Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

11 Shkurt – Bundesrati gjerman ka votuar këtë të premte njohjen e lejeve shqiptare të drejtimit, pas ratifikimit në parlamentet e landeve.

Lajmi u njoftua nga Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kjo njohje, sipas Kryeministrit, e cila deri para disa vitesh as që mund të mendohej, çertifikon de facto transformimin rrënjësor të Autoritetit Shqiptar të Transportit Rrugor.

Sot, Autoriteti Rrrugor Shqiptar operon mbi një sistem standardesh europiane me teknologji të lartë, të konfirmuara prej misioneve të rrepta të inspektimit të Qeverisë Gjermane.

“Kjo është një përgjigje edhe për disa që kur komentojnë postimet mbi transformimet e godinave të DPSHTRR nëpër Shqipëri, shkruajnë se ne merremi vetëm me fasada”, shkruan Kryeministri Rama.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.