FAKT – Në 10 vite Shqipëria ka dyfishuar PBB dhe ka rritur investimet e huaja direkte
15 Tetor 2024
Kryeministri Edi Rama:
10 vjet kanë qenë një rrugë e gjatë dhe kur mendoj që gjatë këtyre 10 viteve Shqipëria ka dyfishuar PBB-në e saj, thuajse ka tre fishuar pagën e vetë minimale, ka dyfishuar pagën mesatare në sektorin publik, ka ulur borxhin nën 60%, ka rritur investimet e huaja direkte, është shndërruar në destinacionin më në modë e më intensiv të turizmit në Europë, që ka patur rritjen më të madhe të udhëtimit në aeroporte, duke kaluar nga një shifër e ulur prej 1 milion turistësh në vit, më shumë për të qëndruar te shqiptarët nga vendet përreth, në më shumë sesa 10 milion tanimë.