Kryeministri Edi Rama ndodhet në Davos, Zvicër, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, i cili përgjatë këtyre ditëve bëri bashkë rreth 3000 liderë, nga mbi 130 vende, mes të cilëve, 350 liderë qeveritarë, duke përfshirë 60 kryetarë shtetesh dhe qeverish për të adresuar sfidat kryesore globale dhe rajonale.
Takimi i 55-të Vjetor i Forumit Ekonomik Botëror u mblodh nën temën “Bashkëpunimi për Epokën Inteligjente”, me diskutime që fokusohen në pesë shtylla thelbësore, të ndërlidhura, me rëndësi të posaçme për një të ardhme të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të begatë.
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në sesionin me temë “Mënyra se si do të udhëtojmë”, një diskutim i gjerë e shkëmbim përvojash mes vendesh për zhvillimin e turizmit, – nën drejtimin Richard Quest nga CNN International, SHBA, me panelistë: Ministrin e Turizmit, të Arabisë Saudite Ahmed Al-Khateeb; Komisionerin për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisionin Europian, Apostolos Tzitzikostas; CEO, Trip.com Group, Singapor Jane Sun dhe Xavier Rossinyol, Global Chief Executive Officer, Avolta AG.
* * *
– Richard Quest: Protokolli kërkon që ta nis me ju, zoti Kryeministër. Kam parë që shifrat po rriten, natyrisht turizmi është një pjesë e rëndësishme e rritjes së vendit tuaj. Po si ia dilni ta bëni në mënyrë të qëndrueshme? Si ia dilni?
Kryeministri Edi Rama: Përpara se sa të ndodhte e gjitha kjo, kishim sfidën që të realizohej kjo që është realizuar, përballemi me sfidën që të ruajmë ekuilibrin dhe të përpiqemi të mos humbim atë çfarë na duhet të ruajmë, duke ndërtuar atë për të cilën kemi nevojë. Është një sfidë shumë e madhe sepse Shqipëria ka bukuri të mrekullueshme, një larmi të pabesueshme dhe ndërkohë na duhet që të kemi më shumë investime. Pra, si ta ekuilibrosh këtë? Ky është problemi, problem i madh. Po përpiqemi të bëjmë maksimumin, duke rritur nga njëra anë masën e zonave të mbrojtura dhe duke krijuar më shumë mjete për të transformuar atë çfarë është e mbrojtur në burim, zhvillimin dhe nga ana tjetër duke angazhuar shumë arkitektë të jashtëzakonshëm ndërkombëtarë që të na ndihmojnë për të pasur projekte me cilësi të ndryshme nga ato që kemi parë në rajon përreth nesh. Ne në Shqipëri kemi aeroportin me rritjen më të shpejtë në Europë gjatë dy tri viteve të fundit dhe kemi tejkaluar edhe Beogradin që ka qenë aeroporti më i rëndësishëm rajonal. Për t’iu dhënë pak kontekst, një herë e një kohë kemi qenë Koreja e Veriut e Evropës.
– E kam vizituar, kam qenë, ditët e vjetra kur ishte e tillë.
Kryeministri Edi Rama: Atëherë më duket se paske punuar për ndonjë agjenci që nuk ka qenë dashamirës për vendet demokratike sepse askush s’mund të hynte ose pastaj kishe ndonjë lidhje marksiste.
– Jo, jo, luante Anglia me Shqipërinë, kështu që iu desh që të na lejonin të vinim çdo gazetar.
Kryeministri Edi Rama: Nuk jam i sigurte Richard, por kush nuk ka gjë për të fshehur..
– Po, përpjekje e mirë zoti Kryeministër.
Kryeministri Edi Rama: Ne atë kohë patëm ose kishim një aeroport, i cili ishte praktikisht i shkretuar. Për të ardhur në Shqipëri duhet të ishte marksist-leninist dhe nuk po bëj humor. Kishim vetëm një mesatare prej 5000 turistësh në vit, ndërkohë që vitin e kaluar e mbyllëm me thuajse me 12 milionë të tillë që është një vend me thuajse 2.8 milionë banorë dhe ndërkohë një rritje e trafikut me hyrje-dalje të jashtëzakonshme, ndërkohë aeroporti ka patur një rritje shumë të rëndësishme. Po hapim një të ri tani në Vlorë.
-Më tërheq shumë çështja e Arabisë Saudite dhe Shqipërisë dhe kjo tërheqje vjen nga fakti që ju keni mundësinë apo qoftë edhe detyrimin në mënyrë të diskutueshme për të mos përsëritur gabimet e tregjeve më të pjekura. Parisi ka kullën e Eifelit, ka dhe Luvrin, kështu që s’kemi ça t’i bësh, njerëzit duan të shkojnë, por ju keni mundësinë për të diverisifikuar nga jugu, nga vendet e ndryshme për të vizituar së bashku me turizmin fetar që ka shifra të jashtëzakonshme.
Kryeministri Edi Rama: Dua të shtoj diçka që mendoj se është e rëndësishme lidhur me këtë. Po, kemi disa avantazhe që jemi pak pas ndërkohë pra, për t’u rritur apo për t’u zhvilluar krahasuar me atë që kanë bërë të tjerët megjithatë nuk është në natyrën njerëzore që të mësojnë nga gabimet e të tjerëve. Sa herë të është thënë që martesa s’është ide e mirë dhe ti prapë martohesh, për shembull. Kështu që Arabia Saudite edhe vendet e Gjirit janë një vend i jashtëzakonshëm, prej të cilëve mund të mësosh dhe ndërkohë që mëson apo sa e mëson mënyrën si i bëjnë gjërat, ti zbulon që përtej miteve, përtej stereotipave ato po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në dije dhe po investojnë në mënyrë të jashtëzakonshme në arsimim në nivelin më të lartë dhe aftësitë në nivelin më të lartë. Kjo është ajo çka po përpiqemi të bëjmë në një mënyrë tjetër. Siç e thashë më parë, po angazhojmë arkitektë të jashtëzakonshëm nga mbarë bota, që janë shumë të kënaqur të punojnë me ne dhe po u japim jetë produkteve arkitekturore që nuk i gjen në rajonin tonë.
Pra, të gjithë duhet të gjejnë një kënd të tyren dhe kur vjen puna për t’u krahasuar me Europën, Europa është e bekuar; është e bekuar sepse shihni Greqinë, Italinë, Francën, kudo është bekuar nga një e kaluar e lavdishme. Problemi i Europës sot është që të ndajë mendjen dhe të ndalë mbi rregullimin, të fillojmë të shkurtojë burokracinë dhe të nisë ta bëjë kontinentin më të lirë e më fleksibël.
Apostolos Tzitzikostas, Komisioner për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisioni Europian: Kjo që tha Kryeministri, meqë ra fjala, është objektivi që kemi, ulje me 30% të burokracisë gjatë viteve në vijm.
– Të gjithë janë pro, të gjithë janë pro për shkurtimin e rregullave të burokracisë, derisa vjen puna tek shkurtimi i një rregullimi, që pastaj i ndikon ata që do të thotë zhurma, trafiku, ndotja. Nuk kam parë ndonjë rregull të shkurtohet për atë çfarë duan.
-Jane Sun, CEO, Trip.com Group: Përpara sesa t’i sjellim klientët në kontinentin e bukur të Europës uroj, komisioner, dhe do të kem kënaqësi që të punoj me ju që aplikimi për viza të jetë më i shkurtër dhe më efikas.
-Apostolos Tzitzikostas, Komisioner për Transport të Qëndrueshëm dhe Turizëm në Komisioni Europian: Në 2026 shumica e vendeve janë gati t’i zbatojnë këto e ndërkohë 2026 do të shohë dhe pjesën tjetër të vendeve që e bëjnë këtë. Kështu që, do të kemi digjitalizim në porte, në pikat tona të hyrjes, në aeroporte, në të gjithë Bashkimin Europian që do t’i bëjë gjërat më të shpejta dhe më të lehta për udhëtarët.
Richard Quest: Argumenti im është që kur ndodh Brexit, do të flasim për këtë më pas, diskutimi ishte të lejohej Mbretëria e Bashkuar, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe SHBA që të përdornin makineritë biometrike digjitale dhe u tha që traktati nuk e lejon. Pra, në kuadër të traktatit kjo gjë nuk mund të ndodhë. Natyrisht, Mbretëria e Bashkuar gjithmonë i vuri vetë makineritë e tilla, SHBA-ja është ndoshta më ngadalë, hyn më ngadalë në lojë, por në momentin që hyn i bën më mirë se kushdo tjetër hyrjet biometrike, kalimet biometrike, e kështu me radhë.
Kryeministri Edi Rama: Në Arabinë Saudite e keni bërë, po. Edhe në aeroportin tonë nuk të duhet të presësh, nuk duhet të shohësh askënd. Ke një makineri, vendos pasaportën dhe hyn.
Apostolos Tzitzikostas: Kjo është diçka që është në shumë vende në BE. Në 2026 kjo do të ndodhë horizontalisht në të gjitha shtetet anëtare. Kjo është gjë e mirë sepse do të kursejë kohë dhe do të kursejë para e jo vetëm qindarka por shumë para, Richard.
Xavier Rossinyol, Global Chief Executive Officer, Avolta AG: Dua të them diçka, komisoner, dhe kjo është falas sepse në fakt do të ketë shumë kohë për pasagjerët që të rrinë të aeroport e që të sjellin të ardhura kështu që bëjeni sa më shpejt të jetë e mundur.
Richard Quest: Diçka që më intereson është që kur flasim sesi do ta menaxhojmë këtë rritje, nuk kam dëgjuar ende, kam përshtypjen që na shpëtoi mundësia pas pandemisë për një diskutim mbi turizmin ku dhe pse nuk ju pëlqen, si e preferoni ta themi “turizëm i paekuilibruar”? Por nuk bëmë asgjë. Unë, për shembull, kam qenë në fluturimin e parë në Dubrovnik, kam qenë në sheshin e Pragës kur sapo u rihap.
Apostolos Tzitzikostas: Ky është roli i organizatave të menaxhimit të destinacioneve që po ju kërkojmë të gjitha rajoneve e destinacioneve ta zbatojnë. Richard, edhe njëherë se është shumë e rëndësishme. Të gjitha destinacionet kanë qenë kryesisht të interesuara sesi do ta promovonin destinacionin por kjo nuk mjafton më dhe turizmin e paekuilibruar apo ajo çfarë shohim të ndodhë në një a dy muaj në vende të caktuara në Europë, ajo për të cilën kemi nevojë është të kemi një menaxhim destinacioni ku të mbikëqyren flukset, të sigurohemi duke përdorur dhe mjetet e Inteligjencës Artificiale, kemi të dhënat për turizmin e kështu me radhë. Të sigurohemi, për shembull, që anijet turistike të mbërrijnë në mënyrë të rregullt në destinacion, jo të gjitha bashkë në të njëjtën kohë, në të njëjtën orë po themi apo vend sepse ajo çfarë duhet të bëjmë është ta marrim këtë vlerë të shtuar të turizmit dhe të sigurohemi që kjo vlerë e shtuar e turizmit të arrijë në çdo vend, në çdo shtëpi, në çdo destinacion.
Richard Quest: Jam plotësisht dakord me këtë, por jeni kaq larg nga ky destinacion. Isha në Lisbonë me kryetarin e bashkisë dhe pashë këtë anije të jashtëzakonshme të njerëzve që zbritën, që hipën sërish në bord dhe kështu me radhë, por unë nuk e di a ka një zgjidhje të qartë apo të dukshme për këtë.
Ahmed Al-Khateeb, Ministër i Turizmit, Arabia Saudite: Richard, është industri e madhe, është biznes i madh. Le ta shohim si biznes. Vendeve u duhet të konkurrojnë për tu bërë më të lehta për të hyrë por gjithashtu të jenë efikase në kosto. Për shembull, ti sot udhëton në vende, destinacione e qytete dhe është shumë e kushtueshme.
Kryeministri Edi Rama: Kjo është ana tjetër e historisë që është historia në vetvete, kostoja. Kostoja është shumë e rëndësishme që ta bësh e kosto efikase, por dhe që t’ia vlejë në kosto për kë? Për turistët, për udhëtarët, për të gjithë.
Richard Quest: Megjithatë, a mos ndoshta ka një ndërmendje që kur vjen fjala për këtë turizëm të paekulibruar përdoret ekonomia në njëfarë mënyrë si armë, t’i karikojë njerëzit për të shkuar diku apo në një vend tjetër? Megjithatë, asnjë nuk do ta bëjë sepse kjo do tu japë një prim apo një element premio atyre të cilët e përballojnë një gjë të tillë.
Xavier Rossinyol, Global Chief Executive Officer, Avolta AG: Megjithatë, na mungon teknologjia. Na mungon teknologjia si një instrument për t’i përputhur të dyja këto instrumente.
Kryeministri Edi Rama: Dua të vazhdoj me këtë sepse kemi një shprehje në Shqipëri: “Do rrosh më gjatë se unë”, sepse në Shqipëri e kemi këtë shprehjen, kur thua një gjë që “ma merr nga goja”, i thua tjetrit do jetosh më shumë se unë, kështu që urime, unë do të jetoj gjatë, meqë ra fjala, por është pikërisht kjo çështja, parku në Barcelonë, një park i jashtëzakonshëm që ishte i mbytur nga njerëz, që donin të hynim me radha të jashtëzakonshme, ndërkohë që me zgjidhje digjitale dhe me rezervimet nga njëra anë nuk humbet kohën nëpër radha dhe nga ana tjetër u arrit të menaxhohet dhe numri i njerëzve që mund të hynin apo që donin të hynin pa rritur kostot.
-Si siguroheni që të mos e përdorni portofolin e turizmit si një vend që s’ka qenë asnjëherë, që s’do të jetë asnjëherë dhe thjesht një vend për të vendosur një njeri aty? Çfarë do të thotë me këtë?
Kryeministri Edi Rama: Turizmi për ne është diçka e re, është një industri që po e ndërtojmë dhe nga e cila po shohim më së fundi zhvillim të jashtëzakonshëm në të gjitha aspektet, nga çelja e maleve tona për turistët që duan të ngjiten e po kështu deri tek propozimi i Jared Kushner dhe familjes për të ndërtuar dhe zhvilluar deri tek një nga kompanitë më të mëdha të Lindjes së Mesme që po zhvillon një Port turistik, e kështu me radhë. Kështu që nuk ka asnjë shans që ne ta minojmë turizmin. Turizmi është kali ynë i betejës.
-Një vend që do të donit të vizitoni në 12 muajt në vijim?
Kryeministri Edi Rama: Pa Asnjë dyshim Arabinë Saudite! Megjithatë dëgjo, në të gjithë renditjet e botuara jo nga ne, nga të tjerët, shihni që vendet kryesore në zhvillimin e turizmit janë krah për krah Arabia Saudite, Shqipëria dhe Katari, por ne nuk patëm kupën botërore.