Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Shqiptarët përkujtojnë sot 81-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, një ditë e shënuar kombëtare që nderon sakrificën, qëndresën dhe heroizmin e mijëra të rinjve e të rejave që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit u zhvillua ceremonia zyrtare e homazheve, me pjesëmarrjen e personaliteteve më të larta shtetërore.

Kryeministri Edi Rama vendosi një kurorë me lule pranë Monumentit “Nënë Shqipëri” dhe u përkul me respekt përpara kujtimit të të rënëve, duke nderuar sakrificën e tyre sublime në emër të lirisë dhe të ardhmes së Shqipërisë.

Mesazhi i kësaj dite mbetet i njëjtë dhe i pandryshueshëm ndër vite: nderim dhe mirënjohje e përjetshme për Dëshmorët e Atdheut.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.