Akt normativ për përjashtimin e zbatimit të procedurave dhe të afateve për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për vitin 2020

A K T  N O R M A T I V

PËR

PËRJASHTIMIN E ZBATIMIT TË PROCEDURAVE DHE TË AFATEVE PËR PËRGATITJEN E PROJEKTDOKUMENTIT TË PROGRAMIT BUXHETOR AFATMESËM PËR VITIN 2020

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Neni 1

Përjashtimisht për vitin 2020, si pasojë e situatës epidemike të shkaktuar nga COVID-19, procedurat dhe afatet për përgatitjen e projektdokumentit të programit buxhetor afatmesëm për njësitë e qeverisjes së përgjithshme, të përcaktuara në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nuk zbatohen.

Neni 2

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

 

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA