Shqipëria po kalon një fazë transformimi të gjithanshëm, ku reformat strukturore, investimet strategjike dhe procesi i integrimit europian po ecin paralelisht për të ndërtuar një shtet më modern, më konkurrues dhe më afër standardeve të Bashkimit Europian. Nga infrastruktura, energjia dhe sektori i ujit, te shëndetësia, arsimi, inovacioni, zhvillimi ekonomik dhe forcimi i institucioneve, ndryshimet e viteve të fundit kanë krijuar baza të reja për rritje të qëndrueshme dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve.
* * *
Bujqësia në Shqipëri po konsolidohet si një motor i qëndrueshëm ekonomik me vlerë të shtuar dhe produkte me standarde europiane. Mbështetja direkte për fermerët është kthyer në një instrument konkret zhvillimi. Me 6.4 miliardë lekë mbështetje në vitin 2025 dhe mbi 65 mijë përfitues, si dhe me një skemë të re për 2026 të ndërtuar mbi nevojat reale të terrenit, fondet po shkojnë aty ku krijohet vlera. Qasja është e qartë: mbështetje reale, transparente dhe e drejtpërdrejtë për fermerin. U miratua Skema Kombëtare e Mbështetjes në Bujqësi me vlerë 5.2 miliard lekë.
Sektori i Bujqësisë është mbështetur në mënyrë të vazhdueshme nga Qeveria Shqiptare përmes Paketës Financiare të Bujqësisë (skemave direkte dhe ato të investimeve) si dhe me instrumenta financiarë si subvencioni 10% i autofaturës dhe Garancia Sovrane, duke krijuar bazë solide për investime dhe zhvillim.
Bujqësia digjitale/ Është prezantuar asistenti virtual “Ylli”, pjesë e Portalit të Fermerit, i cili, përmes Inteligjencës Artificiale dhe në gjuhën shqipe, do të ofrojë informacion, orientim dhe asistencë në kohë reale për fermerët, duke e bërë bujqësinë më moderne, më të aksesueshme dhe më pranë standardeve europiane.
Siguria Ushqimore – Po punohet për modernizimin e 7 laboratorëve rajonal të AKU, nga të cilët 4 do të jenë me pajisje të avancuara. Si dhe Laboratori ISUV, si laboratori i referencës do të vazhdojë modernizimin me pajisje të reja. Do reformohet sistemi i inpektimit dhe kontrollit në zinxhirin e plotë të sigurisë ushqimore