A K T N O R M A T I V
PËR
DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.130/2016, “PËR BUXHETIN E VITIT 2017”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Në ligjin nr.130/2016, “Për buxhetin e vitit 2017”, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Nenet 1, 2, 3 dhe 4 ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2017 është:
Të ardhurat 438 401 milionë lekë;
Shpenzimet 469 600 milionë lekë;
Deficiti 31 199 milionë lekë.
Ai përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2017 është:
Të ardhurat 337 600 milionë lekë;
Shpenzimet 368 799 milionë lekë;
Deficiti 31 199 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2017 është:
Të ardhurat 42 900 milionë lekë;
Nga të cilat:
– Transferta e pakushtëzuar nga buxheti qendror 15 635 milionë lekë;
– Transferta specifike 6 715 milionë lekë;
Të ardhura të tjera 20 550 milionë lekë;
Shpenzimet 42 900 milionë lekë.
Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2017 është:
1. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 113 664 milionë lekë;
Nga të cilat:
– Kontributet 69 168 milionë lekë;
– Transferimet nga buxheti i shtetit 42 034 milionë lekë;
– transferta për indeksimin e pensioneve nga buxheti 2 462 milionë lekë;
Shpenzimet 113 664 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, është e barabartë me pagën minimale në shkallë vendi dhe ndryshon sa herë që ndryshon kjo pagë. Këshilli i Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi si dhe të kategorive të veçanta të personave të vetëpunësuar, duke mbuluar nga buxheti i shtetit diferencën ndërmjet këtyre kontributeve me masën e kontributit të përcaktuar për personat e vetëpunësuar në qytet. Për vitin 2017, teprica ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve, sipas degëve të sigurimit shoqëror dhe programeve të tjera të veçanta e suplementare, përdoret për mbulimin e deficitit të degës së pensioneve.
2. Skema e sigurimit suplementar
Të ardhurat, gjithsej 5 936 milionë lekë;
Nga të cilat:
– Kontributet 1 000 milionë lekë;
– Transferimet nga buxheti i shtetit 4 798 milionë lekë;
– Fondi për indeksimin e pensioneve 138 milionë lekë;
Shpenzimet 5 936 milionë lekë.
Fondi për indeksimin e pensioneve përdoret sipas përcaktimeve që miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Shpenzimet administrative, si pjesë e shpenzimeve totale për skemën e sigurimeve shoqërore, janë jo më shumë se 2 360 milionë lekë dhe janë të ndara sipas skemave në proporcion me shpenzimet e drejtpërdrejta.”.
Neni 2
Në nenin 10, paragrafët e parë dhe të dytë ndryshohen, si më poshtë vijon:
“Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzime të buxhetit qendror 368 799 milionë lekë;
Nga të cilat:
– Fondi për rritjen e pagave 5 500 milionë lekë;
– Fondi rezervë 2 700 milionë lekë;
– Kontingjencë për risqet e borxhit 4 000 milionë lekë;
– Huadhënie për energjinë 4 500 milionë lekë.
Kufiri i shpenzimeve për çdo ministri dhe institucion, në nivel programi, për shpenzime korrente dhe kapitale, është sipas tabelës 1, që i bashkëlidhet këtij ligji. Kufiri i shpenzimeve korrente dhe kapitale për institucionet e sistemit të drejtësisë paraqitet në nënndarjen përkatëse, pjesë e tabelës 1.”.
Neni 3
Në nenin 11, numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë ndryshohet dhe bëhet 81 718 veta.
Neni 4
Neni 13 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 13
Fondi rezervë i buxhetit, prej 2 700 milionë lekësh, përdoret:
– Deri në 1 200 milionë lekë, për raste të paparashikuara të institucioneve buxhetore, nga Këshilli i Ministrave;
– Deri në 500 milionë lekë, për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë, sipas vendimit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë;
– Deri në 1 000 milionë lekë, për përballimin e emergjencave natyrore.
Kontingjenca për risqet e borxhit, prej 4 000 milionë lekësh, përdoret për të kompensuar rreziqe potenciale nga luhatjet në kurset e këmbimit ose në normat e interesit, me ndikim në nivelin e borxhit.
Kontingjenca për investime, prej 1 000 milionë lekësh, përdoret me vendim të Këshillit të Ministrave për financimin e projekteve të investimeve publike.”.
Neni 5
Neni 20 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 20
Kufiri për rritjen vjetore të totalit ekzistues të borxhit të shtetit dhe atij të garantuar të shtetit në dobi të palëve të treta përfituese, për vitin 2017, është 31 699 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë:
– Për huamarrjen e brendshme vjetore dhe mbështetjen buxhetore nga institucionet ndërkombëtare, deri në 41 929 milionë lekë;
– Për huamarrjen neto, për financimin e projekteve të huaja, deri në – 10 730 milionë lekë.
– Për rritjen vjetore të garancive të shtetit, në dobi të palëve të treta përfituese, deri në 500 milionë lekë.
Stoku i borxhit publik vlerësohet të arrijë në 1 103 025 milionë lekë, i dhënë me hollësi, si më poshtë:
– Stoku i borxhit shtetëror 1 045 386 milionë lekë.
– Stoku i borxhit shtetëror të garantuar 57 639 milionë lekë.”.
Neni 6
Tabelat 1, 2 dhe 4, bashkëlidhur ligjit, zëvendësohen, përkatësisht, me tabelat 1, 2 dhe 4, që i bashkëlidhen këtij akti normativ.
Neni 7
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA