Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Nëpërmjet panairit të punës, 31 biznese nga sektorë të ndryshëm ofruan 300 vende të reja pune në Qarkun e Beratit. Bizneset prezentë në këtë panair janë në kërkim të punonjësve të kualifikuar, megjithatë, shumë syresh shprehen se ofrojnë edhe trajnime për punonjësit që nuk zotërojnë kualifikimet e duhura për vendet që ata ofrojnë. I pranishëm në këtë panair ishte Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomise, Danja Sorensen dhe nga Drejtoresha e Shwrbimit Kombëtare të Punwsimit në Berat, Migena Toto.

Drejtoresha Toto tha se për marsit dhe të prillit janë arritur objektivat ndërkohë që priten edhe rezultatet përfundimtare për muajin maj. “Sot në panairin rajonal të punësimit Berat 2018, u ofrohet gjithë punëkërkuesve 300 oferta pune, në Berat, Skrapar dhe Kuçovë”, u shpreh Migena Toto.

Zëvendësministrja Danja Sorensen, duke ndjekur nga afër mbarëvajtjen e panairit, vlerësoi ambicien e disa të rinjve që shprehin dëshirë për punë sezonale. “Ishte interesante teksa shikonim të rinj të interesuar për të punuar gjatë sezonit të verës dhe ky është mesazh shumë i mirë që i përcillet të rinjve të tjerë të cilët duan të integrohen në tregun e punës që të kenë eksperiencat e para sa më parë të jetë e mundur”, tha Zëvendësministrja Sorensen.

Kryeministri Rama vlerësoi arritjen e objektivave nga zyrat e punës në Berat, të cilat sipas tij janë ndër më aktivet në të gjithë vendin. Ai gjithashtu inkurajoi të gjithë punëkërkuesit, qofte dhe pa kualifikimin e duhur, të fillojnë punë, pasi ofrohet edhe tajnimi dhe hap pas hapi, pas përfitimit të aftësive të nevojshme, ka rritje të vazhdueshme të pagës.  “Ka një transformim të rëndësishëm të gjithë procesit që zhvillohet nga zyrat e punës dhe këtu në Berat në gjithë qarkun kemi zyra pune shumë aktive. Kanë realizuar objektivat, presim rezultatet e majit, por bazuar në marsin dhe prillin ku filloi një proces i organizuar ndryshe me objektiva për çdo zyrë pune dhe me projeksionet e majit, deri më tani, prekim tavanin e 10 000 individëve të punësuarve vetëm nga zyrat e punës. Kështu që objektivi deri në 25 000 të punësuar deri në fund të vitit vetëm nga zyrat e punës, pavarësisht çfarë punësimesh bëhen jashtë këtij procesi, ku kompanitë bëjnë proceset e tyre, është i realizueshëm dhe është një objektiv domethënës për të thënë që kush vërtet do punë dhe nuk pret në kafe një punë në shtet, mund të fillojë një punë”, u shpreh Kryeministri Rama.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.