Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin, Gjermani, si pjesëmarrës në Samitin “Procesi i Berlinit 2022”. Samiti drejtohet nga kancelari federal Olaf Scholz, me pjesëmarrjen e drejtuesve të qeverive dhe kryetarëve të shteteve nga Ballkani Perëndimor, përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse të BE-së, si dhe institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave rajonale. 

Axhenda e Samitit do të ketë në fokus të veçantë sigurinë energjetike dhe tranzicionin e gjelbër si dhe angazhimin e rajonit për të përshpejtuar zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Ai gjithashtu do të trajtojë iniciativat për të rritur zhvillimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, të shpallur në kuadër të Procesit të Berlinit në nëntor 2020.

Kryeministri Rama u prit nga Kancelari Federal i Gjermanisë Olaf Scholz, në nisje të punimeve të ditës. Më pas, Kryeministri Edi Rama iu adresua me një fjalë Sesionit të parë të Samitit  me temë “Bashkëpunimi Rajonal (përfshirë Çështjet e Migracionit) dhe Tregu i Përbashkët Rajonal”.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.