Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Disa gazeta kanë raportuar sot mbi një takim “sekret” mes Kryeministrit Rama dhe përfaqësuesve të Patton Boggs.

Ky takim është zhvilluar si shumë takime të tjera në zyrën e Kryeministrit me kërkesë të përfaqësuesve të kompanisë në fjalë.

Në asnjë rast nuk bëhen takim të fshehta në zyrën e kryeministrit dhe qeveria e re shqiptare nuk ka asgjë për të fshehur as në raport me këtë kompani dhe as në raport me çfarëdo kompanie që natyrshëm kontakton drejtpërdrejtë me kryeministrin e vendit.

Fakti është se qeveria shqiptare as nuk ka riaktivizuar dhe as nuk ka në plan të riaktivizoje marrëdhënie financiare me Patton Boggs.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.