Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave

Kryeministri Edi Rama:

Sot do të ndajmë me publikun një arritje që është nga më domethënëset e qeverisjes sonë, uljen e parë në historinë e këtyre 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike. Ky është një fakt i cili na mbush patjetër me shumë krenari, po të marrim parasysh se nga çfarë humnerë e kemi nisur ngjitjen deri në këtë pikë.

Natyrisht që kjo masë është një masë më shumë sesa e mirë menduar, e diskutuar gjerësisht në të gjitha nivelet me ekspertizën e brendshme dhe me ekspertizë ndërkombëtare. E bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik për sovranitetin e plotë energjetik dhe kthimin e Shqipërisë në një eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt dhe sigurisht duke pasur parasysh edhe parimin e shpallur botërisht të qeverisë sonë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave e dhimbshme, frytet e përpjekjeve shumë të mundimshme në këto vite dhe frytet e një rritjeje ekonomike që për vitin 2025 e parashohim në harkun e 4%.

© Qeveria Shqiptare Keshilli i Ministrave 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara.