundit.
Ka shumë kritika kundër Angela Merkelit dhe gjithë politikanëve të verbër që morën gazin rus e që po e zëvëndësojnë tani.
Mënyra sesi e kuptoj unë botën është që nuk po e zëvëndësojnë burimin e pisët rus me disa burime të pastra nga demokraci vibruese. Është dhe tregu pjesë, janë shumë gjëra, kështu që nuk do të nxitoja në dhënien e gjykimeve dhe dua të them që na duhet ta kuptojmë njëri-tjetrin shumë më mirë.
Ndërkohë që, po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front, përfshirë Serbinë, kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, kur vjen fjala për të dënuar pushtimin. Pra, në një front në Kombet e Bashkuara.
Kur vjen fjala tek sanksionet po, mund të jetë e bëshme për këdo.
Por, na duhet të kuptojmë diçka; po, sanksionet janë mirë por ndërkohë, shtetet e Bashkimit Europian kanë fonde rimëkëmbjeje, kanë fonde për novacionin, kanë fonde për mrekullira nga BE, përpos të ardhurave e tyre.
Ne nuk kemi, asnjë nga ne në rajon nuk ka.
Nëse Bashkimi Europian do të na bëjë pak më tepër pjesë, se nuk pretendoj që të marr aq fonde sa marrin fqinjët tanë që nuk janë në Ballkan sepse janë, e dini, kjo është diçka që duhet, diçka duhet ta marrim, është diçka që të gjitha këto vende duhet ta marrin, duhet ta marrë Maqedonia e Veriut – flasim për Serbinë sepse është më trendi – por Maqedonia e Veriut është shumë e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të krijojë probleme.
-Kur aludoni për gazin, karburantet fosile, e keni fjalën për Katarin?
Kryeministri Edi Rama: Ajo për çfarë po flas është ajo çfarë them, jo çfarë komentoni ju. Nuk ishte për të fajësuar ndokënd, ajo çfarë desha të them ishte: përpara se të fajësoni Angela Merkelin mendoni sesa hipokritë jeni sepse kur ajo e bëri, askush nuk tha: jo, jo nuk duam gaz të lirë, duam gaz shumë të shtrenjtë sepse e duam të pastër, e duam gazin demokratik. Stabël!
– Jo, nuk mendoj kështu, është gjithmonë stabël, gjermanët janë gjithmonë të mirë. BE e përshkruan veten si një superfuqi vlerash. Unë do ta argumentoja që ka një lloj qasjeje të shenjtë kur vjen fjala për të drejtat e njeriut, e shtetin e së drejtës ndaj vendeve të tjera. Sa e ka dëmtuar ky skandal, jo vetëm imazhin e gjithë BE, por edhe sa ndiheni ju në raport me të?
Kryeministri Edi Rama: Në fakt, unë e kuptoj që më drejtohesh mua se do fishekzjarrë prej meje. E dëgjova Robertën. Besojeni apo jo, ajo po thoshte atë çfarë unë e them me vete shpesh dhe e them ndonjëherë kur takohem me europianë qysh prej shumë kohësh. Ajo me mjaft të drejtë kërkoi që edhe lajmet e mira të jenë të dukshme. Zoti e di sesa lajme të mira mund të ishin të dukshme nga Shqipëria e nga rajoni dhe ato kurrë s’kanë qenë të dukshme për sytë e vetë Parlamentit Europian. Kështu që kur e thashë që nuk do të isha i çuditur që në fund të dilte si konspiracion ballkanik, nuk është larg së vërtetës.
Dy shembuj: Na u kërkua, apo donim të bënim dhe u mbështetem shumë dhe natyrisht na u kërkua shumë që të bënim nje proces fshese të gjithë sistemit nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar dhe siç bëjmë gjithmonë, hymë me besim të plotë, krenari të plotë sepse po bëjmë diçka që perënditë tona europiane do ta duan e do ta mbështesin. Pa merreni me mend pak, fshesa ishte kaq radikale sa që befas mbetëm pa Gjykatë Kushtetuese. 9 nga 11 gjyqtarë u fshinë sepse nuk justifikonin pasurinë e tyre. Ne menduam që europianët do ta admironin këtë por na thanë: “ju nuk keni një Gjykatë Kushtetuese”. Kështu që u bë problemi ynë kryesor.
Ne operuam pacientin dhe ndërkohë që ndërhyrja ishte tejet e suksesshme na thanë: “pacienti nuk po vrapon”.
– Ju e vratë pacientin.
Kryeministri Edi Rama: Ne e kuruam tërësisht, por BE donte që pacienti të vraponte, sepse kishin zgjedhjet dhe para sesa të bënin zgjedhjet, nuk mund të na jepnin dritën e gjelbër.
Së dyti, Roberta tha sesa mirë ishte për Maltën që hyri në BE. Më lini të them që procesi ka ndryshuar, ka ndryshuar tërësisht, është bërë procesi më neurotik dhe më i padrejtë që është mirë për ne, është një ushtrim mjaft i mirë i nervave dhe është një transferim mjaft i mirë i njohurive sepse pa BE-në, vendet e Ballkanit nuk do të kishin të ardhme, duke qenë se BE-ja është i vetmi burim njohurie sesi të ndërtohen institucionet, shteti demokratik, e kështu me radhë.
Por, në qoftë se do t’u rezervonin të njejtin trajtim vetë shteteve anëtare, duhet t’iu them dhe nuk po them Malta, por më shumë se gjysma e shteteve anëtare të Bashkimit europian nuk do ta kishin më të mundur të hyjnë në Bashkim Europian ,do ta kishte të pamundur.
Nuk flasim për shtete ish-komuniste, por flas dhe për themeluesit, më besoni.
Ky është realiteti, por për ne, për mua dhe kjo nuk është shaka, BE-ja është destinacioni i vetëm.
Çfarëdo që të kërkojë, edhe nëse nuk mbërrijmë kurrë aty, ajo çfarë është e rëndësishme është që të kemi një shtet të ngjashëm me BE-në, me institucione të mirëfillta, me llogaridhënie të mirëfilltë, e kështu me radhë. Por, Roberta ndjesë, më duhet ta them. Kur doli kjo çështja e korrupsionit tek ju, thashë që “Karma te vjen hakut”
-Ka një lidhje këtu, ka një lidhje. Në fakt, ka dhe një apo dy pyetje, por në qoftë se keni deklaratë dhe jo pyetje, do t’iu hiqet mikrofoni. Kështu që, në qoftë se doni të bëni një pyetje, jo deklaratë. Nëse doni të bëni pyetje për këtë panel të shquar, jeni të mirëpritur, nëse jo, atëherë do t’i bëj një pyetje Leos.
Kryeministri Edi Rama: Po thoja “A mund t’i bëj unë një pyetje kryeministrit irlandez se duket sikur ka ardhur këtu për të na dëgjuar ne”. Kjo është e madhja e të qenit të korruptuar apo të qenit jashtë BE-së sepse jemi më pak të mërzitshëm, ndërsa këta janë të mërzitshëm.
Në Bruksel , faleminderit shumë shkojmë kur të kemi takimet. Nuk na duhet më shumë Brukseli për këtë sesa kjo. Eja në Ballkan dhe do të shohësh sesi jeta mund të jetë shumë frymêzuese edhe në kohë krize.
Pres me padurim që ta bëj këtë gjë.